Universiteti i Prishtinės integron programin e studimeve Islame.
Nga: MUHAMET BRAJSHORI
Universiteti i Prishtinės integron programin e studimeve islamike. Universiteti i Prishtinės ka integruar fakultetin e studimeve islamike tė Prishtinės, duke dhėnė tė vetmin program tė arsimit tė lartė universitar tė Kosovės nė studimet fetare. Fakulteti qė ka trajnuar imamėt e rinj qė nga 1992-shi, mė parė funksiononte i pavarur. Radhitja me universitetin ofron fonde publike, qė do tė paguajnė pagat e 23 mėsuesve plus personelin shtesė administrativ. Qazim Qazimi, dekan i fakultetit tė studimeve islamike, tha se masa ėshtė e rėndėsishme, sepse do ta bėjė mė tė lehtė pėr studentėt tu njihet diploma, diēka qė Ministria e Arsimit nuk e bėri kurdoherė nė tė kaluarėn.
Basri Muja, drejtor i ngarkuar nė agjencinė e akreditimit tė Kosovės, i tha SETimes se programi i fakultetit ėshtė akredituar pėr tri vitet e ardhshme.
Zyrtarėt nė Universitetin e Prishtinės konfirmuan se fakulteti ėshtė bėrė pjesė e universitetit, por nuk dhanė komente tė mėtejshme.
Qazimi tha se fakulteti ka funksionuar mirė qė kur ėshtė ngritur pas rėnies sė komunizmit, ndonėse ka pėrjetuar probleme me strukturat dhe kushtet e punės. Fakulteti lėvizi nė njė godinė tė re nė 2010-ėn dhe do tė vazhdojė tė ketė klasa atje si pjesė e universitetit. Financimi nga universiteti do tė japė stabilitet financiar pėr programin, qė mė parė mbėshtetej nė donacionet nga komuniteti islamik i Kosovės.
Fakulteti i studimeve islamike u ngrit nga Kėshilli i Komunitetit Musliman, por financimi ėshtė bėrė nga presidenca e komunitetit islamik, si bamirėsi apo diēka e mbetur nga haxhillėku, qė do tė thotė se ne kishim mjaft probleme, - tha Qazimi. Disa nė Kosovė thonė se ky ėshtė njė hap pozitiv.
Ky ėshtė njė vendim i mirė, sepse qeveria ka tė drejtė pėr programin dhe ata kryejnė kontrolle, kėshtu qė askush nuk mund tė thotė se po pėrgatiten radikalė apo fundamentalistė nė fakultet, - i tha SETimes, Kamer Berisha, njė mėsues nė njė shkollė nė Prishtinė. Kjo ndihmon gjithashtu fakultetin pėr tė pasur mė shumė njohje.
Universiteti nuk financon ndonjė program tjetėr studimesh fetare dhe Kushtrim Bajramaj, njė student i ekonomikut nė Prishtinė, i tha SETimes se mund tė kishte ndonjė kundėrshtim.
Nuk ka shumė diskutime nė qoftė se ai duhet tė financohet nga buxheti i shtetit dhe si e pasqyron kjo shoqėrinė tonė laike, qė universiteti i shtetit pėrgatit imamė, - tha Bajramaj.
Anembanė rajonit, disa vende organizojnė studime fetare islamike si institucione tė pavarura arsimore ose si pjesė e universiteteve.
Nė Shqipėri nė 2011-ėn, Komuniteti Mysliman ngriti universitetin Beder, qė pėrgatit imamėt e ardhshėm dhe gjithashtu ofron programe nė shkencat e tjera humanitare e sociale, tė tilla si turqisht dhe anglisht. Universiteti ėshtė i njohur nga qeveria shqiptare. Nė Maqedoni, Komuniteti Mysliman e drejton fakultetin e studimeve islamike si njė institucion tė pavarur privat, akredituar nga qeveria.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt