Close
Faqja 20 prej 88 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 874
  1. #191
    Për Hoxhajn modeli i dy Gjermanive është interesant për anëtarësim në OKB !!!




    Publikuar: 05.11.2012 - 09:32
    Prishtinë, 5 nëntor - Kundërshtimet e Qeverisë së Kosovës ndaj modelit të dy Gjermanive për marrëdhëniet Kosovë - Serbi, për shkak të keqkuptimeve që do të krijoheshin kanë marrë fund. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka dhënë shenja pajtimi me këtë model. Madje, ai ka konstatuar se hapja e zyrave ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe ajo e Serbisë në Prishtinë, është në funksion të këtij modeli.

    Ministri i Jashtëm kosovar ka thënë se dialogu politik ka filluar me takimin e kaluar të dy kryeministrave. Sipas tij, në takimin e radhës bashkë me kryeministrin do të jenë edhe përfaqësues të opozitës. Ministri ka folur për të gjitha modelet e përmendura për veriun, duke përsëritur se nuk do të tejkalohet Ahtisaari. Hoxhaj ka thënë se nuk ka qëllim që të fitojë vota nga njohjet, kur është pyetur për përplasjet në distancë me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli.

    I pyetur se kush nga opozita do të jetë pjesë e delegacionit, Hoxhaj ka thënë se qasja jonë është që për një çështje të tillë që është interes shtetëror madhor, siç është përmbyllja njëherë e mirë e mosmarrëveshjeve me Serbinë, atëherë qasja jonë do të tejkalojë një parti, një grupim politik. Të gjitha formacionet relevante politike do të jenë të inkuadruara në proces. Në çfarë forme do të jetë është çështje që do të definohet, mirëpo Rezoluta e ofron bërthamën për këtë koordinim, por edhe për atë se çfarë duhet të bisedojmë me Serbinë. Takimi i radhës do të jetë në nivel kryeministrash, por ne mendojmë që duhet të ketë edhe përfaqësues të tjerë të partive politike.

    Për kohën kur pritet ë përfundojë procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, ministri i Jashtëm

    Agjenda kohore se sa do të zgjasë procesi varet nga sjellja e të tre akterëve. Ne duam që procesi të jetë i shkurtër, të ketë marrëveshje korrekte dhe që të gjitha çështjet që janë përmendur, por edhe çështja e të pagjeturve dhe të tjera që nuk kanë mundur të zgjidhen që 13 vite të jenë pjesë e këtij dialogu. Përveç normalizimit në rrafshin politik, ne presim që kjo të krijojë mundësinë që pas një kohe të përfundojë konflikti njëherë e përgjithmonë mes dy vendeve. Është e vërtetë fatkeqësisht që konflikti mes Kosovës dhe Serbisë është ende i hapur. Ne nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë as historinë, por është obligim yni që njëherë e përgjithmonë ta mbyllim këtë konflikt 100-vjeçar.

    Për modelin gjermano –gjerman për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë u përgjigj se mënyra se si sot interpretohet ky model është kjo: krijimi i marrëdhënieve normale mes dy vendeve, duke e futur në kllapa atë që është e pazgjidhshme. Nëse Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë duhet që këtë ta fusë në kllapa dhe të gjejë një model për t`iu qasur Kosovës sipas realitetit në terren. Përparësia e Kosovës, sipas këtij modeli, qëndron jo vetëm në rregullimin e një relacioni normal, por edhe në atë që e ka ofruar modelin për dy Gjermanitë. Të dyja kanë qenë anëtare të OKB-së. Një model i tillë është interesant për t’u menduar. Propozimi për të krijuar zyra ndërlidhëse është shumë në funksion të këtij modeli. Edhe koncepti i fqinjësisë së mirë është në koncept të kësaj (intervista e plotë sot në “Kohën Ditore”).


    http://www.koha.net/?page=1,13,121836
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Kosovo – what’s so special about borders?

    By Gerard M. Gallucci

    ...
    Progress can indeed be made on customs, electricity, and telephones – all of which can be dealt with on a status-neutral basis. It remains, however, politically impossible for the Serbian government to outright give up its Kosovo claim or to surrender the north to Pristina. So far the Quint is not offering any other way out for Serbia than to accept these two outcomes.

    There are ways to square the circle by adapting some version of an Ahtisaari Plus approach. There are also ways to sidestep the question of sovereignty. Perhaps the US and EU will eventually push Pristina to accept such an approach to keeping the north within Kosovo while allowing it to continue to function as part of Serbia.
    There are no signs, however, that the Quint is willing to be that imaginative and practical. This leaves only partition as a way to give both sides something while Serbia loses “Kosovo.”


    Every once in a while it may be useful to ask again what exactly is so sacrosanct about Kosovo’s borders? The carving out of Kosovo from Serbia was a partition and violated borders.
    It was not foreseen by the UN Security Council decision (UNSCR 1244) to send peacekeepers there to help oversee substantial autonomy within Serbia. All across Europe, parties and groups have contested and are contesting existing state borders. Neither the UN nor the EU have jumped into these to support any claim to new borders within existing borders. Where groups use violence, state authorities counter with force. More to the point, where such movements push their views through the ballot, the prospect of changing borders through peaceful means has been accepted. Parties pushing for regional statehood contest elections in Belgium, Italy and elsewhere. The UK government has recently granted Scotland the opportunity to have a vote on independence in 2014.

    So, why not allow the peoples of Kosovo to vote on their status?
    (“Peoples” because despite the myth of multi-ethnicity, Kosovo is a collection of ethnic communities.)
    Why should any community be forced to live in a country they do not choose, especially when some – the Serbs – are being ordered to abandon the country they were born into?
    Allow all of the municipalities foreseen within the Ahtisaari Plan to vote on whether they are part of Kosovo or Serbia?
    The northern four will vote for Serbia as may a few of the southern ones. In the 21st Century – and within the context of bringing both countries into the EU – borders need not be impermeable and enclaves of states within states need not create insurmountable problems. This would be a truly European approach to settling the question of Kosovo.

    Gerard M. Gallucci
    He served as UN Regional Representative in Mitrovica, Kosovo from July 2005 until October 2008 ...
    http://www.transconflict.com/2012/11...t-borders-511/

  3. #193
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ky person esht rrah nga kta milic arsye pse kishte ofendu shtetin serb ja kta jan njesi speciale e krimit te orgsnizuar
    - mir ja kan bo , une mu kan dur e kom ja kisha thy.!!!
    Vv - Palaço+LISBA :D

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Boy_XL

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - mir ja kan bo , une mu kan dur e kom ja kisha thy.!!!
    per qata esht duke u ndertu nje burg ne zonen e llapit enkas per bashkpuntoret e serbis siq jeni ju juve mejav nguc serbin ju dridheni nga sikleti ka shum fakte shum militant qe hyn tash e 13 vjet nga serbia as jher nuk e kundershtuat ju qe ne emer te luftes keni mashtru opinionin shqiptar njera nder faktet qe len te kuptosh se ju keni qen dhe jeni argat i derqit bizneset e juaja me strukturat ilegale te beogradit ne veri ju kurr si keni luftu as me deklarat as me veprime se pse ato ndihmohen nga kryeministri dhe nga SHI-KU kjo dihet publikisht

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Shpresat dhe dyshimet në modelin gjermano-gjerman

    Ideja që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë të “zgjidhen” me modelin gjermano-gjerman - që në praktikë do të thotë pranim i Kosovës nga Serbia, por jo edhe njohje e saj, ndërsa Kosova t’u japë serbëve në veri shkallë më të lartë të autonomisë – në Prishtinë shihet me brengosje të madhe

    Takimi i kryeministrit Hashim Thaçi me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, në Bruksel, në Perëndim shihet si një moment i mirë, për disa madje edhe historik,që do të mund t’i niste Kosovën dhe Serbinë në drejtim të pajtimit të ndërsjellë dhe të rrugës së integrimeve evropiane. Sapo u takuan Thaçi e Daçiqi, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ngutën për ta përshëndetur këtë hap, posaçërisht pasi që bëhet fjalë për armiq të deridjeshëm të urryer – Thaçi është ish-lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Daçiqi dikur ka qenë zëdhënës i Slobodan Milosheviqit dhe regjimit të tij kriminal. Pa marrë parasysh këtë “koincidencë” të çuditshme, në Perëndim shumëkush beson se janë pikërisht këta dy njerëz që Kosovës dhe Serbisë mund t’i sjellin të ardhme më të ndritur dhe pajtim.

    Ideja themelore e zyrtarëve perëndimorë ishte që dialogu tashmë i nisur mes Prishtinës dhe Beogradit, i ashtuquajtur teknik, të ngrihet në nivel të ri, politik, ashtu që të hapet mundësia e “normalizimit” të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që do të thotë të gjendet një lloj Modus Vivendi për situatën ekzistuese. Serbia me kokëfortësi refuzon ta njohë realitetin e Kosovës së pavarur, derisa Kosova, gati pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë, ende nuk po arrin të transformohet plotësisht në një shtet funksional, posaçërisht në veri të vendit, ku liderët lokalë të popullatës shumicë serbe, me përkrahje politike dhe financiare nga Beogradi, refuzojnë çfarëdo integrimi në shoqërinë kosovare.

    Ai dialog i ri politik e pati premierën e vet me takimin e përmendur të Thaçit me Daçiqin, në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, dhe tani pason vazhdimi i procesit që do të duhej të çonte drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, ngjashëm me modelin me të cilin bashkëjetonin njëra me tjetrën dikur dy Gjermanitë – Perëndimorja dhe Lindorja.


    Qytetarët nuk i pyet askush


    Natyrisht, para se të nisë zgjidhja e çështjes kryesore, do të ketë “ngrohje”, meqë do të vazhdohen marrëveshjet mes çështjeve “më të vogla”, sikur që janë marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë në sistemin energjetik rajonal, në sistemin e telekomunikacionit, të hapësirës ajrore, të kontrollit kufitar… dhe vetëm më pas do të kalohet në “normalizim” të plotë.

    -Kjo do të duhej të arrihej përmes të ashtuquajturit model gjermano-gjerman, sipas të cilit Serbia do të pranonte ekzistimin e Kosovës së pavarur - me këtë edhe të integritetit territorial të shtetit të ri – por nuk do të jetë e detyruar ta njohë edhe formalisht atë.

    -Nga ana tjetër, Kosova, në shkëmbim, do të duhej që serbëve në veri t’u japë autonominë shumë më të gjerë, politike dhe territoriale, me çka veriu i Kosovës nominalisht do të mbetej brenda kufijve të shtetit, por faktikisht do të mund të ndërtonte marrëdhënie autonome me Beogradin.


    Për këtë lloj të ri të autonomisë për serbët në veri të Kosovës janë përmendur modele të ndryshme – prej Tirolit Jugor deri te Katalonia – ndërsa përmendja që qytetit të Mitrovicës, që tani është i ndarë përgjatë lumit Ibër në pjesën shqiptare dhe atë serbe, t’i jepet një status i ngjashëm me Bërçkon në Bosnjë- Hercegovinë, vetëm sa i shton vaj zjarrit. Zjarr ky që tashmë është ndezur, meqë dialogu me Serbinë i ka ngritur tensionet politike në Prishtinë, ku javën e kaluar u shënuan demonstratat kundër negociatave të reja me Serbinë, ndërsa kundër demonstruesve policia përdori edhe forcën, për shumëkënd në masë të panevojshme dhe të tepruar.

    Nga ana tjetër, shumica e qytetarëve të Kosovës jeton në një situatë të paqëndrueshme sociale dhe ekonomike – Kosova është shtet me rreth dy milionë banorë, prej të cilëve 60 për qind janë më të rinj se 30-vjeç, dhe nivelin e papunësisë e ka në rreth 40 për qind, dhe me rreth 15 për qind të popullatës që jeton në varfëri.
    Qytetarët e Kosovës nga Qeveria presin më shumë që të merret me problemet e tyre ekonomike dhe sociale, andaj injorimi i tyre për hir të proceseve politike me Serbinë tashmë e ka ngritur edhe më shumë pakënaqësinë me pushtetin dhe shtetin.

