-
Berluskoni dënohet me 4 vjet burg për evazion fiskal
Silvio Berluskoni dënohet me 4 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Milano për evazion fiskal.
Berluskoni u shpall fajtor për akuzën e evazionit fiskal dhe abuzimit me detyrën publike, dhe veç 4 viteve burg, u dënua edhe me 5 vite larg zyrave publike. Dënimi vjen për shkak të parregullsve të gjetura me shit-blerjet e të drejtave televizive nga Mediaset.
Mediaset, në pronësi të Berluskonit, sipas vendimit të gjykatës, ka shfrytëzuar një skemë antiligjore për shit-blerjen e të drejtave televizive, të cilat kalonin nga njëra dorë në tjetrën me efektin financiar rritjen artificiale të çmimeve.
Procesi gjyqësor ndaj Berluskonit zgjati plot 6 vjet dhe përveç tij, fajtor u shpallën edhe producenti amerikan, Frang Agrama që u dënua me 3 vite burg, ndërsa u la i lirë Fedele Confalonieri, president i grupit mediatik, Mediaset.
Në një tjetër proces gjyqësor të ngjashëm, atë “MediaTrade”, Berluskoni dhe presidenti i Mediaset u shpallën të pafajshëm.
Tashmë pritet që vendimi të apelohet në gjykata të shkallëve më të larta nga ish-kryeministrin Berluskoni. http://www.gazetatema.net/web/2012/1...vazion-fiskal/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt