Thaçi në OKB: Serbia e ka pranuar shtetin e Kosovës
E premte 14 Qershor 2013, 17:25
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun në raportin e tij për Kosovën ka lavdëruar arritjen e marrëveshjes në mes Beogradit e Prishtinës, duke e quajtur sukses historik. Ban ftoi dy palët që të hapin kanalet e komunikimit dhe të bëjnë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes. Ambasadorja e SHBA-së në OKB ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel fuqizon Kosovën dhe Serbinë dhedo të ndikoj në integrimet e Prishtinës dhe Beogradit drejt BE'së. "Marrëveshjen e mirëpresim dhe mezi presin që ta shohim një zbatim të kësaj marrëveshje", ka thënë ajo. Kurse, ambasadori i Rusisë në OKB ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes në bazë të Rezolutës së KS të OKB'së, 1244. "Kjo marrëveshja nuk e ka ndryshuar statusin e provincës", ka thënë ai.
Thaçi: Anëtarët e Këshillit të mbështesin zbatimin e marrëveshjes
Kryeministri i vendit Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se në tre muajt fundit në Kosovë ka pasur disa zhvillime të veçanta historike. Thaçi tha se ngjarja më e rëndësishme ka qenë nënshkrimi i marrëveshjës ndërshtetërore për paqe dhe normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. "Marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, ka rëndësi përtej Ballkanit Perëndimor sepse krijon hapësirë për unitet të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në raport me njohjen e plotë të Pavarësisë së Kosovës", pohoi kryeministri. Kryeministri më tej tha se Republika e Kosovës vazhdimisht ka treguar përkrahje dhe vendosmëri të palëkundur për dialogun politik dhe marrëveshjen e arritur me Serbinë duke ndërmarrë të gjitha masat politike për të siguruar pranimin e marrëveshjes në Kosovë dhe zbatimin e saj efektiv. Thaçi ka përgëzuar kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq, për angazhimin e tij serioze për arritjen e kësaj marrëveshje historike të rëndësishme për dy shtetet dhe popujt tanë. "Republika e Kosovës e konsideron marrëveshjen me Serbinë si esenciale për të shtrirë sovranitetin legjitim dhe demokratik në pjesën veriore të vendit. Kjo poashtu paraqet një moment historik për normalizim të marrëdhënieve ndër-shtetërore, dhe një shansë të pakrahasueshëm për t’i hapur mundësit për marrëdhënie të mira fqinjësore në procesin e integrimit në BE. Më duhet të them se, përmes kësaj marrëveshjeje, Serbia e ka pranuar de fakto ekzistencën politike të Kosovës, ka pranuar sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe ka pranuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës", theksoi Thaçi. "Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfaqëson një moment vendimtar dhe historik për përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura dhe një mundësi historike, e cila do të hapë rrugën për marrëdhënie të mira fqinjësore në procesin e integrimit në BE. Të dyja palët është dashur për të bërë disa kompromise, të cilat në fund ishin në interesin më të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe të ardhmen e tyre në kuadër të shtetit unitar dhe funksionar të Kosovës. Megjithatë, përcaktuesi kryesor i suksesit dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore është zbatimi i marrëveshjes në kohë dhe në mënyrë efektive. Qëllimet e mira duhet të përkthehen në veprime të dukshme. Anëtarët e këtij Këshilli, dhe më gjerë komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesin zbatimin efektiv të marrëveshjes", tha Thaçi. "Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë paraqet një moment të ri të rëndësishëm për këtë Këshill për të marr në konsideratë kalimin e një rezolutë të re për t’i dhënë fund mandatit të UNMIK-ut në Kosovë, tregoj mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për marrëveshjen e parë është të rënë dakord reciprokisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të sigurojë mbështetje për BE-ja për të monitoruar zbatimin e Marrëveshjes, dhe gjithashtu tregoj mbështetje për të dyja palët që të funksionojë plotësisht si fqinjë të pavarur dhe anëtarëve të shoqërisë ndërkombëtare", tha Thaçi. Kryeministri duke folujr për ngjarjet që ka ndodhur në tre muajt e fundit në Kosovë tha se Republika e Kosovës ka ruajtur stabilitetin politik dhe ekonomik, ka ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, ka përmirësuar performancën institucionale, ka forcuar sundimin e ligjit. Thaçi foli edhe për rrugën e integrimeve ku tha se rruga e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian ka treguar përparim të qëndrueshëm, duke thënë se integrimi në BE është prioritet shtetëror. /kosovasot/
Krijoni Kontakt