O njerez qe i bini te mires me shkelm...
Kur Serbia pranon te ulet te diskutoje ceshtjen e Kosoves me kryeministrin e Kosoves apo me kreret e shtetit shqiptar, kjo eshte nje gje e mire e jo e keqe. Do te thote qe pas 10 vjetesh acari diplomatik dhe mospranimi qe te njihej qofte edhe ekzistenca e nje shteti te pavarur ne Kosove, pala serbe po fillon te pranoje realitetin e Kosoves. Qe te mos vdisni injorante, arsyeja perse pala serbe nuk denjonte te takonte kreret e shtetit te Kosoves kish te bente me faktin se ajo nuk deshironte qe ti falte kredibilitet qeverise se Kosoves. Duke mos e takuar kryeministrin e Kosoves, ajo pretendonte te hidhte poshte ekzistencen e Kosoves se pavarur dhe ekzistencen e shtetit 10 vjecar ne Kosove. Fakti qe Serbia po pranon te ulet e diskutoje me palen shqiptare, ESHTE DICKA SHUME POZITIVE.
Gjeja tjeter qe duhet te mesoni eshte qe vendet e qyteteruara qe ju shikoni ne televizore, zgjedhin diplomacine e diskutimet per te zgjidhur problemet mes tyre, pasi nuk duan qe te zgjedhin ate rrugen tjeter: rrugen e konfliktit e dhunes. Te gjithe ata qe jane kunder diplomacise e bisedimeve jane kokegdhe qe nuk e imagjinojne dot jeten ne paqe por vetem ne lufte. Meqenese u rriten vete me lufte e urrejtje, kete duan t'ua trashegojne edhe brezit te ri te shqiptareve, atyre 13 vjecareve ne Kosove qe nuk jane lindur e rritur ne lufte por ne paqe.
Ku eshte e keqja e diskutimeve? Qeveria e Kosoves do te diskutoje me palen serbe, dhe nuk ben dot asnje "pazar" fshehurazi apo ne kurriz te interesave tuaja, pasi cdo mareveshje qe palet mund te diskutojne, duhet te kaloje ne Kuvendin e Kosoves. Duke qene se ju jeni njerez jo fort te gdhendur, protestoni kunder idese se bisedimeve dhe para se diskutimet e takimet te behem mes paleve. Lereni qeverite te bejne punen e tyre, lere te dalin me nje mareveshje, dhe kur ta sjellin ne Kuvend, e diskutojme te gjithe nese eshte nje mareveshje e mire apo e keqe. Atehere po qe mund te dilni e protestoni apo kontaktoni deputetet tuaj ne Kuvend per ti shprehur mendimin tuaj per mareveshjen.
Nguliteni ne mendje: diskutimet jane gje e mire e jo e keqe. Keni plot te drejte qe qeveria e Kosoves te beje transparencen me publikun per ate qe diskutohet, por nuk keni aspak te drejte te sulmoni e protestoni kunder institucioneve demokratike te Kosoves, vetem se ajo po ben detyren e saj kushtetuese.
Albo
Krijoni Kontakt