Close
Faqja 86 prej 88 FillimFillim ... 36768485868788 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 851 deri 860 prej 874
  1. #851
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë





    Ndërhyn ROSU – vazhdojnë protestat - rreth 60 të arrestuar (FOTO + emrat)


    (E plotësuar) Siç mësojmë nga të pranishmit në vend të ngjarjes, protestuesit tashmë janë larguar nga hyrja ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, sikurse edhe dhe nga hyrja kryesore e Kuvendit. Ata janë grumbulluar të gjithë prapa Kuvendit.

    Por, siç mësohet, Njësia Speciale e Policës së Kosovës (ROSU) ka ndërhyrë, duke arrestuar kështu një numër të madh të aktivistëve të Vetëvendosjes. /Zëri/

    Lista e të arrestuarve:

    1. Adile Gashi,
    2. Afrim Hoxha,
    3. Agim Lajthiza,
    4. Agron Gashi,
    5. Aida Dërguti,
    6. Arbër Krasniqi,
    7. Ardian Dema,
    8. Armend Krasniqi,
    9. Arsim Maqastena,
    10. Avni Rudaku,
    11. Bashkim Berisha,
    12. Bekim Shkodra,
    13. Bujar Bërbatovci,
    14. Dardan Molliqaj,
    15. Deni Rakoci,
    16. Durim Elshani,
    17. Edon Buca,
    18. Egzon Azemi,
    19. Endrit Shatri,
    20. Etleva Malushaj,
    21. Frashër Krasniqi
    22. Jakup Demiri,
    23. Kastriot Shehu,
    24. Kenan Trupi,
    25. Korab Korça,
    26. Liridona Avdiu,
    27. Lirim Gashi,
    28. Mërgim Duli,
    29. Nderim Kuka,
    30. Nol Nushi,
    31. Osman Mustafa,
    32. Pajtim Havolli,
    33. Riad Berisha,
    34. Samir Begu (i lënduar në dorë),
    35. Selman Sokoli,
    36. Valon Hoti,
    37. Veton Dragusha,
    38. Vlorian Molliqaj,
    39. Xhelal Shyti (i lënduar në krah),
    40. Xhelal Sveçla.

    Të arrestuarit gjatë intervenimit të dytë, rreth orës 12:35

    1. Agron Kabashi,
    2. Alterim Kafegjolli.
    3. Arsim Thaçi,
    4. Bajram Binakaj,
    5. Besnik Konushevci,
    6. Blerim Maqastena,
    7. Dardan Konjufca,
    8. Egzon Ademi,
    9. Enver Bajrami,
    10. Hysen Durmishi,
    11. Kushtrim Cakolli,
    12. Leotrim Cakolli,
    13. Liridon Latifi,
    14. Luan Hoti,
    15. Naim Bunjaku,
    16. Nora Fetoshi,
    17. Rina Zhitia,
    18. Shpend Hasani,
    19. Veron Hasani,
    20. Zgjim Hyseni

    ***

    PK: 30 të arrestuar dhe 3 policë të lënduar

    Policia e Kosovës, me rastin e organizimit të demonstratës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë me dije se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar urdhrin operativ.

    Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ, sipas Policisë, është:

    *Siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit.

    *Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas demonstratës.

    *Ndërmarrja e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet.

    *Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike etj.

    “Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit po ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së qasjes së lirë në institucionet e Republikës së Kosovës”, thekson Vetëvendosje.

    Policia e Kosovës thekson se njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

    “Si pasojë e pengesave të krijuara nga ana e protestuesve ndaj disa deputetëve, dhe veprimeve të dhunshme ndaj zyrtarëve policorë, duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë ndaj zyrtarëve policorë dhe si pasojë e tentimit të dëmtimit të rrethojave me qëllim të futjes në objektin e Parlamentit të Kosovës, njësitet policore janë detyruar të reagojnë për t’u mundësuar hyrjen deputetëve në Parlamentin e Kosovës”, theksohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    “Gjatë intervenimit policor deri tani janë shoqëruar për në stacionet policore tridhjetë (30) protestues dhe si pasojë e veprimeve të dhunshme nga ana e protestuesve janë lënduar tre (3) zyrtarë policorë”, thuhet më tej në njoftim.

    Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që t’u shmangen të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe të mos bien pre e provokimeve si dhe të ndalin dhunën ndaj zyrtarëve policorë.

    ***

    Arrestohet nënkryetarja e VV-së dhe 35 të tjerë

    Vetëvendosje njofton se në kohën kur dy deputetet e PDK-së, Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra, po tentonin të hynin në Kuvend, policia ka tërhequr zvarrë disa aktivistë të kësaj Lëvizjeje.

    “Në këto momente pati veç një mënyrë si të futen deputetet Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra, duke tërhequr zvarrë rreth shtatë aktivistë, në mesin e të cilëve edhe nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërgutin”, njofton Vetëvendosje.

    ***

    Çitaku: Minoriteti politik po përdorë forcë

    Rreth ngjarjeve të sotme që ndodhën para hyrjeve të Kuvendit të Kosovës, pati shumë reagime. Në këtë vazhdë ka reaguar edhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, e cila në një postim në Twitter, deklaroi se disa deputetë të Kuvendit të Kosovës janë sulmuar fizikisht.

    Sipas saj, deputetët janë sulmuar derisa po hynin në parlament dhe, sipas saj, “kjo nuk është demokraci”.

    “Disa deputetë janë sulmuar fizikisht teksa po provonin të hynin në ndërtesën e Parlamenti. Kjo nuk është demokraci! Minoriteti politik po përdorë forcë”, shkroi ajo në Twitter. /Zëri/

    ***

    Përleshen policia me protestuesit – katër të arrestuar

    Policia e Kosovës është përleshur me protestuesit në hyrjen mbrapa Qeverisë së Kosovës, derisa ka tentuar t’i largojë, siç raporton Express, ata për të mundësuar hyrjen e disa deputetëve të Kosovës dhe ambasadores amerikane në Kosovës, Tracey Ann Jacobson.

    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/8580/...e-marreveshjes

  2. #852
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Vetëvendosje pengon me forcë votimin për ratifikimin e Marrëveshjes





    Prishtinë, 27 qershor – (E plotësuar) Në momentin kur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi theksoi se në sallë gjenden 101 deputetë dhe se janë krijuar kushte për votimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e Marrëveshjes Kosovë-Serbi, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti me Liburn Aliun, deputetin tjetër të kësaj lëvizje, kapën me forcë mikrofonin e kryekuvendarit, me kërcënimin se nuk do të ketë votim.


    Me gjithë thirrjet e kryesuesit të Kuvendit që ata të lejonin zhvillimin normal të punës së Kuvendit, ata nuk hoqën dorë. Pas këtij skandali, Krasniqi dha një pushim prej 10 minutash dhe në këto momente ai ende nuk ka rifiluar.

    Më herët Krasniqi kritikoi veprimin e deputetëve të Vetëvendosjes, duke thënë se me këso veprimesh Vetëvendosje edhe po të ishte në pushtet nuk do të sillte demokracinë. Ai shprehu rezervat se me këtë Marrëveshje do të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë, por edhe këtë e konsideron si një rrugë demokratike.

    Mbledhja pati ndërprerje, për shkak të pengesave që protestuesit e Vetëvendosjes u bënë deputetëve të hynin në Kuvend. Përfaqësuesit e grupeve parlamentare, pasi dëgjuan fjalën e kryeministrit Hashim Thaçi, me përjashtim të atij të Vetëvendosjes, mbështetën Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes. Deputetët e Vetëvendosjes e cilësuan këtë Marrëveshje të padenjë, të dëmshme për Kosovën e të dobishme për Serbinë, që cenon sovranitetin e vendit e forcon atë të Serbisë.

    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,150359

  3. #853
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    *

    (M') rrofte (topat)
    Pokrahina Socialiste Autonome e Kosoves dhe Metohijes...


    ...te tu Serbijes.

    *
    klipp&klar

  4. #854
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    U ratifikua Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi (VIDEO)

    Prishtinë, 27 qershor - (E plotësuar) - Ligjvënësit e Kosovës (PDK, LDK, AAK dhe pakicat) kanë ratifikuar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    Për Marrëveshjen kanë votuar 84 deputetë, tre ishin kundër dhe një abstenim.
    Kështu bëri të ditur KTV.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,150359

  5. #855
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Sot parlamenti i Kosoves ne rethimin e shum forcave policore miratoi neshtrimin e Kosoves sipas qefeve te Serbis .Sot parlamenti kthej ndikimin e Serrbis ne Kosove .Tradhti me tre madhe ska ber asnjeher parlamenti i Kosoves .Seervilet te shantazhuarit definitivisht shtrin "sakicat " e serbis te cilat asnjeher popullin shqipetare nuk do e lejn me u zhvillue ket e mundesoi ratifikimi i ksaj te ashtuquajtures ''marveshje per normalizim te mardhenjeve me Serbin "kjo ska te bej asgje me normalizim te mardhnjeve ka te bje me esencen baz te pushteteve ne Kosove.Definitivisht Kosova u nda ne dy etnitete .ne ate te etnitetit Shqipetar pa asnje mun desi zhvillimi dhe ne tjeter ane nje etnitet Serb me te gjitha ingertencat .tash BE do bej investime te mdha ne emer te kinse integrimit te Serbeve ne shoqrin Kosovare .Investimet do jen shum e shum se sa kan investuar per rindertimin e shtepiave te djegura nga forcat militare te Serbis gjat luftes.Investimet e tilla do jen aq maramendese sa qe do nxisin zhvillimin dhe do ken investime Konkrete per zhvillimin e industris se perpunimit te legurave dhe mineraleve atje .Mirqenja do ngrtete ndersa ne anen tash me te Kosoves Jugore se do ket nje mjerim te theksuar e cila do na vie .

  6. #856
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Mrkici, Kirbyt: Kërko falje për hartën në Google-n e padijshëm!?





    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivan Mrkic, përkitazi me hartën e Serbisë pa Kosovën dhe Vojvodinën në Google Analytics, ka biseduar me ambasadorin amerikan në Beograd, Michael Kirby, duke kërkuar nga ai sqarime për këtë “lëshim”!

    Sipas mediave serbe, është kërkuar nga Google të hetohet se “si ndodhi lëshimi”, e po ashtu që “gabimi të riparohet”.

    I morëm të gjitha masat të zbulojmë çka ndodhi dhe kush qëndron prapa këtij skandali, si dhe a është i qëllimshëm a jo”, thuhet në një deklaratë të MPJ-së të Serbisë. “Ministri Mrkic ka informuar ambasadorin Michael Kirby, i cili ka kërkuar falje dhe ka premtuar se do ta hetojë këtë rast. Ai ka pohuar me vendosmëri se harta e Serbisë pa Kosovën e Vojvodinën nuk ka lidhje me politikën që kanë SHBA-të ndaj Serbisë”.

    Ndërkaq, Mrkici është i befasuar sepse “është e pakuptimtë që kompania që sheh dhe xhiron gjithçka të bëjë këto lëshime”!

    Problemi kryesor është se Google është kompani private. Po të ishte fjala për Departamentin e Shtetit, do të shkonim atje dhe në fytyrë do t’u thoshim atë që duhet. Të padijshëm ka kudo, madje edhe në sistemet e mëdha si ky”. /Telegrafi/

  7. #857
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    me shume per keto protesta te dhunshme mund te lexoni:
    http://www.forumishqiptar.com/thread...97#post3645597



    Çantat e protestuesve ishin të mbushura me gurë (Foto/Video)




  8. #858
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    - shihni Narkomanin e Vetfundosjes , dje

    Vv - Palaço+LISBA :D

  9. #859
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    me shume per keto protesta te dhunshme mund te lexoni:
    http://www.forumishqiptar.com/thread...97#post3645597



    Çantat e protestuesve ishin të mbushura me gurë (Foto/Video)






    - ndersa Policia e Kosoves kan dhuruar uj tek protestuesit



    Rrespekt per Policin e Kosoves qe eshte Poicia me e mira ne Rruzullin Toksor.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  10. #860
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    FOTOLAJM: E VËRTETA E PROTESTËS SË DJESHME


    Nga Express | 28 Qershor 2013 11:58

    Një foto e Demotix.com, e realizuar në protestën e djeshme, po bën xhiro nëpër rrjetet sociale.

    Aty shihet një polic i Kosovës teksa shpërndanë shishe uji për protestuesit e Vetëvendosjes.

    Gazetarë nga media të ndryshme të Kosovës, që ishin prezentë në protestën e djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë thënë se policia është sjellë shumë mirë me protestuesit. Por, ndryshe kanë thënë aktivistët e Albin Kurtit. Sipas tyre, policia ka ushtruar dhunë të tepruar.

    Rreth 70 protestues janë arrestuar nga policia dhe shumë prej tyre po mbahen ende në dhomat e paraburgimit. Shtatë policë, ndërkaq, kanë pësuar lëndime serioze.
    Vv - Palaço+LISBA :D

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •