Florin Krasniqi-rrugaqi po moralizon ne KTV, dhe i njejti e ka grua ish-gruan e Milazim Krasniqit (tani gazetar) cfar berrlogu ky Florini.
Florin Krasniqi-rrugaqi po moralizon ne KTV, dhe i njejti e ka grua ish-gruan e Milazim Krasniqit (tani gazetar) cfar berrlogu ky Florini.
“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
tash e ka qen gruaja e milaim zekes apo milaim krasniqit njeher ju te shikut dhe hashimi pat then se florimi ja kishte marr grun milaim zekes qysh milaimi nje patriot kishte qen i martuar me nje qetnike ahaha e more te mjer ..ju jeni nje struktur partiake banale e cila nuk kursen edhe familjen e cila eshte e shejt per shqiptar si kur ne ket rast te themi se hashim thaqin e kan rrah miqt e ti pra vllezrtit e gruas se hashimit meni her pas lufte kjo esht shu me veretet por esht qeshtje private e tyre qka bejn me dhenderr
kjo esht nje pershendetje per shokket e ivica qetnikut
Krasniqi: Për Amerikën e jap jetën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi sërish ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi se e ka fyer atë në baza familjare. Ndërsa, sërish e ka quajtur kreun e ekzekutivit të vendit kryeministër rrugaç. Duke dashur të tregojë se sa e do Amerikën, Krasniqi ka thënë se “unë e jap jetën për sigurinë kombëtare të Amerikës ”.
Në akuzat e tij ndaj kryeministrit Thaçi, deputeti i VV-së ka shkuar aq larg duke thënë se askush deri tash nuk i ka mbetur borxh familjes së tij, dhe nëse është nevoja do të përdorë edhe Kanunin.
Krasniqi ka thënë se kryeministri Thaçi e kishte akuzuar atë në baza personale dhe familjare.
“Unë do t’i përdori të gjitha mjetet legale kundër Hashim Thaçit dhe bandës së tij, për atë që kanë bërë kundër familjes time”, ka thënë Krasniqi në emisionin Rubikon të KTV-së.
Duke argumentuar një deklaratë të bërë më herët se Departamenti Amerikan i Shtetit i mbështet regjimet e korruptuara, Krasniqi ka thënë se “DASH është duke e mbështetur edhe regjimin e Hashim Thaçit”.
Më tej, ai ka thënë se kryeministri është i shantazhuar, duke thënë se ka ardhur në pushtet pas vjedhjes së votave.
“Një njeri që nuk ka prejardhje të pasur dhe tani është i pasur, është kriminel”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, duhet të bindet Amerika se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen.
“Politika amerikane për Kosovën, nuk është e shkruar në gur, por në letër dhe ne së bashku mund ta ndryshojmë këtë politikë dhe t’i tregojmë Amerikës së Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen”, ka thënë Krasniqi në KTV.
Ai ka thënë se "Amerika e di kush jam unë dhe nuk i mashtroj miqtë amerikanë".
Krasniqi me një fjalë ka lënë të kuptohet se Amerikën e do më shumë se Kosovën.
“Unë e jap jetën për sigurinë kombëtare të Amerikës, përpara se ta jap jetën për sigurinë kombëtare të Kosovës”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/krasn...n-2-26432.html
Krasniqi: Kosova po sundohet nga tradhtarët e rinj
Kosova po sundohet nga tradhtarët e rinj ka deklaruar sonte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ndërsa për kryeministrin Hashim Thaçi, tha se beson se është rrugaç. “Këta pushtetarë si vjedhin, pasurohen dhe shkelin interesat shqiptare”, janë “tradhtarë të rinj”.
Krasniqi ka përsëritur se nëse është nevoja është i gatshëm t’ia thyej dhëmbët kryeministrit Thaçi, por se nuk dëshiron të bëjë një gjë të tillë.
Deri më sot askush nuk më ka mbetur borxh, dhe askujt nuk i kam borxh”, tha Krasniqi, derisa pyetej në vazhdimësi se a do ta përdorte kanunin apo jo, meqë shpesh aludonte në një gjë të këtillë duke iu referuar nderit të lënduar nga kryeministri Thaçi, pasi sipas tij ka shpifur ai dhe partia e tij ndaj deputetit dhe familjes Krasniqi. Ai po ashtu i referohej një situate të këtillë duke theksuar se o pengohet drejtësia ndaj pasië së tij.
Krasniqi shumë muaj më parë ka ushtruar padi, pas një reagimi publik denigrues të PDK-së, si kundërpërgjigje ndaj akuzave që ai kishte bërë ndaj Thaçit dhe PDK-së.
“Unë do ti përdori të gjitha mjetet legale kundër Hashim Thaçit dhe bandës së tij për atë që kanë bërë kundër familjes time”, ka thënë Krasniqi, duke folur për atë se si kryeministri e kishte quajtur gruan e Florin Krasniqit, "çetnike".
Duke iu referuar edhe njëherë origjinës së kësaj situate, ai tha se kjo gjendje është pasojë edhe e një pjesë të ndërkombëtarëve që preferojnë regjime të korruptuara. Ai më pas e zgjeroi tezën e sundimit të kësaj kaste politike duke thënë se ata po synojnë që të pasurohen gjithnjë e më shumë, dhe në këtë mënyrë ta kontrollojnë edhe çdo lloj pushtetit që vjen pas tyre, për ta rimarrë sërish vet. Ai tha se këta janë të gatshëm të largohen nga pushteti për katër vjet, dhe me pasurinë që kanë bërë, me shumicën e medieve të blera, do të bëjnë shumë propagandë, dhe se klasa politike që do të jetë në pushtet, meqë nuk do ti mjaftojnë katër vjet as për ta stabilizuar gjendjen, do të rikthen sërish në pushtet.
Ai fajësoi sërish SHIK-un dhe e quajti tallje me popullin kinse anëtarësimin e Kadri Veselit në SHIK. Si mund të anëtarësohet dikush në një parti, të cilën për kaq shumë kohë e ka kontrolluar, dhe është bashkëfajtorë për gjithë ato të këqija që i ndodhën vendit pas luftës.
Departamenti Amerikan i Shtetit i mbështet regjimet e korruptuara dhe sipas Krasniqi, është duke e mbështetur edhe regjimin e Hashim Thaçit. Florin Krasniqi ka thënë se kryeministri Thaçi është i shantazhuar, duke thënë se ka ardhur në pushtet pas vjedhjes së votave.
“Një njeri që nuk ka prejardhje të pasur dhe tani është i pasur, është kriminel”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka folur edhe për bashkimin kombëtar duke u shprehur se Amerika duhet të bindet që Kosova dhe Shqipëria, duhet të bashkohen.
“Politika amerikane për Kosovën, nuk është e shkruar në gur, por në letër dhe ne së bashku mund ta ndryshojmë këtë politikë dhe t’i tregojmë Amerikës së Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen”, ka thënë Krasniqi në “Rubikon”.
Ai tha se jetën e tij e flijon më parë për Amerikën se për Kosovën. Krasniqi me një fjalë ka lënë të kuptohet se e donë Amerikën më shumë se Kosovën.
“Unë e jap jetën për sigurinë kombëtare të Amerikës, përpara se ta jap jetën për sigurinë kombëtare të Kosovës”, ka thënë Florin Krasniqi.
Ai tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet ta pranojnë këtë situatë, duhet të jenë më aktiv për ta ndryshuar situatën, vendi është gjithnjë e më i varfër, por njerëzit e ndershëm nuk duhet të lejojnë një politikë të këtillë, ‘ta marrin fatin e vendit në duart e tyre’. BS
http://www.botasot.info/kosova/19666...htaret-e-rinj/
Pantiq: Për serbët, autonomi e njëjtë si për shqiptarët
Ka shpërthyer edhe një herë kryetari paralel i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq. Ai ka kërkuar që veriu i Kosovës ta ketë të njëjtin nivel të autonomisë, sikurse shqiptarët në raport me Serbinë.
“Zgjidhja e vetme, e cila është e panueshme për serbët në veri të Kosovës, është që nivelin e autonomisë që e kanë shqiptarët në raport me Serbinë, të njëjtin nivel të autonomisë ta ketë edhe veriu i Kosovës”, ka thënë kryetari paralel i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, i cili studimet e doktoraturës në Beograd i ka kryer si bursist i Qeverisë së Kosovës.
Duke folur për mjetet lokale serbe të informimit në Mitrovicë, Pantiq tha se për aq pavarësi sa kanë shqiptarët në raport me Beogradin, po aq pavarësi e kërkojnë serbët e veriut të Kosovës në raport me Prishtinën.
Sipas tij, esenca e platformës në të cilën është duke punuar kreu i shtetit në Beograd duhet të jetë Kushtetuta, sipas së cilës Kosova është pjesë e Republikës së Serbisë.
“Duhet të insistohet në Rezoluten 1244, që UNMIK-u ta ketë pushtetin ekzekutiv në hapësirën e Kosovës, në kthimin e të zhvendosurve, në kthimin e pronave të uzurpuara”, ka insistuar Pantiq.
Ai ka shtuar se do duhej gjithashtu që të insistohet në kthimin e një pjese të Qeverisë së Serbisë në hapësirën e Kosovës, ashtu siç është parashikuar me Rezoluten 1244, e në asnjë mënyrë që të shuhen institucionet në Kosovë, të cilat, siç tha Pantiq, “janë barrikadë e pavarësisë së Kosovës”.
Sipas vlerësimit të Pantiqit, i cili është funksionar i lartë i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Tomisllav Nikoliq, do të ishte e dëshirueshme që përveç dialogut teknik, të zhvillohet edhe dialogu për statusin e Kosovës.
“Mirëpo, frikohem se shqiptarët, nëse vërtet zbatohet marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve, thjesht nuk do të jenë të interesuar për bisedime të mëtutjeshme”, ka vlerësuar Pantiq, i cili tha se është i mendimit se “me arritjen e kontrolit të pikave kufitare është realizuar pavarësia e plotë e Kosovës, të cilës përkrahje i ka dhënë bashkësia ndërkombëtare, e cila edhe e ka mbështetur pavarësinë.
“Ky është një kurth, të cilin qeveria jonë duhet të tejkalojë. Unë jam i sigurt se Qeveria e Serbisë do të përkujdeset që zbatimi i marrëveshjes për IBM në vendkalimet kufitare të kryhet në atë mënyrë që në pikat kufitare rolin ekzekutiv ta ketë EULEX-i, e në asnjë mënyrë institucionet e Prishtinës”, tha Pantiq, i cili ka ripërsëritur se zgjidhja për Kosovën mund të gjendet eksluzivisht në kuadër të Rezolutës 1244, e cila parashesh autonomi substanciale për shqiptarët e Kosovës, pa mundësinë e njohjës së Kosovës si shtet i pavarur, pa vend në OKB dhe në organizatat tjera, në të cilat Kosova do të mund të përfaqësohet si shtet i pavarur.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...er-shqiptaret/
Serwer: Veriu, pjesë e dialogut
Veriu është problemi kryesor mes Kosovës dhe Serbisë dhe si i tillë nuk ka zgjidhje tjetër pos dialogut për të. Profesori amerikan, Daniel Serwer, që është një nga njohësit më të mirë të zhvillimeve në rajonin e Ballkanit...
Profesori i studimeve ndërkombëtare në Universitetin John Hopkins ka shpjeguar edhe modelin më të ngjashëm në rajon, që sipas tij duhet ndjekur në dialogun për veriun.
Modelin e ka propozuar që të merret në Bosnje e Hercegovinë, por jo procesi që ka ndodhur me Republikën Serbe në këtë Federatë.
...
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...johur-kosoven/
Belgrade “has nothing to lose” in talks with Priština
Serbia’s Deputy Prime Minister Rasim Ljajić...
He noted that Priština would have to make some “painful compromises” because the dialogue would otherwise fail.
“The primary goal is to fulfill conditions in order to get a date for the beginning of the EU talks and the EU membership is on a ‘longer stick’. Nobody is asking us to recognize Kosovo now or to renounce it. So, let’s focus on our first goal,” he told daily Večernje novosti. ...
He added that it was Serbia’s interest to improve the life of Serbs in Kosovo.
“What are we supposed to say, that we do not want to join the EU and that we do not want any negotiations? That’s maybe a good policy for cheap political points or for winning votes but it is not responsible for the next generations. We saw this policy in the 90s and it leads to isolation,” he said, pointing out that it would be pointless to negotiate “in a way that would make you give everything and not get anything because those are not negotiations then
”.
He said that the negotiations on the status had not started yet.
“We are now talking about the implementation of earlier agreements and the continuation of the technical dialogue. We will open up the talks on status in the continuation of the process,” the deputy PM explained.
When asked if Serbia could prevent Kosovo from getting its own country code, Ljajić said that only UN member states had been able to get their own country codes so far.
“It would be a precedent if Kosovo got the international code. Our team is offering a compromise, that they get the number 3815, that would include both Serbia’s country code and have something unique for Kosovo. We are also interested in our property and telecommunications infrastructure in Kosovo and the work of our carriers,” he explained.
http://www.b92.net/eng/news/politics...4&nav_id=83144
Krijoni Kontakt