Njėra nga goditjet e kohės sonė ėshtė edhe mosrespektimi i tė moshuarve, mė konkretisht i prindėrve qė tashmė kanė hyrė nė jetėn para vdekjes, fazė kjo kur ata bėhen tė pazotė pėr veten e tyre, kur kanė nevojė pėr kujdesin e tė tjerėve aq shumė sa tė mos jetojnė tė vetėm. Ne po shohim sot qė sė bashku me pleqėrinė ata po sfidohen edhe me diēka tjetėr, qė ėshtė nėnēmimi dhe distancimi prej tyre vetėm pėr faktin se disave ua zėnė rrugėn pėrballė dėshirave dhe synimeve nė kėtė botė. Prej kėtyre dashamirėsve ndaj tė moshuarve mund tė jenė edhe bijat dhe bijtė e tyre, tė afėrmit dhe familjarėt pa dyshim.
E dimė shumė mirė se jobesimtarėt e shohin normale dhe nuk ėshtė aspak pėr ta risi fakti qė nuk i duan tė moshuarit si pjesė tė jetesės dhe ardhmėrisė sė tyre. Po tė hymė nė hulumtimin e jetės qė bėjnė, ata madje as veten e tyre nuk e duan, ngase jetojnė nė njė ndyrėsi tė papėrshkrueshme, qė ėshtė mohimi i Allahut. Kur e bėjnė kėtė gjė, pa dyshim se bėjnė edhe tė kėqija tė tjera tė vazhdueshme, prandaj themi se nėnēmimi ndaj pleqve u duket gjė jo e tepėrt po e papranueshme, madje mund tė jetė e favorshme.
Disa prej tyre do ishin liruar dhe rehatuar nėse do tė kishin dėgjuar se shėrbimet ndaj varrimit tė prindėrve tė tyre i kryen shteti, madje disa nuk kanė as kohė tė merren me kėto shėrbime pėr shkak se agjenda e tyre e ngjeshur i justifikon. Duket se njė gjė e tillė qė pėr disa mund tė tingėllojė edhe moderne ėshtė prezente edhe nė familjen shqiptare. Ne nuk pajtohemi me kėtė akt qė dalėngadalė po zė vend nė vendin tonė, ngase ne jemi identifikuar gjithmonė si njė popull nė tė cilin artikulohet edhe feja si pjesė e pandarė e tė shoqėruarit tė mėnyrės sė jetesės. Ishte feja si kod moral tek shqiptarėt qė e mbajti nė kėmbė nderin e secilit, kėshtu u respektua i riu dhe i vjetri, gruaja dhe fėmija. Por kur hyri diēka tjetėr nė jetėn tonė, atėherė shoqėria jonė u ngjyros me moralin e modernistėve, tė atyre qė kinse synojnė civilizimin. Si i duket dikujt civilizim shkelja e tjerėve, a nuk ishin kėta pleq dikur baballarėt dhe nėnat e tyre qė me mund i rritėn, qė sakrifikuan gati edhe jetėn qė kėta tė mos mbeten keq? E tash pasi janė rritur, profesionalizuar dhe pavarėsuar, largohen nga prej tyre nė emėr tė realizimit tė njė jetese mė tė mirė dhe mė tė dėshiruar!
Po tė kthehemi nė retrospektivė, gjejmė se deri vonė ishte zot shtėpie mė i moshuari nga burrat dhe mė e moshuara nga gratė. Por meqenėse tash po shohim telenovela meksikane nė kanalet tona televizive shqipfolėse, meqenėse po shėtisim nėpėr vende luksoze, meqenėse po marrim kulturėn perėndimore, atėherė faktikisht pak ka qė nuk janė ndikuar nga stili i jetės sė tė huajve. Po tė flasim mė hapur sa pėr supozim, themi qė ka ende familje ku udhėheq mė i madhi, madje po ti pyesėsh se a kanė qetėsi dhe harmoni familjare, ata tė kthehen me pohim. Ndėrsa tek disa familje tė tjera, pikėrisht i madhi shkelet. Megjithatė, kėtė shoqėria jonė e civilizuar nuk e pranon, shoqėri kjo ku gjejmė familje nė tė cilat vajzat e tyre dalin nga shtėpitė pėr nė vende tė amoralitetit, ku bijtė ikin nė lokale ku pihet alkool, ku burri tradhton gruan apo anasjelltas dhe ku gjyshja e gjyshi nuk janė nė listėn e anėtarėve tė familjes, ngase pse tė merren me njė kategori nga e cila nuk shohin perspektivė, siē janė tė moshuarit, mė tė lehtė e kanė qė ti largojnė nga shtėpia pėr nė vende tė caktuara apo diku tjetėr.
Njerėzit sot e cilėsojnė si kohėn aktuale si koha e civilizimit, mirėpo fatkeqėsisht kjo mbetet mes thonjėzave sepse nocionin civilizim ende nuk e kuptojnė. Kjo ishte njė panoramė e shkurtėr e jetės qė bėjnė, e si mund tė marrim pėr shembuj njerėz tė tillė kur kemi fenė tonė? Po themi kur kemi fenė tonė pėr faktin se ne ende pėrgjigjemi se jemi myslimanė kur na pyesin rreth pėrkatėsisė fetare.
Thėnė shkurt, njė njeri qė nuk e di se do jetojė, por mė pas edhe do vdesė e do ringjallet, mund edhe tė bėjė gjithēka tė keqe. Islami ishte ai qė erdhi me tė vėrtetėn, qė sistemoi jetėn, qė ia tregoi vendin secilit nė shoqėri. Askush si Islami nuk ia dha tė drejtėn femrės, gjė qė sot mohohet me gjithė ato thirrjet moderniste qė ia mbajnė anėn kinse duke e paraqitur vlerėn e saj nė shoqėri, vlerė kjo qė vetėm ata e njohin si popull i ditur, gradė me tė cilėn presin tė njihen prej tė tjerėve. Islami ishte ai qė e nderoi nėnėn tri herė mė shumė se babanė, por kėtė nuk e kuptojnė disa, e as qė duan tė dėgjojnė pėr mirėsinė e kėsaj feje.
Ju tė rinj muslimanė, nėse tė tjerėt kanė rėnė nė kėtė gabim, mos bini ju qė thoni se Allahu ėshtė Zoti ynė, ngase Ai dha vend tė veēantė emrit tė tė moshuarve, siē thuhet nė njė hadith:
Pjesė e madhėrimit tė Allahut ėshtė tė nderosh plakun musliman...[1]
Mos bini pre e aspiratave dashakeqėse qė synojnė tė rrėzojnė etikėn islame tek muslimanėt, e kėta janė pa dyshim jobesimtarėt. Ata po synojnė qė tė ndikojnė nė mėnyrėn e jetesės sė muslimanėve nga xhelozia dhe inati qė kanė pėr kėtė fe tė bekuar, pretendojnė tė shkatėrrojnė rininė duke ia rrėnuar moralet e mira. Allahu i Gjithėdijshėm, pas porosisė qė tė adhurojmė Atė pa i shoqėruar shokė nė adhurim,e pėrmend edhe respektin ndaj prindėrve dhe ndaj tė afėrmit, e pa dyshim se nga tė afėrmit janė edhe gjyshėrit tanė:
Adhuroni Allahun dhe mos i shoqėroni Atij asgjė (nė adhurim); silluni mirė me prindėrit, tė afėrmit, jetimėt, tė varfrit, fqinjėt e afėrt dhe tė largėt, me atė qė keni pranė, me udhėtarin (qė ka mbetur ngushtė).[2]
Ishte Islami qė u pėrkujdes pėr moralin e mirė dhe shembull i gjallė nė mbarė historinė e njerėzimit mbetet Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, njeriu qė u dėrgua ti plotėsojė moralet. Ja si pat thėnė nė njė hadith sahih:
Nuk ėshtė prej nesh ai qė nuk e mėshiron tė voglin dhe nuk e nderon tė moshuarin.[3]
Nė kėtė gradė i vlerėsoi ata, po kush e bėn kėtė respektim sot mė shumė se ai qė e bėri dikur? Prandaj ne e kemi shembull atė pėr gjithēka. Pra, ju qė thoni se Muhamedi ėshtė i Dėrguari ynė, mos pasoni tekat e atyre qė nuk dinė as qėllimin pse jetojnė, por pasoni tė Dėrguarin tuaj ngase armiqtė e pėrhershėm tė Islamit ishin dhe janė jobesimtarėt. Pa dyshim se kemi nga ata qė nuk janė fare tė atillė, tė cilėt kujdesen shumė pėr pleqtė dhe pėr kėtė vetėm tek Allahu do gjejnė shpėrblimin.
Janė kėta njerėzit qė mė sė shumti ia kanė frikė Allahut, qė punojnė dhe llogarisin pėr Ditė tė Gjykimit. Nėse nuk jemi nga kėta, atėherė do jemi nga pala e kundėrt, prandaj njė gjė e tillė ėshtė e madhe pėrkrah besimit nė Allahun dhe Ditėn e Fundit. Kėtu mund tė mbėshtetemi nė Fjalėn e Allahut kur thotė:
Jepja tė drejtėn e tij tė afėrmit, edhe tė varfrit, edhe udhėtarit! Kjo ėshtė mė e mirė pėr ata qė e duan kėnaqėsinė e Allahut. Pikėrisht ata do tė jenė tė fituarit.[4]
Kjo ėshtė pala e fituar duke e arritur me mirėsjellje, ngase synimi ynė ėshtė arritja e Kėnaqėsisė sė Allahut duke u angazhuar me gjėra qė i do Ai. Kur na kujtohet vdekja, atėherė gjejmė mirėsi pėr veten tonė dhe pėr tė tjerėt. Mandej para vdekjes mund tė jemi nga ata apo ato qė bėhemi pleq dhe kjo patjetėr ėshtė njė sfidė mjaftė e rėndė, do korrim atė qė patėm mbjellė. Nėse nė vendin tonė ende nuk vėrehet si gjė e dukshme zhvendosja e tė moshuarve nga ngrohtėsia familjare pėr nė shtėpi tė veēanta pėr ta, duke i privuar nga kujdesi dhe dashuria, atėherė mund tė themi se kjo kategori po shkelet ēdo ditė e mė shumė nė mėnyra tė tjera nėnēmuese dhe kjo nuk mohohet. Ua mbyllin gojėt, i fyejnė, nuk i duan, nuk i dėshirojnė duke iu shkaktuar kėshtu frikė dhe strese nė jetė. Niveli i tė respektuarit ėshtė mjaft i dobėt te disa njerėz si pasojė e mosnjohjes sė Krijuesit dhe e lėnies sė fesė, duke u kapur kėshtu pas moraleve tė tė huajve. Ata dikur u kujdesėn pėr fėmijėt dhe mbesat e nipėrit e tyre, ndėrsa sot pėrzihen nga shtėpitė e tyre me arsyen se janė vetėm barrė, ngarkesė qė merr kohėn e tyre tė vlefshme. Ata dikur me dashuri u kujdesėn pėr fėmijėt, mbesat e nipėrit e tyre edhe duke shpresuar se do ua kthejnė kėtė tė mirė njė ditė kur kanė nevojė. Por po ndodh e kundėrta tek disa familje, fatkeqėsisht. Njė lot nė sy qė iu shkaktua atyre dhe njė zemėr qė iu thye nga familjarėt e tyre do llogaritet nė ditėn qė jepet pėrgjegjėsia para Zotit. Ndėrsa pėr ata qė pėrveē fjalės sė mirė qė ua dhurojnė, pėrveē shėrbimit qė ua bėjnė apo kujdesit dhe harxhimeve qė i bėjnė pėr ta, prapė thoni: O Zoti im, mėshiroji ata ashtu siē mė kanė rritur, kur unė isha i vogėl! [5] Lusim Allahun pėr pėrmirėsim tė asaj gjendjeje aq tė dhimbshme, po aq edhe tė dėmshme pėr tė gjithė shoqėrinė tonė!
Pergatiti: A/O
___________________________________________
[1] "Sahih el Xhamiu es Sagir ve zijadetihi", 1/435 , nr. 2199, Muhamed Nasirudin el Albani, Mektebetul Islamij, botimi i tretė 1988m-1408h. [2] En Nisa: 36.
[3] Silsileti ehadith es Sahiha, 5/230, nr. 2196, Muhamed Nasirudin el Albani, botuar nga Mektebetul Mearif , 1415h-1995.
[4] Er Rum: 38.
[5] Isra: 24
Krijoni Kontakt