Close
Faqja 30 prej 88 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 874
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    MUP-i thërret policët e Kosovës që t’i përtërijnë kontratat


    Mitrovicë, 21 nëntor - Mbi 40 policë të Kosovës, të hënën dhe të martën, i kanë vazhduar kontratat e punës me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë në qytetin e Kralevës, kanë njoftuar burime të sigurta të gazetës. Kjo, pasi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka urdhëruar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që janë njëkohësisht edhe të punësuar të Policisë së Serbisë që t`i nënshkruajnë kontrata e reja të punës.

    Vazhdimi i kontratave të punës për pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës, që njëkohësisht punojnë edhe për MUP-in e Serbisë, sipas burimit, është bërë për shkak të risistemimit të policëve të Kosovës para transferimit të tyre në detyra të reja në qytete të ndryshme të Kosovës, nga ana e Drejtorisë së Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

    Sipas burimit, kusht për vazhdimin e kontratave të punës në zyrën e Policisë së Serbisë për Kosovë që është e vendosur në Kralevë është që policët e Kosovës duhet personalisht të shkojnë në atë zyrë dhe me veti duhet ta kenë edhe kartelën e Policisë së Kosovës që dëshmon se polici është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

    Më gjerësisht dhe kush është në dijeni nga kompetentët e Kosovës për këto kontrata, lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”

    http://www.koha.net/?page=1,13,124107


  2. #292
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Daçiq kërkon heqjen e përmendores së UÇPMB-së


    Kryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të heqin nga qendra e Preshevës një përmendore që iu kushtohet të rënëve të UÇPMB-së.

    Tabela duhet të hiqet dhe më mire është që ta heqin vetë. Nuk kemi dilemë se Presheva dhe Bujanovci janë pjesë e Serbisë. Le ta thotë edhe bashkësia ndërkombëtare këtë dhe jo nesër të thotë ‘është përdorur dhunë e tepruar’”, ka thënë Daçiq.

    UÇPMB, ka qenë formacion ushtarak i përbërë nga shqiptarët, që në fillim të viteve të 2000-ta ka hyrë në konflikt me forcat serbe të sigurisë, në përpjekje për të siguruar më shumë të drejta për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

    Në vitin 2002 parlamenti i atëhershëm jugosllav miratoi ligjin për amnistinë e pjestarëve të ish UÇPMB-se prej 1 janarit 1999 deri në 31 maj 2001.

    Marrëveshja për ndaljen e konfliktit qe arritur me ndërmjetësimin e NATO-s, dhe parashihte amnisti dhe çarmatim të luftëtarëve të UÇPMB-së.


    Emri:  f2_21permn1353499039.jpg

Shikime: 409

Madhësia:  5.3 KB
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 21-11-2012 më 10:22

  3. #293
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    gogiq a keni marr pjes ne ushtrimin e shkjeve ose a e keni financu qysh i vezhgojshi nga distanca e nuk nderhyshi me specialca apo e dini qe ju shtrin si kur ata ne kufi ju shtin me hanger dushk
    Vec me kane edhe me te marr vesh se cka po thu ..
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  4. #294
    Serbet mobilizohen për t’i ndalë punimet
    Mitrovicë, (Kosovapress) 22 Nëntor 2012 11:17



    Drejtoria e spitalin në Mitrovicë ka dhënë urdhër që t’i lirojnë të gjithë punëtorët në mënyrë që të shkojnë në lagjen Kroi i Vitakut për të iu bashkangjitur grupeve të serbëve që janë mbledhur në tentim për t’i ndalur punimet e rindërtimit të shqiptarëve në këtë lagje.

    Një praktikë e tillë pritet shpejt të aplikohet edhe në institucionet tjera në veri, ndërkohë që ndihëm policisë së Kosovës janë duka ardhur nga Skenderaj dhe Vushtrria .

    Ndërkohë përreth lagjes Kroi i Vitakut, shihen grupe serbësh dhe ka forca të shumta të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. /Kosovapress/Emri:  mitrovicee_312739_577138.jpg

Shikime: 428

Madhësia:  32.5 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #295
    Intervenon ROSU, aktivizohet alarmi i rrezikshmërisë !!!



    (E plotësuar) Strukturat paralele në veri kanë aktivizuar alarmin e rrezikshmërisë, i cili nënkupton që të gjithë të rinjtë mbi moshën 18 vjeçare të mobilizohen dhe të jenë gati për barrikada.
    Ekipi i Indeksonline raporton se Mbrojtja Civile dhe pjesëtarë të MUP-it serb vazhdimisht po fotografojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
    ....
    Njësia speciale e Policisë së Kosovës, ROSU, ka intervenuar për të ndaluar protestuesit serb në veri.
    ROSU ka arritur të kalojë barrikadën që e kishte bërë KFOR-i për ndalimin e tyre.
    Ekipi i Indeksonline raporton se një punëtor është lënduar nga gurët e hedhur nga protestuesit serb.


    .....
    Ekipi i Indeksonline raporton se protestuesit serb sulmojnë Policinë e Kosovës dhe punëtorët të cilët po ndërtojnë shtëpitë.
    ROSU ndodhet 1 km larg nga vendi ku po ndërtohen shtëpitë e shqiptarëve, mirëpo KFOR-i nuk po lejon intervenimin e tyre.
    Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen vetëm policë të thjeshtë të ardhur nga Vushtrria dhe Skënderaj./Indeksonline/


    .....
    Policia e Kosovës ka depërtuar deri te shtëpitë ku janë duke u ndërtuar nga shqiptarët. E aty pranë policisë janë edhe një grup i banorëve serb të cilët po vëzhgojnë situatën.
    Këta banorë serb po tentojnë t’i ndalojnë ndërtimin e shtëpive./Indeksonline/

    .....
    Ekipi i Indeksonline që ndodhet tani në veri të Mitrovicës, bënë të ditur se situate në atë pjesë të vendin vazhdon të jetë e tensionuar.
    Policia e Kosovës ka rritur numrin e njësisë speciale dhe është në gjendje gatishmërie për çdo intervenim të mundshëm.
    Indeksonline ju sjell foto nga vendi i ngjarjes./Indekosnline/


    ....
    Situata në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e tensionuar.
    KFOR-i dhe Policia e Kosovës po bëjnë sigurimin e pikave për t’iu mundësuar shqiptarëve vazhdimin e ndërtimit të shtëpive të tyre.
    Ekipi i Indeksonline ndodhet në vendin e ngjarjes dhe të ju mbajmë të informuar gjatë gjithë kohës./Indeksonline/
    ......
    Pjesëtar të KFOR-it kanë ndaluar njësinë special të Policisë së Kosovës “ROSU”, te ura e Suhodollit, duke i penguar ata për të depërtuar në lagjen ”Kroi i Vitakut”.

    Raportohet se brenda në thellësi janë mbledhur dhjetëra serb nëpër disa lokacione në përpjekje për t’i ndaluar punimet në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve, transmeton RTK.
    Nëpër lagje vërehen prezencë e shtuar të Policisë së Kosovës, por edhe të KFOR-it. Gjithashtu vërehet se ka edhe shqiptar të tubuar dhe situate ende është e qetë, por është situatë nën tension./Indeksonline/


    Emri:  faton_1.jpg

Shikime: 450

Madhësia:  23.4 KBEmri:  faton_2.jpg

Shikime: 427

Madhësia:  30.3 KBEmri:  faton_3.jpg

Shikime: 438

Madhësia:  36.8 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Emri:  22_11_12_51194_rika1.jpg

Shikime: 437

Madhësia:  29.0 KB



    Blerim Shala emërohet koordinator në dialogun politik
    ...
    Blerim Shala është nënkryetar i parë i AAK -së dhe ishte edhe koordinator i Ekipit të Unitetit gjatë negociatave Kosovë Serbi me ndërmjetësim të OKB-së që sollën planin Ahtisaari për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës.
    http://www.koha.net/?page=1,13,124335

  7. #297
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Ariani_tb

    [QUOTE=ARIANI_TB;3542886]Intervenon ROSU, aktivizohet alarmi i rrezikshmërisë !!!



    (E plotësuar) Strukturat paralele në veri kanë aktivizuar alarmin e rrezikshmërisë, i cili nënkupton që të gjithë të rinjtë mbi moshën 18 vjeçare të mobilizohen dhe të jenë gati për barrikada.
    Ekipi i Indeksonline raporton se Mbrojtja Civile dhe pjesëtarë të MUP-it serb vazhdimisht po fotografojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
    ....
    Njësia speciale e Policisë së Kosovës, ROSU, ka intervenuar për të ndaluar protestuesit serb në veri.
    ROSU ka arritur të kalojë barrikadën që e kishte bërë KFOR-i për ndalimin e tyre.
    Ekipi i Indeksonline raporton se një punëtor është lënduar nga gurët e hedhur nga protestuesit serb.


    .....
    Ekipi i Indeksonline raporton se protestuesit serb sulmojnë Policinë e Kosovës dhe punëtorët të cilët po ndërtojnë shtëpitë.
    ROSU ndodhet 1 km larg nga vendi ku po ndërtohen shtëpitë e shqiptarëve, mirëpo KFOR-i nuk po lejon intervenimin e tyre.
    Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen vetëm policë të thjeshtë të ardhur nga Vushtrria dhe Skënderaj./Indeksonline/


    .....
    Policia e Kosovës ka depërtuar deri te shtëpitë ku janë duke u ndërtuar nga shqiptarët. E aty pranë policisë janë edhe një grup i banorëve serb të cilët po vëzhgojnë situatën.
    Këta banorë serb po tentojnë t’i ndalojnë ndërtimin e shtëpive./Indeksonline/

    .....
    Ekipi i Indeksonline që ndodhet tani në veri të Mitrovicës, bënë të ditur se situate në atë pjesë të vendin vazhdon të jetë e tensionuar.
    Policia e Kosovës ka rritur numrin e njësisë speciale dhe është në gjendje gatishmërie për çdo intervenim të mundshëm.
    Indeksonline ju sjell foto nga vendi i ngjarjes./Indekosnline/


    ....
    Situata në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e tensionuar.
    KFOR-i dhe Policia e Kosovës po bëjnë sigurimin e pikave për t’iu mundësuar shqiptarëve vazhdimin e ndërtimit të shtëpive të tyre.
    Ekipi i Indeksonline ndodhet në vendin e ngjarjes dhe të ju mbajmë të informuar gjatë gjithë kohës./Indeksonline/
    ......
    Pjesëtar të KFOR-it kanë ndaluar njësinë special të Policisë së Kosovës “ROSU”, te ura e Suhodollit, duke i penguar ata për të depërtuar në lagjen ”Kroi i Vitakut”.

    Raportohet se brenda në thellësi janë mbledhur dhjetëra serb nëpër disa lokacione në përpjekje për t’i ndaluar punimet në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve, transmeton RTK.
    Nëpër lagje vërehen prezencë e shtuar të Policisë së Kosovës, por edhe të KFOR-it. Gjithashtu vërehet se ka edhe shqiptar të tubuar dhe situate ende është e qetë, por është situatë nën tension./Indeksonline/


    nje akcion i policis jo i efektshem un mendoj se kcioni esht dasht te jet akcion poerativ dhe te nderhyret me dhun propocionale siq e ka zakon policia e kosoves

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    me duket shum interesant kur qeveria thot se jan mbledhur nje grup 80- deri 100 kriminel serb jan tubuar si esht e mundur qe kjo polici sesht ne gjendje te ballafaqohet ket spo mund ta kuptoj kurse ne prishtin jan shum aktiv qe besa edhe s qajn koken fare kur per dorin dhun siq po thon propocianale

  9. #299
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Kurti: Dështim me paramendim në veri


    Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur “dështim me paramendim” aksionin e Qeverisë së Kosovës për të ndërhyrë dhe krijuar kushte për ndërtimin e shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut” në pjesën veriore të Mitrovicës. Drejtues të Vetëvendosjes e kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk e kanë njoftuar Kuvendin e Kosovës lidhur me situatën në veri, e as Qeveria nuk ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për t’i njoftuar edhe qytetarët e vendit me gjendjen në atë pjesë të Kosovës.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se ky aksion është edhe një dështim me paramendim i Qeverisë së Kosovës.

    Bëhet fjalë për dështim me paramendim, sepse nuk po kemi veprime në kuadër të një programi që e bashkon Mitrovicën dhe e integron veriun në Kosovë, por gjeste të shkapërderdhura, të cilat po e organizojnë dështimin e shtetit të Kosovës dhe të mekanizmave shtetërorë në Mitrovicë dhe në veri në përgjithësi”, ka thënë ai.

    Ai ka shtuar se Thaçi, duke u sjellë mirë me Serbinë, e ka bërë Serbinë edhe më të egër karshi shqiptarëve dhe ky dështim me paramendim, sipas Kurtit, është edhe rezultat i dialogut me Serbinë, ku Qeveria bisedon e Serbia vepron.

    Kurse, nënkryetari i kësaj lëvizjeje, Liburn Aliu, ka shfaqur kritika për aksionin e sotëm të njësisë speciale të policisë “ROSU”, e cila sipas tij, shpejt shkoi e shpejt u tërhoq. Ai ka thënë se nuk kanë qenë të informuar asgjë lidhur me veprimet e sotme të Qeverisë në atë pjesë të Kosovës.

    Sot strukturat shtetërore të Serbisë i sulmuan shqiptarët në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë. Në mesin e atyre strukturave janë parë edhe persona të armatosur. Policia e Kosovës nuk ishte aty për t’i mbrojtur, KFOR-i nuk u doli në ndihmë, ndërsa EULEX- i ka shkuar aty të vëzhgojë me ç’ rast ka biseduar me drejtues të atyre strukturave të Serbisë. Njësiti Special i Policisë së Kosovës, i njohur si ROSU, shkoi shpejt në Kroin e Vitakut, por shpejt u tërhoq prej atje. Qeveria e Kosovës nuk mbajti mbledhje urgjente, kurse deputetët e saj nuk lejuan që Kuvendi i Kosovës të debatojë sot për këtë gjë”, ka thënë Aliu.

    Ai ka thënë se nuk kanë qenë të dijeni se çfarë po ndodh në pjesën veriore të Kosovës, duke thënë se janë njoftuar nga mediat.

    Ai ka thënë se takimi Thaçi-Dacic e ka inkurajuar Serbinë për aktivitete të shtuara në veri të Kosovës, duke thënë se Thaçi në Bruksel kërkoi vetëm transparencë prej Dacicit sa i përket strukturave shtetërore të Serbisë në veri dhe Dacici demonstroi publikisht ato struktura duke e forcuar pozicionin e Serbisë në veri. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/kurti...i-2-26660.html

  10. #300
    Kurti: Thaçi e ka egërsuar Serbinë karshi shqiptarëve
    22-11-2012 16:57 CET
    Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print
    Programi me 13 pika të bashkërenduara duhet ta pasojë ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë dhe bllokimin e mallrave të Serbisë në Kosovë. E para, e zmbraps Serbinë politikisht dhe ja ndërprenë avancimin e integrimeve evropiane kurse e dyta e dëmton ekonomikisht Serbinë që po na dëmton ne aq shumë.

    Kështu është shprehur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media, ku ka shpalosur 13 pikat, të cilat, siç tha ai, paraqesin dy hapa themelorë dhe fillestarë në kuadër të strategjisë për sovranitet dhe integritet territorial janë dy llojesh: politik e të sigurisë dhe socio-ekonomik.

    “Kosova ndodhet në defansivë dhe me këta dy hapa që i paraprijnë programit për bashkimin e Mitrovicës dhe integrimin e veriut, ne vijmë në ofensivë”, u shpreh Kurti.

    “Thaçi duke u sjellë mirë me Serbinë po e bën atë më të egër karshi shqiptarëve. Normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë po sjell më shumë dhunë të Serbisë në Kosovë. Qeveria e Kosovës duke mos dashur ta rrezikojë aspak pushtetin e saj në Prishtinë po e rrezikon jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë në veri. Gjestet e shkapërderdhur të Qeverisë së Kosovës në veri pa strategji, pa vullnet politik dhe pa program janë dështime me paramendim dhe rezultat i dialogut me Serbinë ku Qeveria e Kosovës bisedon me Serbinë ndërkaq Serbia vepron në Kosovë”, theksoi Kurti.

    Ndërkaq, i pranishëm në konferencë, ishte edhe Liburn Aliu, i cili, duke folur për gjendjen e krijuar në veri të Mitrovicës, ku të enjten, grupe serbësh sulmuan Policinë e Kosovës si dhe qytetarët shqiptarë të asaj pjese.

    “Sot, strukturat shtetërore të Serbisë i sulmuan shqiptarët në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë. Në mesin e atyre strukturave janë parë edhe persona të armatosur. Policia e Kosovës nuk ishte aty për t’i mbrojtur, KFOR-i nuk ju doli në ndihmë, ndërsa EULEX-i ka shkuar të vëzhgojë me ç’rast ka biseduar me përfaqësues të atyre strukturave të Serbisë. Njësiti Special i Policisë së Kosovës, i njohur si ROSU, shkoi në Kroin e Vitakut por shpejt u tërhoq prej atje. Qeveria e Kosovës nuk mbajti mbledhje urgjente, kurse deputetët e saj nuk lejuan që Kuvendi i Kosovës të debatojë sot për këtë gjë”, ka thënë Aliu.

    Ai tha se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, duke u bazuar në nenin 49 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, kërkoi shqyrtimin e situatës në Mitrovicë si një çështje urgjente dhe informim nga ministri i punëve të brendshme për atë që po ndodh në veri.

    Mirëpo, ky propozim, siç u shpreh Aliu, u kundërshtua nga Grupet tjera parlamentare me tre arsyetime kryesore: 1. Diskutimi mund të shtyhet për ditë tjetër e që rrjedhimisht nuk është çështje urgjente, 2. Mungon informacioni i asaj që po ndodh në veri, dhe 3. Kërkesa nuk është koordinuar me grupet parlamentare.

    Sipas Aliut, këto arsyetime janë të pabaza, pasi që, siç u shpreh ai, Kuvendi ka trajtuar si çështje urgjente diskutimin e Projektligjit për institucionet mikrofinanciare, Projektligjin e ndërtimit, Rezolutën për negociatat.

    “Ndërsa sot për sigurinë në veri pikërisht në momentin kur ajo po cenohet propozohet diskutimi për ndonjë datë tjetër duke qenë njëkohësisht të vetëdijshëm që qeveria mund të organizojë ndërhyrje planifikuara për të dështuar por dhe me pasoja në njerëz, sikur herën që shkoi e më ç’rast, ra dëshmor polici Enver Zymberi. Rreziku i përsëritjes së një situate të tillë pikërisht do të duhej të ishte arsye për diskutim”, u shpreh Aliu.

    Sipas deputetit Liburn Aliu, dialogu politik Thaçi-Daçiq e ka inkurajuar Serbinë për aktivitet të shtuar në veri të Kosovës.

    “Xhandarmëria serbe atje arreston njerëz kurse mbrojtja civile e Serbisë organizon ushtrime. Thaçi në Bruksel kërkoi veçse transparencë prej Daçiqit sa i përket strukturave shtetërore të Serbisë në veri dhe Daçiqi i demonstroi publikisht dhe masivisht ato struktura duke e forcuar pozicionin e Serbisë atje”, tha Aliu.

    Në vijim, po i botojmë të plota 13 pikat e propozuara nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti:

    1. FSK duhet të shpallet dhe bëhet ushtri. Pastaj, menjëherë të iniciohet marrëveshja SOFA me NATO-n.

    2. Në veri duhet të ketë një prezencë të shtuar të policisë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme atje. Një bazë e njësisë speciale të policisë së Kosovës duhet të jetë e vendosur në Lagjen e Boshnjakëve, në ish bazën e KFOR-it, përkatësisht ish remontin ushtarak. Dy baza të tjera të njësisë speciale së bashku edhe me forcat ushtarake duhet të jenë në afërsi të pikave kufitare 1 dhe 31.

    3. Kosova duhet të krijojë marrëdhënie të fuqishme bilaterale me shtetet e veçanta që na e kanë njohur pavarësinë, e posaçërisht me Shqipërinë, ShBA-të, shtetet kryesore të BE-së, Turqinë.

    4. Duhet të ndërpriten përfundimisht dhe zyrtarisht këto bisedime që po zhvillohen në Bruksel me Serbinë, e të cilat, siç e dimë, janë bisedime pa kushte për Serbinë dhe për çështje të brendshme të Kosovës. Me këto bisedime nuk forcohet pavarësia e Kosovës prej Serbisë, por pavarësia e veriut të Kosovës prej Kosovës.

    5. Duhet të vihen në shënjestër burimet financiare të strukturave ilegale dhe armiqësore të Serbisë. Duhet gjurmuar dhe duhet prerë financimi i tyre nga Serbia dhe nga krimi i organizuar e bizneset informale.

    6. Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa reciprocitet e simetri të të drejtave të serbëve në Kosovë me shqiptarët në Serbi. Në përgjithësi, më shumë ka shqiptarë në Serbi sesa serbë në Kosovë. Shqipëria dhe Kosova bashkërisht duhet të angazhohen për shqiptarët kudo që ata janë e posaçërisht për ata në Kosovë lindore, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Arsyeja kryesore pse Serbia e ka synuar decentralizimin në Anamoravë është që ta hedhë farën e ndarjes dhe izolimit të asaj pjese nga Kosova.

    7. Qeveritë dhe kryeministrat e pasluftës, janë munduar t’i integrojnë serbët duke iu dhënë ose premtuar mijëra euro kesh, duke iu falur traktorë apo duke ua ruajtur pagat edhe kur ata punonin për Serbinë. Zgjidhja është krejtësisht ndryshe. Jo para e privilegje, por zhvillim arsimor e ekonomik dhe barazi para ligjit. Jo bisedime me Serbinë e strukturat e saj, por integritet territorial për vendin e sovranitet për shtetin.

    8. Rivitalizimi i Trepçës, funksionalizimi i saj që do të rezultonte me punësimin e rreth 8.000 vetave. Sipas ekspertëve të VETËVENDOSJE!-s me investime në Trepçë që janë më pak se 200 milion euro, do të fitonim afër gjysmë miliardi euro nga eksporti i metaleve të përpunuara dhe gjysmë të përpunuara. Kjo do të kontribuonte në bashkimin e qytetit sepse ndarja në Ibër e ka lënë minierën e Stantërgut në njërën anë, ndërsa shkritoren në anën tjetër (Zveçan). Kështu, Mitrovica u shndërrua në qytetin më të varfër,dhe ajo është i vetmi qytet në Kosovë të cilit i është zvogëluar popullsia përgjatë viteve.

    9. Ofrimi i bursave për shqiptarët dhe serbët nga veriu për në shkollat e mesme dhe Universitetin në Prishtinë.

    10. Investim në spitalin e Prishtinës dhe atë në jug të Mitrovicës në mënyrë që aty të ofrohen shërbime më të mira.

    11. Forcimi i fshatrave të shqiptarëve dhe lagjeve të Mitrovicës të banuara me shqiptarë në veri duke ofruar mjete për rindërtimin e shtëpive, infrastrukturë të mirë, transport publik falas për në jug të Mitrovicës dhe anasjelltas tri herë në ditë, lehtësim në punësim, lehtësim për regjistrim në universitet.

    12. Vetëm me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, 11 shqiptarë janë vrarë, me dhjetëra të tjerë janë keqtrajtuar ose lënduar ndërsa 1.564 familje me 11.364 anëtarë janë dëbuar. Secili shqiptar i dëbuar duhet të kërkojë të kthehet në pronën e vet në veri. Dhe njëkohësisht të organizohen dhe mobilizohen për këtë. Ata që nuk duan, duhet ta thonë hapur këtë dhe t’ua shesin të tjerëve pasurinë, atyre që duan të kthehen atje. Qeveria duhet ta ndihmojë dhe mbështesë këtë me një program të veçantë.

    13. Nuk duhet lejuar që Qeveria e Serbisë t’i blejë pronat e shqiptarëve në veri. Të gjithë shqiptarët që janë detyruar t’i shesin pronat e tyre, Qeveria e Kosovës t’ua blejë ato. /Zëri/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...i-shqiptareve/


    Emri:  DSC_7081.jpg

Shikime: 855

Madhësia:  29.2 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 30 prej 88 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •