Close
Faqja 39 prej 88 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 874
  1. #381
    Deshem ne te pranojme apo jo. Te gjitha ato qe LVV i thonte me vite te tera, qe nga 2006 e kendej po dalin mese te sakta dhe te verteta. Pra tani po na del e kjarte se Veriu i Kosoves do behet mu sikurse Republika Srpaska ne Bosnje dhe Hercegovine. Por personalisht kam droje se Shteti Serb nuk ka te ndalur me kaq. Planet e politikes se Beogradit jane me te medha se sa kjo autonomi e serbeve ne Veri!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #382
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Deshem ne te pranojme apo jo. Te gjitha ato qe LVV i thonte me vite te tera, qe nga 2006 e kendej po dalin mese te sakta dhe te verteta. Pra tani po na del e kjarte se Veriu i Kosoves do behet mu sikurse Republika Srpaska ne Bosnje dhe Hercegovine. Por personalisht kam droje se Shteti Serb nuk ka te ndalur me kaq. Planet e politikes se Beogradit jane me te medha se sa kjo autonomi e serbeve ne Veri!
    Kjo "autonomi", e cila de jure nuk do te ekzistoje, do te ishte zgjidhje e perkoheshme apo nje etape ne procesin e ndarjes perfundimtare te Kosoves.
    Kosova stabile, paqesore dhe e lire nuk mund te funksionoje dhe ekzistoje gjate me nje status te tille. Dhe, cka eshte edhe me e rendesishme, regjioni i Ballkanit nuk do te mund te kete stabilitet dhe paqe afatgjate me dy Bosnja dhe nje Maqedoni te ndare etnikisht.
    Vetem perspektiva per integrim europian, cofte edhe ne forme te propagandes se perditshme, qe per shume njerez kuptohet si alternative (reale) per nje jete me te mire jashte Kosoves, Maqedonise, Bosnjes dhe Serbise, dhe angazhimi i madh dhe i parreshtuar ushtarak, politik/diplomatik, ekonomik ose financiar i BE-se, NATO-s dhe SHBA-ve kane mundesuar, mundesojne dhe do te mundesojne edhe per disa vite (ndoshta edhe per 10-15 vitet e ardhshme) qe gjendja te mos dal plotesisht nga kontrolli apo te mos eksplodoje.
    Shumica absolute e shqipetareve, serbeve, maqedonasve dhe boshnjakeve ne fakt nuk jane te kenaqur dhe nuk pajtohen me gjendjen, statusin dhe maredhenjet e tyre aktual. Dhe nuk ka as indicie per nje permiresim te dukshem dhe objektiv te gjendjes ne vitet dhe dekadat e ardhshme, se paku jo perderisa rajoni vazhon dhe do te vazhdoje te jete edhe nder me te varferit ne Europe.
    Se sa do te zgjase ndarja "e drejte" e territoreve eshte veshtire te thuhet, sepse varet shume nga interesi i superfuqive dhe fuqive, te cilat nganjehere mund te kene edhe jete shume te gjate, sic e ka deshmuar disa here historia. Por, pa ndarje "te drejte" dhe ndryshim te kufijve te padrejte kurre nuk do te kete stabilitet, paqe dhe liri te verte ne rajonin tone te Ballkanit.
    Deklaratat diplomatike te superfuqive, fuqive dhe te perzgjedhurve te tyre, perfshi edhe median perkatese etj., natyrisht qe do te mundohen te na bindin resp. ta bindin shumicen per nje realitet tjeter...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-12-2012 më 06:52

