Close
Faqja 82 prej 88 FillimFillim ... 32728081828384 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 811 deri 820 prej 874
  1. #811
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Ne ket tem e cila ne raste po devion shkruhet edhe per protestat e djeshme .Akuzat e EULESHIT sjan asgje tjeter pos sajime te cilat do dalin se jan sajime dhe genjeshtra .Akuzat dhe gjuetia e lutetareve te UÇK-se seshte gje tjeter pos te shpifin dhe te njolosin shtebin e pergjithesheme te UÇK-se.
    sa i perket temes ktu shihet se qe nga largimi i ish presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiut qellimi ka qen te ndrohet kushtetuta e Kosoves .Pasi qe kushtetuta e kosoves baz themelore e ka rezoluten 1244 ather te gjitha mehanicionet e ktyre te ashtuquajtura negociatave te kinse te krijimit te nje mardhenje te mir me Serbin shkoin ne favore te Serbis .Pasi ne parlament qellimisht jan futur njerez te deskridituar kryesisht ata qe marin pjes nepr tenderet e majme te pushtetit jon ka qojn gishtat e tyre dhe japin voten e tyre per ndrjen e Kosoves.parlamenti thjsht eshte ber servis i Serbis ku aprovohen vendimet e Serbis me ndihmen e BE .serbia behet kinse po i pranon kushtet te cilta vet ajo i perpilon .
    Tash se fundmi ne nje prononcim te qevris Serbe shihet qellimi i tryre i nje lufte speciale diplomatike te politikave destabiluzuese duke kercnuar BE ne destabilitet afategjat .Serbia nxit dhe ben kordinimet ne teren duke nxitur levizje te cilat japinj sinjale se ata se do nguroin qe te hapin edhe nje lufte ne Kosove .Ata perpiloin projekte per nje gje te till .
    Qeveria jon me njerez te cilet pas lufte jan sterpasuruar dhe kan keqeperdorur pozitat e veta zyrtare jan aq te shantazhuar sa qe pranoinb qdo gje qe ju servohet .
    keshtu qe Serbia e ka shum me teleht te imponoi gjerat e intereseve te veta nacionale dhe qdo dit tregohet edhe me vullgare me ate" gjenialitetin "e kercnimeve qe ju ben BE duke ja mohu shqipetareve ne lugin gjdo send shkon dhe burgosin dhe i mohoin te drejtat e shqipetareve ne lugin .
    Ne tjeter ane EULESHI si madh e Serbis vazhdon akuzat fantazma dhe vazhdon gjuetin e lutetareve te liris nje detyre dhe obligim te mar nga marveshjet me BE.
    Kosova definitivisht me ket kushtetut do ndahet ne Kosove dhe Metohi .Krejt parametrat shkoin ne ate drejtim dhe se marveshja e fundit e ka ate qellim qe te themeloj te ashtuquajturin asocionin e komunave qe me pastaj ata te shpallin republiken e vet te cilen me siguri do ta emretoin si republika e Metohis .
    keshtu e ka kjo pun kur maionetat ne pushtet genjejn popullin e vet dhe ne tjeter ane ata pasurohen dit e per dit duke vjedh pasurin e Kosoves sepse e din se se ka shtet ska sundim te ligjit se jan te interesuar te sundoi ligji .hajnat e pasluftes ne emer te UÇK-se po dhkstroin dit per dit Kosoven .

  2. #812
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Serbët e veriut themelojnë Kuvendin Autonom





    Serbët e veriut të Kosovës janë zotuar se deri në fund të kësaj jave do ta formojnë Kuvendin e Krahinës Autonome të Kosovës, në të cilin, siç kanë thënë, “do të barten përgjegjësitë e shtetit të Serbisë”. Liderë serbë të veriut të Kosovës janë mbledhur të hënën në veri të Mitrovicës për ta shqyrtuar situatën për miratimin e Planit të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit nga ana e Qeverisë së Serbisë. Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe disa kryetarë paralelë të komunave në jug të Ibrit, të cilët kanë kërkuar që në Kuvendin e KAK-së të përfshihen të gjitha komunat e Kosovës me delegatët që do t’i dërgojnë kuvendet e tyre. Njëri nga ata, Marjan Shariq, kryetar paralel i Rahovecit, është ankuar se serbët askush nuk i ka pyetur për marrëveshjen dhe as që e dinë se çfarë përmban ajo.

    Në këtë moment nuk kemi fare besim në institucionet kosovare, por nuk kemi besim as në Qeverinë e Serbisë, kur bëhet fjalë për këtë marrëveshje. Na ka hyrë frika në palcë dhe jetojmë në ankth se çfarë do të bëhet më tutje me ne. Serbët e kësaj ane me të drejtë pyesin se a do të mund t’i marrin edhe më tutje pagat dhe pensionet dhe në cilin sistem të arsimit do të shkollohen fëmijët e tyre. Nuk ka rrugëdalje tjetër, pos ta kemi edhe ne kuvendin tonë, në të cilin do të mund të marrim vendime, t’i aprovojmë ligjet dhe të jetojmë si njerëz”, ka thënë Shariq.

    Ndërkaq, deputeti në Kuvendin e Serbisë nga radhët e SDS-së së Koshtunicës, Marko Jakshiq, i cili është edhe kryetar i bashkësisë së komunave serbe, tha se deri në fund të javës do të formohet Kuvendi i Krahinës Autonome të Kosovës. “Të gjitha strukturat politike të veriut kemi pasur një takim të përbashkët, të hënën. Në atë takim jemi marrë vesh që deri në fund të javës ta formojnë kuvendin, në të cilin do t’i bartim përgjegjësitë e shtetit të Serbisë. Kjo është e drejtë jona kushtetuese”, u ka thënë Jakshiq medieve lokale serbe në Mitrovicë. Ai shtoi se me vendimin që ka marrë Qeveria e Serbisë për ta miratuar planin e zbatimit të Marrëveshjes, kanë rënë në ujë garancitë, të cilat nënkryetari i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq u ka dhënë popullit, si dhe, siç tha ai, “edhe përralla se serbët do të mbajnë dokumentet personale dhe se në diplomat universitare dhe ato të shkollave do të jenë vulat e Serbisë”.

    Në anën tjetër Oliver Ivanoviq, ish-sekretar i Ministrisë për Kosovën në qeverinë e kaluar serbe, tha se marrëveshja nuk mund të zbatohet me shpejtësi. “Koha është faktor shumë serioz në këtë situatë dhe me rëndësi është që kjo kohë të mos lëshohet”, ka thënë Ivanoviq, i cili nuk e ka komentuar vendimin për formimin e Kuvendit të Krahinës Autonome të Kosovës. Sipas tij, do të jetë e domosdoshme që në periudhën e ardhshme të rriten kontaktet me njerëzit me të cilët ka të bëjë marrëveshja. “Ne mangësitë tona i dimë. Në takimet tona me përfaqësuesit e qeverisë, ne u themi për mangësitë, ndërsa ata na përgjigjen për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes. Mendoj se një komunikim i mirë, jo vetëm i kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të parë të Serbisë, por edhe të gjithë ministrave, të cilët kanë numër të madh të të punësuarve, do të ishte efikas dhe do të jepte rezultate të mira”, ka thënë Ivanoviq.

    Ndonëse, konsideron se detajet e marrëveshjes kanë të bëjnë me çështje të ndjeshme, Ivanoviq pohon se nuk pret probleme të mëdha. Ai ripërsëriti se Qeveria e Serbisë ka marrë qëndrim të fortë dhe të vendosur sa i përket marrëveshjes dhe se në këtë qëndrim nuk do të lëshojë pe. “Për këtë arsye, alternativa më e mirë është marrëveshja me Qeverinë e Serbisë“, ka siguruar Oliver Ivanoviq.
    http://www.zeri.info/artikulli/6643/...vendin-autonom

  3. #813
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Brukseli pa definicion rreth Samitit të Ohrit

    Prishtin]ë, 28 maj - Zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk kanë mundur ta definojnë qartë nëse Serbia ka shkelur apo jo marrëveshjen e arritur me Kosovën në rastin e samitit të Ohrit, ku si pasojë e kundërshtimeve të Beogradit, autoritetet e Maqedonisë nuk kishin ftuar për pjesëmarrje presidenten Atifete Jahjaga.Samiti i Ohrit nuk është nën ombrellën e Bashkimit Evropian, por Brukseli kishte parashtruar bashkëpunimin ndër fqinjësor si një nga parakushtet e vendeve që aspirojnë integrimet evropiane.

    Maja Kocijançiq, zëdhënëse e baroneshës Catherine Ashton, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se BE-ja mbështet bashkëpunimin dhe nismat rajonale.

    Por, marrë parasysh që samiti i Ohrit nuk bën pjesë në nismat që janë nën ombrellën e BE-së, Kociançiq nuk ka mundur të definojë nëse me veprimet e fundit, Serbia ka shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

    “Ju e dini qëndrimin tonë në lidhje me bashkëpunimin rajonal i cili është i rëndësishëm dhe se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës”, ka thënë Kocijançiq.

    Ndërkohë, zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu ka thënë se bashkëpunimi ndër fqinjësor është një nga parakushtet për shtetet që aspirojnë integrimet evropiane.

    Ai ka thënë se Serbia me kundërshtimin e saj për pjesëmarrjen e Kosovës në samit ka ndikuar te autoritetet e Maqedonisë që presidentja Jahjaga të mos ftohet dhe me këtë veprim ka shkelur marrëveshjen.

    “Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë samit është pamundësuar për shkak të kundërshtimeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe kjo bie në kundërshtim me parimin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, si parakusht i integrimeve evropiane".

    "Pengesat e paraqitura nga pala e tretë për pjesëmarrjen e saj në këto nisma janë në kundërshtim me marrëveshjen në Bruksel me të cilën asnjëra palë nuk do të pengoj dhe as inkurajoj dikë tjetër që të bllokojë përparimin në rrugën e integrimeve”, ka thënë Vllahiu.

    Jo vetëm presidenca, por edhe analistët në Prishtinë mendojnë se Serbia me ndikimin e saj tek autoritetet maqedonase ka shkelur marrëveshjen e arritur me Kosovën.

    Analisti politik i proceseve integruese evropiane, Shenoll Muharremi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja, por njëkohësisht ai ka kritikuar edhe qasjen e Bashkimit Evropian dhe të Maqedonisë në këtë rast.

    BE po tregohet e pafuqishme si garantues i zbatimit të marrëveshjeve. Ndërsa bashkëpunimi rajonal, është bashkëpunim rajonal pavarësisht nëse është nën ombrellën e BE-së apo jo. Prandaj, BE-ja nuk duhet të rri duarkryq ngase jo vetëm që po dëmton Kosovën në këtë rast por edhe kredibilitetin e saj në rajon. Kurse Maqedonia në këtë rast po bën një zgjidhje të gabuar për shkak se si nikoqir ajo duhet t'ju dërgoj ftesat të gjitha vendeve fqinje”, ka thënë Muharremi.

    Samiti i Ohrit bën pjesë në kuadër të nismave rajonale të Evropës Juglindore ku marrin pjesë 11 shtete.

    http://www.koha.net/?page=1,13,147184


  4. #814
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Shqipëria, Kroacia e Bullgaria bojkotojnë Samitin e Ohrit



    Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, ka anuluar pjesëmarrjen e tij në samitin e Ohrit, që do të mbahet këtë fundjavë.

    Në arsyetimin me shkrim, që i është dhënë Radios Evropa e Lirë përmes zëdhënëses, Danja Shilloviq Kariq, presidenca kroate shpjegon se “presidenti Josipoviq është i mendimit se synimi i tubimeve rajonale është bashkëpunimi dhe përfshirja e të gjithëve nga rajoni në këtë bashkëpunim”.

    “Kroacia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së bashkëpunimit rajonal, solidarizimit dhe mbështetjen e plotë për t gjitha vendet e rajonit dhe proceseve të tyre për të përparuar drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në shpjegimin e dhënë me shkrim të presidencës kroate.

    Ndërkaq, konfirmimin për mos-pjesëmarrje deri më tani e ka konfirmuar edhe Shqipëria, si pasojë e mos-ftesës në adresë të Kosovës. Mediat raportojnë se edhe Bullgaria ka vendosur që ta bojkotojë këtë Samit. /REL/Zëri/
    http://www.zeri.info/artikulli/6758/...amitin-e-ohrit

    Anulohet Samiti i Ohrit

    Samiti i Ohrit i cili duhej të mblidhte në një vend presidentët e të gjitha shteteve të rajonit, nuk do të zhvillohet.
    Presidenca ka anuluar takimin, pas lajmit se ai do të bojkotohet nga presidentët e Shqipërisë dhe të Kroacisë, si rezultat i mungesës së ftesës për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
    Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pritet të dalë para mediave në ora 16.
    http://www.botasot.info/maqedonia/22...amiti-i-ohrit/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 29-05-2013 më 10:21

  5. #815
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Dacic: Zbatimi i marrëveshjes në interes të Serbisë





    Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar të mërkurën se vendi i tij gjatë muajve të kaluar ka ka ndërmarrë hapa strategjik për të ardhmen e vet evropiane dhe me përpjekje të mëdha dhe rrezik politik ka bërë hapa thelbësorë për zgjidhjen e pozitës së serbëve në Kosovë.

    Gjatë një debati në Këshillin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, Dacic tha se Serbia nuk e njehë pavarësinë e Kosovës, dhe se dialogu me Prishtinën është bërë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që çështjen e statusit e lë anash.

    Ai është shprehur se qeveria e Serbisë do të bëjë çdo gjë të mundshme që marrëveshja me Prishtinën të zbatohet dhe të mundësohet që Këshilli Evropian një muajin qershor, ta lejoj datën e fillimit të bisedimeve për pranim me Serbinë.

    Ivica Dacic theksoi se zbatimi i marrëveshjes është absolutisht në interes të vetë Serbisë dhe bëhet fjalë që të tregohet vullnet i fuqishëm politik për zbatimin e marrëveshjes deri në fund të qershorit, transmeton "Rel".

    Sipas tij, vetë marrëveshja teknikisht mund të zbatohet vetëm deri në fund të vitit. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/dacic...e-2-32567.html

  6. #816

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Emri:  294196_145906518929263_61107704_n.jpg

Shikime: 286

Madhësia:  187.5 KB


    Poshte Marveshja Kriminele THACIC - DACIC!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #817

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Emri:  294196_145906518929263_61107704_n.jpg

Shikime: 286

Madhësia:  187.5 KB


    Poshte Marveshja Kriminele THACIC - DACIC!


    TE GJITHE KUNDER MARREVESHJES NENSHTRUESE KARSHI SERBISE!

    EHDE UNE KATEGORISHT JAM KUNDER KESAJ MARREVESHJE!

    Arsyet pse kategorisht jame kunder kesaj marreveshje dhe pse Deputet (te zgjedhurit e popullit) te Kuvendit te Kosoves nuk duhet te Ratifikojne nje marreveshje te tille!

    1. Me kete marreveshje Beogradit (Serbise) perseri e ne vazhdimesi po i mundesohet te kete ndikim ne ceshtje e rregullim te brendshem ne Kosove!

    2. Me kete marreveshje do te amnestohen kriminelet (vraresit) e Policit - Heroit Enver Zymberit, dhe bashkeqytetarit tone Selver Haradinaj!

    3. Me kete marreveshje do te amnestohen te gjitha ata te cilet me dhune larguan mbi 15 mije Shqiptar dhe vrane dhjetra tjere ne vitin 2000 ne Veri te vendit!

    4. Me kete marreveshje do te amnestohet edhe mosnjohja e Pavaresise dhe Sovranitetit te Kosoves nga ana e Beogradit (Serbise)!

    Po ashtu arsyet tjera pse me cdo kusht duhet te kundershtuar Ratifikimin e kesaj marreveshje nga ana e Deputeteve te Kosoves jane:

    1) Serbia jo vetem qe nuk e njeh Pavaresine dhe Sovranitetin e Kosoves, e nje gje te tille fare nuk e ka ndermend ta beje. Jo vetem se ne kushtetuten - preambullen e kushtetutes se saj Kosova eshte pjese perberse dhe e pandashme e saj. Por Serbia gjithnje e gjithmone ka synim te mbaj Kosoven dhe Pasurite e saja nen ombrellen te saj!

    2) Zyrtare te larte politik ne Beogard, ende nuk kane kerkuar asnje falje te vetme publike per te gjitha ato vuajtje qe Shqiptaret e Kosoves kane perjetuar jo vetem gjate regjimit te kasapit te ballkanit te quajtur Millosheviq, por edhe gjate gjithe shekullit te kaluar nen okupimin serb!

    Ka edhe shum e shume arsye te tjera pse populli i Kosoves (Shqiptaret) duhet me cdo kusht te kundershtojne e protestojne kunder Ratifikimit te Marreveshjes Nenshtruese karshi Beogradit (Serbise)!

    Nje gje duhet kuptuar se:

    Beogradi (Serbia) asnjehere nuk mund dhe nuk do te gjeje akomodimin e saj brenda Kosoves, nese Deputet e Kuvendit te Kosoves votojne PRO (PO) Marreveshjes.

    Beogradi (Serbia) asnejhere nuk mund dhe nuk do gjeje akomodimin e saj brenda Kosoves, vetem e vetem pse kjo Qeveri (Kryeminister) e (i) tanishme (em) zhvilloji keto bisedime/negociata te pabarabarta, te padrejta e PA kushte.

    Beogradi (Serbia) asnjehere nuk mund dhe nuk do te gjeje akomodimin e saj brenda Kosoves, vetem pse eshte arritur kjo marreveshje ndermjet Thacit e Dacict.

    Gjithahstu Beogradi (Serbia) kete akomodim te saj brenda Kosoves nuk mund te gjeje as atehere nese kjo marreveshje Ratifikohet ne Kuvend te Kosoves nga Deputet dhe te shkoj ne Bruksel etj etj.

    Mirepo Beogradi (Serbia) do te kete akomodimin e saj brenda Kosoves, vetem atehere nese NE Shqiptaret dhe Jo Serbet, qendrojme neglezhet karshi ketyre padrejetsive te cilat po na servohen nga kuzhinat e huaja dhe po zbatohen ne kuzhinen e Prishtines. Vetem nese NE Populli qendrojme neglezhent duke mos reaguar, duke mos e kundershtuar e protestuar ndaj kesaj Marreveshje dhe Ratifikimit te saj, vetem ne kete rast Beogradi (Serbia) do kete komoditim te saj brenda Kosoves!

    Prandaj eshte e nevojshme, e rendesishme dhe mese e domosdoshme qe te GJITHE NE se BASHKU te Kundershtojme e Protestojme Kunder Ratifikimit te kesaj Marreveshje!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #818

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Emri:  988647_10200437891843063_906193313_n.jpg

Shikime: 290

Madhësia:  79.9 KB

    Te Gjithe Kunder Marreveshjes Tacic - Dacici!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #819

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Emri:  1012314_10200520256266451_901657996_n.jpg

Shikime: 437

Madhësia:  23.4 KB

    Une Jam Kunder Marreveshjes Thacic - Dacic!

    PO TI ?
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #820

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Emri:  1003293_10151480466750843_698633343_n.jpg

Shikime: 265

Madhësia:  14.3 KB

    Marreveshja Kriminele Thacic - Dacic, rend demton Pavaresine dhe Sovranitetin e Kosoves!

    Prandaj te GJITHE KUNDER KESAJ MARREVESHJE KRIMINELE!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 82 prej 88 FillimFillim ... 32728081828384 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •