Close
Faqja 43 prej 88 FillimFillim ... 33414243444553 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 874
  1. #421
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Pse pranuam të varemi nga leja e Beogradit

    Pse Qeveria e Kosovës për dy vjet qëllimisht e ka heshtur faktin se „lehtësuesit“ e BE-së i kanë garantuar Serbisë se në dialog do të respektohet Kushtetuta e saj. Sjellja e butë e Kosovës (duke shprehur madje edhe „mirëkuptim“ që të mos kërkohet njohja e Kosovës nga Serbia) dhe “neutraliteti i BE-së” kanë ndikuar që Beogradi të bëhet aq agresiv saqë të kërkojë “autonomi në autonomi” , të sillet sikur Kosova nuk ka status dhe e tërë Kosova është “problem i pazgjidhur”.Si rezultat të sjelljes së Kosovës në dialog si e “gjelit pa kokë” tash kemi situatën në të cilën ecja drejt BE-së është kushtëzuar nga raportet me Beogradin dhe nga Beogradi tash na duhet madje edhe leja për të luajtur futboll


    Për të satën herë duhet sqaruar se Kosova nuk ka pasur mundësi e nuk ka as sot që të refuzojë dialogun me Serbinë. Po ashtu duhet sqaruar se në Kosovë, me përjashtim të lëvizjes “Vetëvendosje”, asnjë subjekt i rëndësishëm politik nuk ka qenë kundër dialogut me Serbinë. Madje edhe “Vetëvendosja” kohëve të fundit ka një qëndrim jopërjashtues të dialogut por, siç shprehen përfaqësuesit e saj, është kundër dialogut të pakusht. Këtë duhet sqaruar për të kursyer nga reagimet e panevojshme dhe arrogante ndërkombëtare dhe vendore se “dialogu nuk ka alternativë”. Ata që me gjuhë të tillë tash e tre vjet janë mbrojtur nga kritikat për dialogun në mënyrë foshnjore kanë implikuar sikurse kritikët e dialogut janë për „konflikt“ që është e kundërta e dialogut. Dhe këtu kemi pasur një harmoni të atyre pak personave në Bruksel që merren me dialog dhe përfaqësuesve të qeverive të Kosovës dhe Serbisë.

    Qëllimisht ata të cilët kanë ndier se duhet të mbrohen kanë ngatërruar kritikat me të qenit kundër. E këto nuk janë gjëra të njëjta. Ata që kanë kritikuar dialogun nuk do të thotë se doemos kanë qenë kundër.

    E tash duhet dhënë një epilog të asaj që ka ndodhur deri më tash në dialog dhe pasojat dhe rezultatet që kanë dalë nga ai. Bilanci gjithsesi shkon në favor të Serbisë. Së pari dialogu u nis me propozime të Beogradit, pra si rezultat i një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ajo rezolutë arriti një efekt të madh në neutralizimin e një mendimi aq pozitiv për Kosovën që kishte dhënë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në vend që Kosova dhe miqtë e saj të shfrytëzonin atë mendim të jashtëzakonshëm, dhe të kërkonin njohje të menjëhershme nga të gjitha shtetet të cilat thirreshin pikërisht në të drejtën ndërkombëtare në argumentet për të mos e njohur Kosovën, të gjithë filluan të merren me dialogun. Kjo dukshëm ngadalësoi njohjet. Ajo që bëri dëm edhe më të madh BE-ja, në vend që të punojë për të bindur vetëm 5 anëtare të saja që të bashkohen me shumicën për ta njohur Kosovën, ajo për të ruajtur rolin e saj „neutral si lehtësues“ e bëri të kundërtën. Qartë persona nga Zyra e baroneshës Ashton u thanë shteteve, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, por edhe opinionit dhe Serbisë, se një gjë e tillë është „përparësi e madhe e BE-së, sepse kjo e bën BE-në si lehtësuesen më të mirë të mundshme në dialog“. Kështu dialogu në vend që të jetë mjet për të arritur qëllim për vite, po vazhdon të jetë qëllim në vete.

    Dialogu nuk i hoqi, por i legjitimoi strukturat paralele në veri

    Serbisë iu garantua se nga ajo nuk do të kërkohet asgjë që do të vinte në pikëpyetje qëndrimin e saj refuzues ndaj pavarësisë së Kosovës. Serbia fitoi statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Heqja e strukturave paralele në veri të Kosovës u bë vetëm duke hequr fjalën „paralele“. Edhe pse zyrtarë të Qeverisë së Kosovës zotoheshin se ato struktura do të hiqen shpejt, madje duke dhënë edhe si datë muajin nëntor të vitit 2011, ato struktura u forcuan edhe më shumë. Ndodhi edhe më keq. Ato tash edhe nga zyrtarë të Kosovës përmenden si „struktura të vetme në atë pjesë“, ndërsa të gjithë e dinë se ato janë struktura të Serbisë. Pra, dialogu nuk ndihmoi që të ndalen pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës. Bëri të kundërtën, ndihmoi që ato të legjitimohen.

    Kosova nuk fitoi shumë. Para Kërshëndellave të vitit të shkuar Edita Tahiri, në atë kohë e dërguar e posaçme e kryeministrit Thaçi për dialog, na fliste për një „pako dhuratash nga BE-ja“. Tash një vit më vonë më nuk na përmend askush dhurata. Nuk kemi vendim për nisjen e negociatave për Marrëveshjen SAA, nuk kemi asnjë lidhje kontraktuale, ndërkohë që larg jemi nga liberalizimi i vizave. Edhe kur të bëhen „lidhje kontraktuale“, ato nuk do t’i kemi sikur shtetet sovrane, por si „entitetet që nuk janë shtete sovrane“. Kur këtë e përmendëm në një konferencë në Prishtinë, përfaqësuesi i BE-së u dëshpërua duke na quajtur „jomirënjohës ndaj BE-së, e cila i ka dhënë një ofertë zemërgjerë Kosovës“. Por nuk është fjala këtu për falënderime apo mirënjohje. Këtë e ka përmendur vetë BE-ja në dokumentet e saj ndërkohë që pikërisht Hashim Thaçi e ka shpallur pavarësinë e Kosovës. Tash, nëse pranohet që Kosova të hyjë në raporte me BE-në si joshtet, nëse ka pranuar që të marrë pjesë në nismat rajonale dhe ato ndërkombëtare me fusnotë, duke u dalluar nga të gjitha shtetet e tjera, atëherë Kosova vetë po pranon të trajtohet ndryshe. Ky është konstatim i një fakti e jo kritikë e as shprehje kundër. Në fund të fundit, Qeveria është ajo e cila ka mandatin për të vendosur në emër të qytetarëve, por kjo nuk është arsye për t’ua mbyllur gojën atyre që mendojnë ndryshe rreth dialogut. Në vend të „pakos me dhurata nga Brukseli“ këtë fundvit kemi shtimin e kushteve pa asnjë zotim nga BE-ja dhe kemi edhe në letër kushtëzim formal të përparimit të Kosovës në rrugën drejt BE-.së me atë të Serbisë dhe madje në nivele shumë të pabarabarta; Kosova drejt hapjes eventuale të negociatave për Marrëveshje të papërcaktuar Stabilizim-Asociimi, ndërsa Serbia për hapje të negociatave të anëtarësimit. Shprehur në numra, dallimi është diku 10 vjet në proces, duke mos llogaritur vonesat shtesë që mund të shkaktojë mosnjohja e Kosovës nga ana e 5 shteteve të BE-së që rezulton me situatën ku Kosova nuk është shtet as për BE-në.

    Beogradi merr rol për të ndikuar në politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës

    Pse Qeveria e Kosovës për dy vjet qëllimisht e ka heshtur faktin se „lehtësuesit“ e BE-së i kanë garantuar Serbisë se në dialog do të respektohet kushtetuta e saj, e cila përmend Kosovën si „pjesë të Serbisë“. Sjellja e butë e Kosovës (duke shprehur madje edhe „mirëkuptim“ që të mos kërkohet njohja e Kosovës nga Serbia) dhe „neutraliteti i BE-së“ kanë ndikuar që Beogradi të bëhet aq agresiv, saqë të kërkojë „autonomi në autonomi“ , të sillet sikur Kosova nuk ka status dhe e tërë Kosova është „problem i pazgjidhur“.Si rezultat të sjelljes së Kosovës në dialog si e „gjelit pa kokë“ tash kemi situatën në të cilën ecja drejt BE-së është kushtëzuar nga raportet me Beogradin dhe nga Beogradi tash na duhet madje edhe leja për të luajtur futboll.

    Kosova nuk ka arritur në dialog synimin që e kishte shprehur para dy vjetësh. Nga ana e tjetër, nuk mund të tërhiqet nga dialogu edhe pse platforma e Serbisë e fundit do të mund të shfrytëzohej si arsye për të mos marrë pjesë në dialog. BE-ja nuk do të heqë dorë nga dialogu, sepse duket se është e vetmja gjë me të cilën mund të mburret baronesha Catherine Ashton dhe shërbimi i saj diplomatik që është nën kritika të ashpra nga të gjitha anët për mungesë të rezultateve. Mund të merrni parasysh sesa të suksesshëm janë në pjesë të tjera të botës kur dialogu me Hashim Thaçin dhe Ivica Daçiqin konsiderohet si njëri ndër sukseset më të mëdha të baroneshës Ashton më pak se dy vjet para mbarimit të mandatit të saj.

    Në Bruksel mendojnë se në dialog është arritur edhe një „afrim personal mes Thaçit dhe Daçiqit“. Nga burimet diplomatike baronesha Ashton citohet t’u ketë thënë ministrave të BE-së, duke u lavdëruar se sa shumë i ka afruar „dy ish armiq“ se : „Në fillim Daçiqi dhe Thaçi e kishin vështirë t’ia shtrëngonin duart njëri-tjetrit. Tash janë relaksuar dhe nuk hezitojnë as t’ia rrahin krahët njëri- tjetrit!“. Vetë Daçiqi në një konferencë në Bruksel kishte shkuar aq larg saqë pati thënë se ai dhe Thaçi „janë bashkuar kundër Ashtonit!“. Këtë e kishte thënë kur këta dy kishin rënë dakord për të kërkuar para nga BE-ja për ndërtimin e autostradës Prishtinë - Nish. „Nëse kërkoni që ne të bashkëpunojmë, duhet edhe të paguani“, pati thënë Daçiq, t’i jetë përgjigjur baroneshës Ashton, kur kjo ka thënë se „ju tash jeni bashkuar kundër meje“.

    Nëse Daçiqi dhe Thaçi mendojnë se Ashton mund t’u sigurojë para nga buxheti i BE-së për autostradë, nëse besojnë zyrtarët e Kosovës se ajo mund t’u sigurojë MSA apo heqje vizash, atëherë mashtrohet shumë, sepse këto gjëra nuk janë në kompetencat e saj. Besimi në fuqinë e baroneshës Ashton në këto raste është shprehje e mosnjohjes së gjërave më themelore të funksionimit të BE-së. Qytetarët e Kosovës nuk besojnë aq shumë. Ata, të ngopur me premtimet e parealizuara për heqje vizash, më shumë u besojnë premtimeve të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për t’u pajisur me pasaporta të Shqipërisë dhe për të udhëtuar pa viza në BE, sepse ndonjë heqje të shpejtë të vizave për kosovarët.

