Close
Faqja 84 prej 88 FillimFillim ... 34748283848586 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 831 deri 840 prej 874
  1. #831
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Thaçi në OKB: Serbia e ka pranuar shtetin e Kosovës

    E premte 14 Qershor 2013, 17:25

    Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun në raportin e tij për Kosovën ka lavdëruar arritjen e marrëveshjes në mes Beogradit e Prishtinës, duke e quajtur sukses historik. Ban ftoi dy palët që të hapin kanalet e komunikimit dhe të bëjnë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes. Ambasadorja e SHBA-së në OKB ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel fuqizon Kosovën dhe Serbinë dhedo të ndikoj në integrimet e Prishtinës dhe Beogradit drejt BE'së. "Marrëveshjen e mirëpresim dhe mezi presin që ta shohim një zbatim të kësaj marrëveshje", ka thënë ajo. Kurse, ambasadori i Rusisë në OKB ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes në bazë të Rezolutës së KS të OKB'së, 1244. "Kjo marrëveshja nuk e ka ndryshuar statusin e provincës", ka thënë ai.

    Thaçi: Anëtarët e Këshillit të mbështesin zbatimin e marrëveshjes

    Kryeministri i vendit Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se në tre muajt fundit në Kosovë ka pasur disa zhvillime të veçanta historike. Thaçi tha se ngjarja më e rëndësishme ka qenë nënshkrimi i marrëveshjës ndërshtetërore për paqe dhe normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. "Marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, ka rëndësi përtej Ballkanit Perëndimor sepse krijon hapësirë për unitet të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në raport me njohjen e plotë të Pavarësisë së Kosovës", pohoi kryeministri. Kryeministri më tej tha se Republika e Kosovës vazhdimisht ka treguar përkrahje dhe vendosmëri të palëkundur për dialogun politik dhe marrëveshjen e arritur me Serbinë duke ndërmarrë të gjitha masat politike për të siguruar pranimin e marrëveshjes në Kosovë dhe zbatimin e saj efektiv. Thaçi ka përgëzuar kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq, për angazhimin e tij serioze për arritjen e kësaj marrëveshje historike të rëndësishme për dy shtetet dhe popujt tanë. "Republika e Kosovës e konsideron marrëveshjen me Serbinë si esenciale për të shtrirë sovranitetin legjitim dhe demokratik në pjesën veriore të vendit. Kjo poashtu paraqet një moment historik për normalizim të marrëdhënieve ndër-shtetërore, dhe një shansë të pakrahasueshëm për t’i hapur mundësit për marrëdhënie të mira fqinjësore në procesin e integrimit në BE. Më duhet të them se, përmes kësaj marrëveshjeje, Serbia e ka pranuar de fakto ekzistencën politike të Kosovës, ka pranuar sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe ka pranuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës", theksoi Thaçi. "Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfaqëson një moment vendimtar dhe historik për përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura dhe një mundësi historike, e cila do të hapë rrugën për marrëdhënie të mira fqinjësore në procesin e integrimit në BE. Të dyja palët është dashur për të bërë disa kompromise, të cilat në fund ishin në interesin më të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe të ardhmen e tyre në kuadër të shtetit unitar dhe funksionar të Kosovës. Megjithatë, përcaktuesi kryesor i suksesit dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore është zbatimi i marrëveshjes në kohë dhe në mënyrë efektive. Qëllimet e mira duhet të përkthehen në veprime të dukshme. Anëtarët e këtij Këshilli, dhe më gjerë komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesin zbatimin efektiv të marrëveshjes", tha Thaçi. "Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë paraqet një moment të ri të rëndësishëm për këtë Këshill për të marr në konsideratë kalimin e një rezolutë të re për t’i dhënë fund mandatit të UNMIK-ut në Kosovë, tregoj mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për marrëveshjen e parë është të rënë dakord reciprokisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të sigurojë mbështetje për BE-ja për të monitoruar zbatimin e Marrëveshjes, dhe gjithashtu tregoj mbështetje për të dyja palët që të funksionojë plotësisht si fqinjë të pavarur dhe anëtarëve të shoqërisë ndërkombëtare", tha Thaçi. Kryeministri duke folujr për ngjarjet që ka ndodhur në tre muajt e fundit në Kosovë tha se Republika e Kosovës ka ruajtur stabilitetin politik dhe ekonomik, ka ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, ka përmirësuar performancën institucionale, ka forcuar sundimin e ligjit. Thaçi foli edhe për rrugën e integrimeve ku tha se rruga e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian ka treguar përparim të qëndrueshëm, duke thënë se integrimi në BE është prioritet shtetëror. /kosovasot/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 25-06-2013 më 06:41

  2. #832
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë


    Në Leposaviq mbyllet Zyra e MUP-it



    Publikuar: 14.06.2013 - 13:47

    Leposaviq, 14 qershor – Zyra e MPB-s së Serbisë në Leoposaviq do të mbyllet sot, ashtu si e parasheh Marrëveshja e Brukselit.

    “Ata që kanë punuar në çështje administrative dhe në dhënien e dokumenteve personale, do të vazhdojnë së punuari. Të tjerët, ish - pjesëtarë të MUP-ti që tuboheshin dhe qëndronin në ato hapësira, do të shkojnë në shtëpi”, i ka thënë agjencisë Beta shefi i të ashtuquajturit qark të Mitrovicës Radenko Nedeljkoviq.

    Ai i ka ftuar qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe ka shtuar se nuk ka nevojë për shqetësim për zhvillimet në terren.

    "Kemi qëndruar 14 vjet dhe duhet të vazhdojmë të jetojmë e të punojmë këtu", ka thënë ai.

  3. #833
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    Thaçi në OKB: Serbia e ka pranuar shtetin e Kosovës

    ...
    Pordhe e riperseritur e UDB-ashit te paskurpull ne krye te pushtetit te hajduteve te popullit...

  4. #834
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë




    Joe Biden riafirmoi mbështetjen amerikane për sovranitetin të Kosovës




    Biden kërkon zbatimin e marrëveshjes, e mbështet Kosovën



    SHBA-ja përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë po ashtu kërkon implementimin e sajë të menjëhershëm. Këto qëndrime u bënë të ditura pas takimit që ka zhvilluar, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili u prit në Shtëpinë e Bardhë ne Washington nga Zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joseph Biden.
    POSTUAR 22:16 / 10.06.2013
    Gëzim Bimbashi - Washington
    Kryeministri Hashim Thaçi, pas takimit tha se ka marrë mbështetje të plotë nga Zëvendëspresidenti Biden, për implementimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së. Kryeministri Hashim Thaçi, tha se Biden i ka premtuar mbështetje të fuqishme ne proceset me rendësi qe po kalon Kosova.

    “Takimi me presidentin Biden është edhe një rikonfirmim i SHBA-së për popullin e Kosovës. SHBA ka qenë dhe mbetet në mbështetje të shteti dhe qytetarëve të Kosovës. Biden përshëndeti progresin e arritur në Kosovë. Në veçanti marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, e cila ka hap perspektivë të re për rajonin. Edhe Zv. Presidenti Biden në emër të Shteteve te Bashkuara te Amerikës edhe njëherë rikonfirmon mbështetje të plotë që pas arritjes se marrëveshjes, SHBA-ja mbështet fuqishëm implementimin e kësaj marrëveshje që është jetike për rajonin”, ka thënë Thaçi për RTK.

    Gjatë këtij takimi shefi Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Zëvendëspresidenti Biden ka përshëndetur progresin e arritur në Kosovë reformat që po bëhen në ekonomi, politikë dhe fusha të tjera, si dhe i ka premtuar kreut të Qeverisë së Kosovës që SHBA-ja do të lobojë të pesë vendet e BE-së ta njohin sa me parë Republikën e Kosovës.

    “Kemi diskutuar për procesin e njohjeve, për pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën shtet. Prandaj në kuadër të angazhimeve të gjithanshme, Sllovakia, Greqia do të lëvizin së shpejti. Për këtë mora mbështetje nga Biden që të lobojë fuqishëm për të lëvizur me njohje e cila do të hapte kapitull të ri për rajonin. Dua te konfirmoj mbështetjen e fuqishme të SHBA-së ndaj popullit të Kosovës të cilën ma konfirmoi edhe njëherë Joseph Biden”, theksoi ai.

    Shefi Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se në fund të këtij takimi Zëvendëspresidenti Joseph Biden, i ka rikonfirmuar atij mbështetjen e tij dhe popullit amerikan ndaj popullit dhe institucioneve të Kosovës.

    Nesër, Kryeministri Hashim Thaçi do të takojë, Zëvendëssekretarin e Departamentit të Shtetit, William Burns, Nënsekretarin e Mbrojtjes, James Miller, Kongresmenin Eliot Engel, si dhe shumë Senator, Kongresmen dhe zyrtarë të tjerë të lartë Amerikan.

  5. #835
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë



    Merkel: S’ka datë për Serbinë, pa zhbërjen e strukturave paralele në Kosovë



    Bota Sot | 09.06.2013 21:01

    Merkel: S’ka datë për Serbinë, pa zhbërjen e strukturave paralele në Kosovë

    Qeveria gjermane në Samitin e Bashkimit Evropian, në fund të qershorit, do të propozojë që data e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE, të varet ekskluzivisht nga përparimet në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

    Ky qëndrim i Gjermanisë, sipas agjencisë serbe Beta, do t’i bëhet i ditur përfaqësueses së Qeverisë së Serbisë, Suzana Grubjesic, e cila është e ngarkuar me çështjet e integrimeve evropiane, kur ajo nesër të takohet në Berlin me përfaqësuesit e parlamentit gjerman dhe me zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Qeverisë Federale.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel, në vigjilje të takimit të deputetëve të CDU në të cilin nuk mori pjesë, javën e kaluar ua ka arsyetuar deputetëve qëndrimin e saj.

    Kanelarja gjermane ndjehet e obliguar që të mos tërhiqet nga qëndrimi i saj, në gusht të vitit 2011, kur me rastin vizitës në Beograd kishte thënë se Serbia nuk mund të fillojë negociatat për anëtarësim në BE derisa të mos arrihet marrëveshja për shpërbërjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës.

    Tash ekzisto kjo marrëveshje por sipas deputetëve konservativë në Bundestag, problemi qëndron në faktin se ajo nuk po zbatohet në pjesët kryesore të saj, që kanë të bëjnë me zhbërjen e strukturave paralele gjyqësore dhe policore, zgjedhjet lokale dhe çështje të tjera.

    Sipas kësaj samiti i BE-së do të përcaktojë datën konkrete për fillimin e negociatave të Serbisë me BE-në tek në vitin 2014, pasi të jetë verifikuar sukses në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

  6. #836
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    ...


    Bota Sot | 09.06.2013 21:01

    Merkel: S’ka datë për Serbinë, pa zhbërjen e strukturave paralele në Kosovë
    ...
    Allo...
    Baci selman, a mos tu paska nal sahati ?!

  7. #837
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë



    Marrëveshja ndryshoi perspektivën e Ballkanit Perëndimor

    Publikuar: 24.05.2013 - 12:49


    Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka thënë se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë ka ndryshuar perspektivën e gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

    “Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje historike”, ka thënë Fuele, duke hapur konferencën për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, e cila ka nisur në kryeqytetin irlandez.

    Ai ka theksuar se procesi i zgjerimit ka ruajtur vrullin dhe se do të vazhdojë edhe pas pranimit të Kroacisë në BE, më 1 korrik.

    Fuele po ashtu ka thënë se vendet e rajonit tani duhet të përqendrohen në forcimin e sundimit të ligjit dhe në kapërcimin e krizës ekonomike, porse “nuk duhet të neglizhojnë as procesin e pajtimit dhe të vendosjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore”./rel/

  8. #838
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë



    Albright përgëzoi Jahjagen për arritjen e marrëveshjes

    20.04.2013 | 19:52
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Londër, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Roli gruas për paqen e sigurinë” u takua sot me ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

    Presidentja Jahjaga dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Albright, biseduan për pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri si dhe avancimin e të drejtave të tyre.
    Albright e përgëzoi presidenten Jahjaga për punën e saj në për prezantimin e shtetit të Kosovës dhe angazhimin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut të qytetarëve të Kosovës si dhe vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe avancimin e proceseve demokratike në vend.

    Madeleine Albright e përgëzoi presidenten Jahjaga, për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut në Bruksel.

    Presidentja Jahjaga e falënderoi ish-sekretaren amerikane të shtetit për gjithë punën dhe angazhimin e saj për Kosovën dhe për avancimin e proceseve demokratike në vend. Ajo theksoi se ndihma e SHBA-së për Kosovën është jetike dhe vlerësoi se angazhimi amerikan në rajon kontribuon në stabilitetin e tij.

    Presidentja Jahjaga tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, përmes procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, ndihmon në vendosjen e paqes dhe lehtëson jetën e qytetarëve ngatë dyja anët e kufirit. Ajo vlerësoi se marrëveshja e arritur, të premten, do të ndihmojë në relaksimin e marrëdhënieve dhe do të avancojë procesin e integrimeve evropiane të të dyja shteteve.

  9. #839
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Moore: Marrëveshja fuqizon pavarësinë e Kosovës
    Drejtori i Zyrës për Evropën Lindore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, deklaroi në një intervistë për RTK-në, se marrëveshja e arritur në Bruksel fuqizon pavarësinë e Kosovës. Ai theksoi se tani i mbetet qeverisë në Prishtinë dhe misioneve ndërkombëtare që ta zbatojnë këtë marrëveshje në terren, duke theksuar po ashtu se serbët në veri mund të shprehin pakënaqësi, porse marrëveshja duhet të zbatohet.
    POSTUAR 19:52 / 20.04.2013
    Intervistoi: Shkumbin Ahmetxhekaj
    RTK: Ka një marrëveshje dhe të dyja anët thonë se janë fitimtarë. A jemi me të vërtetë në situatë kur të dyja palët janë fituese?

    Moore: Jemi në pozitë shumë të mirë. Shumë punë është bërë që t’i sillnim edhe Kosovën edhe Serbinë në këtë pozitë të rëndësishme. Punë e madhe është bërë nga Bashkimi Evropian nën udhëheqësin e baroneshës Ashton, kontribut i madh është dhënë nga udhëheqësit politikë dhe figurat kyçe nga Kosova dhe Serbia. Kryeministri Thaçi ka bërë një punë të shquar dhe ai ka qenë i përkrahur edhe nga parti të tjera politike në këtë proces. Blerim Shala mund të jetë krenar me punën e tij. Në anën serbe, kryeministri Daçiq, sigurisht duke punuar bashkë me zv.kryeministrin Vuçiq, ka arritur shumë. Pas nëntë rundeve të dialogut, jemi në një pikë pozitive, por natyrisht, shumë më shumë punë duhet bërë për ta zbatuar këtë marrëveshje.

    RTK: A ka qenë SHBA-ja e përfshirë në negociata në Bruksel dhe si mendoni se do të ndikojë marrëveshja në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.?

    Moore: Sigurisht, SHBA-ja ka pasur një rol për ta ndihmuar procesin derisa është zhvilluar. Përqendrimi ka qenë në avancimin e perspektivave për në BE të Kosovës dhe Serbisë, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është një cak kyç për Shtetet e Bashkuara dhe ne dëshirojmë të shohim të dyja shtetet duke rrugëtuar nëpër shtegun e BE-së. Ky proces e lehtëson këtë dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë ne në Shtetet e Bashkuara.

    RTK: Kritikët thonë se marrëveshja në të vërtetë do të krijojë distancë edhe më të madhe mes serbëve dhe shqiptarëve, sepse serbët në Kosovë tash do ta kenë komandantin rajonal të policisë në veri si dhe degë të Gjykatës së Apelit. A mendoni vërtet se kjo do ta rrezikojë Kushtetutën e shtetit të Kosovës?

    Moore: Kjo është një mënyrë tërësisht e përshtatshme për të arritur qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve, të pasjes së institucioneve në veri që funksionojnë në mënyrë të duhur. Ky është një hap përpara. Do të duhet bërë më shumë hapa. Jemi mjaft të bindur se kjo marrëveshje do të jetë e suksesshme.

    RTK: A mendoni se Kosova ka shkuar përtej Kushtetutës së saj?

    Moore: Absolutisht jo. Kjo është mjaft në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës si dhe me nevojat dhe dëshirat e çdonjërit në Kosovë për të qenë në një shtet të begatë dhe të suksesshëm që e shfaq sovranitetin dhe pavarësinë e tij. Dhe kjo respekton të gjitha këto parime.

    RTK: Sa i përket zbatimit - e dimë se serbët në veri kanë refuzuar marrëveshjen e arritur dje dhe kanë thirrur takim për të hënën kur do të deklarojnë krijimin e kuvendit të Kosovës veriore. A parashihni ndonjë problem lidhur me këtë?

    Moore: Ka individë që janë ankuar dhe kanë bërë komente dhe deklarata. Jemi mjaft të bindur se ekziston çdo mundësi për të zbatuar këtë marrëveshje në mënyrë sistematike, paqësore, profesionale, dhe njerëzit – qoftë në veri apo tjetërkund në Serbi dhe Kosovë – do të shohin cilësi në këtë marrëveshje. Sigurisht, kjo është një demokraci, njerëzit kanë të drejtë të shprehin mendimet e tyre. Njerëzit sapo kanë filluar të kuptojnë çfarë domethënie kanë hollësirat e saj. Duhet të ketë shumë më shumë diskutime lidhur me zbatimin. Pra, disa njerëz janë të shqetësuar, ata e kanë të drejtën për t’u shqetësuar. Por, kur t’i shohin hollësirat dhe mënyrat praktike në të cilën kjo do të shkojë përpara njerëzit në veri do të kenë një zë të duhur në institucionet e Kosovës, dhe mendoj se niveli i besimit do të rritet.

    RTK: Kush duhet të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes në veri? Siç e përmendëm, serbët po e refuzojnë tash për tash. A parashihni ndonjë forcë më të madhe për zbatimin e marrëveshjes, si p.sh. KFOR-i dhe EULEX-i?

    Moore: Për zbatim do të nevojitet bashkëpunimi mes institucioneve vendore dhe bashkësisë ndërkombëtare. Mënyra se si do të bëhet kjo saktësisht duhet të diskutohet në ditët e ardhshme. Ju lutem më falni që nuk ofroj më shumë hollësira. Sigurisht, marrëveshja porsa është nënshkruar dhe prapë ne jemi të bindur se gjitha këto do të zgjidhen. Sigurisht, ka rol për EULEX-in, KFOR-in dhe të tjerët në bashkësinë ndërkombëtare. Për shembull, për të mbajtur zgjedhjet në veri, ku OSBE-ja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, OSBE-ja parasheh të luajë një rol në zgjedhjet komunale aty po ashtu. Pra, gjitha këto do të vijnë në vendin e vet.

    : Ka pasur raporte se SHBA-ja dhe të tjerët janë pajtuar që kur të jetë ushtri Forca e Sigurisë e Kosovës nuk do të vendoset në veri. A është e vërtetë kjo? A ka qenë kjo me të vërtetë temë e diskutimeve?

    Moore: Marrëveshja nuk i referohet drejtpërdrejt Forcës së Sigurisë së Kosovës. Unë këtë e shoh si çështje të ndarë. Ne në SHBA kemi marrëdhënie të mirë me FSK-në dhe me Ministrinë e FSK-së. Në NATO ka diskutime lidhur me ardhmërinë e FSK-së por kjo me të vërtetë është një çështje që është e ndarë nga kjo marrëveshje si rezultat i dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

    RTK: Por, është diskutuar apo jo?

    Moore: Gjithmonë ka diskutime në margjina por nëse e shikoni tekstin e marrëveshjes nuk do të shihni referencë në FSK-në.

    RTK: Kjo do të thotë se aty nuk ka marrëveshje lidhur me mosvendosjen e FSK-së në veri apo jo?

    Moore: Mendoj se marrëveshja flet për vete.

    RTK: Në fund, çka mund të presë tash Kosova nga BE-ja? A mendoni se do të vijnë njohjet aq të dëshiruara nga pesë shtetet e BE-së? A ka ndonjë arsye tash që ato të jenë të bllokuara sërish?

    Moore: Ajo që është shumë e rëndësishme dhe çka është dërguar si mesazh i fuqishëm – jo vetëm duke iu falënderuar zyrtarëve në Kosovë por edhe Kethrin Ashtonit dhe kolegëve të saj në Bruksel – është besimi i madh në popullin dhe Qeverinë e Kosovës që kanë dhënë kontribute aq të rëndësishme në këtë dialog. Në nëntë sesione të ndryshme kanë vendosur ide të ndryshme në tavolinë, u janë përgjigjur profesionalisht pyetjeve dhe çështjeve që janë vënë në tavolinë nga Beogradi. Kjo u ka lënë përshtypje njerëzve në tërë Evropën. Ka të tillë që kanë thënë – mendoj në mënyrë shumë të pasaktë – se Evropa nuk e përkrahë Kosovën. Sigurisht, ne ndonjëherë dëgjojmë thashetheme se vetëm SHBA-ja përkrah Kosovën. Më duhet t’ju them se kjo nuk është e vërtetë, ne nuk e shohim këtë fare. Brukseli vërtet e respekton Kosovën, të ardhmen e saj dhe rrugëtimin e saj drejt BE-së. Kjo është një deklaratë shumë kuptimplote e Kosovës për shkak të mënyrës si janë zhvilluar diskutimet. Ju mund të vazhdoni ta ndërtoni këtë më tutje.

  10. #840
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë


Faqja 84 prej 88 FillimFillim ... 34748283848586 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •