Mendoj qe duhet te jemi real me veten tone, e ti themi gjerat ashtu siq jane, dhe jo te vazhdojme duke pare enderra me sy hapur. Keto bisedime ndermjet Qeverise se Kosoves dhe Shtetit te Serbise qysh nga fillimi i tyre e gjer me tani jane ne favor vetem te Serbise, dhe ne disfavor e ne dem te Kosoves. Sepse ne keto bisedime - negociohet vetem per ceshtje te brendshme te Kosoves, dhe asnje negociate e vetme nuk eshte e nuk do jete per ceshtje te brendshme te Serbise, dhe qka eshte edhe me tragjike asnje negociate e vetme nuk behet as per Luginen e Presheves. E keqja tjeter eshte se ne nje mase te caktuar zyrtare te larte te BE-se kane pranuar si baze te mire per vazhdimin e bisedimeve platformen dhe rezoluten serbe per Kosoven!
Krijoni Kontakt