Close
Faqja 41 prej 88 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 874
  1. #401
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Thaçi e di përfundimin e dialogut me Serbinë

    Publikuar: 20.12.2012 - 22:22

    Prishtinë, 20 dhjetor - Qeveria e Kosovës e di përfundimin e dialogut me Serbinë. Ky proces do të përfundojë me njohjen reciproke të dy shteteve dhe që të dyja shtetet do të kenë të ardhme evropiane, ka thënë sonte kryeministri Hashim Thaçi, duke mos saktësuar si gjithnjë se kur do të ndodhë kjo njohje.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,128300
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 21-12-2012 më 03:45

  2. #402
    Degert: Duhet të përpunohet platforma !?!?!

    Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, ka thënë se në platformën e Serbisë për Kosovën ka elemente të mira, por se ka pjesë që duhet të përpunohen që të jenë të pranueshme për të dyja palët.

    "Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, siç unë e kam kuptuar, ua ka ndarë ambasadorëve versionin punues të platformës për Kosovën. Presim ta shohim dokumentin final e atëherë do t’i japim komentet tona”, tha ai.

    "Nga ajo që kemi parë ka elemente të mira, të cilat ofrojnë shansin që të ecim para me dialogun. Megjithatë, janë aty disa pjesë që kërkojnë ende përpunime të rafinuara, që të jenë të pranueshme për të gjitha palët në proces”, vlerësoi ai.

    Në pyetjen se pse ndryshimi i kufijve të BE-së në Ballkan është i papranueshëm dhe pse BE është kundër ndarjes së Kosovës, Degert tha: "Për BE-në është i rëndësishëm stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe gjithçka që shkakton tensione dhe pasiguri duhet të shmanget. Tërheqja e kufijve në baza etnike nuk është në përputhje me vlerat evropiane dhe është në kundërshtim me aspiratat për të krijuar lirinë e lëvizjes dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të pakicave". /Telegrafi/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...het-platforma/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #403
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Ky po thohet se platforma duhet te jete "me e rafinuar", qe do te thote se duhet te jete sa me e pakutueshme per shumicen absolute te qytetareve dhe politikaneve te Kosoves dhe te Serbise, ne menyre qe te pranohet nga te te dy "palet".
    Me fjale tjera: Duhet te mashtrohen Kosova dhe shumica e qytetareve te saj, pa e kuptuar se jane mashtruar.
    Ose alternativa tjeter: Duhet te jete e formuluar ne ate menyre qe Kryekuislingu i Kosoves, Thaci, dhe pushteti i tij kuisling te mund ta pranojne dhe t'ia shesin shumices se popullit te Kosoves.

    Perndryshe, BE si organizate eshte antishqipetare. Ndoshta edhe me antishqipetare se Serbia.

  4. #404
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    ky francezi me emrin vincent do jete ai personi qe e ka formuar kete platforme. si miqte e serbise francezet punojne gjithmone per nje serbi te madhe. por kush po i pyet francezet sot?

  5. #405
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ky po thohet se platforma duhet te jete "me e rafinuar", qe do te thote se duhet te jete sa me e pakutueshme per shumicen absolute te qytetareve dhe politikaneve te Kosoves dhe te Serbise, ne menyre qe te pranohet nga te te dy "palet".
    Me fjale tjera: Duhet te mashtrohen Kosova dhe shumica e qytetareve te saj, pa e kuptuar se jane mashtruar.
    Ose alternativa tjeter: Duhet te jete e formuluar ne ate menyre qe Kryekuislingu i Kosoves, Thaci, dhe pushteti i tij kuisling te mund ta pranojne dhe t'ia shesin shumices se popullit te Kosoves.

    Perndryshe, BE si organizate eshte antishqipetare. Ndoshta edhe me antishqipetare se Serbia.
    Ne fakt nuk eshte ne teresi BE antishqiptare, sepse jane ca shtete aty qe jane proshshqiptare. Por me antishqiptaret jane Franca, Rusia, Rumania, Greqia etj. Politiken me tinezare dhe me te poshter e ka Franca, te cilen nganjehere as SHBA-te e Izraeli nuk e kuptojne. Franca pothuajse cdo here ua ka mesuar politiken ketyre serbeve, grekeve dhe ruseve. Tani qe paska dale edhe haptazi ky Degerti si proserb, i cili perkrah platformen serbe, e cila platforme ka per qellim shuarjen e FSK-se ne Kosove, autonomine e gjere, venjen e Kosoves nen kontroll te Serbise ne teresi etj., etj., etj..., eshte me e lehte per shqiptaret qe te kuptojne se kush eshte miku dhe kush eshte armiku i tyre...!!

  6. #406
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #407
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    qeveria gjermane e perkrah platformen serbe per kosove kurse kta batakgjit e kosoves si platform kan kushtetuten e ah tisarit e cila parasheh qe serbet te fitojn status speciaal serbia kerkon maksimumin me qellim qe ne fund te marr diqka nga kosova se pse gjdo gje qe merr serbia ne kosove esht fitimtare

  8. #408
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    beni33

    qeveria gjermane e perkrah platformen serbe per kosove kurse kta batakgjit e kosoves si platform kan kushtetuten e ah tisarit e cila parasheh qe serbet te fitojn status speciaal serbia kerkon maksimumin me qellim qe ne fund te marr diqka nga kosova se pse gjdo gje qe merr serbia ne kosove esht fitimtare

  9. #409
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Pesë rekomandime për IBM-në

    Institucionet tona duhet të insistojnë në pesë hapa kryesorë: 1) që i gjithë territori i Kosovës të trajtohet si zonë e unifikuar doganore; 2) që mos të lirohet asnjë grup etnik nga obligimet

    Institucionet tona duhet të insistojnë në pesë hapa kryesorë:
    1) që i gjithë territori i Kosovës të trajtohet si zonë e unifikuar doganore;
    2) që mos të lirohet asnjë grup etnik nga obligimet kushtetuese tatimore, hiç se hiç të përmenden llojet e maunave që mund të kalojnë pa doganë, siç bëhet së fundi;
    3) mbledhjen e të hyrave të mos e bëjë asnjë institucion tjetër përveçse Doganat e Republikës së Kosovës;
    4) të gjithat të hyrat kufitare të përfundojnë vetëm në buxhetin e Kosovës; dhe
    5) shpërndarja e të hyrave nga buxheti i Kosovës për veriun të mos bëhet sipas ndonjë formule detyruese që mbështetet në burimin e të hyrave, por në bazë të politikave zhvillimore të Qeverisë. Mosbërja e njërit prej këtyre pesë hapave zhbën dhe godet gjithë bazën kushtetuese e ligjore të Kosovës, si dhe vetë Pakon e Ahtisaarit

    I ndodhur në mes të skandaleve që nuk po ndalen asnjëherë, në pamundësi të absorbimit të dozës shokuese që na prodhohet herë prej njërit e herë prej tjetrit, i pahabitur tanimë nga çfarëdo që e nesërmja politike mund të sjellë, shpesh e gjej veten në pamundësi të rangimit të dëmeve që ky stil antiqeverisës na i sjell. Shpesh nuk arrij të rendisë se çfarë është më skandaloze, më e turpshme e më e rëndë, një vjedhje prej 1.4 milionësh që nuk bën dorëheqjen e një ministri, apo një ikje skandaloze nga Kosova e një ish-kryetari komune të dënuar me burgim? Një nepotizëm i shfrenuar nga përgjimet që prapë kalon pa gjykim, apo një gënjeshtër publike rreth përgjimit? E sapo t’i afrohem listës së intensiteteve të skandaleve del një tjetër Xhabir-politikan që e “sjell e pështjell” gjithë mundin rangues duke prodhuar një tjetër skandal, diçka si ikja e tre të dënuarve, përkundër të qenit nën arrest shtëpiak e mosdhënia e përgjegjësisë prej askujt. Ky skandal më pas del se është edhe më i rëndë, edhe më i mbrapshtë, edhe më i turpshëm nga gjithë të tjerët. Shpesh mendoj se sikur skandalet të ishin produkte që mund të shiteshin e eksportoheshin jashtë vendit, besoni se Kosova sot do të kishte një suficit impresiv tregtar. Por ja që skandaleve hair kush nuk u sheh, e me to do të merremi vetëm ne të shkretët.

    E meqenëse jam tek eksportet dhe relacionet me jashtë, nuk kam se si të mos përmend marrëveshjen e fundit për pikat kufitare/pikat administrative (varësisht se nga cila anë e kufirit je) dhe dy deklaratat kundërthënëse të dy kryeministrave që megjithatë nuk dinë për çfarë janë marrë vesh. Derisa i yni argumenton se më në fund i kemi dhënë përgjigje pjesërisht njërit prej problemeve thelbësore në vend, informalitetit nga veriu, ai i palës serbe kërcënon me tërheqje nga bisedimet po u bë ashtu siç themi ne. Pra, kemi një situatë me dy qëndrime që nuk e durojnë njëra-tjetrën.

    Do të ishte fare i lehtë kuptimi i përmbajtjes së marrëveshjes sikur të kishte fillimisht një marrëveshje të shkruar, sikur e njëjta më pas të merrte pëlqimin e kosovarëve nëpërmjet Parlamentit (meqë supozohet se është ndërkombëtare) dhe sikur në fund të bëhej transparente për çdo palë me interes. Por ja që siç ndodh shpeshherë me marrëveshjet që nuk shkojnë në favor as të njërës e as të palës tjetër, ato jo që nuk bëhen publike, por as nuk miratohen në Parlament e besa as nuk jepen në letër. E përderisa janë llafe e muhabete darkash të përcjella me verë të kuqe, Zoti e di se çfarë përmbajnë.

    Patjetër që dua t’i besoj Qeverisë sime, ndonëse e njëjta më ka dhënë çdo arsye për t’i dyshuar kredibilitetin e reputacionin (kujto ndër të tjerash edhe gënjeshtrën pas përgjimeve); por them se nëse “parashikimet ogurzeza” e “paranojat destruktive” që dikush mund t’i ketë janë të pavend, e nëse më në fund Kosova do të mbledhë të hyra doganore edhe nga veriu, atëherë kosovarët duhet t’u japin çdo kredit bartësve të këtij procesi; hallall ju qoftë. Por nëse pretendimet e palës serbe dalin si të sakta, e këto pretendime thonë se të hyrat në veri nuk duhet të shkojnë tek institucionet e Kosovës, por tek serbët e veriut, atëherë ne kemi një problem esencial. Ky problem prek Kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës, Pakon e Ahtisaarit dhe në fund vetë logjikën ekonomike e politike tonën.

    E para, problemi prek Kushtetutën e Kosovës, meqë, sipas Kapitullit 19, Nenit 119, Pikës 8, “secili person është i obliguar të paguajë tatimet dhe kontributet e tjera të parapara me ligj”, prandaj çdo trajtim i dyfishtë i qytetarëve të Republikës së Kosovës e që në esencë ka faljen e lirimin në fjalë është trajtim antikushtetues. Në këtë vijë pretendimet e Daçiqit se serbët e veriut lirohen nga obligimet doganore, po të ishin të vërteta do të ishin dhe antikushtetuese për ne. Të njëjtat ose bëjnë një marrëzi deklarative të “Sllobës së Vogël” që njihet për gafa si këto, ose bëjnë një shkelje të Kushtetutës nga të tanët. Dëshiroj të besoj se është e para.

    E dyta, problemi prek ligjet në fuqi, në rend të parë Kodin Doganor të Kosovës, i cili e trajton territorin e Kosovës si një njësi doganore; Neni 3. Pika 1 thotë: “Legjislacioni doganor i Republikës se Kosovës do të zbatohet në mënyrë unike në tërë Kosovën”; pra me fjalë të tjera me kornizën e tanishme ligjore trajtimi i dyfishtë për rajone të caktuara është antiligjor. Antiligjore do të jetë edhe mbledhja e të hyrave nga një institucion i tretë, siç edhe po përflitet nëpër korridoret e ndërkombëtarëve. Kjo palë e tretë sipas këtyre zërave do të ishte EULEX-i, i cili pasi të ketë mbledhur të hyrat në vend të Doganës së Kosovës, do t’ua përcillte strukturave paralele në veri. Përveçse Kosova ka më së paku nevojë për paralelizëm të ri, një ide e tillë them se është antiligjore, meqë Neni 9, Pika 1 e Kodit Doganor thekson se “Dogana është i vetmi institucion në Kosovë, i cili ka kompetencë për të kryer detyra doganore dhe detyra tjera që i caktohen Doganës nga Qeveria e Kosovës” dhe se sipas Pikës 2 të po të njëjtit nen “të gjitha detyrimet doganore dhe taksat e mbledhura nga Dogana do të depozitohen në buxhetin e Kosovës”. Pra, ka vetëm një institucion dhe vetëm një destinacion ku duhet të përfundojnë të hyrat e mbledhura në 11 mijë kilometrat katrorë të Kosovës, dhe ky institucion është Dogana e ky destinacion është vetëm buxheti i Kosovës.

    E treta duhet bërë të qartë se çfarëdo shpërndarjeje e të hyrave të mbledhura në veri me ndonjë formulë parapërcaktuese për alokimin e tyre përveçse zhbën një mori ligjesh në Kosovë, zhbën edhe vetë Pakon e Ahtisaarit. Kujtoj se Aneksi 3 i Pakos së Ahtisaarit, që merret me decentralizimin, saktësisht Neni 8, që merret me financat lokale, në Pikën 2 thotë se “komunat nuk do të vënë apo mbledhin tarifa doganore, tatime në të ardhura të personave fizikë dhe juridikë, TVSh-në dhe detyrimet e akcizës, tatime në kapital, përveç tatimit në pronën e paluajtshme që gjendet brenda komunës apo tarifa të tjera ekuivalente me detyrimet dhe tatimet e tilla”. Nuk di se çfarë mund të jetë më e qartë se kaq, madje me gjithë 24,349 fjalët e Pakos nuk gjendet as edhe një e vetme që definon trajtimin doganor të dyfishtë për çfarëdo komune apo për çfarëdo rajoni të Kosovës. Nëse kështu, atëherë pse të zhbëhet Pakoja?! Madje qëndrimi tolerant i yni që po na shfaqet së fundi edhe prej politikanëve vendorë sa më bëhet befasues aq edhe i frikshëm. Befasues, meqë ne mbajmë qëndrime qysh në start tolerante (të cilat më pas duhet t’i negociojmë) dhe i frikshëm meqë fotografia se si mund të përfundojë pakoja gjithëpërfshirëse kur të hapet duket mjaft e zymtë. Ne duhet të insistojmë në mos hapje të pakos!

    Por edhe sikur të kishte bazë kushtetuese, ligjore e mbikëqyrëse, nuk ka as edhe një arsye të vetme ekonomike për stimulim të konkurrencës së pabarabartë. Së pari, lirimi nga mospagesa, sikur të jetë i vërtetë, do të krijonte një zonë të lirë ekonomie. Për një Kosovë që ka probleme ashtu kështu serioze me mungesë të konkurrencës, një hap i tillë do të nënkuptonte rritje të pabarazisë në trajtim; gjithmonë duke favorizuar bizneset në veri në kurriz të atyre poshtë Ibrit. Kujtoj se vetëm në vitin 2012 konkurrenca e padrejtë është shfaqur si barrierë thelbësore në të bërit biznes, prandaj çdo ushqim i saj është ecje regresive. Së dyti, sikur serbet e veriut të detyrohen të paguajnë obligimet natyrore, por se të njëjtat nuk prekin buxhetin e Kosovës, pra me një formulë të proporcionalitetit i kthehen prapë veriut, atëherë ne përveçse kemi hapur Pakon, kemi filluar ndërtimin e themeleve të një autonomie financiare, e cila lehtësisht mund të përfundojë në një autonomi e pavarësi kuvendare e shtetërore. E derisa hapja e Pakos humb dhe shemb konceptin shtetndërtues të Kosovës, pavarësia financiare largon veriun edhe më shumë nga Kosova.

    Në vend të kësaj, institucionet tona duhet të insistojnë në pesë hapa kryesorë: 1) që i gjithë territori i Kosovës të trajtohet si zonë e unifikuar doganore; 2) që të mos lirohet asnjë grup etnik nga obligimet kushtetuese tatimore, hiç se hiç të përmenden llojet e maunave që mund të kalojnë pa doganë, siç bëhet së fundi; 3) mbledhjen e të hyrave të mos e bëjë asnjë institucion tjetër përveçse Doganat e Republikës së Kosovës; 4) të gjithat të hyrat kufitare të përfundojnë vetëm në buxhetin e Kosovës; dhe 5) shpërndarja e të hyrave nga buxheti i Kosovës për veriun të mos bëhet sipas ndonjë formule detyruese që mbështetet në burimin e të hyrave, por në bazë të politikave zhvillimore të Qeverisë. Mosbërja e njërit prej këtyre pesë hapave zhbën dhe godet gjithë bazën Kushtetuese e ligjore të Kosovës e vetë Pakon e Ahtisaarit.
    http://www.koha.net/?page=1,9,128497

  10. #410
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    shqiptaret e kosoves duhet ti tregojne botes qe jane poull me gjak.
    nuk duhet te punojne qe serbia te futet ne evrope dhe evropa te perbuze shqiptaret.
    duhet te respektohet i gjithe territori i kosoves ashtu si e do amerika, turqia, gjermania.
    nderhyrja me force ne veri do ishte zgjidhja me e mire per momentin.

Faqja 41 prej 88 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •