Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Qabja E Madhnueshme

    QABJA E MADHNUESHME

    SHEJH MUHAMMED IBN EL-ARABI
    (1165-1240)

    O Shtėpia e Zotit,
    O Dritė e zemrės,
    O freski e syve,
    O Qabe e All-llahut,
    O jeta ime,
    O drejtim’ i lumturisė,
    O udhėzim’ i fatmirėsisė,
    O zemra ime,
    Vėrtet – nata e jonė
    Shpejtė ka kaluar,
    Por qėllimi i dashurisė
    Ende s’ka pėrfunduar…

    Pėrktheu nga anglishtja:
    Mexhid YVEJSI, Gjakovė


    Shėnime pėr autorin:

    Emri i tij i plotė ėshtė: Abdullah Muhammed ibn’Ali ibn Muhammed ibn’Arabi. Lindi nė Taifa, Murcia, Andaluzi, Spanjė, mė 17 Ramazan 561 (27 Korrik 1165) nė njė familje tė nderuar, ndrroi jetė nė Damask mė 10 Nėntor 1240.
    U shkollua nė Sevilje, Spanjė. Qė nė moshėn njėzet vjeēare ai zotėronte njė hapėsirė tė thellė shpirtėrore. Mė vonė atij i janė atribuar tituj tė nderuar si Shejh Ekber (“Shejhu mė i madh”), Muhji el-Din (”Ai qė e bėn tė rijetojė fenė”, kurse nė Evropė quhej Doktor Maximus.
    Ka qenė dijetar, shkrimtar, poet, filozof, sufi dhe pėr tė gjitha ka dėshmi. Dėshmohet se ai ka shkruar 289 vepra, prej tė cilave 150 egzistojnė ende sot.
    Kryevera e tij ėshtė “El-Futuhat el-Mekkijje (“Zbulesat e Mekkes” tė cilėn e ka shkruar pėr 30 vjet dhe ja ka pėrkushtue djalit tė madh Imaduddin Muhammedit.
    Kjo kryevepėr ka 560 kapituj, 12 vėllime, ėshtė jo vetėm njė Enciklopedi e Sufizmit, por dhe njė ditar tridhjetė vjeēar i pėrvojave tė tij shpirtėrore; njė pėrmbledhje e shkencave ezoterike tė Islamit.
    Nė veprat e Ibn Arabiut ėshtė paraqitur kryesisht doktrina e sufizmit, e cila pėrmban teologjinė, metafizikėn, kozmologjinė, filozofinė, psikologjinė, praktikėn shpirtėrore e shumė fusha tė tjera....

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  2. #2

    Qabja E Madhnueshme

    Esselamu Aleikum!

    Kompasi I Muslimanėve vė nė shėnjestėr pa lėkundur fare
    fushėn e unifikimit tė koshiencės hyjnore
    brenda sė cilės shumėllojshmėria e botės paraqitet.

    Syri qė shikon nė kėtė drejtim vėren njė thellėsi tė
    njėshmėrise, sheh tė gjithė njerėzimin si njė familje,
    sheh tė gjitha lutjet tė drejtuara kėtej. Si simbol dhe
    fokus I kėtij uniteti, na ėshtė dhuruar vendi I shenjtė
    antik Qabja.

    Ne tė gjithė jemi tė familiarizuar me skenat e udhėtarėve
    qė lėvizin pėrreth kėtij kubi tė zi misterioz, duke u perkulur
    nė unizon (njėzėshmėrisht) – me miliona mė shumė anekėnd
    botės duke u kthyer nė kėtė drejtim pesė herė nė ditė nė
    valė tė mėdha planetore.

    Njė drejtim I vetėm gjeografik pėr Lutje e transformon tė
    githė planetin nė njė vend tė gjėrė Lutjesh. Por pėrfundimisht,
    ne nuk jemi drejtuar nė njė drejtim nė univers, por nė drejtim
    tė njė vendi tė nėnshtrimit, zemrės sė brendshme. Bashkimi I
    vėrtetė lėviz nga brenda nė jashtė. Mund tė reflektohet me njė
    rėnditje madhėshtore tė jashtme, por liria e shpirtit rrallė mund tė
    fitohet nga aranzhimi I jashtėm. Kthimi nė kėtė Drejtim ėshtė
    njė cėshtje delikate; e hap syrin ku nga shumėllojshmėria sheh Njė.

    Historia e Qabes tregon njė mitodologji tė pasur kuptimi.
    Arrin poshtė gjerė tek rrėnjėt e pėrjetimit njerėzor, tek mėrgimi
    I Ademit as. dhe Haves as. Jashtė Kopshtit, siq tregon historia, cifti
    I hershėm ndahet, dhe mbeten tė vetmuar, secili duke u endur
    jashtė, nė botėn e sėmundjes, moshės sė vjetėr, dhe vdekjes.

    Si prindėr tė familjes njerėzore, Ademi a.s. dhe Hava jane
    personifikimi I dy anėve tė natyrės njerėzore: perceptues,
    dhe krjues, shpirt dhe trup.
    Tregimi I tyre ėshtė njė misterie e pafund nė botėn e
    brendshme, dhe ndarja e tyre ėshtė njė ndarje nė jetėrat tona gjithashtu,
    Parimi mashkull tėrhiqet
    larg e mė larg, pėrderisa parimi femėr fundoset edhe mė tutje nė thellėsi.
    Parajsa dhe Toka janė jashtė lidhjeve shpirtėrore dhe tė gjitha gjėrat
    janė mpirė. Cka ėshtė lart nuk ka lidhje me atė cė ėshtė poshtė, dhe
    nė botė, hutimi dhe crregullimi mbizotėrojnė.

    Kot cifti kėrkonte botėn pėr njė vend tė rehatshėm.
    Nė fund pendimi zgjohet, drita e zgjuarsisė agon,
    dhe ata e gjejnė njėri tjetrin nė njė kodėr tė largėt
    tė quajtur Arafat, Mali i Mėshires. Gėzim I madh
    I kėtij takimi! Eshtė kėnaqėsia e shpirtit kur
    ribashkohet me Zotin dhe veten e tij.

    Tė nėnshtruar prapė nė njė pėlqim Hyjnor,
    ata udhėzohen tė shkojnė tek njė luginė e afėrt,
    “toka bėhej e gjelbėrt nėn kėmbėt e tyre pėrderisa
    kalonin
    .” Kur mberrinė atje, ngren kokėn lart, dhe
    vėnė re Kurorėn e Parajsės me engjujt tė panumėrt
    qe I silleshin pėrreth duke e adhuruar Allahun. Ashtu sikurse
    zemra qe ėshtė qendra e trupit, njashtu ėshtė edhe
    ky vend ku ata kane ardhur - ėshtė vendi i qendrės
    sė botės, qendra e katėr drejtimeve, e katėr
    elementeve, vendi I bashkimit. Atje ata do te ndėrtojnė
    altarin e parė, shtėpinė origjinale tė lutjes. Kjo lugine
    quhet Meka, qė nė gjuhėn Babilonase do tė thotė
    “Shtėpi e Shenjtė.”

    Arritja e bashkimit, krijimi I kėtij vendi tė shenjtė,
    Ademi dhe Hava e personifikojnė zgjidhjen e
    konfliktit, unitetin mistik tė opozitave. Nė gjuhėn
    e simboleve, ky bashkim shpesh prezenton pėr femrėn
    njė trekėndėsh nė drejtim poshtė dhe pėr mashkullin
    njė trekėndėsh nė drejtim lartė. Kėta dy trekėndėsha
    janė tė puthitur dhe formojnė njė yll qė ėshtė njė
    simbol universal I zemrės nė harmoni.

    Eventualisht vėrshimi I madhė heq Qaben
    nga tragu. Me vite tė tėra kalojnė,
    por ky ėshtė njė vend I fatit dhe profetėve,
    prandaj me fuqinė e atyre koherave Ibrahimi a.s.
    dhe djali I tije Ismaili a.s. erdhėn tek lugina e
    Shtepisė sė Shenjtė dhe e rindėrtuan ate.
    Gjenerata vinė e shkojnė. Kur kishte ardhur koha
    e Muhamedit a.s. shtėpia e Atij tė Shenjtit qė
    ėshtė Njė ishte bėrė njė rrėmuj e idhujve fisnore.
    Muhamedi a.s. ėshtė Rasul, drita e zemrės,
    dėbues I dallimeve. Detyra e tij ishte ta
    pastroj Qaben dhe ta restauroj zbrazėtirėn e dėlire,
    zbrazėtirėn qė mund ta mbush vetėm Ai qė ėshtė Njė
    me Mėshirėn e tij tė Pafund dhe Dashurinė e Tij
    tė Pakrahasueshme.

    Kthimi nga Qabja gjatė Namazit do tė thotė
    kthimi tek qendra, tek vendi i unionit mistike,
    strehimi, tek I vetmi vend qė ėshtė I njėjtė nė
    ju ashtu siq ėshtė nė mua. Pėr njėrin qė kupton,
    zemra ėshtė Qabja. Pėr ata qė nuk kuptojnė,
    Qabja ėshtė evidencė, qė ata njė ditė mund ta
    kuptojnė.


    Ibrahimi a.s. e ndėrtoi Qaben, dhe e shfaqi
    si njė vend pėr Kujtimin e Allahut
    -njė shembull I jashtėm.


    Kudo qė njerėzit bashkohen nė unitet
    -ajo ėshtė Qabja.

    Vendi ku djalli nuk mund tė afrohet
    -ajo ėshtė Qabja.

    Atje ku pastėrtia dhe fuqia e Allahut pėrzihen
    -ajo ėshtė Qabja.

    Ku Fillimi, ėshtė Tani, dhe Ku Gjithmonė do tė takohet
    -ajo ėshtė Qabja.

    Vendi ku e gjenė unitetin tėnd me Allahun
    -ajo ėshtė Qabja.

    Vendi ku lutjet tona bashkohen me Allahun
    -ajo ėshtė Qabja.



    Poeti Coleman Barks - Lutja e Ndricuar
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •