- sdo te thot qe pse fol je dikushi , pershembull ti fol shum amo nuk thue kurgjo !!!
kryesorja aj ne kohen e duhur ka rrok kallashin edhe i ka dal Zot vendit .
- per ato si puna e ketij jan pak njerz , ndersa per me fol e llafe kafe cigare kemi shum , veq llomotitin qatty tu pall si magart n'shtall e kurgjo s'bojn .
Ti je kan vet nat partijen qe veq qaj naper oda edhe cigare keni pi edhe ato tu tregu mesele, filani ashtu filani kshtu . e sa per qesi nejrz si ti qe jan kan krye me coftakun rugov sot e at dit kishim mbet ner serbi.
Vv - Palaço+LISBA :D
Blic: I sigurt raundi i ri i dialogut
Bruksle, 16 prill – Negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të vazhdojnë të mërkurën në Bruksel, e marrëveshja për këtë ashtë arritur dje nga të tri palët, shkruan sot Blic i Beogradit
Sipas kësaj gazete, nga pala serbe e sigurt është vetëm shkuarja e Daçiqit në Bruksel.
"Me insistim të bashkësisë ndërkombëtare negociatorët serbë do të shkojnë në Bruksel me propozime konkrete”, ka thënë një diplomat perëndimor që nuk deshi t’i përmendej emri .Sipas këtij burimi, kushti i palës serbe është që nga marrëveshja të hiqet pjesë sipas së cilës Mitrovica jugore do t’i bashkohet Mitrovicës veriore.
http://www.koha.net/?page=1,15,142724
Me kallash ne dore jane fotografuar 1 milion shqiptar...
Edhe Koshtunica, ish Kryeminister i Serbise, eshte i fotografuar me kallash!
Dhe, mos e fllliq forumin dhe ambientin me keso bythpalaresh kriminel dhe te prapambetur te katundeve mesjetare te Kosoves.
Ka tema shume me interesante aktuale sesa tributet primitive te bythpalareve te tille keqberes, hajdute dhe bashkepunetor te armikut permes fotografive te rastit.
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 16-04-2013 më 05:17
Haim Taci nipi i shkijeve me cdo kusht deshiron qe Serbia te merr afatin per hyrje ne BE, si dhe Serbia ende te kete ndikimin e saj ne Kosove. Sepse vetem ne kete menyre Zmija mund te qendroj ne Pushtet me ndihmen e vllezerve te tyre ne Beogard!
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Thaçi e Dacici takohen të mërkurën në Bruksel!
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka bërë të ditur përmes një komunikate se ka ftuar kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të takohen në Bruksel, të mërkurën, më 17 prill.
“Kam kërkuar nga ta të vijnë në një frymë konstruktive, të gatshëm për të eksploruar opsionet e ndryshme dhe për t'u pajtuar mbi një kompromis të ndërsjellë", citohet të ketë thënë baronesha Ashton.
Ashton ka ndërmjetësuar deri më tash tetë raunde bisedimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
Lajmin për takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Dacic e ka konfirmuar për Radio Kosovën këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku, i cili tha se kryeministri Thaçi udhëton të martën pasdite për në Bruksel. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/thaci...l-2-31104.html
Hasim Taci me cdo kush deshiron qe Serbia te jete hisedare ne Kosove, si dhe te marr driten jeshile per rrugetim sa me te shpejte te saj (Serbise) drejte BE-se! Ndersa Taci Hasim te qendroj ne pushtet edhe me tutje, edhe pas shitjeve (faljes) se aseteve fitimpruese shteterore e publike.
Hasim Taci + Ivica Dacic = Kriminel karshi Shqiptareve!
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Ashton pas "kundershtimit" te Serbise deklaronte publikisht se me nuk do te kishte takime tjera formale ne mes te Kryeministrave me ndermjetesimin e saj.
Sot:
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka bërë të ditur përmes një komunikate se ka ftuar kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të takohen në Bruksel të mërkurën, më 17 prill.
http://www.zeri.info/artikulli/3982/...ren-ne-bruksel
E gjitha duket te jete strategji per mashtrim dhe manipulim te publikut. Ne te kunderten do te ishte turp i pazakonshem diplomatik i BE-se dhe vete C. Ashton.
Marrëveshja e pashmangshme
Marrëveshja është e pashmangshme dhe është e nevojshme që të arrihet, sepse kontribuon jo vetëm për stabilitetin e rajonit, por dhe për tërheqjen e investimeve të huaja. Kështu pohuan ambasadorja e shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Trecey Ann Jacobson dhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
"Është shumë me rëndësi që të kemi një marrëveshje dhe që të dy palët të arrijnë urën e bashkëpunimit. Prandaj jam shumë e lumtur që kemi takimin e nesërm dhe iu uroj dy kryeministrave që të kenë kurajë dhe të tregojnë zgjuarsi, sepse është shumë me rëndësi që Serbia dhe Kosova të lëvizin përtej. Kjo është me rëndësi jo vetëm për stabilitetin e rajonit, por po ashtu dhe është me rëndësi për tërheqjen e investimeve të huaja. Ne kemi mbështetur dialogun që nga fillimi, i cili ka qenë i lehtësuar nga BE dhe mendojmë që BE ka bërë një punë të mrekullueshme. Zonja Ashton ka bërë gjithë atë punë të mrekullueshme, për ta shtyrë gjithë atë proces përpara dhe ne e mbështesim këtë“, pohoi Jocobson, transmeton Kosovapress.
...
http://www.telegrafi.com/lajme/marre...e-2-31109.html
Dhjetë kërkesat e Serbisë për marrëveshje
("Gazeta e Beogradit, “V.Novosti”, e njohur për pikëpamjet nacionaliste dhe e afërt me qeveritarët aktualë të Serbisë...")
Ja cilat janë propozimet e Beogradit, sipas “V.Novostit”:
* Bashkësia e komunave serbe do të ketë presidentin, kuvendin dhe këshillin ekzekutiv (qeverinë);
* Kërkojmë komandantin rajonal të policisë;
* Gjykata e Apelit duhet të jetë në pjesën veriore të Mitrovicës;
* Pjesa jugore e Mitrovicës, Vushtrria e Skenderajt nuk mund të jenë pjesë e Bashkësisë së komunave serbe;
* Ushtria e Prishtinës nuk mund të shkojë në territorin e Bashkësisë së komunave serbe;
* Bashkësia e komunave serbe do të disponojë pronat e veta
* Autorizimet e Bashkësisë së komunave serbe në arsim, shëndetësi, planin hapësinor, kulturë, informim, mbrojtje të ambientit jetësor, bujqësi, pylltari, ekonomi të ujërave, xehetari;
* Të gjitha kompetencat do të mund t’i mbështesë financiarisht Serbia;
* Garancione për statusin e Kishës Otgrodokse Serbe (SPC) dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore;
* Tekstin e marrëveshjes do ta garantojë Bashkimi Europian.
http://www.koha.net/?page=1,13,142861
Krijoni Kontakt