-
Dy banda në Shqipëri vidhnin miliona euro në banka të BE dhe SHBA
Dy banda në Shqipëri vidhnin miliona euro në banka të BE dhe SHBA me 'viruse kompjuterike', arrestohen
Shtetasit e arrestuar nga hetimet e kryera ka rezultuar të jenë anëtarë të 2 grupeve kriminale kompjuterike shqiptare të quajtur: “Albanian Syber Army”, “Albanian Hakers Group”, veprimtaria e të cilëve është dokumentuar.
Nga ky aktivitet kriminal, të dyshuarit kanë përfituar shuma parash që shkojnë deri në milionë euro. Të dëmtuarit ishin shtetas të huaj që kishin llogaritë e tyre në banka të shteteve të BE dhe SHBA.
TIRANË - Sektori Kundër Krimit Kompjuterik në Drejtorinë Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan dhe Lezhë, gjatë ditës së sotme kanë realizuar me sukses operacionin policor, të koduar
“Badboys” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: Kejdi Astrit Stambollxhiu, 19 vjeç, nga Elbasani dhe Ilir Astrit Lajthia, 28 vjeç, po nga Elbasani. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me inicialet: S. F. dhe G.D. të moshës 15 vjeç, që të dy banues në Laç. Nga hetimet ka rezultuar e provuar se këta shtetas nëpërmjet programeve kompjuterike të ashtuquajtura “viruse kompjuterikë”, si dhe teknikave të ndryshme kompjuterike, në kohë dhe periudha të ndryshme: kanë sulmuar faqe interneti publike dhe private, kanë thyer masat mbrojtëse të llogarive bankare në internet të klientëve të huaj të bankave të shteteve të BE dhe SHBA, duke kryer transferta të paligjshme bankare në drejtim të llogarive të poseduara prej tyre për përfitimin e shumave të parave, si dhe kanë ndërhyrë në të dhënat dhe sistemet kompjuterike të shtetasve të ndryshëm në rrjetin social “Facebook” apo rrjete të tjera kompjuterike për përfitime personale. Nga ky aktivitet kriminal, të dyshuarit kanë përfituar shuma parash që shkojnë deri në milionë euro. Të dëmtuarit ishin shtetas të huaj që kishin llogaritë e tyre në banka të shteteve të BE dhe SHBA.
Konkludimi me sukses i këtij operacioni u bë i mundur pas një hetimi intensiv dhe mjaft profesional të strukturave kundër krimit komjuterik ë Policinë e Shtetit, hetim i cili është shtrirë në një periudhë kohore prej 6 muajsh. Në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve u janë sekuestruar: 7 sisteme kompjuterike laptop dhe desktopë, 40 CD, 10 USB, si dhe 5 pajisje të tjera kompjuterike. Këto pajisje kanë shërbyer për kryerjen e veprimtarisë kriminale nga këta shtetas. Këta shtetas nga hetimet e kryera ka rezultuar të jenë anëtarë të 2 grupeve kriminale kompjuterike shqiptare të quajtur: “Albanian Syber Army”, “Albanian Hakers Group”, veprimtaria e të cilëve është dokumentuar.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë hetimet për identifikimin e të gjithë personave të implikuar në këtë veprimtari. Ndërkohë materialet procedurale në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “mashtrimi kompjuterik”, “hyrja e pautorizuar kompjuterike”, “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “keqpërdorimi i pajisjeve” parashikuar nga nenet 143/b, 293/b, 293/c
dhe 293/ç të Kodit Penal.
/Shekulli Online/M.A./
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt