FOCUS
Drite jeshile per negociatat e anetaresimit te Serbise ne BE
...
Kaq ne lidhje me thashethemet se ("miku yne") Gjermania do ta bllokonte fillimin e negociatave dhe bla, bla te ngjashme...
FOCUS
Drite jeshile per negociatat e anetaresimit te Serbise ne BE
...
Kaq ne lidhje me thashethemet se ("miku yne") Gjermania do ta bllokonte fillimin e negociatave dhe bla, bla te ngjashme...
Ne Kosoven e tanishme mund te kesh beneficione te shumta si Minoritar (vecmas ai Serb), si Nderkombetar, si Kosovar, si Besimtar, si OJQ, si Analist Politik, si Publicist, si Deputet, si Gazetar, e qe besa edhe si Homo etj etj. Ndonese gjer ne nje mase te caktuar beneficione mund te kesh edhe si Kosovaro-Shqiptar, sepse te gjitha keto jane me Pakon e Ahtisarit, me Ligjet dhe Kushtetuten e Kosoves (gjithnje sipas Pakon se Ahtisarit). Mirepo asnjehere nuk do kesh asnje beneficion te vetem si KOMB SHQIPTAR ne Kosoven e tanishme. Pra ti mund te jesh Kosovaro-Shqiptar njejte sikurse Kosovaro - Boshnjaket, sikurse Kosovaro - Turqit, sikurse Kosovaro - Romet, sikurse Kosovaro - Ashkalinjet e Kosovaro -Egjiptasit. Bile bile as si serbet ne Kosove nuk mund te jesh, sepse me Pakon e Ahtisarin dhe me Marreveshjen e Arritur ndermjet Thacit e Dacicit, Serbet ne Kosove jane ETNI ne vete (Nuk jane Kosovar – por jane vetem Serb). Me nje fjale nuk do kesh pengesa si Kosovaro-Shqiptar – Por si KOMB SHQIPTAR PO.
Dhe, Kur nje popull fillon te mendoj, e mundohet te dyshoj per Figurat Historike e Kombetare te tije. Kur nje popull fillon te mendoj, e mundohet te dyshoj per te kaluaren e tije Historike duke kerkuar ndryshime te Historise per Hater dhe Interesin (Qefin) e tjeter kujt. E sidomos kur nje popull i cili fare nuk respekton ata te cilet pos asaj qe tere kohen jua thone te drejten dhe te vertete, mirepo edhe me ane te veprave mundohen te vetedisojne popullin ne menyre qe te kerkoje te drejtat te cilat i takojne. Per fatin e keq te atije populli, as te tanishmen e qe besa as te ardhmen nuk e ka te sigurte!
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Njerzit kane jetuar mbi 500 vjet nen sundimin osman...
Cka jane 14 vjet te kaluara dhe 96 apo me shume te ardhshme nen sundimin "e bute" te "miqve" perendimor.
Perderisa nje pjese e mire e kosovareve te rinje mund te emigroje ne forma te ndryshme (permes martesave, bashkimit familjar, emigrimit ilegal, azilit), kurre nuk do te kete nje shumice te vertete, e cila do te mund te bente presion masiv per ndryshime te verteta. Te vetmet forca politike, te cilat edhe sot jane ne gjendje te organizojne masa popullore per interesa te tyre, jane ato qe aktualisht e kane pushtetin (ne pozite dhe ne opozite). Jo pse shumica jane te bindur me idete e tyre apo pse ju besojne shume, por sepse shume njerez jane direkt apo indirekt te varur dhe te lidhur me ato. Pasataj eshte edhe "faktori nderkombetar", i cili per interesa te vetat, me ose pa deshire, i ndihmon pekerisht keto forca qe ta sigurojne dhe forcojne edhe me tutje ndikimin e tyre.
Vetevendosje-Bashing i djeshem i koordinuar ishte vetem nje shembull tjeter per menyren se si do te veprohet edhe ne te ardhmen kunder secilit qe nuk vepron ne perputhje te duhur me interesat e "miqve" qe na sundojne.
VV: Të publikohen filmimet ku kemi ushtruar dhunë, e jo të shpifet
Lëvizja Vetëvendosje vlerësoi se ratifikimi i djeshëm i marrëveshjes Thaçi-Dacic në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ia hapi derën formalizimit dhe legalizimit të autonomisë së Asociacionit të komunave serbe brenda Kosovës, dhe pushtetit politik të Serbisë përmbi Kosovë. Ndërkaq, si kundërpërgjigje ndaj deklaratave se Vetëvendosje ka përdorë dhunë në protestën e djeshme, u tha të publikohen materialet që dëshmojnë një gjë të tillë, e jo të shpifet.
Sipas tyre, kjo marrëveshje, e cila kishte filluar së zbatuari edhe pa u ratifikuar, i prodhoi efektet e para të dëmshme të saj: komandant policie në Kosovë u bë polici i Milosevicit, dhe bashkëpunëtori i kriminelit Veselinovic, Nenad Djuric.
Vetëvendosje më tej thekson se zgjedhjet lokale në Kosovë i shpalli Dacic, ndërkohë që buxheti paralel i autonomisë tashmë është futur brenda rishikimit të buxhetit të Kosovës.
“Ne dje kemi protestuar për ta pamundësuar ratifikimin e kësaj marrëveshje. Kemi tentuar që së pari ta bëjmë duke bllokuar hyrjen e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes sonë për demonstratë dhe i janë bashkuar aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që në orën 9:00 të mëngjesit, për të bllokuar pesë hyrjet kryesore të Kuvendit me trupat tanë. Këtë gjë ne kemi arritur ta bëjmë me sukses, deri në momentin e ndërhyrjeve brutale të policisë ndaj demonstruesve. Gjatë kësaj ndërhyrjeje u arrestuan 68 aktivistë, nga të cilët 10 po mbahen akoma. Jo rastësisht, janë ndaluar edhe disa aktivistë që kanë funksione dhe përgjegjësi shtesë në Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet në kumtesë.
Të ndaluarit janë: Arsim Maqastena, Bekim Shkodra, Blerim Maqastena, Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqi, Hysen Durmishi, Lirim Gashi, Luan Hoti, Xhelal Sveçla, Zgjim Hyseni.
Veprat e tyre policia i ka cilësuar si shkelje penale, pa dhënë asnjë shpjegim shtesë se çfarë paskan bërë këta aktivistë që na qenka vepër penale.
“Deri tash kemi dëgjuar sulme të shumta ndaj Vetëvendoske për dhunën që e paskemi ushtruar dje. Këto akuza filluan nga Ambasadorja Amerikane, Tracey Ann Jacobsson dhe vazhduan me deputetët në Kuvend, e me deklarata për shtyp të Qeverisë, Presidentes, AAK-së, etj. I ftojmë të gjithë këta, por edhe policinë dhe të gjithë përfaqësuesit e mediave që kanë qenë të pranishëm në demonstratën e djeshme që t’i publikojnë të gjitha materialet filmike, fotografitë, dhe çfarëdo materiali tjetër që e dëshmon këtë dhunë dhe këto sulme për të cilat po flasin.
Përndryshe, çfarëdo deklarimi i tillë pa kurrfarë dëshmie është shpifje dashakeqe, e papranueshme, tendencioze dhe fëminore. Këta që po thirren në demokraci duhet ta kuptojnë një gjë: protesta dhe angazhimi aktiv paqësor kundër një politike të padrejtë është thelbi i demokracisë. Ndërkohë që shpifja, gënjeshtra, keqpërdorimi i aparatit shtetëror kundër protestuesve janë pjesë përbërëse të shtypjes”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/vv-te...t-2-33557.html
Parafi për telefoninë më 8 korrik?
Beograd, 2 korrik 2013 – Beogradi dhe Prishtina i kanë përafruar qëndrimet rreth çështjes së policisë, gjyqësorit dhe telekomunikacionit dhe “parafin” në këto marrëveshje duhet ta vejnë Daçiq dhe Thaçi më 8 korrik. Siç mëson gazeta “Novosti”, transmeton qik-u, Brukseli ka ushtruar presion mbi Prishtinën që nga Serbia të marrë për përdorim prefiksin e numrit 383, si dhe t’i lejojë “Telekomit” serb që të marrë pjesë në tenderin për të marrë licencën. Ende ka mbetur që të përcaktohen detajet për integrimin e policëve dhe gjykatësve serbë në institucionet e Kosovës që ka të bëjë me rrogat, sigurimin social dhe shëndetësor, pensionet etj.
http://www.koha.net/?page=1,13,150922
Kosova "shtet" si Palestina
Kosovës statusi i vëzhguesit në OKB?!
Beograd, 2 korrik 2013 – Ndonëse Brukseli është duke e bindur Beogradin se nuk ka kushte shtesë, pengesa e radhës drejt rrugës evropiane të Serbisë mund të paraqitet që në vjeshtë: nisma që Kosovës t’i mundësohet të marrë statusin e vëzhguesit në Kombet e Bashkuara.
Me zbatimin e Marrëveshjes së Bruskelit, kjo mund të ishte dëshmi kyçe, para së gjithash për Gjermaninë se normalizimi i marrëdhënieve mes Beogrradit dhe Prishtinës ka avancuar dhe se negocitatat e anëtarësimit me BE-në mund të fillojnë në janar, siç ka vendosur javën e kaluar Këshilli I Evropës.
Burimet diplomatike të së përditshmes “Veçernje novosti” nga Brukseli sqarojnë se Catherine Ashton më 9 korrik në Beograd do t’i përcjellë kreut të shtetit serb se normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën do të jetë një proces i rëndësishëm negociator, se do të inkorporohet minimum në një, e me gjasë edhe në disa nga 35 kaptinat.
Një skenar të tillë e sforcoi Gjermania, kancelarja e së cilës Angela Merkel ka porositur se nga Serbia, para hyrjes në BE, pritet normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Qik-u. Meqenëse statusi i vëzhguesit praktikisht është paradhomë për anëtarësim në KB dhe se shumica e shteteve dhe entiteteve kanë kaluar nëpër fazën e tillë shumëvjeçare, është plani që modeli i ngjashëm të zbatohet edhe ndaj Kosovës, dhe do të synohej që deri në përmbylljen e negociatave të Serbisë me BE-në të realizohet edhe anëtarësimi i plotë.
Ambasadori i dikurshëm serb në OKB Pavle Jevremoviq thotë se dhënia e statusit të vëzhguesit në AP të KB , Kosovës do t’i sillte verifikim ndërkombëtar.
“Në KB vëzhgues mund të jenë entitetet, por edhe shtetet joanëtare. Nëse Beogradi do të pranonte që Kosova të marrë statusin e shtetit joanëtar, të cilin e kanë Vatikani dhe Palestina, kjo do të ishte paradhomë në rrugën deri në shtetësinë e plotë. Për statusin e vëzhguesit, për të cilin nuk është i nevojshëm pëlqimi i Këshillit të Sigurimit, Prishtina do të kishte të drejtë të paraqesë rezoluta, të marrë iniciativa të ndryshme, do të kishte qasje në takime dhe dokumente”.
Siç mëson gazeta në fjalë, Kosova me mbështetejn e fuqishme të aleatëve të mëdhenj do të nisej në një ofensivë diplomatike për sa më shumë njohje. Në favor të kësaj flet edhe deklarata e zëdhënësit të shefit të diplomacisë së Austrisë Michael Spindelegger se mininistri i Jashtëm austriak të hënën në Vjenë kishte lobuar për njohjen e Kosovës te kolegët e tij të resorit nga disa vende.
http://www.koha.net/?page=1,13,150919
DY REALITETE TE KUNDERTA DHE LARGIMI I TE RINJEVE DHE FAMILJEVE NGA KOSOVA E PAS LUFTES E SIDOMOS PAS SHPALLJES SUIGENERIS TE PAVARESISE 17 SHKURT 2008!
Ne Kosoven e pasluftes, e sidomos pas shpalljes Suigeneris te Pavaresise se 17 Shkurtit 2008, kemi DY realitete te kunderta njera me tjetren. Ne njeren ane kemi Pushtetaret (Qeveritaret), kemi nje pjese te konsideruar te Deputeteve, kemi familjare e militante te ketyre Pushtetareve e Deputeteve, te cilet bejne jete luksoze dhe kjo te le pershtypjen se ne Kosoven e pasluftes, e sidomos pas shpalljes Suigeneris te Pavaresise cdo gje eshte ne rregull. E numri i ketyre qe bejne jete luksoze mund te jete 10-15 % te popullates. Ndersa ne anen tjeter kemi nje realitet krejtesisht te kundert nga ajo qe ky 10-15 % te populltaes (Pushtetareve, Deputeteve, Familjaret, Perkrahes e Militante) paraqesin.
E realiteti goxha i hidhur por mese i vertete ne Kosoven e pasluftes e sidomos pas shpalljes Suigeneris te Pavaresise se 17 Shkurtit 2008, eshte se pjesa me e madhe e popullit 70-85% jetojne jo edhe mire. Mbi 45 % e popullit jeton ne varferi, 15 % ne varferi te skajshme, nderkaq afro 18 % e popullit jane ne rezik nga kjo varferi e skajshme. Kosova ka papunesi me te madhe ne rajon e me gjere me mbi 45 % te papune (gati gjysma e popullates). Kosova eshte vend konsumi dhe thuajse aspak fare vend prodhimi. Ne Kosove kemi rritje te cmimit te Energjise Elektrike, kemi rritje cmimesh te produkteve ushqimore etj etj, ndersa pos asaj qe papunesia eshte goxha e madhe, edhe ata te punesuarit kane paga minimale per te bere nje jete me te mire. Dhe, kjo eshte arsyeja pse kemi largim apo shperngulje masive e te rinjeve e familjeve te shumta nga Kosova ne vende te ndryshme te Botes.
Eshte per keqardhje kur te ndegjosh, kur te lexosh ne gazeta dhe portale elektronike, kur te shohish ne televizion, se Kosova dita dites po zmbrampset nga te rrinjet dhe familje te shumta te cilet per te patur nje jete me te mire per ta dhe familjaret e tyre ne vende te ndryshme, marrin rruge ilegale e ku ne shumten e rasteve ato rruge ilegale mund te jete edhe fatale. Eshte shume e veshtire te mendosh, e lere me te shohish e te ballafaqohesh me kete realitet goxha te hidhur, duke e patur parasysh se tanime Kosova dhe populli (Shqiptaret) kane “Lirine dhe Pavaresine” e tyre !!!
E keqja eshte se nga Kosova nuk po largohet askush tjeter pos Shqiptareve. Nuk po largohen minoritetet, e sidomos minoriteti Serb, ku te gjithe thonin e mendonin se me shpalljen e Pavaresise se Kosoves do kete largim ne mase te madhe nga Serbet e Kosoves per ne Serbi. Mirepo ja nje gje e tille nuk ndodhi e nuk do te ndodh, sepse me Pakon e Ahtisarit e sidomos me Marreveshjen e arritur ndermjet Qeverise se Kosoves dhe Shtetit Serb. E sidomos pas Ratifikimit te kesaj Marreveshje nga ana e Deputeteve te Kosoves, e vecmas pas PRO-se (PO-se) se 90+1 Deputeteve Amnistise se Strukturave Ilegale, Kriminele e Okupuese te Beogradit ne Veri te Kosoves, Serbet e Kosoves e sidomos shteti Serb jane te privilegjuarit me te medhenj ne Kosoven e pasluftes e sidomos pas shpalljes Suigeneris te Pavaresise. Nga Kosova nuk po largohen as keta Pushtetar (Qeveritar), Deputet, Familjar e Militante te tyre te cilet jetojne jete luksoze dhe bejne pushime luksoze ne vende me te ndryshme te Botes. Por te vetmit te cilet ne mase te madhe po largohen nga Kosova e pasluftes, nga Kosova e “Lire e Pavarur dhe Sovrane” jane pikerisht Shqiptaret te cilet me se shumti dhe ate me cmim goxha te madh kane paguar kete gjysme lirie dhe kete pavaresi e sovranitet te cunguar te Kosove.
Ne vend se ne Kosoven e pasluftes e sidomos pas shpalljes Suigeneris se Pavaresise, te kete zhvillim Ekonomik, te kete nje jete me normale per te gjithe, te kete ardhmeri te sigurte per te gjithe, e posaqerisht te kete ardhmeri e jete normale per shumicen absolute te popullates-Shqiptaret. Ne kete Kosove te pasluftes e sidomos pas shpalljes Suigeneris se Pavaresise dita – dites ka stagnim Enkonomik. Ka ndarje Etnike, ku nje etni me me pak se 5% minoriteti serb ka shume me shume privilegje, se sa qe ka etnia qe perben mbi 92 % te popullates se Kosoves – Shqiptaret. Ne kete Kosove te pasluftes e sidomos pas shpalljes Suigeneris se Pavaresise ka dallime shume te medha ndermjet atyre qe kane dhe atyre qe dita - dites po varferohen me shume e me shume etj etj.
Ne kete Kosove jane te privilegjuar thuajse qe te gjithe: Shteti Serb, Minoriteti Serb, Byrokratet Nderkombetaret, Byrokratet Vendor (Pushtetaret/Qeveritaret), nje pjese e Deputeteve, Familjaret e Militante te ketyre pushtetareve. Po ashtu privilegje kane edhe minoritet tjera: Kosovaro-Boshnjaket, Kosovaro-Romet, Kosovaro-Ashkalinjet, Kosovaro-Turqit etj etj. Ne nje mase te caktuar i privilegjuar mund te jesh edhe si Kosovaro-Shqiptar vetem nese e konsideron veten tende te barabarte si Kosovaro-Boshnjaket, Turqit, Ashkalinjet, Romet etj. Por asesi nuk mund te jesh i barabarte si Minoriteti Serb, sepse me Pakon e Ahtisarit, me Ratifikimin e Marreveshjes Thaci-Dacic, eshte ETNI ne vete, kurse te tjeret jane Etni Kosovare. Te vetmit qe nuk kane ndonje privilegj jane pikerisht ata Shqiptar te cilet nuk e konsiderojne veten e tyre te barabarte si Kosovarooshnjaket, Turqit, Romet, Ashkaljinet etj etj. Pra ata Shqiptar te cilet e konsiderojne veten si KOMB Shqiptar dhe shumice absolute ne Kosove jane pjesa me e PA Privilegjuar.
Vet fakti, se me Pakon e Ahtisarit – Shqiptareve ju pamundesohet e drejta per REFERENDUM dhe VETEVENDOSJE te drejte dhe te vertete, per kete arsye e kemi edhe kete situate te cilen jemi, e kemi kete Pavaresi Suigeneris te cilen e kemi. Suigeneris jemi shpallur te Pavarur e si Republik, dhe tani Suigeneris jo vetem qe e kemi te humbur Republiken te zevendesuar me FUSNOTE, por edhe kete Pavaresi Suigeneris jemi duke e humbur!!!
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Mbyllen zyrat e MUP-it serb në veri, pritet edhe shuarja e `Mbrojtjes Civile`
Publikuar: 15.07.2013 - 00:01
Prishtinë, 14 korrik - Veprimtaria ilegale e MUP-it serb po vjen duke u shuar në veriun e Mitrovicës. Përfaqësues të institucioneve të Kosovës konfirmojnë mbylljen e 11 zyrave të MUP-it në gjithë territorin e Mitrovicës veriore. Mbyllja e këtyre pikave vjen në kohën kur SHBA-ja dhe BE-ja po bëjnë trysni mbi Serbinë për ta zbatuar marrëveshjen e 19 prillit.
Në Policinë e Kosovës thonë se procesi i mbylljes së zyrave të MUP-it është monitoruar nga një ekip i krijuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, gjë për të cilën do të raportojnë në Bruksel.
Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se tashmë komandanti rajonal për veriun e Mitrovicës, Nenad Gjuriq po i kryen të gjitha detyrat që i caktohen nga Prishtina. Por, pavarësisht kësaj, ende në rrugët kryesore të veriut të Mitrovicës bën rojë e ashtuquajtura `Mbrojtje Civile`.
E për këtë gjë, nënkoloneli Qalaj theksoi se në rundin e ardhshëm temë kryesore në bisedime do të jetë edhe shuarja e `Mbrojtjes Civile` në veriun e Mitrovicës.
Edhe pse MUP-i po largohet gradualisht nga veriu i Kosovës, përgjatë magjistrales Mitrovicë-Jarinjë në hyrje të Leposaviqit ende strukturat paralele bëjnë rojë afër rrugës.
Lajmi për mbylljen e 11 zyrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në veriun e Mitrovicës është mirëpritur nga udhëheqës të institucioneve të Kosovës. Shefi Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i tha RTK-së nëpërmjet telefonit se mbyllja e zyrave të MUP-it serb në veri është hapi i parë por jo i fundit, për normalizimin e jetës në veri.
Sipas Grabovcit, ky hap demanton ato që të tjerët kanë deklaruar më herët se pjesa veriore e Mitrovicës është pjesë e humbur. Ai tha se mbyllja e këtyre zyrave do ta normalizojë jetën atje, si dhe do të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 3 nëntor.
Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur lajmin për shuarjen e MUP-it në veri, por tha se atje mbetet shumë punë për t`u bërë.
Zyrtarët thonë se angazhimi konkret i Serbisë për mbylljen e zyrave dhe veprimtarisë së MUP-it është rezultat i miratimit të ligjit për Amnistinë, i cili është garant për të gjithë serbët se nuk do të ndiqen penalisht për veprat penale të cilat ndërlidhen për thirrjen për rezistencë, për prishje të rendit kushtetues, por duke i përjashtuar rastet që kanë të bëjnë me vrasje.
Dje ne nje prononcim te Liderit te AAK-se per hyrjen ne teritorin e Kosoves te forcave policore Serbe ju drejtua opinionit keshtu ''Qevria e Kosoves duhet te tregoi popullit vete se qka permban marveshja e Kumanoves ''.
marveshja e Kumanoves sa per informim te bajlozeve ne pushtet eshte se aty nder tjera parashihen kthimi i Policis dhe ushtris Serbe ne teritorin Serb.
perveq ksaj me pakon e Ahtisarit parashihen edhe dy shtetesi .tjetra eshte se shkiet nuk do dalin ne mas ne ato zgjedhje dhe ka sinjale te kjarta kinse per padugjeshmerin e shkavellave ne ate trev .Perndryshe njerzit e limunat politikave me mshef realitetin nga populli i vet .keshtu qe per ata qe se din me lexu eshte e kjart se Serbia ka fituar betejen diplomatike edhe ate me ndihmen e ktyre sekrtareshave te Dacicit .Tash te shohim .Por eshte mizerje kur per me ba ma skandaloze nje zyrtare por edhe shum zyrtar nga jasht i bejn thirje Serbis qe te thrasin shkiet te dalin ne votime .Shkavellofobia gjenocidiale kuder qdo shqiptari eshte evidente .Tash Be do bej investime te mdah ne ate rejon .Keshtu qe bashibuzuket ,brithymit ,kastat e pushtetit po vrapoin pas te fortve te atyre qe kan paran publike qe te shnukin sa ma shum para ne xhepa te vet .E din se qfar shtiti kan fitu andaj shnukin e vjedhin sa te dojn keshtu qe populli i strevarferuar se qohet as nje dakik ne protest .Ndersa akti i dorheqjes eshte ber qesharak se ata qe jan brithyn thejn qdo tabu dhe vjedhin e bejn lavde ne te gjitha permasat dhe ne te gjitha poret .
Krijoni Kontakt