BE-ja nuk konfirmon se marrëveshja për kufirin është IBM
Publikuar: 13.12.2012 - 08:45
Prishtinë, 12 dhjetor – Bashkimi Evropian nuk konfirmon se aranzhimi i pajtuar mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, është menaxhim i integruar i kufirit (IBM). Prezencat e BE-së në Kosovë nuk kanë pranuar të japin detaje për aranzhimet që më 10 dhjetor kanë filluar të aplikohen nga autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë në Jarinjë e Merdar dhe që nga të dyja qeveritë u proklamuan si fillimi i zbatimit të konceptit për menaxhim të integruar të kufirit. Sipas tyre, EULEX-i po zbaton atë për çka janë marrë vesh palët.
Bashkimi Evropian nëpërmjet baroneshës Catherine Ashton dhe zyrës së vet në Kosovë nuk ngurrojnë që aranzhimit që ka ndodhur në Jarinjë e Merdar t`i referohen si IBM, mirëpo kur janë pyetur për mungesën e zbatimit të kritereve bazë të këtij koncepti, nuk kanë dashur që të komentonin.
Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”.
Krijoni Kontakt