    Ndërsa shumë prej tyre edhe pyetën: nëse duhet të bisedohet me Serbinë, pse nuk hapen së pari çështjet nga koha e luftës – mijëra të zhdukur, përgjegjësia për më shumë se 10,000 civilë të vrarë, reparacionet për dëmet e luftës, vrasjet, djegiet dhe plaçkitjet, që u organizuan nga pushteti shtetëror në Beograd.

    Brengosja dhe mosbesimi

    Politikisht, ideja që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë të “zgjidhen” me modelin gjermano-gjerman – që në praktikë do të thotë pranim i Kosovës nga Serbia, por jo edhe njohje e saj, ndërsa Kosova t’u japë serbëve në veri shkallë më të lartë të autonomisë – në Prishtinë shihet me brengosje të madhe, për së paku dy arsye.

    - E para është se me një lëshim të tillë do të pranohej si legjitim pozicioni i Serbisë kundër pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, me çka lihet e hapur mundësia që kurdo në të ardhmen Serbia ta rihapë çështjen e statusit të Kosovës si të pazgjidhur.
    -Arsyeja e dytë lidhet me autonominë e veriut, me çka në njëfarë mënyre do të “kopjohej” modeli i Republika Sërpskës, që pashmangshëm shpie në zhvillim të ngjashëm të situatës sikur në Bosnjë-Hercegovinë. Krijimi i një shteti brenda shtetit në veri të Kosovës gjithsesi se do të pamundësonte funksionimin e pushtetit dhe do ta vinte në pikëpyetje multietnicitetin si bazë të një shteti qytetar, meqë qartë shihet se do të çonte drejt ndarjes në vija etnike.

    Në Prishtinë brengosja shtohet edhe më shumë për shkak të ndjenjës së përhapur se, përkundër të gjithave që kanë ndodhur, Perëndimi, i njëjti Perëndim që më 1999 e bombardoi Serbinë për shkak të krimit shtetëror kundër Kosovës, sot kërkon kompromis. Për shumë kosovarë ky është një kompromis mes viktimës dhe xhelatit, ndërsa shikimit populist të situatës i shkon posaçërisht në favor që sot në krye të Serbisë janë njerëzit e njëjtë që për shumëkënd i takojnë së kaluarës së saj të errët: Tomislav Nikoliqi dhe Ivica Daçiqi.

    (Kjo analizë e kryeredaktorit të “Kohës Ditore” është botuar në internet-portalin e stacionit televiziv Al Jazeera Balkans)
    http://www.koha.net/?page=1,9,121962

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Dacic: Meeting in Brussels won't be about status

    ...

    The Serbian prime minister was speaking in Rome, where he is meeting with Italian officials and attending an Interpol conference.

    "It is absolutely impossible that Serbia will recognize Kosovo's independence declared in this manner," Dačić told reporters. Asked to comment on Thaci's that "the whole process would end in mutual recognition", Dačić said:

    "He (Thaci) can say whatever he likes, just as I could say whatever I like, but I do not want to. We have no problem discussing total and complete normalization of relations, which means an agreement with Serbia and compromise."

    ...

    In Dačić's opinion, it is important that the issue is not handed down to future generations.

    "If this government does not resolve it, it is hard to believe any other would dare to tackle it," he said.

    ...

    http://www.b92.net/eng/news/politics...6&nav_id=83025

  7. #197
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    vetem forca e zgjidh mitrovicen
    kosova e fitoi luften ne 1999, nuk duhet leshuar pe.

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Dacic: Meeting in Brussels won't be about status

    ...

    The Serbian prime minister was speaking in Rome, where he is meeting with Italian officials and attending an Interpol conference.

    "It is absolutely impossible that Serbia will recognize Kosovo's independence declared in this manner," Dačić told reporters. Asked to comment on Thaci's that "the whole process would end in mutual recognition", Dačić said:

    "He (Thaci) can say whatever he likes, just as I could say whatever I like, but I do not want to. We have no problem discussing total and complete normalization of relations, which means an agreement with Serbia and compromise."

    ...

    In Dačić's opinion, it is important that the issue is not handed down to future generations.

    "If this government does not resolve it, it is hard to believe any other would dare to tackle it," he said.

    ...

    http://www.b92.net/eng/news/politics...6&nav_id=83025
    Perkthimi:

    Romë, 6 nëntor – Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq thotë se nesër në Bruksel nuk do të bëhet falë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton B92.

    "Absolutisht është e pamundur që Serbia të njohë pavarësinë shpallur kështu të Kosovës”, ka theksuar Daçiq dhe ka shtuar se Thaçi “mund të deklarojë çfarë të dojë”. “Nuk kemi asgjë kundër që të bisedohet për normalizim total dhe të përgjithshëm të marrëdhënieve, por kjo nënkupton marrëveshje me Serbinë dhe kompromis", thënë Daçiq.

    Sipas fjalëve të tij është me rëndësi që BE këtë dialog e zhvillon në mënyrë neutrale dhe se nuk ka detyrim se çfarë Serbia duhet të bëjë nëse do ta marrë datën për bisedime me BE për anëtarësim Bashkimin Evropian .

    "Ne e kemi iniciativën, propozojmë dhe dëshirojmë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, por që të zgjidhet këto propozime duhet t’i respektojnë interesat legjitime të serbëve dhe të shqiptarëve në Kosovë", ka theksuar ai duke shtuar se takimi nuk do të jetë spektakular dhe se në të takim do të preken shumë tema.
    http://www.koha.net/?page=1,15,122048

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Dy Gjermanitë nënshkruan traktatin si shtete

    Po të zbatohej në tërësi modeli i dy shteteve gjermane, Serbia do të duhej ta njihte sovranitetin territorial të Kosovës, të njoh legjitimitetin e saj ndërkombëtarë dhe të zotohet se kufijtë, pavarësia autonomia janë të paprekshme.

    Kosova dhe Serbia pos që do të nënshkruanin traktat si dy shtete, do të ishin anëtare të OKB-së dhe do të zotoheshin se do të zbatojnë kriteret e Kartës së OKB-së. Kjo është përafërsisht edhe përmbajtja e traktatit bazik të dy shteteve gjermane, më 1972.

    Përfaqësues të instituteve kërkimore në Kosovë, vlerësojnë se modeli do të ishte zgjidhe e mirë e përkohshme për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Koha Ditore”.

    E shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore Gjermania do të administrohej në pesë zona të ndryshme nga aleatët perëndimorë, fitues të luftës. Një zonë në lindje do të lihej nën administrimin edhe të Bashkimit Sovjetik, si njëri nga aleatët. Më 1949 zonat e administruara nga aleatët perëndimorë do të bëheshin Republika Federale e Gjermanisë. Gjashtë vjet më vonë, edhe zona nën administrimin e Bashkimit Sovjetik do të shpallej e pavarur si Republika Demokratike e Gjermanisë. Veprimi do të çonte në disa vjet luftë diplomatike. Ato do të arrinin paqen vetëm në vitin 1972, kur Republika Federale e Gjermanisë (Perëndimore v.j) do të hiqte dorë nga lufta diplomatike kundër Republikës në Gjermaninë Lindore.

    Tash dyzet vjet pas, Traktati bazë i nënshkruar mes dy shteteve gjermane në Bon, më 21 dhjetor të vitit 1972, është vetëm një dokument historik pa kurrfarë efekti. Megjithatë, ai mund të shërbejë si bazë për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës së deklaruar shtet i pavarur, më 2008, dhe Serbisë. /Telegrafi/

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ska marrveshje tjera per pos asj e cilia dote jet nje autonomi territoriale e stupstanciale per serbe pra gjdo marrvjeshje per serbin dote jet mir se pse ajo nuk humb

Faqja 20 prej 88 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •