Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post Kryeparlamentari i Kosoves: Kjo legjislaturë ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura

    Krasniqi: Kjo legjislaturë ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura

    Kjo legjislaturë, sipas Krasniqit (Kryetar i Kuvendit te Kosoves), ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura, institucionet pastaj kanë dalë prej atyre zgjedhjeve dhe, si të tilla, nuk e kanë legjimitetin e plotë për të privatizuar pasurinë publike.
    ...

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...et-e-vjedhura/


    Kjo legjislaturë është dalë nga zgjedhjet e vjedhura. Institucionet kanë dalë nga zgjedhjet e vjedhura dhe si të tilla nuk e kanë legjitimitetin e plotë për të privatizuar pasuritë publike. Prandaj nuk e kanë as të drejtën për të privatizuar interesin më vital. Ne jemi të obliguar që qytetarëve tanë t’ua kthejmë besimin në institucione, për të cilat kanë sakrifikuar shumë dhe besimin në përfaqësimin tonë nëse nuk dëshirojmë të bëhemi vrasës të ardhmërisë dhe të demokracisë në Kosovë.

    Ne jemi të obliguar ta mbrojmë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në Republikën e Kosovës dhe rruga 100 vjeçare që kemi kaluar na obligon për një gjë të tillë
    ”, ka deklaruar kreu i Kuvendit. Krasniqi ka kërkuar stopimin e procesit të privatizimit dhe për të ka kërkuar ndihmë nga BE-ja dhe SHBA-ja.
    http://www.koha.net/?page=1,13,117612

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Krasniqi e Grabovci ia tregojnë derën njëri tjetrit

    Prishtinë, 4 tetor – ( E plotësuar) Mbledhja e Kuvendit të Kosovës sot ka nisur me një debat të ashpër midis bashkëpartiakëve në qeveri: kryeparlamentari Jakup Krasniqi e Adem Grabovci. Kur duhej të përcaktohej rendi i ditës, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në mënyrë ultimative kërkoi që ose të votohej për mocionin e rezolutën, që kishin të bënin me debatin e djeshëm rreth privatizimit, ose mbledhja s’mund të vazhdonte.

    Por, kryeparlamentari u përgjigj se do të procedonte në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, e miratuar nga shumica e deputetëve, sipas të cilës një rezolutë për çështje të ngutshme mund të procedohej tetë ditë para se të debatohej për të në Kuvend. Kjo do të thoshte se rezoluta e PDK-së, me të cilën sfidohej kundërligjshëm mocioni i parashtruesit, Vetëvendosjes dhe nënshkruesve të tjerë të partive opozitare, por edhe në qeverisje, nuk mund të vihej në votim.

    Pas kësaj Adem Grabovci i PDK-së i tha atij se mund të dilte jashtë, ndërkaq Krasniqi ia ktheu se vetë ai mund të dilte dhe se nuk e kishte ndërmend të shkelte Rregulloren e miratuar nga kjo përbërje e legjislativit.
    Dhe pasi konsultoi, po në përputhje me Rregulloren, përfaqësuesit e grupeve parlamentare, me përjashtim të atij të PDK-së, u deklaruan për respektim të Rregullores, që do të thotë për votim të mocionit të parashtruesit dhe mosbotim rreth rezolutës së PDK-s.

    Pas kësaj Grabovbci, në emër të GP të PDK-së kërkoi një pushim dhjetë minutash për konsultime, por kryeparlamentari lejoi pushim 15 minutash.

    Deputetët momentalisht janë në pushim.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,117715

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Ju flet Jakup Krasniqi!

    Kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi ka kritikuar rëndë krerët e Qeverisë së Kosovës, zyrtarët e së njëjtës parti prej nga vjen edhe ai, duke i akuzuar edhe për krim të organizuar.

    Krasniqi u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimit Evropian që të nisin hetimet për proceset e privatizimit, duke bërë me dije se nuk i beson as sistemit gjyqësor në Kosovë. Ai ka përmendur rastin e hotelit “Grand”, përfshirjen e sekserëve në këtë proces, por duke hapur shteg të ri të dyshimeve. Ai ka thënë haptazi se bosi i keqpërdorimeve duhet kërkuar diku tjetër.

    "...Kush është bosi duhet ta zbulojë hetuesia. Por, a kemi hetuesi të besueshme. Për fat të keq jo”, tha Krasniqi. "


    Derisa ai kërkoi që të stopohet procesi i privatizimit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, tha se përgjegjës për dështimin është koalicioni i kaluar AAK-LDK. Por akuzat ndaj zyrtarëve aktualë të pushtetit nuk janë ndalur vetëm rreth privatizimit të “Grand-it, Krasniqi kërkoi që të mos privatizohet Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) duke thënë se institucionet e vendit nuk janë legjitime dhe se kanë dalë nga votat e vjedhura.

    ...

    Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i gjetur në mesin e kritikave të ashpra, është munduar të mos e marrë seriozisht situatën e krijuar duke kërkuar nga deputetët që të mos politizohet çështja e privatizimit .

    Ai mes tjerash ka hedhur topin tek koalicioni AAK-LDK, duke i lënë përgjegjësinë atyre për privatizimet e dyshimta. Thaçi, ka thënë se ky koalicion ka dërguar në bordin AKP-së ministra dhe se nuk është përgjegjësi e tij, ndërkaq prej vitit 2007 kur ai ka marrë qeverisjen e vendit në bordin e AKP nuk ka pasur asnjë ministër.

    “Sipas ligjit AKP i raporton vetëm Kuvendit dhe vendimet e tij gjithmonë janë miratuar gati unanimisht në Kuvend” ka thënë Thaçi.

    ...

    Buzhala: Chavez ndali privatizimin

    Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala u ndal te deklaratat për privatizimin, duke thënë se debati është dashtë të mbahet më herët, në vitin 1945 kur është kryer Lufta e Dytë Botërore, dhe kur është ditur saktë cilin model i ekonomisë është më i përshtatshëm për zhvillimin e shteteve.

    Buzhala tha se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe thesari i shteti është i privatizuar. Madje Buzhala ka thënë se rruga e vetme e zhvillimit ekonomik është privatizimi, duke iu rikujtuar deputetëve se njerëzit më të mençur kanë konstatuar se ky proces është i vetëm dhe i drejtë.

    Hugo Chaves ka ndërpre procesin e privatizimit dhe ka nacionalizuar ndërmarrjet e privatizuara. Qëndrimet e kolegëve këtu janë të njëjta me ato të Hugo Chavezit”tha ai. Por, pas fjalimit të Buzhalës ka reaguar kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi.

    Ai i tha deputetit Buzhala që mos të merret me shekullin XIX, por të merret me të sotmen. “Leni, jeni të vegjël me u marrë me do tjerë, por diskutoni për privatizimin”, ka thënë Krasniqi.

    http://www.zeri.info/artikulli/2/8/5...akup-krasniqi/

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Përplasje brenda PDK-së

    Ndryshe, PDK do të duhej të priste edhe tetë ditë afat për futjen e kësaj rezolute në rend të ditës. Ky interpretim solli deri te përplasjet verbale ndërmjet Krasniqit e Grabovcit, të dy nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Ne nuk pranojmë që asnjë pikë e rendit të ditës të futet e as seanca nuk do t’i zhvillojë punimet pa përfunduar pika e djeshme apo pa u votuar mocionet e djeshme”, tha Grabovci.

    Unë veproj sipas rregullores së punës dhe jo sipas urdhërit tënd. Nëse të rrihet rri, nëse jo dil jashtë”, ia kthen Krasniqi.

    Dalim bashkë” – dëgjohet nga salla Grabovci.

    Jo unë nuk dal. Provoje a dal jashtë a s’dal jashtë. Unë jam ai që vendosi me rregullore dhe jo ju. Bash unë jam ai që vendosi tash”, ia ktheu sërish Krasniqi.

    Pas këtyre polemikave, Kuvendi shkoi në një pauzë, por e cila nuk i zgjidhi problemet. Me këtë rast, PDK pamundësoi vazhdimin e seancës duke u larguar nga salla.
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...leshon-sallen/


  5. #5
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    “Hugo Chaves ka ndërpre procesin e privatizimit dhe ka nacionalizuar ndërmarrjet e privatizuara. Qëndrimet e kolegëve këtu janë të njëjta me ato të Hugo Chavezit”tha ai.
    - te lumt goja Buzhala.
    ne ta dijn edhe tjert se koha e kumunizmit ka vdek edhe nuk do te zgjohet kurr, kete ne ta dijn te gjith Kumunistat , nese ju rrihet rrini nese s'ju rrihet paloni at senin aty.

    - sa ma shpejt qe pastrohet PDK-ja prej kumunistat aq ma mir per vendin dhe kombin, mezi spo pres pastrimin e PDK-s
    Vv - Palaço+LISBA :D

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - te lumt goja Buzhala.
    ne ta dijn edhe tjert se koha e kumunizmit ka vdek edhe nuk do te zgjohet kurr, kete ne ta dijn te gjith Kumunistat , nese ju rrihet rrini nese s'ju rrihet paloni at senin aty.

    - sa ma shpejt qe pastrohet PDK-ja prej kumunistat aq ma mir per vendin dhe kombin, mezi spo pres pastrimin e PDK-s
    Buzhalen dhe njerez si ai nuk zgjedhe njeri...
    Nese PDK do te udhehiqej nga njerez si Buzhala nuk do ta kalonte as pragun zgjedhor per tu futur ne Kuvend.

    Perndryshe, PDK qe nga formimi i saj e deri sot dirigjohet nga udheheqesia e ngusht dhe njerzit "e forte" ne prapaskene. "Pastrimi" nuk do te ishte asgje tjeter, perpos forcim i sistemit autoritar dhe totalitar te udhehqejes se partise. Me fjale tjera: Mbyllje e gojes te gjitheve qe kritikojne apo kundershtojne cfardo veprimi dhe vendimi te udheheqesise se ngushte dhe mbeshtetesve te tyre ne prapaskene...
    Ku eshte dallim me komunista dhe sistemin e tyre!?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Më fal që po ndërhyj në këtë temë,por kam përshtypjen se konflikti verbal që ka shpërthyer brenda strukturave të larta të PDK, i kalon përmasat e një teme të zakonshme partishë....
    Edhe pse nuk ka asgjë parimore,sipas mendimit tim, në këtë gjoja "konflikt shumë parimor",në mes të Z. Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit, për fat të keq,pozitat shumë të larta shtetrore që kanë këta zotrinjë,e bëjnë problemin shumë të rëndësishëm dhe të rrezikshëm për Kosovën,sepse jemi në zgripc me kohen ,UE dhe miqët tjerë ndërkombëtarë...
    Ato, që para 20 muajve filluan si pa të keq si "biseda teknike" rreth veriut,fatkeqësisht për pafuqinë,injorancën dhe joorganizimin tonë kryesisht,po shëndërrohen në diçka shumë serioze,të rrezikshme dhe me shumë pak shansa për sukses për ne.
    Po humbim teritorin tonë edhe de-jure,pas gjithë atyre lëshimeve që iu bënë serbëve gjatë negociatave parastatusore....
    Edhe fëmijët në djep, janë kah e dinë se veriu po ndahet realisht nga Kosova,edhe me "letra".
    Atyre po u premtohet haptas autonomi,jo vetëm kulturore/të cilen e kanë të garantuar me Planin Ahtisari dhe Kushtetutë/,por tashti kjo gjendje okupimi klasik nga Serbia në këtë pjesë të teritorit shtetror, do kulmojë me një autonomi politike territoriale për veriun,por me shumë gjasa edhe për enklavat tjera brenda përbrenda gjithë Kosovës.Kjo do ishte fundi i çdo Kosove,edhe ahtisariane,titiste e çak edhe më larg...Kurr nuk do të ketë shtet të mirëfillt të Kosovës me këto ndarje e coptime, që nuk do të ndalen vetëm nga serbët dhe vetëm me ta,por do të vazhdohen edhe nga minoritetet tjera,të cila i kanë mprehë dhëmbët dhe vetëm po presin epilogun e veriut...
    Në tërë këtë zallamahi,sikur me sahat, njejtë si para 6 vietesh në LDK,plasin afera në mes krerësh partiak e shtetror të nivelit më të lartë...Tash të PDK,e cila ka pushtetin dhe natyrisht barrën më të madhe,që në instancë të fundit,në aspektin shtetror nuk janë fare të rëndësishme,dhe ne- praktikisht jemi pa Paralament,Qeveri,Presidencë dhe struktura tjera të shtetit...
    Në çdo pore të zyrave të shtetit,të çdo niveli,vetëm një temë ka;-kush kend po mund-Thaçi,Limaj Jakupi,Isa etj.,...
    Nuk besoj se në USA, ku mbahen zgjedhjet për njeriun më të fuqishëm të botës ,të ketë kaq shumë pasion,kundërshti dhe armiqësi në mes palëve pretendente për president të SHBA-së..

    Ps.Nëse Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi,si nxënës të devotshëm të Rexhep Qosjes,kanë vendosur të ndahen,vëlla le të ndahen dhe kurgja -kurrkujt, sepse nuk bahet kurrfarë dami i pa riparueshëm për shtetin tonë...
    Por,nëse me këtë gjurullti,papërgjegjësi dhe konflikt paralizues për gjithë shtetin,tentojnë të kamuflojnë pëlqimin për ndarje të veriut,i premtuar nga mentori i tyre Qosja shumë kohë më parë,gjoja në emër të shkëmbimit të territoreve me Serbinë,atherë gabojnë randë,sepse këtë çorbë nuk do ta gëlltisë askush..,në rend të parë miqët tanë amerikanë dhe avropianë,të cilët fatmirësisht e dijnë se ne, popiulli i thjeshtë, nuk jemi kaq të papërgjegjshëm,si politikajt tanë.....

  8. #8
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Buzhalen dhe njerez si ai nuk zgjedhe njeri...
    Nese PDK do te udhehiqej nga njerez si Buzhala nuk do ta kalonte as pragun zgjedhor per tu futur ne Kuvend.

    Perndryshe, PDK qe nga formimi i saj e deri sot dirigjohet nga udheheqesia e ngusht dhe njerzit "e forte" ne prapaskene. "Pastrimi" nuk do te ishte asgje tjeter, perpos forcim i sistemit autoritar dhe totalitar te udhehqejes se partise. Me fjale tjera: Mbyllje e gojes te gjitheve qe kritikojne apo kundershtojne cfardo veprimi dhe vendimi te udheheqesise se ngushte dhe mbeshtetesve te tyre ne prapaskene...
    Ku eshte dallim me komunista dhe sistemin e tyre!?
    - pse me jakupin po a?

    p.s. '' ej shuni se ju qes jasht a !!!!!''

    - kujt i duhet ky??
    Vv - Palaço+LISBA :D

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Buzhalen dhe njerez si ai nuk zgjedhe njeri...
    Nese PDK do te udhehiqej nga njerez si Buzhala nuk do ta kalonte as pragun zgjedhor per tu futur ne Kuvend.

    Perndryshe, PDK qe nga formimi i saj e deri sot dirigjohet nga udheheqesia e ngusht dhe njerzit "e forte" ne prapaskene. "Pastrimi" nuk do te ishte asgje tjeter, perpos forcim i sistemit autoritar dhe totalitar te udhehqejes se partise. Me fjale tjera: Mbyllje e gojes te gjitheve qe kritikojne apo kundershtojne cfardo veprimi dhe vendimi te udheheqesise se ngushte dhe mbeshtetesve te tyre ne prapaskene...
    Ku eshte dallim me komunista dhe sistemin e tyre!?
    E Jakupi do te fitonte shume vota??? Jakupi nuk i sjell asnje vote PDK,Jakupi si sekretar i pergjithshem eshte penges e reformimit te PDK,ai qe nga fillimi bllokon hyrjen e te rinjeve ne PDK madje i fyen duke i quajtur parashutist,po jakupi cka eshte nje endacak nga LPK ne LDK e deri ne PDK per me keq ai ne LDK e PDK nuk eshte/ishte pse pajtohej me programet e as lideret e tyre po thjetht per karrierizem.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - pse me jakupin po a?
    Patjeter...

    ...nese bazohemi ne zgjedhjet e deritashme dhe te kaluara.

    Jakup Krasniqi eshte pas Limaj Nr. 3 me i zgjedhur nga radhet e PDK-se.

    KRASNIQI JAKUP 35,379
    ...
    BUZHALA BERAT 9,439
    Sa i perket Buzhala berat jam i bindur se 90% te votave jane te vjedhura.
    Eshte absulutisht e pamundur qe te gjinden me shume se 1000 veta ne Kosove qe votojne per te apo njerez te tille...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 05-10-2012 më 01:42

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •