Postuar më parë nga
Albo
Kur Kryepeshkopi Anastas flet, ju duhet te degjoni e mesoni se eshte nje bote e tere qe hap veshet per te mesuar se cfare ka per te thene Kryepeshkopi Anastas qe ka nje jete te tere jo vetem ne sherbim te Zotit e Kishes, por ka nje jete te tere ne sherbim te paqes e mirekuptimit ne bote. Kuptohet, shqiptaret kokeshkrete e te panxene si puna juaj nuk kane nevoje per fjale te tilla, pasi ju i dini te gjitha.
Kryepeshkopi po e ve gishtin aty ku dhemb, po e ve gishtin ne zemren e secilit prej jush me fjalet qe nxorri nga goja; po e ve gishtin ne realitetin qe shume nga ju jetoni perdite; po e ve gishtin ne historine e voneshme te ketij populli, qe ne vete kemi perjetuar nga afer, nuk e kemi lexuar vetem ne faqe e librave te historise. Ata qe nuk e lexuan ate qe Kryepeshkopi kish per te thene pasi ishin shume te prirur per te sulmuar me sharrje e ofendime personin e tij, bejne mire te lexojne e rilexojne fjalet e tij, se po flet per ju personalisht. Po flet per familjet tuaja. Po flet per popullin shqiptar si te tere. Dhe nuk po flet vetem si hierark i nje Kishe Orthodhokse, po flet si nje pjesetar i asaj shoqerie. Po ngre nje shqetesim qe shqeteson ate, por duhet te shqetesoje gjithe shqiptaret, pasi eshte nje e keqe qe na mundon te gjitheve.
Kryepeshkopi po flet per vlerat tona si njerez e si popull
Cilat jane keto vlera te cilat i cmojme e i trashegojme femijeve tane? Cfare vleresojme si te shenjte ne jetet tona, si te patjetersueshme? Perse ngrihemi perdite nga gjumi ne mengjes e shkojme ne pune? Perse jetojme e punojme ne kete shoqeri? A jemi te kenaqur me jeten tone dhe me jeten e shoqerise sone te ciles i perkasim? A e vrasim mendjen per keto probleme dhe a mundohemi ti japim zgjidhje, apo i mbushim mendjen vetes se cdo gje eshte ne rregull duke shpikur nje realitet paralel ne mendjet tona?
Kryepeshkopi ze ne goje ateizmin utopik. Shqiptaret per 50 vjet ishin komuniste e ateiste. Nuk zgjodhen te jene te tille, i beri Partia dhe shoku Enver. Partia dha urdher qe te gjitha kishat e xhamite te mbyllen, kleriket te burgosen dhe ne bankat e shkollave femijeve tu mesohet se nuk ka Zot, nuk ka fe. Kush guxonte qe te vazhdonte te besonte e sfidonte kete urdher te Partise e shokut Enver e priste burgu, internimi, plumbi. Dhe me nje te rene te lapsit shqiptaret u bene ateiste, packa se per plot 4000 vjet shquheshin per devotshmerine e tyre ndaj Zotit e fese. Filloi propaganda ateiste ne bankat e shkollave per tiu ngulitur mire ne tru shqiptareve te brezit te ri se "nuk ka Zot" dhe zoti i vetem qe ata duhet te njihnin ishin Partia dhe shoku Enver. Vendin e Ungjillit dhe Kuranit e zune Veprat e shokut Enver. Nga 1944 deri ne 1967 rregjimi komunist u mundua te mbyste institucionet fetare te shoqerise shqiptare, burimet e moralit e tradites ne shoqerine shqiptare. A e dini se perse priten 25 vjet per ti dhene goditjen e madhe fese ne vend? Priten derisa te rritej brezi i indoktrinuar me frymen ateiste e komuniste, ne menyre qe me urdher te Partise, kjo rini te sulmonte te gjitha objektet e kultit fetar ne vend. Ne kete menyre, shqiptaret besimtare me faj nuk do te mund te benin Partine e Shokun Enver, por femijet e tyre, qe ndryshe nga brezi i baballareve e gjysherve te tyre te rritur me besim, po shkelnin me kembe besen e prinderve dhe traditen shekullore te trasheguar ne breza.
Enver Hoxha vdiq ne 1985. Partia vdiq ne 1991. Por shqiptaret e indoktrinuar mbeten, si ata minjte e laboratoreve te braktisur nga shkencetaret. Te gjithe nxituan me vrap te dilnin nga cmendina per te pare bote e diell me sy. Nga nje bote e mbyllur komuniste kaluam ne nje bote te re te hapur demokratike. Te lire per te levizur. Te lire per te menduar. Te lire per te shprehur ate qe mendojme. Por perseri ka dicka qe nuk shkon. Eshte e veshtire per shqiptarin me mendje te indoktrinuar per 50 vjet qe te clirohet nga makthi i se kaluares. Demi i dukshem fizik e material i komunizmit u kurua shume shpejt. Nga nje jete mizerje shqiptareve sot nuk u mungon asgje nga popujt e tjere te botes. Ajo qe i mundon e lodh shqiptaret sot eshte boshlleku i tyre shpirteror; frika per te pare vetveten ne pasqyre. Kete boshllek mundohen ta mbushin me nje bote materiale te pasur, por pa sukses. Nese deri dje ishte Partia dhe Shoku Enver qe u diktonin atyre cdo aspekt te jetes se tyre, ne kete boten e re u duhet qe te krijojne vete moralin e tyre, te marrin vete vendimet ne jete, pa i diktuar me agje.
Rrezimi i komunizmit nuk i divorcoi shqiptaret vetem nga e shkuara e tyre komuniste, por i zhveshi shqiptaret lakuriq edhe nga morali i tyre 50 vjecar komunist qe Partia e Shoku Enver u diktoi me force. Shume e lane pas kete moral, per ti kthyer syte nga popujt drejt Perendimit. "E duam Shqiperine si gjithe Evropa!" ishin thirrjet e shqiptareve neper sheshet e Shqiperise gjate revolucionit demokratik. 20 vjet me pas, mund te themi pa frike se ajo qe shqiptaret nenkuptonin me ato fjale ishin vlerat materiale te Evropes e asgje tjeter. Shqiptaret shikonin me zili boten materiale evropiane por jo boten shpirterore te tyre. Per shqiptarin post-komunist, te indoktrinuar ne vitet e komunizmit, nuk ekziston "nje bote shpirterore". Keshtu qe nuk ngelet gje tjeter pervecse botes materiale.
Vijme ne kete moment ne histori. Populli shqiptar eshte me i lire, me ne paqe, me i zhvilluar e me i pasur se kurre me pare ne historine e tij. Por ne te njejten kohe, shqiptaret jane populli me i tjetersuar ne keto 20 vjetet e fundit. Mjafton te lexosh lajmet e nje dite te vetme per te kuptuar se si shqiptaret jane kthyer ne ujqer me fytyre njeriu: krime monstruoze ne familje, krime monstruoze ne shoqeri qe nga femija minoren e deri tek moshat e pleqerise, organizata kriminale ne cdo vend te botes qe na hodhi jeta, aqsa edhe filmat e Hollywood po e pasqyrojne tashme kete realitet famekeq; fshatare qe nuk merren me me bujqesi e blegtori por me mbjellje droge; te rinj qe nuk preferojne shkollen e jeten profesionale por karrieren e krimit.
E kini pyetur ndonjehere veten se cili eshte morali i jetes suaj sot?
Morali qe shumica e shqiptareve e jetojne jeten sot eshte: "Pasurimi me cdo cmim, mbi udhe e nen udhe." Ky eshte morali i ri i shqiptareve per te cilin flet Kryepeshkopi Anastas me lart. Ky eshte morali qe ju po u mesoni e lini trashegimi femijeve tuaj. Nuk eshte morali i prinderve tuaj te rritur nen komunizem. Nuk eshte as morali i gjysherve tuaj te rritur me traditen fetare te trasheguar brez pas brezi. Eshte morali qe ju importuat nga Perendimi, me shpresen se do t'iu mbushi vakuumin shpirteror qe ndjeni cdo dite te ekzistences suaj.
Komunistet e luftuan fene mes shqiptareve aq fort, pasi ishin te ndergjegjeshem se komunizmi asnjehere nuk do te hidhte rrenje mes shqiptareve, per aq kohe sa tradita fetare do te ishte burimi i moralit te atij populli. Rregjimi komunist nuk mund te rekrutonte dot shqiptare per ti sherbyer atij rregjimi e ideologjie ne menyre te verber, per aq kohe sa ata do te merrnin moralin nga feja.
Zhvishe njeriun nga besimi ne Zot dhe ai nuk eshte me njeri por kafshe me fytyre njeriu.
Albo
Krijoni Kontakt