Close
Faqja 26 prej 88 FillimFillim ... 1624252627283676 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 874
  1. #251
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Ivica Daçiq: Thaçi të jetë i kujdesshëm në deklaratat e tij

    Hashim Thaçi duhet të jetë i kujdesshëm në deklaratat e tij, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq për gazetën serbe“Blic”, duke ju referuar deklaratave të kryeministrit të Kosovës se Serbia me synimet për ndarjen e Kosovës po luan me zjarr. Daçiqi ka thënë se i kupton deklaratat e Thaçit, sepse është i pa kënaqur me atë që ka bërë për popullin e tij.

    Retorika e tillë e Thaçit është e menduar për konsum të brendshëm në Kosovë, sepse nuk do të vendosë Prishtina dhe është larg asaj për të vendosur se çfarë do të jetë Serbia. Në vend të deklaratave të tilla, më mirë është të merret me dialogun që na pret, marrëveshjet në lidhje me përmirësimin e jetës së bashkësisë serbe, trashëgimisë kulturore, energjisë dhe shumë gjëra të tjera me rëndësi jetike që duhet përmirësuar dhe zgjidhur. Unë i kuptoj deklarata e Thaçit. Ai është i pakënaqur me atë që ka bërë për popullin e tij. Shqiptaret në Kosovë nuk duan të jetojnë me serbët. Sot serbët nuk duan të jetojnë me ta”, ka thënë Daçiq.

    ...
    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Serbia me pretendimet për ndarjen e Kosovës është duke rrezikuar të ardhmen evropiane dhe është duke luajtur me zjarrin.
    http://www.botasot.info/lajme/196336...laratat-e-tij/

  2. #252
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    thaqi jep deklarat te zjarrta nga mos dija dhe naiviteti qe ka kur kihet para sysh qe ne gjdo dialog me armikun duhet te leshosh pe kosova disa her ka leshusr pe rasti i fundit me pakon e ah tisarit gje qe vet shum politikan e pranojn duke e quahtur si te dhimshem tash esht e pa i ma gjinuar se nuk dote leshosh pe prap qe dote thot nje autonomi per veriun koha dote tregoj qofsha u gabuar un

  3. #253
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    hashimi eshte ahmak budall.. veq e hap gojen si lop e pllet pa dit çka po thote..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #254
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    hashimi nuk eshte budall, ai i ka keshilltaret prej amerike

  5. #255
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Atehere keshilltaret e paskan gjetur n'Kosove nje budall qe pllet si lop..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #256
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    - nejse se prej juve nuk pritet njerzi , juve jav ban ndergjegjja ashtu mu shprej ndaj Prisit te Shtetit.
    - a osht ahmak , a osht budall , apo edhe siq po e quni ju vetfundosja edhe shkinia Kriminel , ketij njerzt po i vin pas.

    AFRIM HOTI, ALMA LAMA DHE AFRIM KASOLLI NË PDK?

    Nga Express 14 Nëntor 2012

    Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pritet që gjatë procesit të brendshëm zgjedhor t’i bashkohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje: Alma Lama, Afrim Hoti dhe Afrim Kasolli.

    “Alma Lama, Afrim Hoti dhe Afrim Kasolli, deri në fund të procesit zgjedhorë brenda Partisë Demokratike të Kosovës pritet t’i bashkohen kësaj partie, pasi nuk janë duke u pajtuar me politikën e Lëvizjes Vetëvendosje”, kanë thënë burime brenda PDK-së.

    Për gazetën Epoka e Re, deputetja Alma Lama e mohuar këtë kalim, përderisa ka kërkuar që ky shkrim të mos botohet, transmeton Indeksonline.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  7. #257
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - nejse se prej juve nuk pritet njerzi , juve jav ban ndergjegjja ashtu mu shprej ndaj Prisit te Shtetit.
    - a osht ahmak , a osht budall , apo edhe siq po e quni ju vetfundosja edhe shkinia Kriminel , ketij njerzt po i vin pas.

    AFRIM HOTI, ALMA LAMA DHE AFRIM KASOLLI NË PDK?

    Nga Express 14 Nëntor 2012

    Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pritet që gjatë procesit të brendshëm zgjedhor t’i bashkohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje: Alma Lama, Afrim Hoti dhe Afrim Kasolli.

    “Alma Lama, Afrim Hoti dhe Afrim Kasolli, deri në fund të procesit zgjedhorë brenda Partisë Demokratike të Kosovës pritet t’i bashkohen kësaj partie, pasi nuk janë duke u pajtuar me politikën e Lëvizjes Vetëvendosje”, kanë thënë burime brenda PDK-së.

    Për gazetën Epoka e Re, deputetja Alma Lama e mohuar këtë kalim, përderisa ka kërkuar që ky shkrim të mos botohet, transmeton Indeksonline.
    Ma breeeeee! Hahahaaa.

    Keto lajme te "hidhura" duhet me i dhene me me ngadal se mund te pesoj kush e ndegjon kete lajm. Nuk o prolemi se a vin keta se i ke cek, mirepo puna eshte se a eshte Thaci i gatshem ti pranoj tani.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  8. #258
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    hashimi eshte ahmak budall.. veq e hap gojen si lop e pllet pa dit çka po thote..
    Jo, jo,
    A Shimi osht "recitues"...
    A te kujtohet si e par "recitue" palljen e ("vjerrshes" se) pavaresise.
    Kur flet, ne realitet, pllet recitime (vjerrshash) qe as s'i din krejt e, sa per domethenien...mos vet…
    Kur "flet" sjell fragmente vjershash t'perziera jo vecse strofash por edhe rrjeshtash te strofes…
    Shima osht ma shume se 4-strofë

    Ama, nja dy-tri fjaleve s'ua huq fare: "Integrimi evro-atllantik" (tybe n'e difte cka eshte kjo)


    *
    Ndryshuar për herë të fundit nga Norça.li : 14-11-2012 më 13:12

  9. #259
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Koalicioni PDK-SPS

    Albin Kurti

    Negociatat dhe veriu. Kjo është çështja sot.
    Negociatat janë të Serbisë. Veriu është i Kosovës. Po i bëre bashkë këto, ndodh shkëmbimi: negociatat bëhen të Kosovës kurse veriu bëhet i Serbisë. Negociatat nënkuptojnë që duhet të japësh diçka për të marrë diçka. Në këtë rast, duhet të japim diçka të Kosovës që të marrim diçka të Kosovës. Dhe, ajo që e japim do të jetë e shtetit të Kosovës, ndërsa atë që e marrim do të jetë për pushtetin në Kosovë.

    Qeveria e Kosovës me në krye Thaçin nuk do që të ndërtohet shteti i Kosovës për të gjithë por duan që të bëjnë para për vete.
    Ata, në të vërtetë, nuk duan shtet. Ata duan para. Neve na nevojitet Republika sepse e duam bashkimin kombëtar, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien publike. Kësaj Qeverie i nevojitet Republika për të vjedhur e për t’u pasuruar. Mirëpo, protektorati ndërkombëtar ia ka mundësuar kësaj koniukture qeverisëse që të bëjë para pa u bërë shteti ynë përnjëmend Republikë dhe duke lëshuar pe që shteti ynë të mos bëhet Republikë. Me këtë koniukturë s’do të bëhemi asnjëherë Republikë. Fusnotat vetëm sa do të shtohen.

    Varësinë e tij personale nga Serbia për pushtet në Kosovë, kryeministri Thaçi po e përkthen në varësi të Kosovës nga Serbia, përmes këtij dialogu politik për veriun dhe jo vetëm për të. Serbisë i nevojitet Thaçi i korruptuar dhe i shantazhuar si bashkëbisedues për ta faktorizuar edhe më tej veten në Kosovë. Thaçit i nevojitet Serbia që do dialog në mënyrë që të bëhet i durueshëm dhe interesant për BE-në e faktorët e tjerë ndërkombëtarë. Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë janë të varura nga Beogradi për pushtetin e tyre në Kosovë. Po ashtu, edhe kryeministri Thaçi është bërë i varur nga Beogradi për qeverisjen e tij në Kosovë.

    Mbase Thaçi njëmend s’ka çare pa lëshuar pe – ose për pushtetin e tij, ose për shtetin e Kosovës. Mirëpo, ai ka vendosur tashmë: do të lëshojë pe për shtetin e Kosovës. Dhe, Thaçi po lëshon pe në mënyrë të dyfishtë: karshi Daçiqit në takimet me të dhe karshi Baroneshës Ashton në takimet me të ndërmjet takimeve me Daçiqin. Në fakt, takimet me Baroneshën Ashton janë vendi ku bëhen koncesionet, që të duket se ato po i bëhen BE-së dhe jo Serbisë, ndërsa takimet me Daçiqin janë vendi ku konfirmohen ato koncesione.

    Nga pozicioni i Thaçit, dialogu politik me Serbinë në Bruksel është privatizim i debatit publik. Prapa dyerve të mbyllura takohen e flasin Thaçi, Daçiq e Ashton duke konsideruar interesa private të Thaçit për çështje publike të Republikës sonë. Dihet që BE-ja nuk na njeh dhe e ka misionin e vet me fuqi ekzekutive në Kosovë. Serbia nuk na njeh dhe i financon e dirigjon strukturat e saj në Kosovë. Kryeministri Thaçi është i korruptuar dhe i shantazhuar. Ky pra është Trekëndëshi i Bermudeve për shtetësinë e Kosovës.

    Duke shprehur mirëkuptim për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, duke thënë që nuk është realiste të pritet që Serbia ta njohë së shpejti Kosovën, asaj i bëhet një favor i jashtëzakonshëm që organizon pastaj shumëçka në marrëdhëniet politike dhe diplomatike ndërkombëtare. Ndërkaq, duke thënë që Serbia s’do të mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën, ftohet Serbia që të mos e njohë Kosovën së paku edhe për një dekadë meqë ajo nuk e ka aspak afër anëtarësimin në BE. Në fakt, bëhet fjalë për të njëjtët zyrtarë vendës e ndërkombëtarë që më shumë flasin se çka po humbet Serbia nga dialogu, se si edhe Beogradi do të mbetet i pakënaqur, dhe jo se çka po humbet Kosova si territor dhe si shtet teksa gjymtohet nga ky dialog me Serbinë. Në rastin më të mirë, me këtë dialog, Kosova fiton software (përfaqësim jashtë) dhe humbet hardware (integritet brenda).

    Thaçi po heq dorë nga e drejta e shtetit të Kosovës për veprim në veri në vendosjen e sovranitetit dhe mbrojtjes së kufijve atje. Të drejtën pronësore (mbi territor) po e jep për të drejtën përfaqësuese (në negociata) drejt së drejtës së veriut kundrejt shtetit të Kosovës. Kjo do të thotë që Thaçi tashmë është pozicionuar kundër shtetit të Kosovës, në shërbim të lindjes të së drejtës së veriut. Kjo e drejtë është në llogari të perspektivës për sovranitet, në llogari të së drejtës të shtetit të Kosovës. Në këtë dialog politik të padrejtë po lind e drejta e veriut. Kjo e drejtë e rrit shtetin e Serbisë dhe e zvogëlon atë të Kosovës.

    Në emër të zgjerimit të BE-së në të ardhmen (në perëndim të Ballkanit), në zyrën e Baroneshës Ashton në Bruksel aktualisht po zgjerohet Serbia (në veri të Kosovës). BE-ja po shikon se sa funksionon Qeveria e Kosovës për dialogun politik me Serbinë dhe jo se sa funksionon ajo për shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. BE-ja për Kosovën ka një karrotë të vogël (premtimet e vagullta për liberalizim të vizave e MSA-në) dhe shkop të madh (EULEX-i dhe PSBE-ja), ndërkaq për Serbinë ka veçse karrotë të madhe pa shkop fare (negociatat për anëtarësim në BE).

    Në dialogun politik me Serbinë në Bruksel, nuk është Baronesha Ashton ndërmjetësuese por vetë kryeministri Thaçi. Baronesha Ashton negocion me Daçiqin dhe Thaçi po e lehtëson këtë gjë. Daçiq ka qëndrim në dialog. Thaçi e ka dialogun për qëndrim. Thaçi funksionon si anestezist i amputimit të veriut. Ai është i nënshtruar ndaj Baroneshës Ashton dhe Daçiqit që kanë struktura ekzekutive në Kosovë. Në veri janë EULEX-i dhe MUP-i serb, jo Qeveria e Kosovës.

    Nën dominimin e Brukselit dhe pikëvështrimit të tij, dialogu politik Thaçi-Daçiq po bën që Kosova e Serbia të duken si një entitet i vetëm ku pushtetin e mban koalicioni PDK-SPS.
    http://www.zeri.info/artikulli/3/20/...cioni-pdk-sps/

  10. #260
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Ma breeeeee! Hahahaaa.

    Keto lajme te "hidhura" duhet me i dhene me me ngadal se mund te pesoj kush e ndegjon kete lajm. Nuk o prolemi se a vin keta se i ke cek, mirepo puna eshte se a eshte Thaci i gatshem ti pranoj tani.
    - ani pse vin , amo sen be s'na duhen !!!!! nejse.

    - vazdojm -----

    Dega e Partisë Demokratike në Podujevë ka nisur zyrtarisht procesin zgjedhor, dhe ky proces ka filluar me aderime të reja

    Në radhët e PDK’s në këtë qytet kanë kaluar Behram Behluli, Këshilltar komunal nga radhët e PSD’së, Edon Maloku anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes në Podujevë si dhe aktivistë të tjerë. Në mesin e tyre edhe njëzetë anëtar të LDK’së kanë kaluar në radhët e PDK’së.

    Udhëheqësi i PDK’së në Podujevë, Naim Fetahu ka deklaruar se partia e tij pas përfundimit të zgjedhjeve do të del edhe më e fortë.

    “Është e sigurt se edhe pas përfundimit të zgjedhjeve partiake, PDK-ja do të jetë më e bashkuar, më e fuqishme dhe alternativë e shpresës për të ndryshuar gjendjen e keqe në Komunën tonë”, ka thënë Fetahu, në një konferencë për media.

    Ky zyrtar i PDK’së ka kërkuar bashkëngjitjen e të gjithë qytetarëve në procesin zgjedhore të PDK’së për të ndryshuar gjendjen e keqe në Komunën e Podujevës. Shihni se çka ka ndryshuar qyteti jonë për kaq vite. Çdo vlerësim tregon se është rritur keqqeverisjes, është rritur krimi dhe korrupsioni. Qytetarët e kanë edhe modelin tjetër. Modelin e ngritjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës. Modeli i PDK-së është ngritja e mirëqenies për të gjithë - pa dallim - si për njerëzit që kanë çliruar këtë vend, si për familjet e tyre, si për pensionistët, si për të rinjtë, si për arsimtarët. Për të gjithë kemi ofruar zgjidhje dhe kemi ngritur mirëqenien. Modeli i PDK-së do të jetë alternativa e llapjanëve shtoi z. Fetahu.

    Vv - Palaço+LISBA :D

Faqja 26 prej 88 FillimFillim ... 1624252627283676 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •