Close
Faqja 40 prej 88 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 874
  1. #391
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Plani i Serbisë, regres në raportet Kosovë-Serbi

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejt politikës së Beogradit për të ashtuquajturën platformë për Kosovën. Ai ka thënë se ky është një mentalitet i vjetër që vazhdon të jetë edhe më tutje i fuqishëm në Beograd, por që asnjëherë nuk do të zbatohet në Kosovë.

    Kreu i Qeverisë tha se ajo platformë e Serbisë për Kosovën, nuk i kontribuon stabilitetit në rajon dhe nuk është diçka e re, por është pjesë e projekteve të vazhdueshme të Serbisë, duke filluar nga Garashanini, për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova dhe nga viset tjera shqiptare.

    Edhe ky plan i ri sot në Beograd, nuk është diçka e re, sepse Nikolliqi ka qenë pjesë e aparatit gjenocidal të Millosheviqit. Dua të theksojmë sot se ky projekt, i Nikolliqit, është i parealizueshëm në territorin e Kosovës. Ai është vazhdimësi e planeve të vjetra të Beogradit në raport me Kosovën, është një plan që kthen prapa Serbinë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, është një plan që në asnjë rrethanë nuk do të mund të implementohet”, u shpreh Thaçi.

    Nga ana tjetër, kryeministri Thaçi shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për fqinjësi të mirë me Serbinë dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Kosova do të sillet konform standardeve evropiane, konform zotimit, qëllimit dhe vizionit tonë evropian, për Kosovën e re, evropiane. Përgjigja e Kosovës është shumë e qartë, shteti i Kosovës do ta respektojë Kushtetutën e vetë, ligjet e veta dhe dokumentin e Ahtisarit. Do të punojmë për konsolidimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës për të pasur njohje edhe më të zgjeruara për vendin, integrim në institucionet ndërkombëtare dhe në NATO dhe BE”, tha Thaçi.

    Ai shprehu gatishmërinë që të vazhdohet me procesin e dialogimit me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të agjendës së udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ndryshe, e ashtuquajtura platforma e Serbisë për Kosovën, siç raportojnë mediat, parasheh status special për veriun e Kosovës, përkatësisht një lloj entiteti të ri, siç është Republika Serbe e Bosnjës. /rtk/


    Vete ke dashte ti "normalizosh" raportet me vellezerit tuaj te UDB-es, Dacic dhe Nikolic, e tani ben kinse je befasuar me planet qe i ke pergatitur bashke me ta dhe me qarqe antishqipetare te BE-se...

    Perndryshe, edhe kjo "platforme" nuk eshte me teper se plan per te manipuluar me publikun ne Kosove dhe me gjere, ne menyre qe te vazhdojne pa probleme te medha bisedimet politike per statusin e Kosoves resp. per statusin e veriut te Kosoves dhe statusin e raporteve te Serbise dhe Pushtetit te Kosoves.
    Ne fund do ti pranosh edhe "autonomine" e veriut edhe raportet e disfavorshme me Serbine, serpse nuk ka zgjidhje tjeter reale nese deshiron raporte "normale" me perfaqesuesit e "aparatit gjenocidal", vellezerit tuaj Dacic dhe Nikolic, me qarqet antishqipetare ne BE dhe, sidomos nese nuk deshiron te perfundosh si F. Limaj neper burgje te EULEX-it...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 19-12-2012 më 21:43

  2. #392
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Autonomia, kompromisi i radhës

    Adrian Çollaku

    ...

    Hyrja edhe e zyrtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në delegacionin e bisedimeve të kryesuara nga kryeministri Thaçi, flet më së miri për atë se në këto bisedime do të ketë kompromise të dhimbshme.

    E, për të dalë nga kjo “situatë”, udhëheqësit e bisedimeve politike me Serbinë, Hashim Thaçi e Blerim Shala, mbështetur fuqishëm nga partitë e tyre, do të mundohen që të na hedhin “pluhur syve” duke na bindur deri në pakuptimësi se këto bisedime kanë qenë të suksesshme, sepse gjoja “Kosova ka arritur që ta ruajë integritetin territorial”.

    Dhe ketë madje ta marrin si meritë të veten se, po të mos ishte zgjuarsia e shkathtësia e këtyre tanëve do të bëhej edhe më keq. Sepse statusi special për atë pjesë të vendit paska qenë kompromisi për ta “shpëtuar” Kosovën nga ndarja.


    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...misi-i-radhes/

  3. #393
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    kush po u kerkon plan per kosoven serbise?
    ajo zbatimin e marveshjeve e ka kusht per te hyre ne evrope. ne te kundert do kete probleme edhe me vojvodinen.

  4. #394
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Patologjia e një platforme

    Prishtinë, 20 dhjetor - Me afrimin e momentit kur dialogu do të adresojë çështjet e “nxehta” sikur që është veriu i Kosovës, ka qenë e pritshme që Beogradi të dilte publikisht me kërkesat e veta. Nuk di nëse dikush në Bruksel është befasuar me platformën e re serbe, por të tillë nuk do të duhej të kishte në Prishtinë, ani pse, shikuar nga reagimet e serta, disa edhe shfaqen si të tillë, edhe pse këto që po i thotë Beogradi përmes platformës as nuk janë risi, as nuk janë sekrete që nuk i ka ditur kush.

    Me platformë, Beogradi kërkon përligjjen e situatës ekzistuese në veri dhe anulimin e progresit të bërë në integrimin e serbëve në pjesët tjera të Kosovës. Këtë Serbia e sheh përmes krijimit të një entiteti serb në Kosovë, të modeluar sipas Republikës Serbe në Bosnjë, ani pse në dokument Serbia i referohet autonomisë së Katalonisë.

    Nëse kërkesa e Serbisë do të realizohej, Republika Serbe e Kosovës, me autonomi territoriale e politike, me kryeqytet Mitrovicën veriore dhe shtrirje në të gjitha komunat serbe të Kosovës (jo vetëm ato në veri), do të kishte parlamentin e vet, qeverinë e vet, policinë e vet autonome, gjyqësinë autonome, do të administronte ekonominë dhe tregtinë në territorin e vet, ndërsa marrëdhëniet me Prishtinën do t’i kishte të limituara, shkruan kryeredaktori i Kohës Ditore Agron Bajrami. Shkrimin të plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës.

    http://www.koha.net/?page=1,13,128165

  5. #395
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Platforma serbe: Autonomi me territor, parlament, qeveri e polici

    Prishtinë, 20 dhjetor – Beogradi ka ngritur tensionet në procesin e dialogut, të mërkurën, duke vendosur në letër kushtet dhe kërkesat për autonomi të serbëve të Kosovës, të cilat synon t’i realizojë përmes dialogut politik në Bruksel, e që shkojnë në drejtim të krijimit të një entiteti për të gjithë serbët e Kosovës, që do të ketë nivel të lartë pavarësie territoriale e politike nga Kosova, ngjashëm me Republikën që serbët tashmë e kanë në Bosnje.

    Platforma politike e Beogradit, një kopje të së cilës e posedon “Koha Ditore”, u është shpërndarë përfaqësuesve të vendeve të BE-së, Quintit dhe Rusisë, ndërsa ajo, në gjashtë faqet e saj,
    -përkufizon në detaje kërkesat e Serbisë për krijimin e një entiteti autonom serb në Kosovë, ku përveç komunave në veri të Kosovës, do të përfshiheshin edhe komunat e tjera me shumicë serbe, sikur që janë Graçanica dhe Shtërpca.

    Më tutje Beogradi kërkon që edhe enklavat më të vogla serbe, sikur që janë disa fshatra që nuk kanë statusin e komunave, të fitojnë një status special, duke krijuar edhe ato një distancë nga Qeveria e Kosovës.

    (Më gjerësisht si dhe tekstin komplet të Platformës serbe, lexojeni sot në “Koha Ditore”).

  6. #396
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    kush po u kerkon plan per kosoven serbise?
    ajo zbatimin e marveshjeve e ka kusht per te hyre ne evrope. ne te kundert do kete probleme edhe me vojvodinen.
    Zbatimin e ciles marreveshje?

  7. #397
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Hyseni, Thaçit: Fol në emër të Kosovës, jo të Evropës

    Pika e rendit të ditës për deklarime të lira, është shndërruar në debat në Kuvendin e Kosovës lidhur me të ashtuquajturën platformë të Serbisë për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës, dhe për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës karshi këtyre zhvillimeve.

    Në këtë pikë të rendit të ditës, kryeministri Hashim Thaçi kërkoi nga ligjvënësit që mos të vihen në lajthitje nga idetë e Serbisë që nuk janë asnjë risi, por janë ide të vjetra karshi shqiptarëve që nuk do të zbatohet asnjëherë në Kosovë, raporton RTK.

    Deklaratat e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për platformën antievropiane të Serbisë, u kritikuan nga deputeti i LDK-së, Skënder Hyseni.

    Ai tha se kryeministri nuk ka pse të flas në emër të Evropës, apo të brengoset nëse platforma serbe është antievropiane, por duhet të brengoset dhe të flas në emër të Kosovës.

    Hyseni theksoi se Prishtina duhet të bëjë më shumë presion, e jo të zhvillojë politikë retroaktive.

    Derisa nga Beogradi ka presioni dhe BE-ja tërhiqet edhe nga qëndrimi i mbrojtjes së integritetit territorial të Kosovës nga Prishtina nuk ka presioni mbi Brukselin dhe rrjedhimisht të gjitha nismat që Beogradi i merr në Bruksel, e marrin dritën e gjelbër dhe shkojnë tutje”, tha ai.

    Edhe deputetë të tjerë opozitarë kanë ngritur shqetësimin për këtë platformë të Serbisë, ndërsa kryeministri Hashim Thaçi i është përgjigjur shkurt këtij shqetësimi.

    Në asnjë rrethanë, me asnjë çmim nuk do të ketë as autonomi, as ndarje, por ky projekt do të mbetet në sirtarët e Beogradit, apo në dëshirat e paplotësuara të tyre në raport me Kosovën”, tha Thaçi.

    Kreu i Qeverisë, kërkoi nga ligjvënësit që mos të vihet në lajthitje nga politika e Beogradit.

    “Idetë e vjetra të tyre, asnjërin nga ne nuk duhet të na qesin në lajthitje. Dikush mund të thotë se Beogradi po lëvizë më shpejtë, por unë ju sigurojë se ata po lëvizin më shpejtë drejt mbrapshtisë së tyre të re”, tha Thaçi.

    Ndërsa Sabri Hamiti, deputet i LDK-së, tha se për mënyrën si do të vazhdojë më tutje dialogu me Serbinë në Bruksel, i paraparë më 17 janar 2013, është përgjegjësi edhe e Kuvendit edhe e Qeverisë.

    “Kjo është temë që është te dera, të cilën unë besoj se do ta marrë seriozisht Kosova, s’po them as Kuvendi, as Hashim Thaçi si kryeministër, as grupet parlamentare, as partitë politike”, tha Hamiti.

    Ndërkaq Visar Ymeri, shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, tha se Qeveria e Kosovës po e ledhaton Serbinë.

    Sa më i mirë të jesh me Serbinë dhe sa më shumë që ta ledhatosh Serbinë, aq më e egër dhe më e keqe do të bëhet ajo ndaj nesh, kjo po dëshmohet edhe tash dhe këtë ledhatim po ia bëni edhe ju si Qeveri. Pra mos u mundoni tani ta shpërndani fajin në atë se meqenëse ju nuk po vini, ne po e bëjmë si po e bëjmë dhe po e bëjmë gabim”, tha Ymeri.

    Ndërkohë, në seancë u ngrit edhe çështja e ikjes së ish kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut nga vendimi i gjykatës për vuajtjen e dënimit. Deputetët e opozitës thanë se ky rast dëmton imazhin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, ku jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe zyrtarët e lartë politikë përdhosin dispozitat ligjore të shtetit. /Telegrafi/

  8. #398
    Me keqardhje shume shume te madhe mund te them, se ne Shqiptaret ne pergjithesi, e posaqerisht Shqiptaret e Kosoves, ende jemi nje popull I papjkeur per ti mbrojtur Interesat tona Kombetare, sikurse qe jane popujt e tjere fqinje apo edhe me gjere. Per tu ankuar jemi me te PARET e BOTES, ndersa kur puna eshte per tu ndryshuar dic ne Interes tonin, jemi te FUNDIT e BOTES, sepse si duhet NE ende presim qe problemet tona te na ndreqin te Huajt, apo edhe Interesat tone ti na mbrojne te Huajt, ndersa NE duam qe vetem te qendrojme neglezhent karshi qdo padrejtesie qe po na servohen nga kuzhinat e Beogradit respektivisht nga ato Nderkombetare, e qe per fat te keq po gjejn zbatim nga Pushtetaret ne Prishtine. Personalisht mendoj qe ndryshimet pozitive si ne aspektin Ekonomik, si ne ate Social, e posaqerisht ne aspketin POLITIK, nuk do kete asnjehere, ne qoftese ne protesta (demonstrate) dalin nje numer shume I vogel I njerezve. Ndryshime POZITIVE dhe ne Favor e Interes tonin, do kete vetem ateherash kur I Vogel e I Madh del neper rruget e Prishtines, dhe neper gjitha rruget e Qyteteve te Kosoves. Nje popull I cili nuk eshte I pjekur per ti mbrojtur Interesat e tije koletive, nje popull I cili ne vazhdimesi pret qe te tjerit ti ndreqin punet e tyre, nje popull I cili vendos qe ende te qendroj neglezhent karshi qdo padrejtesie qe po I servohet nga qdo aspket, nje popull I cili ende shef enderra me sy hapur duke menduar qe najdite do behet mire pa u lodhur fare per ate te mire, edhe ardhmeria e sigurte te atije populli dhe kombi do jete pikpyetje. Prandaj te nderuar bashkeqytetar dhe bashkeatdhetar, nese nuk jeni te gatshem per keto ndryshime pozitive te cilat qe te gjithe ne po I deshirojme e kerkojme, ju kisha keshillu te mos ankoheni fare, sepse vetem me ankesa nuk do kete asnjeher asnje ndryshim ne favor e ne interes tonin Kombetar.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #399
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Serbia nuk e zbuti qëndrimin karshi Kosovës

    Analisti Daniel Serwer në një analizë që i ka bërë platformës serbe për negociata ka thënë se ata që kanë menduar se Serbia po zbut qëndrimin karshi Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë gënjyer dhe zhgënjyer.

    Sipas tij ky plan është një hap gjigant prapa i Serbisë në pozicionin e saj karshi kërkesave të BE-së për shuarjen e strukturave paralel në veri të Kosovës.

    Ndërsa autoritete e Kosovës sipas tij duhet të përgatiten për një periudhë të gjatë të pretendimeve territoriale të Serbisë mbi Kosovën, raporton RTK.
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...arshi-kosoves/

  10. #400
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Mustafa: Çështja e veriut nuk zgjidhet me Serbinë

    Ai tha se çështja e veriut të Kosovës nuk mund të zgjidhte pa trysninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian mbi Serbinë e cila synon të mbajë peng Kosovën nëpërmjet veriut të saj. ...

    ZiA: A besoni në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe si e shihni përfundimin e tyre?

    Mustafa: Tash, meqenëse jemi futur ne një proces, ne të gjithë duhet t’i besojmë atij procesi. Përvoja nga e kaluara na flet se në vështirë që mund të arrijmë me Serbinë të merremi vesh. Dhe unë dyshoj që është e mundur që të arrijmë ndonjë marrëveshje të themi, në këtë përbërje me Serbinë.

    Marrëveshja mund të arrihet vetëm me një trysni shumë më të madhe të faktorit ndërkombëtar në rend të parë të SHBA dhe BE-së. Ndryshe Serbia nuk respekton asgjë. Ajo po shihet tash edhe prej dokumentit që ata e kanë nxjerrë para dy ditësh si platformë për Kosovën, ku ata kthehen në periudhën e kaluar, edhe në periudhën e paraluftës dhe dëshirojnë të imponojnë tani një organizim dhe një sistem në Kosovë pa asnjë skrupull.

    Punë tjetër që është dëshirë e tyre, është një intencë që ata të involvohen dhe të përzihen në punë të brendshme të Kosovës, që të imponojnë një zgjidhje që ne nuk do ta pranojmë në asnjë rast. Mirëpo, vet fakti që ata e kanë bërë një akt të tillë, flet se ata nuk po punojnë për një marrëveshje dhe se marrëveshjen e kanë vetëm një akt të tyre që të arsyetohen para publikut. Por, në esencë ata nuk dëshirojnë që marrëveshja të arrihet.
    Nuk dëshirojnë që problemet të zgjidhet, pr dëshirojnë që Kosovën ta mbajnë peng përmes veriut dhe që të imponojnë dëshirat e tyre dhe apetitet e tyre, të cilat i kanë pasur më parë në Kosovë.

    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...et-me-serbine/

Faqja 40 prej 88 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •