Close
Faqja 53 prej 88 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 874
  1. #521
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Republika e Kosovës” në Zyrën Ndërlidhëse në Serbi




    Unë po ta citoj mënyrën qysh ka ndodhur marrëveshja. Së pari, të dyja palët janë pajtuar dhe baronesha Ashton ia ka konfirmuar kryeministrit Thaçi se titulli i zyrës do të jetë: Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi”, i ka thënë ministri Hoxhaj, shkruan Koha Ditore.

    Po them çka jemi marrë vesh. Nuk po them që do të jetë ambasadë, por titulli i zyrës është: ‘Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi’. Ky do të jetë titulli që do ta ketë zyra, por edhe do të jetë emri zyrtar i cili do të përdoret edhe në vetë zyrën e ambasadorit tonë dhe në të gjitha dokumentet tjera zyrtare”, tha Hoxhaj.

    Në raundin e parafundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, palët e përfaqësuara në nivel kryeministrash janë pajtuar që “ta emërojë secili nga një zyrtar ndërlidhës”. Nuk ishin përmendur zyrat, por ishte interpretuar se zyrtar nuk mund të ketë pa zyrë. Ndërkaq, më herët Kosova ka pranuar të përfaqësohet në nivel rajonal jo me emërtimin kushtetues “Republika e Kosovës”, por me denominimin “Kosovo*”. /Telegrafi/

  2. #522
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Mërkiq: S’ ka zyrë Prishtine në Beograd




    Beograd, 11 shkurt – Oficeri ndërlidhës i Prishtinës do të vendoset në ndërtesën e delegacionit të BE në Serbi dhe ajo nuk do të jetë “kurrfarë zyre, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivan Mërkiq.

    Mërkiq për ''Blic'' ka thënë se "autoritete e përkohshme në Prishtinë mund ta quajnë oficerin ndërlidhës si të kanë qejf. Mund ta quajnë ambasador apo përfaqësues nga kozmosi. E vërteta është se në lokalet e BE në Beograd do të punojë vetëm një njeri i cili do të jetë personi kontaktues për marrëveshjet teknike ".

    Ministri serb ka theksuar se personi kontaktues “ nuk mund të ketë titull tjetër pos oficer ndërlidhës”.

    http://www.koha.net/?page=1,15,134484

  3. #523
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Identifikohen lidhjet e Daçiqit me krimin e organizuar




    Beograd, 11 shkurt – E përjavshmja e Beogradit NIN në numrin e fundit ka publikuar një hulumtim gazetaresk, sipas të cilit kryeministri aktual i Serbisë, Ivica Dçaiq del i implikuar në krim të organizuar thuaja gjatë gjithë viteve të pasluftës, por edhe më herët.


    Lidhjet e tij me njërin nga bosët e krimit të organizuar, në veçanti të trafikimit të drogës, identifikohen qartë.

    Kryeministri serb Ivica Daçiq e ka parë veten në mes të stuhisë mediatike pas akuzave që e lidhin atë me trafikun e drogë, duke lënë të kuptohet se zgjedhjet e përgjithshme nuk janë shumë larg, transmetojnë mediet njoftimet.

    Por lideri socialist ka nxituar të mohojë se ka pasur diçka të dyshimtë në takimet e tij me trafikantin e drogës Rodolub Raduloviq, të njohur dhe si Misha Banana, në periudhën 2008 – 2009.

    Por akuzat nga partia socialiste për partnerët e koalicionit kanë rritur hipotezat se partia më e madhe serbe ajo progresiste do të përjashtojë Daçiq dhe të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

    Por kjo parti vazhdon të renditet e para në sondazhe.

    “Autoritetet kompetente shtetërore do të veprojnë në bazë të ligjit dhe do të bëjnë gjithçka për të zbardhur krimet në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë betejë nuk duhet dhe nuk do të ketë persona të mbrojtur, pavarësisht emrit që kanë, mbiemrit apo funksionit”, vlerësoi ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vuçiq.
    http://www.koha.net/?page=1,15,134530

  4. #524
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Murat Jashari: Kosova me udhëheqje të kriminalizuar

    Prishtinë, 11 shkurt - Institucionet e vendit janë përgatitur që për jubileun e Deklaratës së pavarësisë të festojnë e të prezantojnë të arriturat e shtetit, por familja që ka sakrifikuar e rezistuar më shumë se çdokush tjetër për këtë shtet, nuk po e ndjen suksesin e krijesës së lindur me 17 shkurt të vitit 2008.

    Përkundrazi, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, Murati thotë se Kosova po shkon drejt humnerës, për shkak të udhëheqjes së kriminalizuar.

    Dje Kosova ka qenë në humnerë për shkak të represionit dhe dhunës serbe e cila është ushtruar mbi ne prej shumë vitesh. Sot Kosova prapë, për fatin tonë të keq, është duke shkuar drejt humnerës. Por, kësaj radhe, prej vet nesh, jo nga të tjerët. Ne jemi të zotët e shtëpisë dhe nëse nuk e ndërpresim këtë rrugëtim, nuk e di se ku do të përfundojmë”, ka thënë përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari.

    Në një intervistë për gazetën “Tribuna”, ai ka folur me mllef për mungesën e vizionit të kësaj udhëheqje, njëherësh ka ngritur idenë e largimit të elitës aktuale politike nga skena institucionale.

    Ai është shprehur i bindur se sa më shpejt që bëhen ndryshimet e elitës politike në Kosovë, suksesi do të jetë më i prekshëm për vendin e shoqërinë.
    http://www.koha.net/?page=1,13,134533

  5. #525
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Murat Jashari: Kosova me udhëheqje të kriminalizuar

    Prishtinë, 11 shkurt - Institucionet e vendit janë përgatitur që për jubileun e Deklaratës së pavarësisë të festojnë e të prezantojnë të arriturat e shtetit, por familja që ka sakrifikuar e rezistuar më shumë se çdokush tjetër për këtë shtet, nuk po e ndjen suksesin e krijesës së lindur me 17 shkurt të vitit 2008.

    Përkundrazi, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, Murati thotë se Kosova po shkon drejt humnerës, për shkak të udhëheqjes së kriminalizuar.

    Dje Kosova ka qenë në humnerë për shkak të represionit dhe dhunës serbe e cila është ushtruar mbi ne prej shumë vitesh. Sot Kosova prapë, për fatin tonë të keq, është duke shkuar drejt humnerës. Por, kësaj radhe, prej vet nesh, jo nga të tjerët. Ne jemi të zotët e shtëpisë dhe nëse nuk e ndërpresim këtë rrugëtim, nuk e di se ku do të përfundojmë”, ka thënë përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari.

    Në një intervistë për gazetën “Tribuna”, ai ka folur me mllef për mungesën e vizionit të kësaj udhëheqje, njëherësh ka ngritur idenë e largimit të elitës aktuale politike nga skena institucionale.

    Ai është shprehur i bindur se sa më shpejt që bëhen ndryshimet e elitës politike në Kosovë, suksesi do të jetë më i prekshëm për vendin e shoqërinë.
    http://www.koha.net/?page=1,13,134533
    qyre tash kur te dalin kta infrmatoret e SHIK-UT edhe te kercnojn me deklarata familjen e jasharve

  6. #526
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Murat Jashari: Të korruptuarit nuk ndalen me fjalë





    Nuk mund të themi për të gjithë udhëheqësit e vendit, sepse ka përjashtime, por në shumicën e rasteve ose ata, ose vartësit e tyre janë qenie të korruptuara që i kanë sjellë një imazh të keq vendit tonë. Mjafton të jetosh në Kosovë dhe i prek ato, mjafton t’i shikosh raportet ndërkombëtare dhe mund t’i shohësh ato se në çfarë gjendje është shtrirë krimi i organizuar”, ka thënë Jashari.

    Përfaqësuesi i familjes Jashari, ka thënë se nuk i kujtohet se kur Hashim Thaçi e Sami Lushtaku kanë hyrë në Kullën e tyre në Prekaz.

    Nuk ndihet keq për këtë dhe me metaforë, thotë se i kanë humbur çelësat për të hyrë në këtë kullë.

    Murati ka porositur udhëheqësit që të merren me shtetin, me ligjin e të mos kapen në teke personale.

    Ka thënë se është krejtësisht e pakuptimtë përpjekja për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë pa ndodhur njohja e shtetit të Kosovës nga Beogradi. /Telegrafi/

  7. #527
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Paviçeviq: Zyrtarët ndërlidhës- pa zyra

    Kurrfarë zyre për ndërlidhje mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ekzistojë, dhe askund nuk do të figurojë emri Republikë e Kosovës”, ka deklaruar zyrtari ndërlidhës i Beogradit Dejan Paviçeviq.

    Ai në një intervistë për gazetën Danas, ka thënë se të gjitha marrëveshjet kanë pasur si parakusht neutralitetin karshi statusit. Sipas tij, zyrtari ndërlidhës është “vetëm një person, dhe jo delegacion” dhe se zyra nuk do ekzistojë.

    Ai ka sqaruar se zyrtari kosovar ndërlidhës do të qëndrojë në ndërtesën e Delegacionit të BE-së në Beograd, ndërkaq Paviçeviq, si i dërguar i Beogradit, do të dërgohet në ndërtesën e BE-së në Prishtinë, përkatësisht në Zyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së, në Kosovë, Samuel Zhbogar.

    Disa zyrtarë kosovarë kanë thënë se zyrtarët ndërlidhës, janë de fakto ambasadorë, dhe se Kosova do ta ketë zyrën, në të cilën do të figurojë edhe termi Republikë e Kosovës, pavarësisht Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. /rel/
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...idhes-pa-zyra/

  8. #528
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Serbia kërkon "bashkësi të komunave autonome"





    Këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se aktorët e rëndësishëm politikë në Serbi janë pajtuar që kërkesa për krijimin e bashkësisë së komunave autonome në Kosovë të jetë fokusi i politkave shtetërore në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Gjuriq ka thënë për RTS-në, se të gjitha modalitetet për bisedime janë “zhvilluar dhe janë të gatshme”.

    Ai ka thënë se bashkësia e komunave autonome do të ketë kuvendin e vet si dhe trup ekzekutiv, që në mënyrë konkrete do të ndikojë në punët e brendshme të rajonit, në drejtësi dhe çështje tjera që janë me rëndësi për mbetjen e serbëve në Kosovë.

    Prishtina zyrtare hedh poshtë çfarëdo lloj autonomie për komunat me shumicë serbe./rel/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...autonome-quot/

  9. #529
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Thaçi: Shqiptarëve u mbetet të akomodohen në një shtet

    Prishtinë, 14 shkurt - Kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi duke kritikuar ashpër Brukselin sa i përket raporteve me Kosovën, ka paralajmëruar mundësinë e bashkimit kombëtar si përgjigje ndaj politikave të BE-së, që i ka quajtur të padrejta.

    Nëse vazhdon të sillet kështu Brukseli sa i përket liberalizimit të vizave, atëherë shqiptarëve nuk iu mbetet tjetër hapësirë, vetëm të akomodohen si një shtet i vetëm në Bruksel”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në Kuvend, në përpjekje për të larguar përgjegjësin e Qeverisë për mosarritjen e liberalizimin e vizave.

    Thaçi ka deklaruar se ka shumë burokratë në Bruksel që e trajtojnë Kosovën me nostalgjinë e ish-Jugosllavisë, duke shtuar se problemi i liberalizimit të vizave nuk qëndron në Prishtinë, por te mosuniteti i vendeve të BE-së. Kryeministri Thaçi ka thënë se kriteret janë plotësuar në afat rekord nga ana e Prishtinës. ...


    Por lëvizja Vetëvendosje thotë se raporti i dytë për liberalizimin e vizave nuk është vetëm një dokument më shumë që evidenton ngecjet dhe regresin nëpër të cilin po kalon vendi ynë, por është certifikatë e dështimit të Hashimit dhe njoftim për izolim.

    “BE-ja, përmes Komisionit Evropian dhe përmes Raportit të fundit mbi liberalizimin e vizave e tha fjalën e vet, dhe është e qartë: Qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin në mes të qeverisjes së Hashimit dhe liberalizimit.

    Ky pasqyrim përmban fakte për korrupsion, krim të organizuar, sistem të munguar gjyqësor, stagnim në të drejta të njeriut, më pak fjalë tregon se kjo qeverisje ka dështuar për të ndërtuar shtet funksional”, thuhet në reagimin e VV-së. ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,134985

  10. #530
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Disa struktura paralele në veri duhet të largohen, ndonjë mund të qëndrojë

    Nuk mund të them nëse do të jetë kusht (i BE-së për Serbinë) apo jo, por pa dyshim disa prej strukturave paralele (në veri) do të duhej të largoheshin.
    Diskutimet rreth asaj se cilat do të duhej të ishin vazhdojnë. Kur flasim për veriun e Kosovës, natyrisht ekziston Plani i Ahtisaarit dhe gjatë negociatave në dialog të dy kryeministrat do të duhej të vendosnin nëse të gjitha strukturat paralele do të duhej larguar ose ndonjëra prej tyre mund të vazhdojë të qëndrojë, si për shembull, shkollat ose shërbimet sociale, por jo edhe ato të fuqishmet që i takojnë shtetit, ka thënë Joost Kortes, zv.drejtor i Zgjerimit në Komisionin Evropian, në intervistën dhënë “Rubikonit” të KTV-së.

    (Intervistën të plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Faqja 53 prej 88 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •