Ndërhyn ROSU – vazhdojnë protestat - rreth 60 të arrestuar (FOTO + emrat)
(E plotësuar) Siç mësojmë nga të pranishmit në vend të ngjarjes, protestuesit tashmë janë larguar nga hyrja ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, sikurse edhe dhe nga hyrja kryesore e Kuvendit. Ata janë grumbulluar të gjithë prapa Kuvendit.
Por, siç mësohet, Njësia Speciale e Policës së Kosovës (ROSU) ka ndërhyrë, duke arrestuar kështu një numër të madh të aktivistëve të Vetëvendosjes. /Zëri/
Lista e të arrestuarve:
1. Adile Gashi,
2. Afrim Hoxha,
3. Agim Lajthiza,
4. Agron Gashi,
5. Aida Dërguti,
6. Arbër Krasniqi,
7. Ardian Dema,
8. Armend Krasniqi,
9. Arsim Maqastena,
10. Avni Rudaku,
11. Bashkim Berisha,
12. Bekim Shkodra,
13. Bujar Bërbatovci,
14. Dardan Molliqaj,
15. Deni Rakoci,
16. Durim Elshani,
17. Edon Buca,
18. Egzon Azemi,
19. Endrit Shatri,
20. Etleva Malushaj,
21. Frashër Krasniqi
22. Jakup Demiri,
23. Kastriot Shehu,
24. Kenan Trupi,
25. Korab Korça,
26. Liridona Avdiu,
27. Lirim Gashi,
28. Mërgim Duli,
29. Nderim Kuka,
30. Nol Nushi,
31. Osman Mustafa,
32. Pajtim Havolli,
33. Riad Berisha,
34. Samir Begu (i lënduar në dorë),
35. Selman Sokoli,
36. Valon Hoti,
37. Veton Dragusha,
38. Vlorian Molliqaj,
39. Xhelal Shyti (i lënduar në krah),
40. Xhelal Sveçla.
Të arrestuarit gjatë intervenimit të dytë, rreth orës 12:35
1. Agron Kabashi,
2. Alterim Kafegjolli.
3. Arsim Thaçi,
4. Bajram Binakaj,
5. Besnik Konushevci,
6. Blerim Maqastena,
7. Dardan Konjufca,
8. Egzon Ademi,
9. Enver Bajrami,
10. Hysen Durmishi,
11. Kushtrim Cakolli,
12. Leotrim Cakolli,
13. Liridon Latifi,
14. Luan Hoti,
15. Naim Bunjaku,
16. Nora Fetoshi,
17. Rina Zhitia,
18. Shpend Hasani,
19. Veron Hasani,
20. Zgjim Hyseni
***
PK: 30 të arrestuar dhe 3 policë të lënduar
Policia e Kosovës, me rastin e organizimit të demonstratës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë me dije se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar urdhrin operativ.
Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ, sipas Policisë, është:
*Siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit.
*Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas demonstratës.
*Ndërmarrja e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet.
*Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike etj.
“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit po ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së qasjes së lirë në institucionet e Republikës së Kosovës”, thekson Vetëvendosje.
Policia e Kosovës thekson se njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
“Si pasojë e pengesave të krijuara nga ana e protestuesve ndaj disa deputetëve, dhe veprimeve të dhunshme ndaj zyrtarëve policorë, duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë ndaj zyrtarëve policorë dhe si pasojë e tentimit të dëmtimit të rrethojave me qëllim të futjes në objektin e Parlamentit të Kosovës, njësitet policore janë detyruar të reagojnë për t’u mundësuar hyrjen deputetëve në Parlamentin e Kosovës”, theksohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Gjatë intervenimit policor deri tani janë shoqëruar për në stacionet policore tridhjetë (30) protestues dhe si pasojë e veprimeve të dhunshme nga ana e protestuesve janë lënduar tre (3) zyrtarë policorë”, thuhet më tej në njoftim.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që t’u shmangen të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe të mos bien pre e provokimeve si dhe të ndalin dhunën ndaj zyrtarëve policorë.
***
Arrestohet nënkryetarja e VV-së dhe 35 të tjerë
Vetëvendosje njofton se në kohën kur dy deputetet e PDK-së, Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra, po tentonin të hynin në Kuvend, policia ka tërhequr zvarrë disa aktivistë të kësaj Lëvizjeje.
“Në këto momente pati veç një mënyrë si të futen deputetet Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra, duke tërhequr zvarrë rreth shtatë aktivistë, në mesin e të cilëve edhe nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërgutin”, njofton Vetëvendosje.
***
Çitaku: Minoriteti politik po përdorë forcë
Rreth ngjarjeve të sotme që ndodhën para hyrjeve të Kuvendit të Kosovës, pati shumë reagime. Në këtë vazhdë ka reaguar edhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, e cila në një postim në Twitter, deklaroi se disa deputetë të Kuvendit të Kosovës janë sulmuar fizikisht.
Sipas saj, deputetët janë sulmuar derisa po hynin në parlament dhe, sipas saj, “kjo nuk është demokraci”.
“Disa deputetë janë sulmuar fizikisht teksa po provonin të hynin në ndërtesën e Parlamenti. Kjo nuk është demokraci! Minoriteti politik po përdorë forcë”, shkroi ajo në Twitter. /Zëri/
***
Përleshen policia me protestuesit – katër të arrestuar
Policia e Kosovës është përleshur me protestuesit në hyrjen mbrapa Qeverisë së Kosovës, derisa ka tentuar t’i largojë, siç raporton Express, ata për të mundësuar hyrjen e disa deputetëve të Kosovës dhe ambasadores amerikane në Kosovës, Tracey Ann Jacobson.
...
http://www.zeri.info/artikulli/8580/...e-marreveshjes
Krijoni Kontakt