  3. #383
    Në kohën kur Albin Kurti dhe VV mundoheshin të na zgjoshin nga gjumi neve Shqiptarëve të përgjumur, duke na paralajmëruar se Veriut do ti jepet statusi special, njësoj si Republika Srpskës, klika e Hashim Thaqit e mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, e sidomos nga miku i madh i Kosovës ambasadori Christopher Dell, e shpallën Albin Kurtin dhe VV si spiun dhe punetor të Serbisë, AntiAmerikane e AntiEuropian dhe njëkohësisht armik të Kosovës! A thua, edhe çfarë duhet të ndodhë me Kosovën që ky popull kokëtrashë ta merr vesh se kush po punon për të, e kush është kundër tij!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #384
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Në kohën kur Albin Kurti dhe VV mundoheshin të na zgjoshin nga gjumi neve Shqiptarëve të përgjumur, duke na paralajmëruar se Veriut do ti jepet statusi special, njësoj si Republika Srpskës, klika e Hashim Thaqit e mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, e sidomos nga miku i madh i Kosovës ambasadori Christopher Dell, e shpallën Albin Kurtin dhe VV si spiun dhe punetor të Serbisë, AntiAmerikane e AntiEuropian dhe njëkohësisht armik të Kosovës! A thua, edhe çfarë duhet të ndodhë me Kosovën që ky popull kokëtrashë ta merr vesh se kush po punon për të, e kush është kundër tij!!!
    Per aq kohe sa t'thote Amerika se Albini e ka keq, s'ka shansa reale per Albinin dhe per VV per pushtet dhe ndryshime rrenjesore...

    Ne fakt ne Kosove behet dhe do te vazhdoje te behet kryesisht ajo qe deshirojne amerikanet dhe disa shtete te forta europiane.
    Te gjitha mundesite reale per ta ndryshuar gjendjen per nje kohe me te shkurte jane radikale ose ekstreme, perjashtuar ndonje krize te madhe europiane apo boterore.
    Puna e VV eshte e mire dhe mjaft e domosdoshme, por nuk do te jete e mjaftueshme. Me shqipetare te tille, qe udheheqin Kosoven qe disa vjet dhe aktualisht, dhe ata qe i perkrahin dhe mbajne ne pushtet qerohen hesapet ndryshe, jo me fjale. Per fjale, dinjitet, moral, kultur... ata si japin dy pare. Tani qe edhe jane bere te pasur, faktikisht paria biznesore e vendit, kane edhe me pak arsye te terhiqen, cofte edhe per ta ruajtur ate pak fytyre dhe ndere personal dhe familjar qe ju ka mbetur.
    Pra, kush ka vullnet dhe kujt t'a man ..., e din mire cka duhet bere dhe sakrifikuar.

  5. #385
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Proamerikanët e Qeverisë!

    Arbana Xharra

    Sa herë që dikush kritikon veprimet e Partisë kinse Demokratike të Kosovës (PDK), shpallet zyrtarisht antiamerikan dhe gjithsesi proserb. Ky pushtet me çdo kusht tenton të mashtrojë opinionin se secili veprim i tij është proamerikan. Nga kreu i qeverisë, Hashim Thaçi, e deri te më e fundit birë e kavallit të këtij tabori, sa herë që iu dhemb kritika, hidhen në sulme frontale dhe pa asnjë argument, duke luajtur me kartën më të dobët: kartën e antiamerikane!

    Kush janë këta njerëz që e kanë tabiat të na flasin si mbrojtës të vlerave amerikane derisa vetë ndiqen nga drejtësia ndërkombëtare? Kryeministri Hashim Thaçi është i pari, i cili po hetohet nga hetuesi amerikan John Clint Williamson. A ka më proamerikan të madh në Kosovë se Thaçi, kreu i qeverisë së korruptuar, por gjithsesi “proamerikane”. Kjo është me rëndësi.

    Proamerikan është edhe ministri i punëve të brendshme dhe i dallavereve, Bajram Rexhepi, me 500 e kusur afera? Skandali 1.4 milionë euro me pasaporta, i cili u shtri në mediat më prestigjioze evropiane është vetëm njëri prej shumë skandaleve që në vazhdimësi rrjedhin nga kjo ministri.
    Proamerikan është edhe Azem Syla, i cili ka keqpërdorur sistemin social zviceran duke përvetësuar gati gjysmë milioni franga nga sigurimet sociale të këtij vendi dhe rrjedhimisht është dëbuar nga ky vend.

    Imagjinojeni ky person thuhet të ketë qenë “komandant suprem i UÇK-së” dhe bashkë me partinë e tij u referohen vlerave amerikane, por në fakt shkelin çdo gjë që përfaqëson Amerika si demokraci e madhe.
    Proamerikani tjetër është Xhabir Zharku (alias Pallma), i cili arratiset si kusar nga Kosova, ndonëse kishte një urdhërarrest të lëshuar për kërcënim e armëmbajtje pa leje. Shikojeni qeverinë “proamerikane” të Hashim Thaçit, e cila e lejon Xhabir Zharkun që pa “një therr në këmbë” të kalojë kufirin.

    Zharku i ikën drejtësisë, e cila sipas pushtetit aktual është e ndërtuar mbi vlerat e sistemit amerikan dhe evropian.
    Sami Lushtaku, i dënuar nën akuzat për pengimin e një gjyqtari në realizimin e punës në terren dhe më pas kërcënimin e tij,
    Qemajl Mustafa, i cili abuzoi me pronën shtetërore duke ua dhënë ortakëve të tij, e shumë të tjerë janë vërtet “proamerikanë”. “Proamerikanë” mund të quhen edhe të gjithë ata padronë të PDK-së që prej vitesh keqpërdorin demokracinë, shkelin ligjet, vrasin virtualisht kritikët, i fryjnë racizmit dhe tallen me çdo vlerë evropiane.

    Partia kryesore antiamerikane në Kosovë është PDK dhe për këtë flet vetë bilanci i qeverisjes së saj.
    Nuk ka përfituar asgjë populli i Kosovës nga kjo qeverisje. Kemi një kabinet qeveritar të përgjuar dhe të dyshuar për krim e korrupsion, të dehur nga babëzia e paparë ndonjëherë në këtë vend dhe të prirë që krejt fëlliqësitë t’i fsheh nën maskën e “miqësisë me Amerikën”. Por, e vërteta është që edhe diplomatë amerikanë që konsideroheshin të afërt me aferat kanë potencuar se Kosova me këtë mentalitet qeverisës të prirë nga Hashim Thaçi po shkon drejt degradimit të Kosovës në shtet të dështuar.

    Sa më shpejt që këtë e kupton shoqëria kosovare, aq më mirë do të jetë dhe do të kemi më pak pengesa në rrugën tonë të integrimit në BE. Me këtë klasë politike antiamerikane, antievropiane dhe antiperëndimore integrimi i Kosovës merr fund në urën mbi lumin Ibër, aty ku përzihen interesat dhe bizneset e kriminelëve serbë dhe “proamerikanëve kosovarë” të partisë së xhabirave.

    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...et-e-qeverise/

  6. #386
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    ky eshte pushtet pedolinash dhe prontolinash! Hash-Hash... Hashash -im qe vetem thirren Ju-es-ej ...Ju-es-ej ... eja tu Qeveria e na ... everyday e me vone, nese mbeten akoma ne pushtet edhe everynight
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  7. #387
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    ky eshte pushtet pedolinash dhe prontolinash! Hash-Hash... Hashash -im qe vetem thirren Ju-es-ej ...Ju-es-ej ... eja tu Qeveria e na ... everyday e me vone, nese mbeten akoma ne pushtet edhe everynight
    A s'paske degjuar ende, a?

    Qeveria Hash-a(r)sh do m'u shnderue ne qevere Hashim-Ramush

    *
    klipp&klar

  8. #388
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Vetëm statistikë, jo doganim në veri?!

    Bruksel, 19 dhjetor – Grupet punuese të Beogradit e të Prishtinës mbrëmë vonë në Bruksel kanë arritur marrëveshjen për pagesën doganës në kufi dhe marrëveshja do të fillojë së paguari nga data 20 dhjetor, ka thënë shefi i ekipit negociator serb, Dejan Paviçeviq njofton Tanjug.

    "Automjete me mall për të cilin nuk paguhet akciza mund të hyjë pa doganim në veri të Kosovës, ashtu sikur dhe malli i akcizës deri në tre tonë e gjysmë", ka thënë Paviçevq pas bisedave maratonike që kishin filluar para shtatë ditësh.

    Paviçeviq ka thënë se në vendkalime do ë paguhet shikohet dokumentacion për mallin që transportohet ekskluzivisht për statistikë e jo për doganim.

    Ai ka thënë se marrëveshja fillon të vlejë nga 20 dhjetori në orën tetë të mëngjesit

    Paviçeviq ka theksuar se me këtë vetëm është konfirmuar marrëveshja e arritur gjatë raundit të fundit të dialogut politik Daçiq- Thaçi më 7 dhjetor në Bruksel.

    Ai po ashtu ka shtuar se janë marrë para sysh interesat e serbëve në veri por edhe mundësia e keqpërdorimit gjatë hyrjes së mallrave.

    Po qe se nga pala tjetër ndodh ndonjë obstruksion, jemi të gatshëm të suspendojmë marrëveshjen e IBM-së”, ka thënë Paviçeviq.

    http://www.koha.net/?page=1,15,128013

  9. #389
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    A s'paske degjuar ende, a?

    Qeveria Hash-a(r)sh do m'u shnderue ne qevere Hashim-Ramush

    *

    Ah qeveri, qe kane per te rregullur, po ç`kane per ta kenaq tu Kosoven; me hajni, e duke e varferuar deri sa nuk shkon me!

    eshte per te habitur, ama si duket ai popull eshte mesuar te ju grahesh si kope e dheneve ose e lopeve. Paramendo e shikoja rastesisht nje nate TV dhe doli ky surrati Rram-bushi, kishte shkuar te akademia e shkencave tu Kosoves. Po ç`mjerim per shkencen e tu Kosoves, ne fakt per mjerim jane tere ata akademiket aty... edhe paramendo akademia e shkencave e degjonin nje njeri te pashkolle, qe as shkollimin e mesem nuk ka arritur ta perfundoje ! Kjo eshte me shume se fyerje edhe per ata qe i shohin edhe permes ekranit televiziv, keto skena te peshtirosura !

    Kesaj, vertete eshte ti thuash o Kosove o lule bozhur, te kam 10-re e te kam 5- huhuuuuuuuuuuuu, ku ke perfunduar !



    Vetem i shikoj surratat e turi-kualeve qe kane !
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. #390
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Kuçi: As dy dhoma, as autonomi, as shuarje të FSK-së

    Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, u është përgjigjur deklarimeve në mediat serbe se platforma e Serbisë për Kosovën përmban një autonomi për veriun e Mitrovicës, duke thënë se ato propozime i bëjnë krerët politikë në Serbi sa për konsum të brendshëm, megjithatë ato ndikojnë negativisht në dialogun që po zhvillohet në mes të të dyja vendeve.

    Kuçi ka thënë se veriu i Mitrovicës është pjesë e Republikës së Kosovës dhe atje do të zbatohet Pakoja e Ahtisaarit, të cilën, siç raporton rtk, ai e quajti kompromis të dhimbshëm të Kosovës.

    Ai është propozim i tyre i cili mund të jetë për konsum të brendshëm, i cili nuk ndikon mirë as në raport me dialogun, i cili mund të jetë iluzion. Pjesa e veriut është pjesë e Kosovës. Do të implementohet Pakoja e Ahtisaarit, që është kompromis i yni i dhimbshëm dhe nuk mund të ketë ballance tjera as etnike, as të të drejtave të komuniteteve, apo balance të ushtrimit gjeografik të sovranitetit. Serbia duhet të ketë kujdes që konsumi i brendshëm të mos i prishë raportet me të tjerët dhe unë besoj se ajo duhet ta marrë përgjigjen adekuate nga BE-ja”, ka thënë ai.

    Serbia ia ka prezantuar planin e saj për Kosovën Baroneshës Catherine Ashton.
    Në këtë dokument, që ende është sekret shtetëror, autoritetet serbe ndërhyjnë në rendin kushtetues të vendit tonë.
    -Aty zotohen se nuk do ta njohin kurrë pavarësinë,
    -kërkojnë që Parlamenti i Kosovës t’i ketë dy dhoma,
    -insistojnë në autonomi territoriale për veriun dhe
    -shuarjen e FSK-së.

    http://www.koha.net/?page=1,13,128075


Faqja 39 prej 88 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •