Radio Vatikani,
26 Tetor 2012

Miliona myslimanė, drejt Mekės: nisi shtegtimi i madh


Nisi zyrtarisht dje, nė ditėn e tetė tė muajit Dhul’Hijjah, pėr dy milionė shtegtarė, ardhur nga 180 vende tė botės, shtegtimi ritual nė Mekė tė cilin, brenda mundėsive, e ka pėr detyrė ta bėjė ēdo mysliman i mirė, tė paktėn njė herė nė jetė. Si ēdo vit, njofton agjencia Misna, njė sistem vigan sigurie ėshtė nė gatishmėri tė plotė pėr tė garantuar qė shtegtimi i madh (Hajji) tė kremtohet pa aksidente, nė njė periudhė tensionesh tė veēanta nė rajon. Sirianėt, refugjatė nė Jordani, Turqi e Liban u pajisen me viza speciale, shoqėruar edhe me njė ndihmė financiare, ndėrsa autorizimet pėr shtegtarėt iranianė, sipas kanalit tė internetit tė Ministrisė sė Brendshme tė Riad (الرياض‎), iu nėnshtruan kufizimeve, pėr shkak tė sigurisė.
Shtegtarėt iranianė e dėshmojnė ēdo vit fenė edhe pėrmes ritit, qė njihet si “mohim i politeistėve”, rit i krijuar nga Khomeini kundėr Perėndimit e Izraelit.
Pėr myslimanėt e Republikės Demokratike tė Kongos e tė Ugandės, kėtė vit u arrit deri nė atė pikė, sa tė ndalohet fare shtegtimi: tė tepėrta, sipas drejtuesve sauditė, rreziqet e infektimit me virusin Ebola, qė ėshtė dukur pėrsėri nė dy vatra, nė tė dy vendet.
Haxhiu, domethėnė shtegtari qė ecėn drejt Mekės, vishet me tė bardha, simbol i pastėrtisė dhe i barazisė ndėrmjet tė gjithė njerėzve, qė i nėnshtrohen Zotit (nė arabisht, ihram, siē quhet nė pėrgjithėsi gjendja e pastėrtisė, qė duhet ta synojė ēdo mysliman i mirė).
Miliona myslimanė e nisėn shtegtimin, duke u ngjitur nė Malin e Mėshirės, nė Arafat, 19 kilometra jashtė Mekės, ku besohet se Profeti shqiptoi predikimin e lamtumirės. Riti, qė duhet tė zgjatė katėr ditė, mbyllet me Eid al Adha, Festėn e Flijimit. Drejtėsia islamike e lejon besimtarin, qė pengohet pėr tė qenė i pranishėm fizikisht, por ka mundėsi ekonomike, tė delegojė ndonjė tjetėr pėr kryerjen e kėtij detyrimi fetar. Nė kėtė rast, pėrfitimet shpirtėrore shkojnė nė dobi tė atij, qė paguan udhėtimin dhe shpenzimet e tjera tė zėvendėsuesit. Nė testament mund tė lihen edhe fonde, qė riti tė kryhet nė emėr e pėr shpėtimin e shpirtit tė tė vdekurit.
Nė shoqėritė islamike, ai qė shtegton kah Meka, gėzon respekt tė veēantė. Ka tė drejtė tė pėrdorė njė ēallmė tė posaēme, qė i kujton tė gjithėve se ka qenė nė Mekė dhe tė quhet me emrin e nderuar Haxhi(shtegtar).
Monarkia saudite ka dėrguar nė vend 320 mjekė, 135. 000 vetė tė forcave tė sigurisė e 1500 videokamera tė vendosura rreth Xhamisė sė Madhe, teatėr i fazės pėrfundimtare tė shtegtimit. Ēdo vit nė kasat e Arabisė Saudite hyjnė 4 miliardė euro, fryt i kėtij rituali.