ITALI 6 Shkencetaret denohen me burg per shkak te termetit
Njė gjykatė italiane ka dėnuar me nga gjashtė vjet burg gjashtė shkencėtarė dhe njė zyrtar qeveritar pėr shkak se nuk kishin dhėnė paralajmėrimet e duhura nė lidhje me tėrmetin e vitit 2009 nė tė cilin vdiqėn qindra njerėz.
Qė tė shtatė, anėtarė tė Komisionit Kombėtar pėr Parashikimin dhe Pengimin e Rreziqeve tė mėdha, janė akuzuar pėr neglizhencė dhe sjellje joprofesionale.
Nė tėrmetin prej 6.3 shkallėsh tė Rihterit qė goditi L'Aquila-n e Italisė nė prillin e 2009-ės, u vranė tė paktėn 300 njerėz, u lėnduan 1 mijė dhe u shkatėrruan dhjetėra mijėra ndėrtesa.
Prokurori Fabio Picuti dhe Roberta D'Avolio, kanė kėrkuar dėnimin nga katėr vjet burgim pėr secilin anėtarė tė komisionit, por gjykatėsi Marco Billi, i ka dėnuar ata me nga gjashtė vjet burgim.
Ata janė dėnuar pėr vrasje nga moskujdesi, shkatėrrimin e objekteve dhe shkaktimin e dėmtimeve tė rėnda, sepse njė javė para tėrmetit kishin lėshuar njė komunikatė duke vlerėsuar se nuk kishte rrezik nga tėrmeti nė LAquili.
Tė akuzuarit janė mbrojtur me dėshmitė se tėrmeti nuk mund tė parashikohet dhe se me komunikatėn e publikuar nuk kishin dashur tė shkaktojnė panik
Krijoni Kontakt