Close
Faqja 42 prej 88 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 874
  1. #411
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Braathu: Dialogu është i vështirë, por e vetmja zgjidhje


    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i vështirë, por është e vetmja zgjidhje për përmirësimin e raporteve mes dy vendeve, ka thënë ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.
    Në një intervistë për Radio Kosovën, ambasadori norvegjez flet edhe rreth marrëveshjeve që janë arritur deri tani, për të cilat thotë se duhet të zbatohen. Ndryshe nuk ka kuptim të vazhdohen bisedimet, thotë ai. Në intervistë, Braathu përmend edhe investimet që ka bërë Norvegjia këtë vit në Kosovë, në vlerë prej 11 milionë euro.

    RADIO KOSOVA: Zoti Ambasador, si e shihni dialogun që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë?

    Jan Braathu: Mendoj se dialogu është shumë me rëndësi. Nuk ka opsion tjetër përpos dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, edhe pse e di që dialogu është kontrovers dhe shumë i vështirë. Dallimi mes raundit të parë të dialogut dhe raundit të fundit, është se tashmë ky dialog ka përkrahjen edhe të Kuvendit të Kosovës përmes Rezolutës. Dialogu është një hap shumë i madh, por fjala kyçe është implementimi. Mund të them se nga përvoja e raundit të parë ishte se zbatimi nuk ishte i mirë, por shpresojmë dhe presim që tashmë do të jetë ndryshe. Indikacionet e para nga IBM-ja thonë se zbatimi i IBM-së po shkon mirë, por ne duhet të presim dhe të shohim. Çdo marrëveshje që arrihet duhet të zbatohet, ndryshe nuk ka kuptim.

    RADIO KOSOVA: Zoti Ambasador, si e shihni ju çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Do të ketë liberalizim të vizave vitin e 2013 ?

    Jan Braathu: Nuk e di a do të këtë, kjo nuk varet nga Kosova, varet nga BE-ja dhe shengeni. Siç e dini, kohën e fundit ka probleme në zonën e shengenit, ka kërkesa për azil politik, sidomos nga qytetarët nga Serbia , të cilët po bëjnë kërkesa për azil politik në Gjermani, Francë, Suedi etj., dhe ka një diskutim brenda zonës shengen që liberalizimi i vizave të suspendohet për Serbinë, dhe kjo do të ketë ndikim edhe për Kosovën, sepse shtetet e shengenit janë shumë nervoze për shkak të këtij trendi për kërkesat për azil politik. Jam i sigurt që Qeveria e Kosovës do të punojë shumë në implementimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Ne po shohim që ata po punojnë shumë dhe jam i bindur që një përpjekje e madhe do të bëhet edhe në vitin e ardhshëm. Por, duhet të presim, të shohim. Janë disa gjëra që Qeveria e Kosovës duhet t’i bëjë.

    RADIO KOSOVA: Ambasador, sa e ka ndihmuar shteti norvegjez Kosovën ne vitin 2012, dhe në cilat fusha ka qenë kjo ndihmë ?

    Jan Braathu: Norvegjia, gjate vitit 2012, e ka ndihmuar Kosovën me 11 milionë euro. Kemi qenë të fokusuar për të ndihmuar më shumë në reformën e drejtësisë, gjithashtu edhe në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe edukim. Ne kemi bërë hapjen e qendrës inovative të Kosovës në Prishtine në qershor, kjo ishte ngjarja më e madhe që e kishim në zhvillimin e ndërrmarrësisë, po ashtu kemi rritur fondin ”Krimson Kapital FOND”, që jep hua për ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha në Kosovë. Kemi dhënë 1 milion dollar në fondet e Krimson Kapital në vitin 2012, që do të jetë në disponim për ndërmarrjet e ndryshme, të cilat nuk mund të marrin hua në banka për shkak të gjendjes së tregut në Kosovë.

    RADIO KOSOVA: Cili është bashkëpunimi ekonomik Kosovë – Norvegji?



    Jan Braathu: Ne, vazhdimisht kemi sjellë biznesmen nga Norvegjia këtu. Para disa dite është nënshkruar një kontratë në mes të një kompanie në Prizren dhe asaj Norvegjeze, sa i përket zhvillimit të ndërrmarrësisë. Viti 2012 ka qenë shumë i suksesshëm. Ne, në 2013, do të vazhdojmë me përkrahjen dhe se është e rëndësishme hapja e vendeve të reja të punës, sepse ka nevojë Kosova. Njerëzit nëse kanë punë fitojnë para dhe kjo ndikon direkt në stabilitet politik dhe ekonomik. Kosova po zhvillohet ekonomikisht, kur vizitoj kompanitë e ndryshme shoh se shumë prej tyre po punojnë mirë, njerëzit po investojnë parat e tyre për të krijuar biznese dhe mendoj se gjërat po ecin në drejtimin e duhur.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  2. #412
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    se serbia dote hy ne BE- para kosoves eshte shum e sigurt kurse kosova as per se afermi nuk esht ne at drejtim gjdo nderkombtar kur permend qe kosova ka te ardhme europiane ajo ket e ben per ti fut ne gjum shqiptaret se pse edhe nderkombtaret kan kuptuar se shqiptaret shum leht mashtrohen se pse nje popull qe ka qen i pushtuar dhe i vuajtur me qindra vjet aj mashtrohet lheh vetem mos per dor stupcin ndaj ti ndryshe dote sundosh edhe nje shekull

  3. #413
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Platforma serbe për Kosovën, “dridh” Maqedoninë


    Shkup, 23 dhjetor - Shpalosja e platformës së Serbisë për Kosovën ka hasur në reagime negative në Maqedoni. Partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë frikohen se nëse ky plan do të realizohej në praktikë në Kosovë, atëherë ai do t’i shkaktonte probleme edhe Maqedonisë, meqë shqiptarët do të ushqeheshin me të për të hequr dorë nga Marrëveshja e Ohrit (MO) dhe kërkuar model të ngjashëm.

    Partitë politike shqiptare dhe ato maqedonase në pushtet e opozitë e thonë njëzëri se në rast se ky plan do të pranohej për zbatim në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë nuk do të mund të vazhdonin më që t’i mbesin besnikë Marrëveshjes së Ohrit (MO) dhe se do të kërkonin të njëjtin model edhe në vendin ku ata përbëjnë mbi 25 për qind të popullatës.

    Nga Bashkimi Demokratik për Integrime (BDI), ajo Social-Demokrate maqedonase në opozitë (LSDM) dhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), po ashtu në opozitë, thonë se autonomia e kërkuar nga Beogradi për komunat me shumicë serbe në Kosovë do të mund të shkaktonte pasoja të këqija për Maqedoninë dhe ky plan si i tillë është i papranueshëm.

    Që të tri këto parti kërkojnë që në Kosovë të respektohet Plani i Martti Ahtissarit, i cili është bazë e kushtetutës së Kosovës, dhe ndërkohë në Maqedoni të vazhdohet me Marrëveshjen e Ohrit (MO) për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në vend.

    Artan Grubi, shef i kabinetit të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, tha për Zhurnal Plus se ky plan i Serbisë është i papranueshëm, sepse jetësimi i tij do të kishte efekte negative në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, sidomos në Maqedoni.

    E ashtuquajtura platformë serbe është e papranueshme për shqiptarët e Maqedonisë dhe konsiderojmë që ajo në asnjë moment nuk mund të realizohet”, tha Grubi.

    E vetmja zgjidhje për Kosovën është respektimi i sovranitetit të plotë të kufijve të Kosovës dhe çdo debat për autonomi, për ndarje në rajonin e Ballkanit perëndimor mund të ketë pasoja të dominos për të gjitha vendet ballkanike. Prandaj është e papranueshme që ajo të konsiderohet si ide e lëre më si qëndrim”, vazhdoi Grubi.

    Ai madje thotë se një ndër synimet e Beogradit me këtë plan është shpresa për destabilizimin e rajonit dhe të Maqedonisë, dhe për këtë arsye në Kosovë duhet që të respektohet plani i Ahtisaarit e në Maqedoni Marrëveshja e Ohrit.

    Reagime të ngjashme ka edhe nga partia opozitare maqedonase, LSDM, anëtarët e së cilës frikohen se ky plan do të shkaktonte kërkesa të reja nga shqiptarët e këtij shteti.

    Stevo Pendarovski, kryetar i Këshillit për Siguri në LSDM, thotë se jetësimi eventual i planit të Serbisë për serbët e Kosovës do të nxiste shqiptarët e Maqedonisë që të heqin dorë nga MO-ja dhe të kërkojnë të njëjtin model për ta në Maqedoni .

    ...në qoftë se pranohet autonomi e tillë, të supozojmë se atë e pranojnë Prishtina dhe SHBA-ja, kjo do të jetë shembull i keq për të tjerët në rajon, posaçërisht për Maqedoninë, për shkak se ne kemi model të Marrëveshjes Kornizë (MO) me të cilën dihen se cilat të drejta janë, si janë dhe për kë janë”, tha Pendarovski.

    Sipas tij, shqiptarët e Maqedonisë në këtë situatë eventuale do të argumentonin se

    koncepti i Marrëveshjes së Ohrit nuk do të jetë i mjaftueshëm” për ta.

    Shqiptarët në Maqedoni do të thoshin pse ne të jemi të kënaqur me MO-në kur jemi 20 për qind, ndërsa serbët (në Kosovë) me 5 për qind kanë më shumë të drejta sesa ne”, sqaroi anëtari i LSDM-së.

    Megjithatë, Pendarovski mendon se “faktorët kryesor të perëndimit nuk do ta pranojnë e edhe Prishtina assesi.

    Deputeti i PDSH-së, Zijadin Sela tha se plani i qeverisë së Serbisë për Kosovën është pasqyrim i sjelljeve destabilizuese që vijnë nga Beogradi.

    Qeveria e re e Serbisë, ashtu si gjithë qeveritë tjera të këtij vendi, kanë politika destablizuese në gjithë Ballkanin. Prandaj, Serbia në raport me Kosovën mund të bëjë vetëm një gjë: të njohë pavarësinë e Kosovës dhe jo të merret me kësi lloj propozimesh”, konsideron Sela.

    “Sa i përket krahasimit me situatën e shqiptarëve në Maqedoni, mendoj se nuk mban. E para, sepse minoriteti serb është më pak se 5 për qind në Kosovë, ndërsa shqiptarët në Maqedoni mbi 30 për qind. E dyta, serbët me vetëm 5 për qind kanë gjuhë zyrtare serbishten në Kosovë në të gjitha nivelet, ndërsa në Maqedoni shqiptarët nuk kanë zyrtare gjuhën me 30 për qind të popullatës. Serbët i kanë të garantuara në Parlament 15 ulëse deputetësh, ndërsa shqiptarët në Maqedoni nuk i kanë të garantuara këto gjëra. Të mos flasim për mbrojtjen që gëzojnë serbët në aspektin kulturor në Kosovë dhe tjera. PDSH është e vërtetë që kërkon Parlament dydhomësh në Maqedoni (v.j. ashtu siç kërkohet edhe në planin e Serbisë për Kosovën) dhe këtu përballen shqiptarët me mosrespektimin e të drejtave të tyre, me mungesë investimesh dhe mohim të qenies së tyre”, tha deputeti i PDSH-së në parlamentin e Maqedonisë.

    Reagim të njëjtë me anëtarin e LSDM-së ka edhe nga kryetari i RDK-së, Rufi Osmani. Ai pohon se në parim një kërkesë e tillë “është e palogjikshme, jofunksionale dhe kërkesë që synon të paralizojë shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e brishtë të institucioneve të saj”.

    Njëjtë si anëtari i LSDM-së, edhe Osmani përdorë argumentin e përqindjes së vogël të serbëve në Kosovë për të mos e pranuar këtë platformë.

    Jam i bindur që ky model ‘copy-paste’, i marrë nga Republika Sërpska në Bosnjë, nuk do të pranohet, nga kosovarët jo se jo, por as nga institucionet vendimmarrëse evropiane, gjegjësish euroatlantike”, tha Osmani, sipas të cilit plani në fjalë “është një lojë politike e radhës e qeverisë serbe në funksion të përdorimit të brendshëm dhe realizimit të koncesioneve të reja për të avancuar procesin e integrimi të Serbisë pa i plotësuar kriteret e Mastrihtit dhe Kopenhagës”.

    Mirëpo Osmani tërheq vërejtjen në rast të të kundërtës. Sipas tij, në rast se Bashkimi Evropian do të përkrahte këtë plan të Serbisë për Kosovën, atëherë ai do të shkaktonte thirrje për të njëjtën gjë edhe në Maqedoni, përkatësisht për ndarjen e brendshme të vendit në dy njësi territoriale-politike, gjë që, sipas Osmanit, do të ishte negative për vendin.

    Ndërkohë, ish-kryetari i Parlamentit maqedonas, platformën e sheh nga një kënd krejt tjetër. Stojan Andov thotë se ky plan bie ndesh me Kushtetutën e Serbisë, e cila Kosovën e konsideron si pjesë të territorit të Serbisë.

    As kushtetuta e Serbisë nuk e lejon që ata të kërkojnë ndonjë lloj autonomie në Kosovë, sepse ata në Kushtetutë edhe më tej Kosovën e llogarisin si pjesë të Serbisë”, tha Andov, i cili tha se në Kosovë duhet të vazhdohet me zbatimin e planit të Ahtisaarit.

    Mendoj që plani i Ahtisaarit është më i mirë se ai që propozon Beogradi”, tha ai.

    http://www.koha.net/?page=1,15,128630

  4. #414
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Serwer: Beogradi jeton në fantazi

    ksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se platforma e Beogradit për Kosovën tregon se autoritetet serbe vazhdojnë “të jetojnë në fantazi”.

    Fantazia më e madhe në këtë platformë është se Kosova mbetet krahinë autonome e Serbisë dhe se Serbia do të ketë sovranitet mbi Kosovën. Kjo nuk do të ndodhë sepse nuk është aspak realiste”, ka thënë Serwer për Radion Evropa e Lirë.


    Ai po ashtu i ka hedhur poshtë komentet e Beogradit se me platformën në fjalë, Serbia ka hequr dorë nga ndarja e Kosovës.

    Jo, nuk pajtohem me këto vlerësime, sepse mendoj se kjo, pa më të voglin dyshim, është plan për ndarjen e Kosovës. Autoritetet në Beograd bëjnë sikur po u përgjigjen kërkesave të komunitetit ndërkombëtar për largimin e institucioneve të paligjshme serbe nga Kosova, por në fakt këto institucione vetëm se i legalizojnë”.

    Ato po ashtu propozojnë që me komunitetin serb në Kosovë, në asnjë mënyrë, të mos udhëheqin institucionet e Prishtinës, por ato të Beogradit. Andaj, platforma bashkon komunitetin dhe në këtë mënyrë krijon ndarjen”, ka thënë Serwer.

    E ashtuquajtura platformë për Kosovën, që ka propozuar Beogradi ditë më parë, kërkon vetëqeverisje për serbët që jetojnë në Kosovë.

    Autoritetet në Prishtinë e kanë kundërshtuar fuqishëm atë dhe kanë premtuar se nuk do të lejojnë që të gjejë zbatim. /Telegrafi/

  5. #415
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    edhe nderkombtaret din te genjejn shpesh

  6. #416
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    edhe nderkombtaret din te genjejn shpesh
    Si i keni punet me Amerike, apo keni hyrje - dalje me ta?
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  7. #417
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Platforma perverse

    Beqë Cufaj

    E kujt është platforma serbe, e cila po na zemëron kaq shumë?
    E presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliqit, apo e kryeministrit të qeverisë, Ivica Daçiqit?
    Apo e të dyve?!

    Edhe më e rëndësishme:
    do të marrë kjo platformë edhe bekimin institucional të Qeverisë e Parlamentit serb apo do të mbetet vetëm një “non-paper”, siç po i thonë diplomatë të huaj në Beograd e Prishtinë, por edhe njohës të të dy vendeve që kanë marrë mundin ta shfletojnë dhe lexojnë atë fije për pe.

    E para dhe më e rëndësishmja:
    reagimet tona- ‘en bloc’, nga politika përmes publicistikës janë logjike. Sepse kjo platformë është një pervesitet politik i Beogradit që s’ia gjen shoqen prejse këta ish- çetnikët e Sheshelit dhe socialistët e Milosheviqit kanë ardhur në pushtet. Është e kotë këtu të gjejmë diçka të hajrit, diçka pozitive, në këtë “copë letre” (Jacobson). Bile edhe atributet e diplomatëve të Brukselit në Beograd që “është një hap para” i cili duhet përpunuar janë një kontradiktë më vete sepse vetë kjo letër parashikon “ndërprerjen” e “dialogut teknik” për t’u përqendruar tek “marrëveshja politike”.

    Pyetjet që me këtë rast shtrohen janë të shumta dhe atyre ndoshta më së miri iu përgjigj koordinatori për dialogun, Blerim Shala, i cili e tha qartë: me këtë hap të Beogradit, Prishtina jo vetëm që nuk pajtohet, por thjesht mund edhe t’i ndërpresë bisedimet. Edhe më e rëndësishme është që kjo porosi e Shalës u përcoll edhe në kanale diplomatike, por dhe në agjencitë kryesore të lajmeve në qendrat e vendosjes.

    Pyetja që duhet shtruar është kjo:
    e kanë përnjëmend Tomislav Nikoliqi e Ivica Daçiqi apo po tallin veten dhe popullin e tyre për “nevoja të brendshme” me këtë platformë? Këtë gjë nuk e dimë. Dhe ndoshta nuk do të duhej edhe të na interesonte po të mos ishin këtu disa detaje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimet në Beograd.

    I pari dhe sinjali më i rëndësishëm ka të bëjë me mosmarrëveshjet mes koalicionit të naprednjak-ëve me socialistët serbë.

    Tabulatat me telefonatat e zëvendësit të Daçiqit, Aleksandar Vuçiqit, ishin shenja e parë që policia e Daçiqit donte të dinte çfarë ky i pari kishte ndërmend të bënte. Dhe e bëri:
    arrestoi pasanikun më të madh në Ballkan, Mishkoviqin me të birin dhe një grup të gjerë të biznesmenëve të mëdhenj, të cilët mallin e paranë e kanë të shtrirë në tërë rajonin. Dihet: Mishkoviqi ishte dhe vazhdon të jetë njeri i Milosheviqit në krah të të cilit edhe u pasurua. Dhe fakti që ky u arrestua, jo pak njohës të rrethanave serbe çon tek konkluzioni që Nikoliqi e Vuçiqi duan të prishin koalicionin me Daçiqin dhe Serbinë ta çojnë në zgjedhje qysh në pranverë në mënyrë që ta marrin vetë - krejt pushtetin. Një skenar jorealist? Aspak.

    Sidomos kur dihet që barrën kryesore të kësaj lufte, të rëndësishme për spastrimin kundër korrupsionit në Serbi duan ta marrin Nikoliqi e Vuçiqi. Nëse kësaj i shtojmë edhe peshën që Nikoliqi do të marrë për platformën, fjalët e Daçiqit që duhet të jemi “realistë” se Kosova s’mund të kthehet në Serbi etj.etj., atëherë në pah del një çarje që mes partnerëve qysh nga fillimi ekziston dhe me platformën në fjalë veç sa do të luhet ajo vallja tipike e “blame-game” për të shkaktuar krizë institucionale për primat në zgjedhje të mundshme në Serbi ku demokratët e Gjilasit nuk e kanë as shansin më të vogël të fitojnë diçka.

    Nëse krejt ky skenar serb hyn në ujëra spekulimesh të qarshive beogradase nuk e dimë. Por, ajo që qysh tash e shohim është një Nikoliq që e shtyn platformën dhe një Daçiq që e refuzon atë. Dhe kjo nuk mund të jetë lojë, sepse siç e tha edhe një prej njohësve më të mirë të rrethanave serbe, Vladimir Gligorovi, platforma e vë në pozitë tejet të vështirë vetë Qeverinë e Serbisë. Duket që Nikoliqi me Vuçiqin këtë gjë e duan. Dhe çmimi edhe i kësaj suade serbe është: ose rrëzimi i Daçiqit ose kyçja edhe e Nikoliqit në dialogun me Prishtinën.

    E me njërin apo tjetrin variant, Prishtina duhet ta ruajë qetësinë dhe të mos bezdiset shumë. Me kushtin që sidomos baronesha Ashton ta kuptojë që kjo platformë paraqet... siç një diplomat i lartë gjerman i tha “SZ”-it në Munih këtë javë, “një shuplakë” në fytyrën dhe punën e saj të deritashme në ndërmjetësimin teknik mes Prishtinës e Beogradit.
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...orma-perverse/

  8. #418
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Platforma për Kosovën sjell zgjedhje të parakohshme në Serbi?

    Beograd, 25 dhjetor – Kryetari i Republikës Serbe në Bosnjë- Hercegovinë, Milorad Dodik, ka deklaruar se ndarja e Kosovës është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme, duke shtuar se Serbia nuk do të duhej të insistonte në modelin e Katalonisë apo atë të Bosnjë-Hercegovinës, sepse me këtë do ta njihte Kosovën e pavarur.

    Dodik, në një deklarim për gazetën serbe “Informer”, ka thënë se ekzistimi i Republikës Serbe në Bosnjë është shumë i rëndësishëm për pozitën e serbëve në rajon, porse Kosova nuk duhet të shtyhet në të njëjtin drejtim.
    Nëse e pranoni se Kosova veriore ka statusin e entitetit, atëherë paraprakisht duhet ta pranoni edhe Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë Dodik.
    Sipas propozimit të Dodikut, shqiptarëve duhet propozuar që veriu i Kosovës të jetë edhe territorialisht, edhe politikisht në sistemin e Serbisë, ndërsa serbëve në jug duhet ofruar që të shpërngulen dhe pronat e veta në Kosovë t’ua japin në pronësi fondeve me të cilat do të disponojë Serbia.
    Dodik ka thënë se serbët duhet të insistojnë në Rezolutën 1244 deri në fund dhe parimisht mos ta pranojnë kurrë Kosovën dhe mos të hyjnë në negociata rreth çështjeve të rëndësishme.
    “Ne në Bosnjë do ta njohim Kosovën vetëm pas Serbisë, nëse edhe atëherë e njohim”, ka thënë Dodik.
    http://www.koha.net/?page=1,15,128816

  9. #419
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Nikolic-Dacic: Polemika për platformën

    Në Serbi ka shkaktuar polemikë të madhe platforma për Kosovën, e hartuar në kabinetin e presidentit Tomislav Nikolic. Dhe, polemika nuk ka të bëjë me relacionin qeveri-opozitë, por qeveri-presidencë.

    Edhe pse është paralajmëruar si dokument i përbashkët, platforma ka zbuluar se kabineti i presidentit udhëhiqet nga dëshirat, ndërsa ai i kryeministrit nga mundësitë, shkruan “Evropa e Lirë”.

    Surprizë të pakëndshme në qeveri kanë shkaktuar dy qëndrime, me të cilat vihet në pikëpyetje pjesëmarrja e deritashme e Beogradit në bisedimet e nivelit të lartë me Prishtinën, nën ndërmjetësimin e Brukselit.

    Qëndrimet kërkojnë që të ndërpriten bisedimet teknike dhe të niset nga teza se asgjë “nuk është e arritshme, derisa plotësisht nuk është e arritshme”.

    Një gjë e tillë thuhet se mund të lëkundë gjithçka që është arritur deri më tash në bisedimet e kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic.

    Pika e diskutueshme e dokumentit për ndërprerjen e bisedimeve, megjithatë, thuhet se është ndryshuar. Këshilltari i Nikolicit, Marko Duric, pas kritikave publike të Dacicit, ka deklaruar: “Ajo pikë është riformuluar, nuk është hedhur poshtë. Është riformuluar duke u kërkuar negociatorëve që përfaqësojnë interesat e Serbisë, që marrëveshjet e arritura (me palën kosovare) të përkojnë me objektivat e platformës”.

    Dacic, pasi ka parë platformën, ka reaguar me zemërim, duke thënë se ka mësuar leksionet e vitit 2000 dhe se nuk do të detyrohet të kthehet në pozicionet e atëhershme.

    Mund të themi dhe do ta kthejmë Kosovën në përgjegjësitë tona kushtetuese. Vetëm, si? Mos të më detyrojnë ata që kanë shkatërruar Milosevicin që të kthehem në politikën e vjetër”, ka thënë Dacic, duke mos qartësuar se kujt i drejtohet.

    Analistja serbe, Aleksandra Joksimovic, thotë se është lajm i mirë riformulimi i qëndrimit për ndërprerjen e bisedimeve, pasi, siç shprehet ajo, “pa vazhdim të dialogut, Serbia nuk mund të presë përparim”.

    Në anën tjetër, ish-ambasadori serb, Ognjen Pribicevic, thotë se e gjithë kjo tregon për pozicionin e vështirë të autoriteteve serbe, të cilat nuk mund të pranojnë publikisht humbjen e Kosovës dhe, në të njëjtën kohë, duhet të vazhdojnë dialogun për të avancuar në procesin e integrimeve.

    Nuk ka divergjenca të konsiderueshme, aq më pak në relacionin ndërmjet presidentit Nikolic dhe kryeministrit Dacic”, thotë Pribicevic.

    Sipas analistëve në Beograd, është inkurajues fakti që Qeveria e Serbisë këmbëngul në pozicionin pro bisedimeve. Sipas tyre, kjo do të thotë se ajo nuk ka hequr dorë nga gatishmëria që ka shprehur për kompromis. Po, sido që të jetë, autoritetet serbe kanë marrë kritika të ashpra nga analistët ndërkombëtarë, në lidhje me platformën, e cila, pos tjerash, parasheh autonomi për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

    Ata kanë thënë se një qëndrim i tillë nuk përkon me gjendjen reale në terren. Platforma është kundërshtuar fuqishëm edhe nga autoritetet në Prishtinë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar, deri më tash, është përmbajtur nga deklaratat. /Telegrafi/

  10. #420
    Gjer sa politikanet (pushtetaret) tane mirren me Nepotizem apo Rrahati Familjare neper pozita te ndryshme. Ne Serbi Politikanet (pushtetaret) atje mirren me Platforma ku per qellim kryesor kane ndrajen e brendshme te Kosoves (kantonizim te Kosoves) dhe mos Funksionaliteti i Shtetit te Kosoves. Pra qellimi i Serbise eshte qe ne cdo aspekt Kosova te mvarret nga ajo (Serbia). Paltforma Serbe per Kosoven, eshte si rrjedhoje e Pakos se Ahtisarit, sepse pikerisht Pakoja e Ahtisarit eshte ajo qe ndan Kosoven ne baza Etnike. Pra kjo Pako e Ahtisarit ne nje menyre apo tjetren njef Etnitetit Serb perbrenda Kosoves, e gjithashtu kjo Pako ben ndarjen e Qytetit te Mitrovices. Me kete Platforme Serbia deshiron qe ta permbyll Pakon e Ahtisarit ne Favor te tyrin, sepse ne fakt edhe gjithe problemi qendron tek kjo Pako e Ahtisarit qe eshte ne Interesa e Favor te Serbise !!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 42 prej 88 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •