kosovaret duhet te jetne te pergatitur per lufte sepse evropes nuk i zihet shume bese. po fituan te majtet ne gjermani keq do shkoje puna.
vetem me force dhe drejtesi fitohet.
Se pari duhet me i besu vetevetes dhe mos te na haje palla se sa eshte evropa e pa bese . Nuk munde te kete force ne bote qe munde te ndaloje te drejten e nje populli qe kerkon barazi ne evrope , si popujte e tjere . Na shkoi jeta duke u marre me politika te vdekura se kushe po vjene ne qeveri ne Gjermani Angli apo France . Ne shqipetaret udheheqesit i kemi tradhetare dhe frigacak . Nje politikane shqipetare duhet ta thote vetem nje fjale ne Parlamentin e Brukselit dhe nuk duhet te ndryshoje asnjehere. Ne shqipetaret duame te jetojme te barabarte me popujte e tjere ne evrope dhe BE .
Jo kosovaret o shqipetare ,pore duhet te pregaditen te gjithe shqipetaret . Qeveria e Sali Berishes, Hashim Thacit, dhe Ali Ahmetit , jane qeveri me tradhetare qe ka njohur ndonje here historia e shqipetareve.
Keto protesta duhet te shperndahen ne gjitha trojet etnike shqipetare ne ish Jugosllavi . Historia e shqipetareve vetem se perseritet dhe nuk ka avansim, sepse udheheqesit tane shqipefolesa jane tradhetare dhe frigacak,duke filluare nga Sali Berisha ,Hashim Thaci, dhe Ali Ahmeti. Ky grupe tradhetaresh duhet shkateruare dhe ceshtjen e shqipetareve ta merr vete populli ne dore. Keta tradhetare te lartepermendur jane ne sherbim te amerikes dhe BE . Populli shqipetare eshte i vetmi popull ne evrope qe diskriminohet se pari nga Amerika dhe BE .Ne Kosove amerika dhe BE ,kane instaluare nje sistem anarki ,ku qeveritaret e Kosoves jane agjente dhe sherbyese pa vlere, bile bile ka njehere duke ja plotesuare qefin amerikes dhe BE ,behen edhe sherbyese te serbise Te njejten taktike amerika dhe BE,e kane luajtur ne Maqedoni me shqipetaret, anarki e pa kuptimte , vetem perkrahen disa tradhetare shqipefoles si agjente te amerikes . Ali Ahmeti eshte vetem nje kukull e amerikes ne qeverine Maqedone per ti kryere punet e evropes dhe amerikes ne Maqedoni ,bile bile ndonje here vetem per te ja plotesuare detyrat BE dhe amerikes Ali Ahmeti luane rolin me te ashper se sa vete sllavet, me shka se shkau
Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 23-10-2012 më 21:56
- foto me lart po tregon edhe vet aty ku po thot , '' BASHKIM ME SHQIPERIN - JO PAZARE ME SERBIN''
- ne Shqiperi vjen ministri Serb edhe bojn marrveshje !!!!! looooooooooooooooool...
- po ku e keni Shqiperin oj VetFundosje![]()
[/QUOTE]
Bashkimin me Shqiperine duhet ta kerkojme kurre ne qeverite e shqipetareve do te vijne njeres qe nuk i frigohen amerikes dhe BE . Nuk bashkohet Shqiperia me keta qeveritare qe i kemi ne Parlamente si ne Tirane .Prishtine e Shkupe . Jane sherbetore te integrimeve pa shtete dhe identitet. BE , dhe amerika ne ceshtjen shqipetare kane mbetur vetem ndermjetesues te rusise -serbise dhe shqipetareve te coptuare .
JA NESHTRIMI SERB I SALI BERISHOVICIT
“Krushqit” nuk janë të ngrirë !
Shkruar nga: TemA Online
Nga Mero Baze
Qeveria shqiptare po përpiqet të paraqesë vizitën e Ministrit të Jashtëm serb në Tiranë si një shkrirje akujsh mes dy vendeve dhe synon të rikuperojë me këtë imazhin e saj të dëmtuar ndërkombëtarisht për këmbënguljen për të mos dialoguar me qytetarët e saj. Ministri i Jashtëm serb, një aparatçik i regjimit të Milosheviçit, që është akuzuar thjesht si mbajtës i çantës së pareve të djalit të tij në Qipro, atje ku familjet ballkanase në pushtet pastrojnë paratë, nuk kishte realisht ndonjë temë të nxehtë me Kryeministrin Sali Berisha për të diskutuar.
Çështja e Kosovës, e cila është një problem madhor historik mes dy vendeve, i është hequr nga duart me kohë Tiranës dhe është një çështje që e menaxhon komuniteti ndërkombëtar, kryesisht SHBA dhe Bashkimi Evropian. Shqipëria ka në dorë vetëm të vështirësojë ose lehtësojë këtë çështje me imazhin e saj, por kurrsesi ta diktojë atë. Dhe në këtë pikë Berisha dhe Ministri i Jashtëm serb dukeshin të relaksuar, pasi nuk e përmendën fare.
Çështja e bashkëpunimit dypalësh është një histori suksesi. Me ardhjen e Berishës në pushtet në vitin 2005, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë përjetuar një statistikë zhvillimi të panjohur në këto 100 vjet, përveç periudhës së vëllazërisë Hoxha- Tito në vitet 1945- 1948.
Sot në Shqipëri numëron rreth 200 sipërmarrje serbe të mesme dhe të mëdha, dhe shquajnë sidomos disa kompani, të cilat për shkak të lidhjeve politike me pushtetin e Sali Berishës, janë dhe kompanitë më të financuara nga buxheti i shtetit të Shqipërisë.
Ndonëse në Beograd statistika që qeveria serbe të ketë kontratë me një biznes shqiptar është zero, në Tiranë partneriteti i qeverisë shqiptare me biznesin serb është ndoshta më i larti në rajon. Tri kompani gjigante serbe furnizojnë Shqipërinë me energji elektrike dhe paguhen nga buxheti i shtetit të qeverisë shqiptare. Një tjetër kompani e serbo- boshnjakut Damir Fazlliç, e formuar si bijë e kompanive të tij shumëkëmbëshe me bazë në Qipro, që në fillimet e veta i pati menaxhuar Argita Berisha, është kthyer në klientin kryesor të qeverisë për shitje- blerje energjie elektrike.
Vetëm në tregun e energjisë, që nga ardhja e Berishës në pushtet, kompanitë serbe kanë faturuar rreth 500 milionë euro nga buxheti i shtetit të Shqipërisë.
Ministria e Mbrojtjes e Sali Berishës ka kthyer dy kompani serbe, me bazë ish- industrinë e luftës së Milosheviçit, në partnere kryesore në shitje- blerje municionesh dhe armësh të sofistikuara edhe për llogari të palëve të treta. Përsëri i pranishëm në këto biznese ka qenë sekseri i familjes Berisha, i cili është fotografuar nëpër restorante të Familjes me Ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.
Një filial serb i një kompanie evropiane, në partneritet me një botues të Sali Berishës, Fahri Balliu, mori për ndërtim segmentin rrugor Levan- Vlorë, mbikalimin e Tiranës dhe segmentin Fratar- Tepelenë, të cilin nuk arriti ta ndërtojë dot duke dështuar dhe vonuar 6 vjet rrugën drejt jugut. Por ndërkohë ai mori prej qeverisë shqiptare rreth 70 milion euro financim për pune të dhëna thuajse pa tender.
Projekti i Berishës “Shqipëria në moshën e internetit” dhe iniciativa e tij për të pajisur gjithë shkollat shqiptare me kompjuterë dhe internet, iu besua po ashtu një kompanie nga Serbia, e cila jo vetëm që solli në Shqipëri kompjuterë jashtë standardit, por mori prej qeverisë dhe fonde shtesë me arsyetimin se nuk i kishin mjaftuar paret. Genc Pollo dha me këtë rast provën si besnik i Familjes, pas rikthimit kokulur në kazanin e Berishës.
Sali Berisha u investua personalisht vetë në përurimin e një fabrike të madhe serbe në autostradën Tiranë- Durrës, që do të mbledhë hekurishtet e makinave për t’i bërë skrap dhe bëri për miqtë e tij serb një ligj special që synonte tu merrte makinat e vjetra me dhunë shqiptarëve për llogari të tyre. Edhe ky biznes i madh serb u mbështet direkt nga Familja në pushtet.
Rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, Euromax, u ble nga një serb i famshëm, Mishkoviç, ish- zëvendëskryeministër i Milosheviçit, mik i Ilir Metës dhe bizneseve afër Sali Berishës, i cili ka qenë dhe një kumbar i koalicionit Meta-Berisha.
Disa hidrocentrale në veri të vendit, nga ata që u janë dhënë njerëzve të afërt të Sali Berishës, kanë po ashtu partnerë serbë.
Të gjitha këto janë vetëm bizneset e mëdha që serbët i kanë bërë në Shqipëri me mbështetje direkt politike të Sali Berishës pas vitit 2005. Kjo mbështetje është qindra herë më e lartë se sa mbështetja që Berisha ka tentuar ose i ka dhënë biznesit të Kosovës në Shqipëri, i cili thuajse nuk ekziston, apo bizneseve të tjera të fqinjëve shqiptarë. Ky është dhe volumi më i madh i shkëmbimit ekonomik përmes buxhetit të shtetit që ne kemi me ndonjë vend tjetër ballkanik, përfshi dhe Greqinë.
Përveç këtij, në Shqipëri biznesi serb është i pranishëm dhe me iniciativën e tij dhe ndonjëherë dashamirësia ndaj tyre banalizohet aq shumë sa i ftojmë të na bëjnë dhe qofte e piskavica kur hapet Panairi i Librit.
E gjithë kjo është ilustrim i qartë i asaj se asnjë akull nuk ka shkrirë vizita e Mrkiç në Tiranë. Përkundrazi, ai ka ardhur dhe ka gjetur një klimë të ngrohtë, ndoshta më miqësoren në Ballkan, edhe pse jemi një komb që kemi vuajtur nga genocidi i tyre kundër nesh.
Kjo ka ndodhur pikësëpari se pushtetarët e Shqipërisë nuk e kanë kushtëzuar kurrë partneritetin e tyre me Serbinë në këto 100 vjet me Kosovën. Nuk e ka bërë këtë as Zogu, as komunistët gjatë luftës, as Enver Hoxha pas luftës dhe as Sali Berisha. Ne kemi qenë kundër Serbisë vetëm kur bota na ka vënë në rresht kundër tyre siç ka qenë viti 1999. Biles dhe atëherë Berisha apo Frrok Çupi, kane tentuar t’i bëjnë ballë këtij urdhri. Ky është një fakt i dhimbshëm, por i vërtetë.
Shqipëria po ashtu është një vend me mentalitet kozmopolit të theksuar, që më shumë se sa nga modernizimi, vjen nga mungesa e identitetit. Familja në pushtet në Shqipëri është një përzierje ballkanike, ku Zonja e Parë e ka pasur nënë një serbe krenare, vajza e ka burrin boshnjak muhaxhir, djali e ka nusen nga Kosova, me të njëjtin mbiemër dhe kjo nuk përbën asnjë problem për shoqërinë shqiptare. Ata janë të urryer më shumë si familje e korruptuar se sa si familje shqiptaro- serbo-boshnjake.
Në këtë realitet shpikja e termit “shkrirje e akujve” është banalitet dhe një sajesë për tu dukur sikur Sali Berisha është dielli që po na shkrin akujt me Serbinë. I duhet kjo fjali si ilustrim i idesë që ai është një lider i moderuar në Ballkan. Ai në fakt është një njeri që e urren dialogun dhe paqen nëse i prek pushtetin dhe nuk ka asnjë skrupull, nëse kjo gjë ia forcon pushtetin. Miqësia me serbët e ka bërë prej kohësh të fortë dhe të pasur. Ndaj dhe e ka të sinqertë miqësinë me ta. Ai në të vërtetë i ka shkrirë me kohë këto akuj, që i ka gjetur kundër dëshirës së tij, dhe tani është duke rikuperuar ngrirjen e miqësisë me regjimin e Millosheviçit, duke pritur nivelin vulgar të ish- administratës së tij. Atë që i mbante çantën djalit dhe vajzës së Milosheviçit! Njësoj sikur pas ca vitesh të presin në Beograd Lulëzim Bashën.
Albania Uber Alles
protesta tregon se demokracia funksionon. por mendimi i 200 vetave nuk do te thote se jane gabim 3 milione te tjere qe mendojne ndryshe.
Bashkimin me Shqiperine duhet ta kerkojme kurre ne qeverite e shqipetareve do te vijne njeres qe nuk i frigohen amerikes dhe BE . Nuk bashkohet Shqiperia me keta qeveritare qe i kemi ne Parlamente si ne Tirane .Prishtine e Shkupe . Jane sherbetore te integrimeve pa shtete dhe identitet. BE , dhe amerika ne ceshtjen shqipetare kane mbetur vetem ndermjetesues te rusise -serbise dhe shqipetareve te coptuare .[/QUOTE]
- njerz qe nuk i frigohen Amerikes dhe BE , nuk do te vin kurr, sepse ata njerz se pari nuk jan te aft te qlirojn vet vendin ne ndonje luft nese i kanoset ose qe e kishin me heret si pershembull : Kosova qe ishte ne luft dhe per me u qlriu nga okupatori serb u dasht te vij ne ndihm Amerika dhe Evropa, dhe tash nuk mundemi na ne krye nveti me vendos sepse s'jemi ata qe i kemi dal vet Zot ketij vendi.
- thjesht osh ni logjik e leht ta mendoni kete per q'do njeri normal.
Vv - Palaço+LISBA :D
- hajt ti bal dil gjuje naj vo , mos ta nin ty me qka ushqehna une , a spo e sheh foton e profilit aty ??? me qka ushqehna une ti veq ne TV mundesh mi pa.
P.s - shum selak njerz , meniher me vet me qka ushqehesh , sa e ki rrogen , sa po te pagun qeveria sa po te pagun partia ???? tphuu qfar bala t'llomavt !!! puna selakve marak i tynve mi dit punt e huja e t'vetat si shohin, pirimitivizem.
Vv - Palaço+LISBA :D
Krijoni Kontakt