    Brukseli po ashtu beson se “njerëzit e luftës” mund të bëjnë kompromise më lehtë

    Kryeministri Thaçi, i cili duket se edhe vetë më në fund ka pranuar pakënaqësinë me të arriturat në rrugën drejt BE-së, duke e fajësuar natyrisht Brukselin, megjithatë ka një fat të madh. Sa herë është në ndonjë krizë atij i vjen shpëtimi nga diku. Pas manipulimit të votave, ishte BE-ja dhe ambasadori amerikan që ndihmuan të tejkalohet kriza. Njëlloj ndodhi kur i zgjedhuri i tij për president të Kosovës, Behxhet Pacolli, u shpall si jokushtetues. Tash, kur ndoshta është i vetëdijshëm se dialogu duhet të vijë në pikën kur do të diskutohet veriu i Kosovës, dhe kur vetë baronesha Ashton paralajmëron ardhjen e kohës për “vendime të rënda”, Thaçit në ndihmë i ka ardhur Ramush Haradinaj. Me kredibilitetin e tij patriotik, me popullaritetin e fituar me pafajësinë e shpallur në verdiktin e Tribunalit të Hagës, me heshtjen e menjëhershme të AAK-së për korrupsion dhe afera të pushtetit në Kosovë, qeveria e Thaçit nuk ka mundur të ketë ndonjë „lehtësim“ më të madh në këtë kohë sesa afrimin me Haradinajn. Madje Thaçit kjo tash i ka lënë kohë dhe hapësirë të rregullojë punët në partinë e tij duke marrë pjesë nëpër takimet në degë dhe nëndegë, ani pse nëpër ato takime në Prizren dhe Kaçanik flet ndryshe nga ajo që thotë në Bruksel.

    Edhe në Bruksel nga ata që janë „afër dialogut“ dëgjohen fjalë mbështetëse për bashkëpunimin e Thaçit me Haradinajn. Disa prej tyre citohen të kenë thënë se „lirimi i Haradinajt dhe gjeneralit kroat Ante Gotovina nuk janë lajme të mira për pajtimin në rajon, por tash kjo mund të shfrytëzohet për dialog“. Sado e thjeshtë që duket, në Bruksel vërtet një numër i konsiderueshëm diplomatësh besojnë se është një „moment i mirë kur në Kosovë dhe Serbi kemi njerëzit e luftës në pushtet dhe ata duhet të ndërtojnë paqen dhe të marrin vendime të vështira, sepse askush nuk mund t’i akuzojë ata për tradhti duke pasur parasysh të kaluarën e tyre“. Pra Brukseli i mbështet ata, jo pse u pëlqejnë, apo pse besojnë në orientimin e tyre evropian, por për shkak se besojnë se me ta mund të kryejnë punë. Si shembull kemi mënyrën se si tash në Bruksel lavdërohet Qeveria e tashme e Serbisë më shumë sesa ajo e mëparshme: „Kjo qeveri bën atë që thotë, nuk ka dallim mes fjalëve dhe veprave“, pati thënë komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Stefan Fule, për Qeverinë e Serbisë, edhe pse e toleruan tej mase ish-presidentin serb Boris Tadiq, duke dashur t’i ndihmojnë që të mbetet në pushtet si „forcë proevropiane“

    Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj janë politikanë dhe vetë do të dinë se si të veprojnë për veten e tyre. Fundi i fundit, ata do të ndajnë meritat për sukseset e mëdha, por edhe përgjegjësinë për vendime të vështira. Nëse i bëjnë numrat në Kuvend, atëherë askush nuk mund t’i ndalë që të bëjnë edhe rikompozimin e Qeverisë dhe ndarjen e posteve të tjera.

    Forcimi i shtetit ndihmon integrimin në BE më shumë sesa dialogu

    Sa për dialogun, përmes të cilit kemi pranuar që të na duhet leja e Beogradit për të ecur përpara drejt integrimeve në BE e madje edhe për punë të brendshme të Kosovës, duhet të bëhet një analizë e kujdesshme dhe një pushim i përkohshëm. Kosova, duke pasur parasysh strategjinë e Serbisë, duhet ta ndërtojë një strategji të veten. Dhe atë strategji nuk duhet kurrsesi ta bëjë me BE-në, por me vendet anëtare, të cilat e kanë njohur Kosovën dhe duan të ndihmojnë në forcimin e shtetësisë së saj. BE-ja dhe NATO-ja mund të ndihmojnë në shumë gjëra, por nuk mund të ndihmojnë në ndërtimin e shtetit, sepse për to Kosova nuk është shtet fare dhe nuk do të jetë për disa vjet. Derisa kjo të mos ndodhë, nuk ka as gjasa minimale për të bërë as hapat e parë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

    Tash Kosova urgjentisht duhet të vendosë që FSK-ja të bëhet edhe formalisht ushtri e Kosovës. Për këtë duhet të lidhë marrëveshje bilaterale për bashkëpunim ushtarak me shtetet e NATO-s dhe të BE-së që e njohin shtetësinë. Asnjë demilitarizim i Kosovës nuk mund të ndodhë, përderisa në Kushtetutën e Serbisë të mos figurojë Kosova si pjesë e Serbisë dhe ushtria e Serbisë të mos jetë e detyruar të mbrojë Kushtetutën. Nga shtetet kryesore që e mbështesin Kosovën duke kërkuar edhe ndihmë në fushat e tjera. Një shqetësim, tash për tash i vogël, duhet të jetë edhe mospjesëmarrja e SHBA-së në dialog. Në atë dialogun e mëparshëm të Edita Tahirit me Borko Stefanoviqin në takime ishte i pranishëm edhe një përfaqësues amerikan, tash në takimet e Thaçit me Daçiqin nuk ndodh një gjë e tillë, edhe pse SHBA-ja „,mbështet fuqishëm dialogun“ siç di të na kujtojë gjithmonë kryeministri Thaçi. Por “mbështetja e fuqishme“ nuk është njësoj sikur edhe pjesëmarrja.

    Premtimet për „integrime evropiane“ janë aq afatgjata, saqë nuk ia vlen të besohet shumë në to. Në fund të fundit, siç jemi dëshmitarë në procesin e anëtarësimit të Kroacisë, është forcimi i shtetit ai që hap dyert e integrimit e jo premtimet e zyrtarëve nga Brukseli, të cilët vijnë e shkojnë dhe nga të cilët askush asnjëherë nuk do të mund të kërkojë llogari.
    http://www.koha.net/?page=1,9,128877

  2. #422
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Gjer sa politikanet (pushtetaret) tane mirren me Nepotizem apo Rrahati Familjare neper pozita te ndryshme. Ne Serbi Politikanet (pushtetaret) atje mirren me Platforma ku per qellim kryesor kane ndrajen e brendshme te Kosoves (kantonizim te Kosoves) dhe mos Funksionaliteti i Shtetit te Kosoves. Pra qellimi i Serbise eshte qe ne cdo aspekt Kosova te mvarret nga ajo (Serbia). Paltforma Serbe per Kosoven, eshte si rrjedhoje e Pakos se Ahtisarit, sepse pikerisht Pakoja e Ahtisarit eshte ajo qe ndan Kosoven ne baza Etnike. Pra kjo Pako e Ahtisarit ne nje menyre apo tjetren njef Etnitetit Serb perbrenda Kosoves, e gjithashtu kjo Pako ben ndarjen e Qytetit te Mitrovices. Me kete Platforme Serbia deshiron qe ta permbyll Pakon e Ahtisarit ne Favor te tyrin, sepse ne fakt edhe gjithe problemi qendron tek kjo Pako e Ahtisarit qe eshte ne Interesa e Favor te Serbise !!!
    Ajo qe e kane dhe ne te ardhmen edhe do ta marrin, eshte pjesa e kontestuar e Veriut.
    Tjerat jane vetem lojera sa per ta kaluar kohen, per vota dhe strategji te zakonshme politike...

    Politikanet e Serbise e kane ditur dhe e dine se nuk mund te bejne asgje me shume se ate qe po e bejne aktualisht, dhe se nga ta nuk mundet dhe nuk do te kerkohet me shume se ajo qe po kerkohet aktualisht . Prandaj, jane absolutisht te detyruar te sjellin platforma te tilla apo te ngjashme (radikale), me siguri nga Akademia e Shkencave, te cilat i permbushin perafersisht te gjitha kushtete dhe kerkesat, perjashtuar formulimeve dhe kerkesave te caktuara qe jane per konsum te brendshem dhe qe sherbejne si pozicione strategjike per bisedimet e ardhshme.

    E vetmja gje e rendesishme qe do te ndryshoje, e qe eshte ditur moti, eshte legjitimimi i "strukturave paralele" dhe legalizimi ose rregullimi i de facto-autonomise ekzistuese te asaj pjese te Kosoves. Pra, nje "marreveshje" ne mes te pushtetit te Serbise dhe pushtetit te Kosoves (per BE-ne "statusneutral", per Serbine Institucione sipas Rez. 1244 , per Kosoven dhe disa shtete qe e kane njohur shtet) per rregullimin e konfliktit, jo zgjidhjen e konfliktit! Kjo nenkupton edhe bashkepunim permanent apo dialog permanent per tejkalimin e cfardo krize me te madhe.
    Ngjashem do te veprohet edhe ne fusha tjera, te cilat nuk jane kaq te rendesishme dhe rrezikshme, sic jane p.sh. i ashtuquajturi IBM (qe ne fakt nuk eshte dhe nuk mund te jete IBM i vertete), perfaqesimi i Kosoves ne ndonje organizate rajonale me fusnote etj...

    Perndryshe, Kosova eshte e ndare ne baza etnike, sidomos kur jane ne pyetje serbet.
    Nuk guxojme ta mashtrojme veten dhe popullin per gjoja mundesine reale te integrimit te serbeve ne nje shoqeri me shumice absolute shqipetare. Kjo nuk do te ndodhe kurre. Vetem nje numer i vogel i serbeve kane ose do te kishin vullnet te mjaftueshem per integrim te vertete. Tjeret jane shperngulur ose, varesisht prej rrethanave, do te shpernguleshin menjehere apo nderkohe.
    Po te mos ekzistonte veriu i Kosoves sic eshte dhe po te mos ishin KFOR-i dhe Bashkesia Nderkombetare ne pergjithesi, as 10% te serbeve aktual nuk do te jetonin ne Kosove. Prandaj, Ahtisari, sado i demshem qe ishte dhe eshte per Kosoven si shtet, ka qene e vetmja zgjidhje reale, ne menyre qe se paku "serbet e jugut" te mos shpernguleshin dhe serbet e veriut eventualisht te pranonin deri ne nje mase te mjaftueshme institucionet e Republikes se Kosoves.
    Zgjidhja tjeter do te ishte vendosja me dhune e pushtetit nga ana e Kosoves dhe me ndihme te KFOR-it etj. Por kjo, pervec se do te shkaktonte konflikt me Serbine dhe do te ndikonte negativisht ne konfliktet tjera te Ballkanit, do te thoshte edhe shperngulje e shumices se serbeve te Kosoves. Gje qe nga beogradi me siguri do te ndeshkohej me perndjekjen e dhunshme te shumices se shqipetareve nga Lugina e Presheves.

    Megjithate, edhe kjo situate ka zgjidhje me te mire per shqipetaret dhe per serbet. Kjo zgjidhje eshte ndarja e Kosoves resp. nderrimi i territoreve apo ndryshimi i kufirit ekzistues ne mes te Serbise dhe Kosoves. Cdo rruge tjeter do t'ia pamundesoje Kosoves edhe per 50, 100 apo 1000 vitet e ardhshme te behet anetare i njohur dhe i barabarte i bashkesise nderkombetare. Konsekuncat i kemi pa deri tani dhe do ti shohim edhe ne te ardhmen. Gjithesesi, nese nuk punohet ne arritjen e nje kompromisi te vertete historik, atehere Kosova edhe se paku disa decenje, nese jo shekuj do te jete protektorat (koloni) i Bashkesise Nderkombetare ose "vilajet" i BE-se dhe top loje i fuqive dhe superfuqive ne dem te qytetareve te Kosoves dhe shqipetareve ne pergjithesi. Ne keso rrethanash do te jete pothuajse e pamundur te enderrohet nje Kosove e zhvilluar dhe e perparuar, pavaresisht disa autostradave dhe objekteve me karakter simbolik.

    Shpresa tjeter, pervec vetedijesimit te jashtezakonshem dhe te papritshem te shumices se popullit te Kosoves, do te ishte nje lufte e re si pasoje e ndonje krize shume te madhe ekonomike dhe politike ne Europe dhe bote...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 26-12-2012 më 08:20

  3. #423
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Lunacek: S’ka heqje të vizave pa luftimin e korrupsionit
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...-korrupsionit/
    Po te ishte keshtu, atehere Kosoves kurre, as ne 1000 vitet e ardhshme s'do ti hiqeshin vizat...
    Por, kjo cka thote Lunacek nuk eshte asgje me shume se presion i zakonshem politik dhe arsyetim absolutisht i pabazuar per izolimin, keqperdorimin dhe ndeshkimin e 500.000 der 1 milion qytetareve te Ballkanit per qellime politike te BE-se.

  4. #424
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Daçiq: Nëse nuk largohet Përmendorja, s'takohem me Thaçin

    “Përmendoren e UÇPMB-së do ta largojnë vet shqiptarët, e në rast se nuk e bëjnë këtë apo nuk dëshirojnë ta bëjnë, atëherë këtë do ta bëjë Qeveria” ka thënë kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, duke shtuar se nuk do të shkoj në Bruksel derisa përmendorja të mos largohet.
    Daçiq ka thënë se shqiptarët kanë afat deri më 17 janar që ta heqin, shkruan e përditshmja serbe “Blic”.
    Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohen në Bruksel më 17 janar.
    __________________________________________________ __________________________________________________ ________

    u gjete ilaçi, po thone ne Lugine i kane aktivizuar "meshalicat" (te ua perktheje kete fjale per vellezerit e motrat e shtetit kuq me zi "meshalica" eshte fjale sllave qe perdoret per maqinen fuqka-fuqka- fuqka pra perzierese betoni) me rregulluar edhe permendore tjera
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  5. #425
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    BE-ja nuk do të lejojë shtetin serb brenda Kosovës
    Bruksel, (Kosovapress) 29 Dhjetor 2012 20:14

    http://www.ulrikelunacek.eu/uploads/...dedFile-2.jpeg

    Bashkimi Evropian nuk do të lejojë serbët që të kenë shtetin e tyre brenda shtetit të Kosovës, si në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka thënë sot raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunachek.

    “BE-ja nuk do të lejojë diçka të tillë si Republika Srpska në Kosovë”, ka thënë Lunachek. Deklarata e saj vjen disa ditë pasi autoritetet serbe publikuan platformën e tyre për Kosovë me të cilën kërkuan autonomi për pakicën serbe në veri të Kosovës.

    “Serbia dhe Kosova duhet të përqendrohet në adresimin e çështjeve, në kuadër të dialogut, të cilat të dyja vendet i çojnë në BE”, ka thënë Lunachek.

    Takimi i ardhshëm ndërmjet kryeministrit të Serbisë dhe atij të Kosovës është planifikuar për 17 janar të vitit të ardhshëm dhe ai pritet të mbahet në Bruksel.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  6. #426
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Nuk ka gjasa të ketë “Shqipëri të Madhe”

    Steven Mayer, ish-zëvendës shef i CIA-s për Ballkanin, në një intervistë për MIA-n thotë se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë në fazë të rënies dhe Maqedonia bën mirë që i mbron interesat e saj në procesin e integrimeve.

    Mayer, i cili ka qenë aktiv në Ballkan gjatë luftërave në vitet e 90-ta, i konfirmon konstatimet se drejtuesit e Maqedonisë në kohën e embargos drejt Serbisë ka kontrabanduar naftë dhe mallra të tera dhe personalisht ka përfituar prej saj.

    Për të ardhmen e Ballkanit, vlerëson se kufijtë akoma mund të ndryshohen por nuk sheh mundësi për krijimin e shteteve të mëdha etnike.
    ...

    Në pyetjen për ndryshimin e mundshëm të kufijve në Ballkan thotë se kufijtë e Ballkanit akoma janë çështje e hapur, në të ka kufij të cilat akoma nuk kanë gjetur zgjidhje.

    Kufijtë në Ballkan akoma janë çështje e hapur. Clinton para ca kohësh në Serbi deklaroi se nuk do të ketë ndryshim të kufijve dhe ndarje, me ç'rast përfaqësuesit shqiptarë në Uashington i kanë bërë thirrje autoriteteve serbe ta njohin Kosovën, pasi që plani për ndarjen e saj nuk është i pranueshëm nga SHBA-ja. Pavarësisht se shkojnë bisedimet me Kosovën, mendoj se ndarja e saj akoma është mundësi, me ç'rast pjesa veriore e Kosovës do të kalonte në Serbi, ndërsa dy komuna të jugut të Serbisë do të bëheshin pjesë e Kosovës. Në Bosnjë gjithashtu ka mundësi për ndryshimin e kufijve. Në ndërkohë patëm ndryshim kufijsh me Malin e Zi, kroatët dhe sllovenët të cilët në njëfarë mënyrë pjesërisht e zgjodhën çështjen e kufijve. Kur Kosova shpalli pavarësinë edhe ajo de fakto ishte ndryshim kufijsh, si dhe kur u bë pavarësia e Maqedonisë. Gjithsesi se ndryshimi i kufijve është i mundshëm por ai duhet bërë me marrëveshje, duhet të jetë si pjesë e pakos”, shton Mayer në intervistën për MIA-n.
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...peri-te-madhe/

  7. #427
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    nashta intervenon policia e regjepit ne preshev kunder shtetit serb per mbrojtjen e premendorve te UCK -S VEQ QASA KA PAK

  8. #428
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Nuk ka gjasa të ketë “Shqipëri të Madhe”


    Ka gjasa si ska....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 01-01-2013 më 11:45

  9. #429

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Nje pyetje per militante/argatet e THACIZMES ne kete forum (GOG-lit, Boy XL, etj)!

    Nese Milloshi i Vogel Ivicica Dacic dhe Sheshelji i Vogel Tomisllav Nikolici hjekin me dhune permendoren e UCMPB-se ne Presheve. A duhet qe shefi i juaj Hasim Tacici ti ndal bisedimet me Dacicin e Nikolicin?
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #430
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Nje pyetje per militante/argatet e THACIZMES ne kete forum (GOG-lit, Boy XL, etj)!

    Nese Milloshi i Vogel Ivicica Dacic dhe Sheshelji i Vogel Tomisllav Nikolici hjekin me dhune permendoren e UCMPB-se ne Presheve. A duhet qe shefi i juaj Hasim Tacici ti ndal bisedimet me Dacicin e Nikolicin?
    Jo nuk duhet ndalur bisedimet edhe nese hiqet permendorja. Kur e vendosen permendoren a e pyeten Thacin Preshevaret?

    ...se me ishit luftetar te medhnje ju partia e juaj qe doni te clironi Presheven juve
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

Faqja 43 prej 88 FillimFillim ... 33414243444553 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •