Premisa:
-Vetevendosje jane kunder marreveshjes
-Kunder marreveshjes jane edhe serbet ose disa serbe
Konkluzioni:
-Vetevedosje jane serbe.
-Te gjithe personat qe jane kunder marreveshjes jane serbe
...
Perndyshe, a po na postion marreveshjen origjinale te nenshkruar. Apo e ke fjalen per ato 2 faqet A4t?!
Marreveshje ose Kontrata e vertete per keso ceshtjesh komplekse perbehet nga se paku dhjetra apo qindra faqe dhe dokumente tjera, te cilat percaktojne dhe perkufizojne ne menyre shume precize pothuajse cdo veprim dhe vendim te paleve. Ne te kunderten nuk ka mundesi te zbatohet kurre ne perputhje me qellimet e pershkruara ne 2 faqet A4. Ndoshta edhe bash ky eshte qellimi, qe gjate zbatimit te leshohet edhe me shume pe, pasi qe edhe keshtu dihet boterisht se ne ate pjese te territorit kurre nuk do te shkel kemb e policise, ushtrise dhe pushtetit te Thacit dhe atyre qe aktualisht jane shumice absolute ne Kuvend (PDK-se, LDK-se, AAK-se, AKR-se, Partive te serbeve dhe te pakicave tjera). Te gjithe keta, me perjashtime individuale, jane pjese e koalicionit servil-antishqipetar nen mbrojtjen ushtarake, policiore dhe politike te fuqive kolionaliste te udhehequra nga SHBA dhe shtetet e fuqishme te BE-se.
Ja si shprehet njeri nga perkrahesit e ketyre servileve antishipetar dhe te zhvillimeve te deritanishme ne Kosove, Wolfgang Petritsch, i cili shkruan perseri per ti mbeshtetur BE-ne dhe pushtetet ne Serbi dhe Kosove. Pavaresisht kritikes se formulur:
"Pas vitesh e vitesh plumbash e gjaku, vendosja e një protektorati, shumë shpesh sinonim i mjerimit dhe i korrupsionit, një pavarësi e shpifur për të maskuar sindromën e varësisë, më në fund në Kosovë shpresohet të dilet nga labirinti i luftërave të fundit jugosllave. ..."
"Kosova megjithatë shpalli pavarësinë e vet më 17 shkurt 2008. Po qe se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legalizoi Deklaratën e njëanshme në korrikun vitit 2010, pavarësia mbetet gjithnjë virtuale. Në të vërtetë, me gjithë përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare, të shënuar me mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare (10 shtator 2012), NATO-ja qëndron aty sikur dhe misioni civil evropian EULEX, i cili që nga viti 2008 është në Kosovë për të promovuar shtetin e të drejtës. E pavarur, por jo autonome, e ndarë dhe buzë falimentimit, Kosova duhet të zgjidhë dallimet me Serbinë..."
"...Skemat e reja të bashkëpunimit janë dinamike dhe shumëdimensionale, ato përpiqen njëherësh për tërësi aktorësh të ankoruar në nivele të ndryshme (komunale, rajonale e kombëtare) e në vende të ndryshme në rrjete të përqendruara në çështje konkrete: Krijimin e poleve të formacionit, zhvillimin e projekteve ambientale, drejtimin e urbanizmit dhe zhvillimin si demografik ashtu dhe atë ekonomik. Nga rrjete të tilla – pa e vënë pikëpyetje ekzistencën e shtetit – gjenerojnë relacione të reja dhe solidaritet që tejkalojnë hegjemonizmin dhe statizmin e zakonshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore."
"Për t’u çuditur, në kohën që programet e bashkëpunimeve transrajonale kanë qenë të zhvilluara nga Unioni për të “operuar” zgjerimin e vet, ato mungojnë në “kutinë për mjete” të përdorura në hapësirën post jugosllave. E si të mos vërehet relevanca e tyre për një përafrim inovativ të problemeve të lidhura me pavarësinë e Kosovës, që ka të bëjë me veriun e Kosovës, me relacionet e rajonit të Preshevës (e shtrirë në Serbi) ose dhe madje me relacionet “natyrore” me Shqipërinë. Një bashkëpunim i tillë përfaqëson alternativën më dinamike dhe hap të ardhmen e prerjes së kufijve ose të fantazmës së një “Shqipërie të madhe”. Strategjitë evropiane duket se janë zënë vetë në rrjete të një nacionalizmi njëdimensional, dhe më pak në fazën e çështjeve reale të një Evrope solidare dhe të aftë për zgjidhje të reja."
(Wolfgang Petritsch, ish i dërguar special i Bashkimit Evropian për Kosovën, negociues evropian në Grupin e Kontaktit për Ballkanin në Rambuje dhe Përfaqësues i Lartë në Bosnjë- Hercegovinë. ...)
http://www.koha.net/?page=1,9,144371
Krijoni Kontakt