436 mil. pėr distribucionin e Malit tė Zi, 26 mil. pėr atė tė Kosovės
Distribucioni i energjisė i Kosovės ėshtė falur, nėse krahasohet me ēmimin e shitjes sė distribucionit tė energjisė dhe prodhimit tė Malit tė Zi.Pėr vetėm 43.7 pėr qind tė aksioneve nė kompaninė malazeze, kompania italiane A2A nė vitin 2009 kishte paguar 436 milionė euro, ndėrsa distribucioni i energjisė elektrike nė Kosovė muaj mė parė ėshtė shitur pėr 26.3 milionė euro.
Pėrpos ēmimit tė lartė tė shitjes, nė Mal tė Zi shteti mban shumicėn e aksioneve, pėrkatėsisht 55 pėr qind tė distribucionit dhe prodhimit tė energjisė.
Fehmi Pajaziti, kryetar i sindikatės sė punėtorėve Elektrokosova, thotė pėr Zėrin se vlera e pėrgjithshme e aseteve tė distribucionit tė energjisė nė Kosovė ėshtė mbi 1 miliardė euro.Distribucioni nė Kosovė ėshtė shitur 26.3 milionė euro, ndėrsa vlera e pėrgjithshme e aseteve kalon shifrėn prej 1 miliard euro, pohon ai.
Sipas tij, Mali i Zi ka pėrfituar mbi 400 milionė euro nga shitja e 43 pėr qind tė aksioneve tė distribucionit dhe prodhimit, ndonėse ka mė pak se 100 mijė konsumatorė. Distribucioni nė Kosovė ka mė shumė konsumatorė se sa qė ka banorė Mali i Zi. Ne i kemi rreth 450 mijė konsumatorė, ndėrsa ata i kanė mė pak se 100 mijė dhe ēmimi i jonė i shitjes ėshtė shumėfish mė i ultė, shprehet Pajaziti.
Ndėrsa mediet malazeze, duke u bazuar nė tė dhėnat e Qeverisė, mė herėt kanė raportuar se distribucioni i Malit tė Zi i ka rreth 320 mijė konsumatorė.
...
Gazeta Zėri javė mė parė ka raportuar se kompania turke Ēalik-Limak Energy me 26.3 milionė euro ka blerė edhe kėto asete tė distribucionit:Ndėrtesėn afariste tė Elektrokosovės nė Prishtinė, e cila ka 10 mijė e 703 metra katror dhe 34 ari tokė, placin e depos qendrore qė gjendet nė Zonėn Industriale nė Prishtinė me njė sipėrfaqe prej 4 hektarė e 53 ari e 29 metra katror, 7 objekte nė qytetet kryesore tė vendit, tė cilat gjinden nė qendėr tė qyteteve dhe 19 objekte tė nėndistrikeve.
Kompania turke poashtu do tė bėhet pronare edhe e mė shumė se 33 trafove aktive tė tensionit 35/10kilovolt, ku njė trafo e kėtij lloji kushton 1 milionė euro, mbi 7000 trafo tė tensionit 10/0.4kilovoltė me njė vlerė mesatare prej 42 milionė euro, 21 mijė kilometra pėrēues ajror dhe nėntokėsor, 100 mijė shtylla elektrike nivelesh tė ndryshme me njė vlerė prej 24 milionė euro, rreth 1000 automjete tė distribucionit, etj.
Shitja e distribucionit tė energjisė nė Kosovė ėshtė kritikuar ashpėr nga partia opozitare lėvizja Vetėvendosje. Dardan Sejdiu nga Lėvizja Vetėvendosje ka thėnė mė herėt pėr Zėrin se modeli dhe mėnyra e privatizimit te distribucionit, por edhe tė gjitha ndėrmarrjeve publike na shpie te vetėm njė konstatim, e ai ėshtė ai korrupsioni.
Sipas tij, logjika dhe modeli qė pretendohet se ėshtė pėrdorur nga Qeveria, ėshtė asgjė mė shumė se retorike boshe, sepse, sipas tij, ky proces dhe ky model, por edhe kjo logjikė, nuk ėshtė as logjika e tregut, sepse vlera minimale nuk ėshtė pėrcaktuar fare.
Po ashtu, siē thotė ai, kjo mėnyrė e privatizimit, nuk ka as logjikė financiare, pasi qė siē po shihet vetėm objektet dhe patundshmėritė kanė vlerė dyfish mė tė madhe se ēmimi i shitjes.Ai tha se kompania qė e ka privatizuar distribucionin, ka treg tė garantuar, e qė i sjell tė hyra tė garantuara mujore.
http://www.zeri.info/artikulli/2/8/6...te-te-kosoves/
Krijoni Kontakt