Nikoliq: Jahjagës do t’ia thotë disa gjëra që nuk do t’i pëlqejnë
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se nesër Jahjagës do t’ia thotë disa gjëra që asaj mbase nuk do t’i pëlqejnë, e që mes tjerash kanë të bëjnë me kërkimin e autonomisë për veriun e Kosovës. “Kjo është një mundësi që zonja Jahjaga të dëgjojë atë që nuk dëshiron ta dëgjojë, dhe këtë direkt, jo nëpërmjet medias.
Do t’i them se Serbia e ka rezolutën e vet, që e ka bërë platformën, përtej së cilës nuk del askush. Serbia për herë të parë e thotë çka mund të lejoj, e ne kemi lejuar që të ekzistoj një territor mbi të cilin nuk kemi pushtet të plotë, kemi lejuar që ky territor të ketë Kushtetutë, gjykata, ligje, president, parlament e qeveri.
Prandaj, ne kërkojmë për komunietin tonë në këtë territor të drejta të veçanta që janë autonomi ndaj Prishtinës. Kjo është ajo çka Serbia mundet, çka Serbia dëshiron”, ka thënë Nikoliq në Stamboll, prej nga shkon në Bruksel.
http://www.koha.net/?page=1,15,133835
Krijoni Kontakt