Close
Faqja 61 prej 88 FillimFillim ... 1151596061626371 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 601 deri 610 prej 874
  1. #601
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Serbët duan kontrollin e policisë, drejtësinë dhe planifikimin hapësinor

    Beograd, 25 mars - Në bisedimet me Prishtinën, Beogradi “nuk mund të pranojë asgjë më pak se kontrollin e policisë, drejtësisë dhe planifikimit hapësinor nga bashkësia e komunave serbe në Kosovë”, ka deklaruar shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin.

    "Kjo është ajo shkalla nën të cilën nuk pranojmë të shkojmë, për të mos përmendur vijat e kuqe. Nuk mund të pranojmë që të mos ketë kontroll ndaj policisë, nda drejtësisë dhe finansim direkt nga ana e Serbisë dhe kontroll ndaj planifikimit hapësinor”, i ka thënë Vulin televizionit serb B92.

    Ai, transmeton qik-u, ka shpjeguar se planifikimi hapësinor është i rëndësishëm, sepse, sipas tij, “është e vetmja mënyrë të pengohet ndryshimi i strukturës etnike”.

    "Nëse nuk ka leje për ndërtimin e shtëpive dhe ndërtesave, atëherë do të ketë përplasje te Kroi i Vitakut në Mitrovicë, ashtu edhe siç po ndodhë, dhe pastaj paralajmërohet ardhja e 170 familjeve shqiptare, të cilat kurrë nuk kanë jetuar në atë pjesë”, ka thënë Vulin.
    http://www.koha.net/?page=1,15,139965

  2. #602

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Emri:  532916_10151311128232000_1929205321_n.jpg

Shikime: 248

Madhësia:  130.9 KB


    Nisjet nga qytetet e Kosoves per protesten e organizuar nga VV kunder bisedimeve dhe proceseve negative ndaj Kosoves dhe Shqiptareve!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #603
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Nisjet nga qytetet e Kosoves per protesten e organizuar nga VV kunder bisedimeve dhe proceseve negative ndaj Kosoves dhe Shqiptareve![/QUOTE]

    aty jam no coment

  4. #604
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    DEPUTET TE CILET MBROJN DHUNUESIT SERB E PARAMILITAR QE DHUNUAN GRA E VAJZA SHQIPTARE
    Shumë po due me e dijtë arsyen se pse do individa të caktuem kaq shumë janë tuj dhanë kundër ligjit për statusin e grave të përdhunueme gjatë luftës, që me iniciativë të VV u miratue në Kuvend. 29 deputetë votuen kundër, në mesin e tyne shumica shqiptarë, madje edhe gra, e shumica e shqiptarëve deputetë të PDK-së (listën me emna e kam publikue do ditë ma parë).

    Pas kësaj, me transmetimin e emisionit "Në kërkim" pak ditë ma parë, ku u diskutue kjo temë, udhëheqësja e këtij emisioni, Edita Curri, edhe përfaqësuesja e VV, Nazlie Bala, morën letra kërcënuese me vdekje të nesërmen, prej dy analfabetëve.

    Sot, drejtorja e Zyrës për Barazi Gjinore, pranë Zyrës së Kryeministrit, Edona Hajrullahu, i çon email Edita Currit, ku, mbasi e kritikon për emisionin, asnjiherë duke mos shprehë keqardhje për kërrcënimet, apo së paku me i "dënue ashpër" ato, qysh e kanë zakon, e përfundon emailin me këto fjalë:

    "Ju lutem që këto çështje t'i keni parasysh për vazhdimësinë e emisionit. Në të kundërt, Agjencia për Barazi Gjinore është e detyruar ta ndajë shqetësimin edhe me Drejtorin e Radio Televizionit të Kosovës."

    Kjo i bje me i thanë "Bani nuk bane qysh të them unë, kam me ta thirrë prindin." Ky është kërrcënim flagrant edhe i hapun kundër lirisë të së shprehunit edhe punës së një gazetari, për të cilën AGPK duhet reague menjiherë!

    Edona Hajrullahu, thjesht, me fjalë të tjera, edhe po i arsyeton kërrcënimet me vdekje që i janë dërgue Edita Currit edhe Nazlie Balës.

    E unë që mendoj se i di arsyet e një reagimi të tillë prej deputetëve të PDK-së, qeverisë idiote që kjo parti e udhëheq edhe barabave analfabetë që kërrcënohen, duke e tregue fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, prapseprapë po due me i dëgjue arsyet e tyne, të cilat nuk janë ato që po i thonë në publik.

    Çelnu, fundërrina, e tregoni, nëse ua mban bötha. Apo ndoshta po keni frikë se mos po ju del ndoj emën edhe juve si përdhunues? Nuk isha habitë, kur ishit në gjendje me i përdhunue vlerat e luftës, ishit në gjendje me e përdhunue vendin tuej për 14 vjet mbas lufte, që ju jeni në gjendje me ba gjithçka për interesat tuej, pa u mërzitë për asnjeri.

    Kurrgja s'due ma shumë se me dalë ndoj grue e fortë edhe me ua qitë emnat në fushë, e me ju pa tuj shkue në burg për akte përdhunimi. Ma shumë isha kënaqë sesa me ju pa tuj shkue në burg për hajni.

    Jeni tuj u dhje s'tutsh, edhe dojnë me dalë gratë ato trimneshat që kanë me ua dhanë juve fundin, idiota.

  5. #605
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Z.Beni 33 ju pershendes perezemeresishte .Tema ose ligji qe duhet patjeter te zbatohet .Per motrat nenat tona qe jan dhunu gjat luftes .Jam dakort te zbatohen ky ligj .Por mendoi se kjo duhet te ket nje deskricion pra ne menyr diskrete te behet kjo pun .Pra evidentimi I te gjitha motrave tona nenave tona qe ju kan nenshktru dhunes pa mar parasysh kush kan qen ata duhet te jet diskrete.sa I perket gjerave tjera se ndoshta ne radhet e ktyre deputeteve gjendet naj person qe ka perdhunuar mendoi se kjo pun se do koment.normal qe personi I till duhet edhe te jep llogari dhe per shtersat e tila apo me mir me then tipat e till e kisha pruar nje ligj ne gjykata qe te denohen me heqje koke .Pra denimi me heqje koke do vlente edhe per hajnat qe po keqeperdorin poziten e vet zyrtare .Kta zotri beni qe tash jan ne pushtet I ka shti rrajt shum thell dhe jan ber te paprekeshme .Kta zotri te nderuar kan ber nje kast njerezish qe me paran e popullit vet po e shantazhoin popullin e vet .Djemt e tyre jaranat e tyre dashnoret e tyre jan ber te paprekeshme .Me paran e popullit ata paguajn njerez me ba shantazhe po bejn qkja po ju vjen ne mendje .Kta te pushtetit jan ber te gjithpushtetesheme sa qe djemt e tyre ju lejohet me rah pushtetin .Kur dikush te I akuzon ata menjeher mbrohen se kan qen luftetare te Uçk-se .Po paguajn gjin me organizue potesta dhe sa her te ngritet naj akuz per keqeperdorimin e detyrave zyrtare per nevoja te tyre ata thoin se ja se ky eshte proces I montuar politik dhe se po fyhet tash vepra e Uçk-se.Verpimet e tyre qe I bejn sot duke plaqkitur e shantazhuar njerezit skan asnje lidhje me luften .Keshtu qe qiftat e till, ne sna bejn nder ata perkundrazi po e zhlyen perpekjet e shum deshmorve luftetareve dhe ne emer te tyre jan ber te gjithpushteteshem sepse ne po I lejoim te manipuloin te perbuzin gjdo kend qe ngrit qfardo dyshimi kunder tyre ata jan ber te paprekshem dhe qdo tentativ me denoncu veprimet e tyre monstruoze te etjes per para e pushtet I kan ber te till qe tash perdorin edhe vet pushtetin me mbet ne pushtet edhe duke rahur ata qe duhet mbajt pushtetin .Keshtu qe kjo pun sdo kryhet kur deri sa te kem ne pushtet njerez qe manipuloin me shtetin dhe perdorin fuqin e atij pushteti qe te dominon ne menyr monstruoze duke I neglizhu te tjeret se ata kan adutin se dikush po ben komplot dhe se njerezit qe ngrejn gishitin ndaj tyre po don me e njolos luften e dlirte te Uçk-se.Keshu qe kjo eshte kjo kjo eshte e verteta e hidhur e nje sistemi ne te cilen e kan ber klanet ,’brithymit ‘’njerezit e gjithpushteteshem per me vjedh e me manipulu e me shkatru qdo sen vetem e vetem te krijoin nje pasurim ne kuriz te popullit vet .Kta jan ne gjenje edhe vetveten ta shesin sikur se e kan shitur vetem te tyregoi se ata bejn gjdo sen dhe askush ska me mujt me I prek se siq e konsideroin ata vetveten jan ‘’te shejt ‘’ e te paprekeshem .
    Me respekt
    Bluey

  6. #606

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Emri:  553019_10200817879557366_2055276704_n.jpg

Shikime: 243

Madhësia:  26.4 KB

    boll europe ke bere tregeti - mitrovica eshte shqiperi
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #607
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Marrëveshja nuk garanton zbatimin e saj në veri


    Prishtinë, 26 mars - Transformimi i strukturave paralele serbe të sigurisë në veri të Kosovës nuk do të mund të garantohet as pas marrëveshjes eventuale midis Prishtinës dhe Beogradit, thonë analistët politik. Për zbatimin e marrëveshjes eventuale, transformimi i strukturave aktualisht paralele të sigurisë dhe drejtësisë, konsiderohet si një sfidë e veçantë.

    Publicisti dhe analisti Belul Beqaj mendon se kompromisi aktual po bazohet në riorganizimin e strukturave në veri.

    Por, ai nuk beson se mund të ketë zbatim të mirëfilltë përderisa atje të mos bëhet identifikimi i qartë dhe lustrimi i atyre që kanë punuar për strukturat e Serbisë dhe kanë një të kaluar të dyshimtë që ndërlidhet me krimin në atë pjesë.

    Nëse eventualisht në zgjedhjet që paralajmërohet se do të mbahen në këto komuna nuk bëhet lustrimi i atyre personave që kanë qenë sinonim për krimin e organizuar dhe ata mbështeten në zgjedhjet e lira në këto komuna, atëherë ne faktikisht do të kishim vetëm reproduktimin e legjitimuar të krimit të organizuar dhe kjo vetëm sa e destabilizon çështjen e veriut dhe nuk ndikon në zgjidhjen dhe stabilizimin e saj”, ka thënë Beqaj.

    Kosova dhe Serbia, sipas analistit Belul Beqaj, nuk kanë ndërtuar as ambient të përshtatshëm për zbatimin e marrëveshjes.

    Kurse kryetarët e komunave që funksionojnë paralelisht me sistemin legal kushtetues të Kosovës, thekson ai, vazhdojnë të kërcënojnë çdo të arritur eventuale në këtë dialog.

    Nuk mund të besoj që është krijuar ambient adekuat për zgjidhjen e problemit në mënyrë të shëndoshë, aq më tepër kur kemi kërcënime pikërisht nga ata të cilët sot janë në krye të komunave të cilat paralajmërojnë se nuk do ta pranojnë asnjë zgjidhje që nuk nënkupton lidhje direkte të tyre me Serbinë", ka deklaruar Beqaj.

    Ndërkohë, edhe analisti Shpend Kursani nga instituti KIPRED, thotë se zbatimi i marrëveshjes do të mbetet problemi thelbësor i këtij procesi.

    Vetë fakti se këto marrëveshje nuk po përbëjnë një bazë ligjore për palët, zbatim i bëhet i diskutueshëm, thotë Kursani.

    Serbia, po them hipotetikisht, sepse nuk e besoj që do të pranojë gjithçka që Kosova po kërkon në bisedime, pra largimin e strukturave paralele, pra me këtë Serbia do të përfitonte datën për fillimin e negociatave me BE-në. Mirëpo, mund të ndodhë që edhe pas marrëveshjes ajo të mos zbatohet pasi që Serbia ka një avantazh të madh në terren meqenëse ka një prezencë të përhershme në veri”, ka thënë Kursani.

    Në rast se Serbia, nga ky proces negociues me Kosovën, do të përfitonte datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian por më pas nuk do ta zbatonte marrëveshjen, kjo mund të ishte me rrezik të dyfishtë për Kosovën, thotë Kursani.

    Në të ardhmen, Serbia nuk do ta ketë më presionin e datës, siç e ka tani, nënvizon ai.

    Mund të vijë koha kur prapë do të ri-diskutohet dhe ri-dialogohet çështja e veriut, por rreziku atëherë do të ishte se do të diskutohej me një Serbi e cila më nuk do ta kishte presionin e datës siç e ka sot, kurse BE-ja nuk do të mund të përdorte më datën si instrument presioni”, ka vlerësuar Kursani.


    Bazuar në deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi i cili po udhëheq delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, në veri strukturat ilegale serbe të sigurisë dhe drejtësisë do të zhbëheshin dhe në vend të tyre do të ngriheshin struktura që do të vepronin sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

    Kurse për fushat tjera, si arsimi, shëndetësia, kultura, administrata, sipas Thaçit, parashihet adoptimi i tyre në kuadër të autoritetit të Kosovës.

    Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse më 2 prill, kryeministrat Thaçi e Daçiq do arrijnë deri te marrëveshja, e cila më pas do t’i sqaronte hapat që do të ndërmerreshin për vendosjen e normalitetit në veri të Kosovës.
    http://www.koha.net/?page=1,13,140159

  8. #608
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Europa ben prap konsesion Serbis .Baronesha Ketrin Eshton ka ber nje popozim te fundit kinse te fundit per Serbin te pranoi qe te mundesoi regullimin e brenshem ne Kosove.Pra decidiviswht ne shqipetare te Kosoves kemi mbetur te varur nga rezoluta 1244 nga qefet e serbis .Jashte suazave te asaj qe eshte pranu nga spektri politik nga mos dija ose nga faktoret tjer te cilet kan qen te qakorduar ku kan panu nje pako kushtetuese dhe ne baz te asaj rezolute 1244 .Qka eshte ne realitet rezoluta 1244 .Rezoluta 1244 njeh Serbin si treashiguese e Jugoslavis me teritor ku perfeshihet Kosova dhe Vojvodina .BN per me zbut pak a shum pruni nje drafteprojeKt qellimisht te perpiluar e ne pajtim me Rusin por edhe me Serbin .Ahtisari pruni nje verzion Qubriliqian me pretendim te pergaditjes se terenit per ndarjen e Kosoves .Ishin vet institucinolistet qe e aprovun nje kushtetutut te till .Kjo pako eshte parapar te zbatohet per tre vjet pra te behet decentralizimi te barten kompetencat neper komuna .Defakto me ket plan Kosova eshte ndar ne gjasht regjone ku sipas po te njejtes Kushteute I lejohet dyshtetesia Serbeve ne Kosove ju lejohen hapja e zyreve te qeveris Serbe neper ato komuna ju behet e mundur qe gjuha e tyre te jet zyrtare .Mitrovica ne ate Kushtetut parasheh edhe thellim te matejm te ingerencave .Kariget e rezervuara per serbet qe eshte dashur te heqe pas tre vjeteve jan 20 karike te rezervuara .Ne vet parlamentin e Kosoves eshte parapar qe me te njejete kushtetut 2/3 e minoritareve munden te blokoin parlamentin nese ata nuk e konsoderoin te voliteshme vendimet nga qendra .Klauzola e vetos per kta minoritar tash me eshte e zbatueshme ne parlament dhe ket e kan shfrytezuar deputetet Serb disa her per nevojat e veta .Pas tre vjetesh kto karige eshte dashur te heqen .Por jo edhe vetoja e tyre .Tash po behen riregullimet ne ate kushtetute .Pra kushtetuta po pson ndryshim dhe askujt spo I behet von te bej shqyrtimet ne parlament .Partit jan te interesuar vetem per pushtet dhe asnje parti pra se pretendon te shqyrtoi kto anekse te cilat Kosoven e sakatosin ne kantone .Pasi ky dialogim po mer formen e parapar te vazhdimisis se bisedave te pafundeme ku Serbia vendos se qafar do I lejoi ne egzekutiv Kosoves .Prinicipet exteritoriale po zbatohen .Pasi serba ne kuader te kushtetutes se vet dhe rezolutes 1244 neser kur te hy ne Be do kerkoi zbatimin e marveshjeve te cilat tash po I neshkruan ky “bajlozi “ Thaqi me ndihment a faktorve tjer siq jan LDK e AAK e AKR se bashku me minoritaret qe jan ne qevri .”brithymit “e SHIK<SIAS dhe ZKZ vetem po ngrisin duar pa menduar fare se qka dhe si do veprohet metutjeshme me ato anekse .Kto parti jan te interesuara vetem te siuguroin nje ligj zgjedhoir per vete siq eshte sistemi zgjedhor I Odirit .Bn ,Be jan te iteresuara per shkak te intereseve globae ekonomike Serbin sa me shpoejt te futin ne gjirin e Europes .Dhe kjo po ndodh .Intereset ekonomike globale te investimeve qe jan parapar te investohen ne Serbi jan aq te mdha sa qe faktoret e ktyre ineterseve sjan me te interesuara qe nje vend I vogel siq eshte Kosova te pengoi ne zbatimin e atyre intereseve .Ne Kosove ato interses e kan qu shoqerin Kosovare drejt nje Kolapse ekonomik por edhe politik .Kan qu Kosoven drejt disahrmonis urjetjeve rajonale dhe veprime idoteske te pushtetutareve duke ju leju ktyre te pushtetit te luajn me ndjenjat e popullit vet duke I genjyer se ja ne fitum “pavaresin ‘’ nje genjeshter e shekullit 21 e cila eshte kah ec pa kthim dret dezintegrimeve .Serbia asnjeher nuk do lejoi qe Kosova te ec para Serbia kur te hy ne Be do blokoi ne plotni kosoven me ato strukturat e veta qe ja ka mundesu pakoja e Ahtisarit .keshtu qe duhet ditur se shqipetaret e Kosoves edhe njeher u lan nen kthetrat Serbe e me ndihmen e ktyre ‘’lolove “ ,”brithymeve “ dhe manipulusve me te medhej te populli te vet .Be eshte kah lun me zjarin por Be e di fare mir se populli shqipetare I Kosoves ska me para ska me mjete te veproi ata fare mir e din se na kan ndar e perqar reth jaranave e jaraneshave aryeja eshte se populli eshte ne meshiren e fatit dhe popilli vrapon pas ktyre “hijenave “te cilet se bejn asgje tjeter pos mjegull e tym duke genjyer popullin e vet se paska fiutu “pavaresin “ nje pavaresi e cila eshte ne plotni e varur nga qefet e Serbis .Kjo ne na ka ndodhur dhe “fascilatoret “ e krejt kti mehanicione mashtrimi epokala dhe “genial” te BE dhe faktorve kyq qe shtyn Kosoven drejt e nje Kolapsi politik por edhe Ekonomik .Te varur direkt nga qefet dhe per qefet e Serbis .
    Ju le me shendet

  9. #609
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Për Beogradin s’ka bashkësi komunash pa 5 kompetenca

    Beograd, 27 mars - Serbia në raundin e tetë vendimtar të negociatave me Prishtinën do të insistojë në pesë kompetenca më të rëndësishme ekzekutive për bashkësinë e komunave serbe: gjyqësorin, policinë, planifikimin hapësinor, shëndetësinë dhe arsimin, kanë konfirmuar për gazetën “Veçernje novosti” nga kreu i shtetit të Serbisë.

    Sipas informacioneve të gazetës, kryeministri dhe ministrat serbë të enjten në Parlamentin e Serbisë duhet të që atë plan edhe një herë t’ua prezantojnë edhe deputetëve, sepse siç thuhet, në këtë mënyrë do të përforcohet pozicioni negociator i Beogradit para 2 prillit, kur sërish në Bruksel do të takohen Daçiq dhe Thaçi.

    Kreu shtetëror serb në takimin te presidenti Tomisllav Nikoliq thuhet se ka qenë unik se nga kjo strategji më nuk do të ketë zmbrapsje, por Serbia është e gatshme të bisedojë për kompetencat konkrete për bashkësinë e komunave serbe.

    Sipas gazetës është e sigurt se Beogradi nuk do ta pranojë letrën e BE-së, e cila ishte mbi tavolinë gjatë etapës së shtatë të dialogut. Pala serbe ka hedhur poshtë propozimin e Catherine Ashton që serbët të kenë vetëm kompetenca nga fusha e vetëqeverisjes lokale sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

    http://www.koha.net/?page=1,15,140263

  10. #610
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2013
    Postime
    16

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Une veqe nja nuke po edi kjo proteset do te mbahet ne VERI apo JUG amundet me me tregue dikushe

Faqja 61 prej 88 FillimFillim ... 1151596061626371 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •