Vetëvendosje bën thirrje për protestë gjithëpopullore kundër dhunës
Të martën, në datën 23 tetor 2012, Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të grumbullohen në sheshin Nëna Terezë, në demonstratën paqësore që ka për të filluar në orën 11:00 dhe ka për të zgjatur rreth dy orë, thuhet në thirrjen e Vetëvendosjes. Kjo Lëvizje thotë se kjo demonstratë do të jetë një shprehje demokratike kundër dhunës së shtetit policor, që është shfaqur në mënyrën më brutale të mundshme të hënën në 22 tetor, po në sheshin Nëna Terezë. "Aty do të protestojmë kundër egërsisë qeveritare, që buron nga frika e një kaste që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, e që e ka keqpërdorur pushtetin në një mijë mënyra. Në këtë demonstratë do të kundërshtojmë njëzëri bisedimet me Serbinë që synojnë cungimin e Kosovës. Kjo demonstratë do të jetë kundër varfërimit që dita-ditës po i bëhet Kosovës prej këtyre qeveritarëve të korruptuar, të cilët i mbron policia", thuhet në njoftim.
"Mblidhuni të gjithë në këtë demonstratë që të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëqytetarëve tanë dhe të aytre aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që policia i ka arrestuar dhunshëm, dhe vijon t’i mbajë të burgosur. Ata qytetarë nuk janë kriminelë, ata nuk ishin të armatosur, ata nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë, dhe veç i bëjnë nder shoqërisë. Ata dolën në emër të së drejtës demokratike për pjesëmarrje, kundër një qeverie që ia mohon pjesëmarrjen popullit", thotë Vetëvendosje.
http://www.botasot.info/kosova/19274...kunder-dhunes/
Policia dhe VV, akuza të ndërsjella për dhunë
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se policia e Kosovës ka përdorur dhunë mbi të, duke i shkaktuar plagë në fytyrë ndonëse ai me asnjë veprim nuk e kishte provokuar policinë.
“Kam qëndruar përpara kordonit të policisë dhe me asnjë veprim nuk i kam provokuar ata, por policët janë vërsulur në mua. Për, sulmin fizik mbi mua policia sigurisht se duhet të posedojë xhirimet e bëra gjatë protestës dhe aty do të shihet se kush mi ka shkaktuar lëndimet”, tha Aliu në emisionin Interaktiv në KTV.
Mirëpo, Rashit Çalaj, drejtor i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, ka mohuar që deputeti Aliu të jetë lënduar nga policia duke thënë se policia ka përdorur forcën proporcionale përballë protestuesve të dhunshëm.
Mirëpo, kur kreu i Policisë Rajonale ka parë xhirimet televizive, ku shihet policët e njësitit special duke përdorur dhunë ndaj një protestuesi të padhunshëm, atëherë ai ka thënë se Inspektorati Policor i Kosovës do ndërmarrë masat e duhura ndaj policëve për të cilët do të vërtetohet se kanë tejkaluar autorizimet.
"Do të analizohen xhirimet dhe aty ku konstatohet se ka pasur tejkalim të autorizimeve, ndaj atyre policëve do të ndërmirren masat adekuate", ka thënë Çalaj.
Sipas tij, në protestën e sotme janë lënduar 18 policë.
Ndërsa, deputeti Aliu për të gjitha ka fajësuar policinë duke thënë se ajo është instrumentalizuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe kryeministri Thaçi.
Aliu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në protestën e sotme ka pasur skenarin që në mënyrë simbolike të hedhin ngjyrë dhe domate në drejtim të objektit të Qeverisë, por assesi të sulmojnë policinë apo ndërtesën e Qeverisë në mënyrë të dhunshme. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/polic...e-2-25889.html
Dje isha edhe vet ne shesh, diku rreth ores kater, ne kohen kur protesta vazhdonte akoma. Nuk isha pjese e protestes, thjesht po pija kafe ne nje nga lokalet qe gjenden ne shesh.
Mendoj se per dhunen e shkaktuar duhet te fajsohen te dyja palet. Vetvendosja nuk e ka paralajmeruar protesten, ndersa policia ka perdorur dhune joproporcionale. Ne kohen sa isha ne shesh ndodhi ai sulmi i policise dhe terheqja e VV deri te Grandi. Nuk pati perleshje sepse VV u terhoq, por disa kalimtare te rastit u shtyen ne menyre shume te vrazhde nga njesia speciale e PK-se.
Skenat e paradites i pash ne lajme. Dhune e tepruar e policise. Kur nje person nautralizohet, pra shtrihet per toke nga dy polic dhe i vendosen prangat, nuk guxon te vazhdon te goditet serish nga policia. Ne nje skene qe e pash ne tv, 4-5 polic e qellonin panderpre nje protestues qe kishin shtrire ne toke.
Pastaj, skena me deputetin Liburn Aliu. Ai eshte deputet dhe si i tille gezon imunitet. Ato zhagitjet neper shesh nuk japin shprese per instalimin e nje shteti te barabarte per te gjithe. Kur perdoret nje nivel i tille i dhunes ndaj nje deputeti, cka mund te ndodhe ndaj qytetareve te thjeshte?!
Bajram Rexhepi dhe urdherdhenesit e PK-se, duhet te jene te kujdesshem ne protestat e rradhes. Kosova e ka nje histori te shkruar me dhune, dhe ajo qe kane nevoje me se paku qytetaret e Kosoves eshte pikerisht dhuna. Me veprimet te tilla do te humbas besimi i qytetareve te institucionet.
Sa i perket VV-se. Protestat duhet te paralajmerohen. Gjate nje debati mes nje perfaqesuesi te PK-se dhe Visar Ymerit te VV-se, polici e la dy-tre here pa tekst deputetin e VV-se pikerisht per shkak te mosparalajmerit te protestes. VV-ja duhet te tregoj se i respekton ligjet e Kosoves duke e paralajmeru protesten. Paralajmerimin mos ta shohin si shenje dobesie, por si nje veprim te domosdoshem, ne rradhe te pare per te miren e tyre.
-po per deri sa keta nuk e njohin asnje institucion e asnje vendim te Republikes se Kosoves duke perfshir ketu nga ato me te lartat si kushtetuten e flamurin,jane po ashtu i vetmi subjekt politik ne ballkan qe bashke me serbin nuk e njeh Shtetin e Kosoves, nuk pritet qe keta te respektojn rregulla e ligje ne protesta.Mendoj se per dhunen e shkaktuar duhet te fajsohen te dyja palet. Vetvendosja nuk e ka paralajmeruar protesten, ndersa policia ka perdorur dhune joproporcionale. Ne kohen sa isha ne shesh ndodhi ai sulmi i policise dhe terheqja e VV deri te Grandi. Nuk pati perleshje sepse VV u terhoq, por disa kalimtare te rastit u shtyen ne menyre shume te vrazhde nga njesia speciale e PK-se.
.p.s. o hini Dajak kurr mos jav shkoq stupcin prej hunve.
Vv - Palaço+LISBA :D
Fillimi i protestës kundër dhunës qeveritare dhe brutalitetit policor - 23 tetor 2012
![]()
Selimi: UÇK, fjala më e frikshme për Thaçin
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, duke iu drejtuar masës së tubuar në Sheshin “Nënë Tereza”, ka thënë se kryeministri Thaçi i frikësohet sot më së shumti vetëm një fjale.
“UÇK, kjo është fjala më e frikshme për Hashim Thaçin”, tha deputeti Selimi, i cili përcillej me brohoritje “UÇK, UÇK” nga turma e mbledhur.
“Edhe dje edhe sot, Policia e Kosovës, pa dëshirën e tyre, doli në mbrojtje mbrojtjen të qeverisë së paligjshme të Kosovës”, tha Selimi, duke cituar një nen ku thotë se policia duhet të jetë në mbrojtje të qytetarit.
Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit Thaçi që t’i lirojë të gjithë të burgosurit e djeshëm nga Policia e Kosovës.
Në veçanti, deputeti Selimi kërkoi që të lirohet Gani Krasniqi, apo siç e quajti ai, “bacën Gani”, sepse siç tha ai, “Gania ka bërë shumë për UÇK-në. Ai e dha edhe djalin e tij për lirinë e Kosovës”.
Ndërkaq, pas tij, foli lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili, tha se sheshi “Nënë Tereza” është i qytetarëve, e jo i pushtetit.
“Po të ishte Policia e Kosovës brenda oborrit të Qeverisë, nuk do të ndodhte dhuna. Sheshi është i joni, jo i Qeverisë”, tha Kurti.
Ai tha se Qeveria e Kosovës, në këtë 100 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, “në vend që të bisedojë me Tiranën, për bashkim me Shqipërinë, Thaçi bisedon për ndarjen e veriut të Kosovës”.
“Vetëvendosje e ka thënë shumë qartë se çfarëdo bisedimesh me Serbinë pa kushte, humb Kosova e fiton Serbia”.
“Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri na la fusnotën, e Serbia mori statusin për anëtarësim në BE”.
Kurti tha se Policia e Kosovës duhet të merret me “të korruptuarit, me mafinë e me strukturat ilegale kriminale të Serbisë në Kosovë”.
“Kjo qeveri po e bën një shtet policor e ne jemi kundër këtij shteti, jemi për shtet demokratik”, theksoi Kurti gjatë fjalimit të tij, duke shtuar se “Policët duhet të na mbrojnë, e jo të na sulmojnë”.
***
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...me-per-thacin/
Krijoni Kontakt