-
i/e regjistruar
Aksidentet,sa Shume...........
Shqiperia eshte vendi me numrin me te madh te aksidenteve ne Evropen Qendrore dhe Lindore. Sipas statistikave zyrtare, ne vendin tone ka 3.5 per qind aksidente me shume se ne rajonet e mesiperme. Shifrat alarmante te viktimave dhe perfshirjes se mjeteve ne perplasje fatale kane vene ne levizje jo vetem strukturat e Policise se Shtetit, por se fundi edhe organizmin nderkombetar te Kombeve te Bashkuara ne Tirane (OKB). Se fundmi eshte krijuar Koalicioni Shqiptar per Sigurine ne Rruge, qe ka nisur fushaten "Mendohu mire", per ndergjegjesimin publik ne mbeshtetje te drejtimit me pergjegjesi te automjeteve.
"Koalicioni Shqiptar per Sigurine ne Rruge eshte fryt i partneritetit te dhjete organizatave shqiptare dhe nderkombetare. Synon te rrise ndergjegjesimin publik dhe te edukoje publikun shqiptar mbi masat e sigurise rrugore, si dhe te mbeshtese drejtimin me pergjegjesi te mjeteve", tha Nora Kushti, menaxhere e zyres se komunikimit te OKB-se ne Tirane.
Numri i aksidenteve te trafikut ne Shqiperi eshte 3.5 per qind me i larte se ne vendet e tjera te Evropes Qendrore dhe Lindore. "Statistikat me te fundit te bera publike nga Policia e Shtetit per vitin 2009 tregojne shkallen e problemit", thuhet ne njoftimin zyrtar. Vitin e kaluar ne Shqiperi kane ndodhur 1465 aksidente rrugore. Si pasoje 378 persona kane humbur jeten, 374 kane pesuar plage te renda dhe 1081 persona kane pesuar plage te lehta. Rreth 85 per qind e aksidenteve kane ndodhur si pasoje e pakujdesise se shoferit dhe shkeljes se rregullave te qarkullimit, duke shkaktuar vdekjen e mbi 300 personave gjate vitit 2009. Mbi 20 per qind e aksidenteve kane ndodhur si pasoje e shpejtesise mbi normat e lejuara. Nga keto, 60 aksidente kane ndodhur si pasoje e konsumit te alkoolit nga shoferet e automjeteve dhe si pasoje kane humbur jeten 18 persona. Por pas nuk mbeten as gabimet e kembesoreve qe u kane kushtuar jeten, kurse numri me i madh i te aksidentuarve dhe viktimave i perket moshes 24 deri ne 35 vjec dhe mbi 80 per qind e tyre jane meshkuj.
"Aksidentet mund te parandalohen. Rritja e ndergjegjesimit publik dhe kuptimi i rregullave te sigurise ne rruge, jane elementet kryesore per te ulur nivelet e plagosjeve dhe vdekjeve qe lidhen me trafikun rrugor", citoi Kushti. Per kete shkak fushata e nisur do te trajtoje kater aspekte kryesore; drejtimi i makines mbi shpejtesine e lejuar, drejtimi i mjetit ne gjendje te dehur, perdorimi i rripave te sigurimit dhe rregullat e qarkullimit rrugor.
Koalicioni, me 10 organizata
Koalicioni i themeluar diten e djeshme eshte bashkim i 10 organizatave kombetare dhe nderkombetare me bashkepunetore te rendesishem nga sektori privat. Organizatat e perfshira ne kete koalicion jane; Policia e Shtetit, Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Zyra e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi, "World Vision", PAMECA-KE, Banka Boterore, "Ora News", Eagle Mobile, Ambasada Amerikane ne Tirane, Kryqi i Kuq Shqiptar, SweRoad dhe Klubi i Automjeteve ne Shqiperi. Pse vriten nė aksidentet rrugore shqiptarėt?!
Ish-zėvendėsministri i Transporteve, Sadedin Ēeliku shpjegon situatėn e sigurisė rrugore nė Shqipėri. Cilat janė pikat e saj tė dobėta, pse futen politikanėt dhe kush janė arsyet qė ndodh kjo katrahurė nė Shqipėri...
Autobusi i linjes TIrane-Athine, Nentor 2010
Edhe pse pak vite mė parė, specialistėt suedezė tė rrugėve, kur punuan pėr njė projekt pėr Sigurinė Rrugore nė Shqipėri kanė lėnė detyra dhe parashikuan se deri mė 2017, nėse do tė zbatoheshin kėshillat, niveli i aksidenteve do tė binte pėrgjysmė, duhet thėnė se Shqipėria i ka tejkaluar shifrat fatale nė aksidentet rrugore. E fundit, ndodhi pak ditė mė parė nė Himarė, ku plot 14 tė rinj humbėn jetėn si rezultat i njė aksidenti shumė fatal...Nė kėtė intervistė, njė specialist i kahershėm i transporteve dhe shumė prezent nė politikat e Sigurisė Rrugore, tregon tė gjithė kėtė katrahurė qė na rrethon. Pak e habitshme ėshtė se megjithėse u punua mirė me projektin suedez, pėr Sigurinė Rrugore, ai e anashkalon, duke pėrdorur si argument rritjen e aksidenteve nė kohėn pas dhėnies sė kėshillave tė tyre...
Pse siguria rrugore lė kaq shumė pėr tė dėshiruar, sipas jush?
“Sė pari mė lejoni tė theksoj se ēėshtja e sigurisė rrugore nuk ėshtė vetėm fenomen shqiptar por ėshtė dhe njė plagė globale. Nga aksidentet nė rrugė vdesin 1.2 milion njerėz nė vit dhe miliona tė tjerė mbeten tė gjymtuar e me aftėsi tė kufizuar. Sigurisht tek ne ėshtė mė problem dhe thuajse jemi kampion nė Evropė. Kjo pėr shkak tė shumė faktorėve disa prej tė cilave po i nėnvizojmė mė poshtė.
Vendi ynė numėron njė inventar prej 400 mijė automjetesh ndėr tė cilat rreth 2000 autobuzė, 4500 kamionė, 10.000 furgonė e minibuza dhe diferenca traktorė e autovetura. Ky inventar ka moshė tė vjetėr dhe diktohet dhe nga kushtet socio-ekonomike qė kanė qytetarėt shqiptarė. Dominojnė automjetet mbi 20 vjeēare ku pėrveē ndotjes mjedisit dhe gazrave qė lėshojnė,ndotjes akustike gjithashtu,kanė dhe mjaft tė meta teknike tė cilat pėr kontrollin teknik certifikohen kundrejt ryshfeteve nga njerėz tė pandershėm. Ēdo drejtuesi automjetesh i duhet tė paguajė 1.800 lek pėr konēensionerin dhe 4000 mijė lek ryshfet se ndryshe edhe po e pate makinėn nė rregull ta nxjerrin me defekt. Automjetet e rėnda, maune, autobuzė dhe sidomos ato automjete qė disponohen nga firmat e ndėrtimit nuk paraqiten nė pikat e kontrollit teknik dhe vulat i marrin nė mjedise tė tjera. Sigurisht qė ky faktor cenon sigurinė dhe krijon premisa pėr aksidente. Jepen lejet e drejtimit ( patentat ) me ryshfete , pa u trajnuar si duhet nga autoshkollat dhe kėtė e dėshmojnė arrestimet e shumta nė kėtė sektor.
Mungojnė sinjalistikat vertikale, horizontale dhe elektronike. Mungon ndriēimi publik nė rrugėt nacionale dhe nė kėtė mėnyrė bėhen shkak pėr aksidente. Projektet nė zbatim lihen pėrgjysmė dhe shfrytėzimi i rrugėve fillon me tė meta teknike. Rrugėt merren nė dorėzim pa pėrfunduar dhe shpesh pa raportin e supervizorit, tė cilėt shumė prej tyre duhet tė shkojnė nė ndjekje penale. Shpesh supervizorėt janė pėrfaqėsues tė investitorit dhe qysh kėtu fillon konflikti i interesit. Nuk ka masa dhe objektiva pėr parandalimin e fenomeneve por pėrfaqėsuesit e shtetit lėvizin sa herė ndodhemi para fakteve siē qe tragjedia e Himarės. Komiteti ndėrministror i sigurisė rrugore qė kryesohet nga Kryeministri duhet tė mblidhet pėr analiza tre herė nė vit por me sa di unė gjatė kėtij viti nuk ėshtė mbledhur asnjė herė dhe nė kėtė forum nuk marrin pjesė specialistėt e vėrtetė sepse nuk duan zė tė fuqishėm.
Policia rrugore dhe inspektoriatet edhe pse tė pajisur me dylbi dixhitale dhe pajisje tė tjera nuk gjobisin kundravajtėsit sepse ndryshe nuk realizojnė normėn as pėr dajėn dhe as pėr lalėn. Nuk njohin Kodin Rrugor dhe udhėzimet qė pasojnė atė. Ndryshimet e shpeshta tė kodit dhe tė strukturave tė kontrollit nuk i kanė shėrbyer qėllimit. Shkurt nuk ka vullnet pėr tė administruar e menaxhuar si duhet problemet e sigurisė rrugore dhe e konsiderojnė atė punė rutinė”.
Nė tė gjithė kėto ditė kemi pasur shmangie tė pėrgjegjėsisė. Pse ndodh kėshtu me politikanėt tanė ?
“Kjo ėshtė dukuri shqiptare dhe produkt tė kulturės sė dobėt qė kanė politikbėrėsit dhe atyre qė punojnė nė ekzekutiv. Nė rastin e aksidentit tė Himarės u pa i pari Drejtori i Policisė sė Shtetit, i cili tha se drejtuesit tė autobuzit mund tė kishte kaluar atak kardiak, i dyti Ministri Olldashi, i cili tha se fajin nuk e kish rruga. Marrėzia shkon deri atje sa qė pyeten mjekėt se pse ndodhi aksidenti. Gjithsesi duhet thėnė se nė tė gjitha rastet pėrgjegjėsi nuk ka mbajtur askush dhe pėr asgjė. Kėshtu ndodhi me pėrmbytjet e Lezhės e Shkodrės dy vitet e fundit,nė ngjarjet e Gėrdecit, nė aksidentin e Fushė-Arrėzit nė vitin 2010, nė vrasjen e katėr njerėzve tė pafajshėm mė 21 Janar 2011 e kėshtu me radhė. Kėshtu do tė ndodhė edhe kėtė radhė me ngjarjen e Himarės ku fajin dhe tėrė pėrgjegjėsinė do ta marrė i vdekuri si gjithmonė. Klasa jonė politike nuk ka pjekuri dhe nuk janė tė pėrgjegjshėm pėr atė qė ndodh”.
Ēfarė ka mbetur pa u zbatuar nga projekti i dikurshėm i palės Suedeze nė lidhje me sigurinė rrugore ?
“Nė mėnyrė qė ti jepesh njė impakt sigurisė u morėn dy transhe nga 10 milion dollarė kredi nga Banka Botėrore tė cilat nuk dihet se kush i ka ngrėnė. Njė gjė dihet e sigurt se Workshopet e tyre nuk i kanė sjellė asnjė dobi ēėshtjes. Mjafton tu jap disa shifra qė dalin nga Ministria e Brendshme tė cilat me thėnė tė drejtėn janė shumė tronditėse.
Nė vitin 1999 kishim 468 aksidente, nė vitin 2000; 429 aksidente,nė vitin 2001; 400 aksidente, nė vitin 2002; 328 aksidente, nė vitin 2003; 363 aksidente,nė vitin 2004; 804 aksidente,nė vitin 2005; 853 aksidente,nė vitin 2006; 1018 aksidente,nė vitin 2007; 1254 aksidente, nė vitin 2008; 1208 aksidente, nė vitin 2009; 1465 aksidente, nė vitin 2010; rreth 2000 aksidente.
Siē shikohet gjatė kohės qė ėshtė implementuar projekti suedez pra 2005-2008 aksidentet janė rritur qė do tė thotė se projekti nuk ka prodhuar asgjė tė mirė pėr sigurinė rrugore”.
A ka njė strukturė nė Ministrinė e Transportit dhe e Punėve Publike pėr sigurinė rrugore. Sa ėshtė pėrgjegjėse ajo nė ditėt tona pėr kėtė katrahurė ?
“Po ka njė drejtori qė mban tamam kėtė emėr pra Drejtoria e sigurisė rrugore qė ka pesė specialistė. Sipas mendimit tim, ata janė goxha tė aftė, por ēėshtjet e sigurisė por shpesh i drejtojnė njerėzit mediokėr e tė paaftė. Bie fjala iniciativat ligjore pėr ndryshimin e kodit rrugor kanė ardhur nga lart-poshtė. Kur ishte Basha, Ministėr i Brendshėm, amendoi njė nen nė kodin rrugor sepse mendoi se ēėshtjet e sigurisė rregullohen me gjoba, dy herė tė tjera kanė ardhur nga Nishani dhe Olldashi. Pra, specialistėt nuk i dėgjon njeri, madje nuk gaboj po tė them se kanė frikė tė flasin se i flakin nga puna. Nė kėtė kuptim nuk kanė shumė pėrgjegjėsi sepse ata vetėm zbatojnė urdhrat e shefave dhe ju e shikoni qė shpesh flasin policėt qė nuk janė tė zanatit pėr ēėshtjet e sigurisė dhe jo njerėzit kompetentė tė Ministrisė sė Transportit”.
Cilat janė elementėt mė tė dobėt tė strukturės sė sigurisė rrugore ?
“Sė pari, nė kėtė fushė nuk ėshtė investuar dhe problemet e sigurisė nuk i kemi vetėm nė transportin rrugor, por dhe nė transportin detar, transportin hekurudhor e gjetkė. Krahas kėsaj mungon edukata e sigurisė qė sipas mendimit tim tė gjithė nxėnėsit qė nuk kanė mbushur moshėn 18 vjeē duhet ta marrin kėtė edukatė nė mėsimdhėnie, pra nė shkolla. Kjo praktikė zbatohet edhe nė vende ku nuk e kanė shumė problem sigurinė. Ēėshtja tjetėr qė lidhet me kėtė problem ėshtė zbatimi i ligjit nga tė gjithė qytetarėt pa dallim vertikalisht dhe horizontalisht. Hallka mė e dobėt qė duhen rregulluar urgjent janė kontrolli teknik i automjeteve, forcimi i kontrollit nė dhėnien e lejeve tė drejtimit dhe rrugėt tė cilat ende lėnė pėr tė dėshiruar”.
A ka mundėsi me kapacitetet qė ka Shqipėria qė ajo tė pėrmirėsohet ?
“Sigurisht ekzistojnė tė gjitha mundėsitė por siē e thashė mė lart kėrkon vullnet sepse me pak punė mund tė korrigjohemi. Sė pari, duhet hequr monopoli i kontrollit teknik prej nga vijnė tė gjithė tė kėqijat. Kjo do tė thotė qė kėtė tė drejtė ta ushtrojnė tė gjitha distributorėt e makinave siē janė Mercedes Benz, Wolkswagen, Peugeot, Citroen, Fiat, Opel,Toyota etj., tė cilat kanė kapacitetet infrastrukturore dhe logjistikėn e nevojshme pėr ta bėrė kėtė punė. Kjo do ti bėnte mirė procesit dhe do tė eliminonte korrupsionin qė ka pėrfshirė ndėrmarrjen konēensionare ku asnjė shėrbim nuk ofrohet pa ryshfet. Sa i takon shėrbimit do tė jetė mė i mirė dhe i sigurt. Sė dyti, tė eliminohen pikat e zeza ( kthesat e vėshtira dhe tė rrezikshme siē qe ajo e Himarės ) dhe tė ndalohet rreptėsisht qarkullimi me automjete tė transportit publik pėrgjatė Bregut, Qaf- Krrabė e ndonjė vend tjetėr. Meqėnėse jemi nė sezonin turistik qysh tani duhet marrė kjo masė. Sė treti, autobuzėt, mikrobuzat, minibuzat dhe taksitė qė realizojnė transport publik duhet tė posedojnė automjete me moshė tė limituar. Pra, nuk duhet tė qarkullojnė autobuzat dhe ato qė njėsohen me to me moshė mbi 10- vjeēare. Pėrsa i pėrket taksive nė pėrputhje dhe me praktikėn ndėrkombėtare nuk duhen lejuar taksi tė markave tė ndryshme( nė mjaft vende tė Evropės i kanė p.sh. vetėm Benza ) dhe me moshė mė tė madhe se tre vjet pavarėsisht se sa kilometra ka bėrė. Kėtu futet nė lojė mekanizmi i subvencionit nga ana e shtetit. Kjo masė duhet marrė edhe pėr autoveturat private tė cilat janė shumė tė vjetra. Kjo barrierė duhet tė fillojė me ligj e tė zbatohen me rigorozitet nga doganat. Sė katėrti, Ministria e Arsimit e Shkencės tė nxjerrė urdhėr e tė ndalojė ekskursionet e shkollave nė rrethe. Mėsuesit abuzojnė dhe shpesh kėto ekskursione kanė karakter korruptiv. Duke pasur parasysh se mosha e autobuzėve ėshtė 20 deri 30 vjet dhe kanė probleme teknike tė moshės tyre, duhen ndaluar rreptėsisht. Autobuzat, furgonat dhe minibuzat nė transportin rreth*qytetas, janė jashtė standarti, shumė tė vjetėr aq sa dhe frena nuk mbajnė. Si qytetar, specialist, i bėj thirrje institucioneve pėrgjegjėse ta ndalin kėtė krim ekonomik sa pa u bėrė ndonjė hata, ndryshe do jetė tepėr vonė nėse ndodh ndonjė ngjarje. Sė pesti, Policia e Shtetit dhe inspektoriatet qė varen prej saj tė heqi nga radhėt e saj tė korruptuarit, tė forcojė kontrollin sidomos pėr automjetet e transportit publik dhe tė zbatojė Kodin e Republikės sė Shqipėrisė.
Ja pra kėto janė disa nga masat qė mendoj se duhen marrė shpejt nė mėnyrė qė tė parandalohen fatkeqėsitė qė vijnė nga mungesa e sigurisė rrugore. Sigurisht njė rol tė rėndėsishėm kanė dhe masat qė duhet tė marrė Ministria e Transportit dhe Komiteti Ndėrministror pėr Sigurinė Rrugore.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sadmadman : 26-10-2012 mė 12:40
Arsyeja: SHTESE MATERIALI
-
-
Me thene te drejten skisha nerva me lexu kaq shume sa ke shkrujt ti po e lexova pak ne vija te pergjithshme
Sa per aksidentet qe ndodhin ketu ne shqiperi ndikojne shume gjera ku ne rradhe te pare do fajesoja drejtuesit e mjeteve pastaj edhe shtetin per sensibilizimin e drejtuesve te mjeteve si dhe per rregullat qe nuk zbatohen
por eshte e kote qe te kerkosh nga shteti kur nje shfer niset per rruge dhe vetem kur shikon policin nja 5 kilometra larg ven rripin e sigurimit dhe pastaj sa te kaloj policin e heq prap
problem tjeter eshte dizinfomimi teknik per makinat e tyre
pra shumica e shofereve nuk dine se ne cgjedje eshte makina e tyre dhe sa e sigurte eshte ajo per te udhetuar plus problemeve qe mund te nxjerre makina gjate udhetimit qe nuk ja kane idene fare se cfare mun tju ndodhe por i fusin nje mendje te lehte dhe thone hajt se na con deri ne destinacion
problem serioz eshte edhe paisja me leje drejtimi ku shumica ne vend qe te shkojne te marrin disa mesime mbi mjetin mendojne shkurt japin ca para me shume dhe leja e drejtimit ju shkon te shtepia ketu ka pergjegjesi te madhe shteti pasi pervec abuzimeve edhe ato qe marrin nje lejedrejtimi te sakte nuk kane ndonje informacion te madh per makinen me pare qe te merrje leje drejtimi shoferi ishte gjysme mekanik dhe dinte se cfare rreziku kishte nga difekte te ndryshme qe mund ti ndodhte makines
pastaj jane dhe probleme te tjera si alkoli shpejtesia e madhe ne rruge te papershtatshme etj etj
por mendimi personal eshte se me se shumti i kane fajet vete drejtuesit e mjeteve
-
-
As nuk e mora guximin ta lexoja. Shume i gjate! Deri sa ne shqiperi te mos respektohen rregullat edhe ligji te zbatohet, rruget e shqiperis do pergjaken me keq se cfare jane. btw ato memorial qe ndertojne ne cdo rruge duhet te hiqen. Rruges per ne sarande te hapej barku vetem memorial te tille shifje
.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt