Spanja do ta njohë Kosovën, pasi këtë ta bëjë Serbia
Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa Serbia nuk do ta bëjë këtë. Kështu ka thënë Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Garcia - Margallo gjatë një vizite në Bukuresht.
"Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur njëanshëm derisa Serbia nuk do ta bëjë këtë"
Ai ka thënë se me njohjen e pavarësisë së Kosovës do të njihej shkelja e së drejtës ndërkombëtare dhe e drejta kushtetuese e Jugosllavisë.
Garcia Margallo ka pohuar se Spanja dëshiron të mbajë raporte me Beogradin dhe Prishtinën, në mënyrë që të dy palët të dakordohen për marrëdhëniet e tyre tregëtare dhe administrative, por duke mos kaluar linjat e kuqe të shpalljes së njëanshme të pavarësisë.
Ndërkaq Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Titus Korlacean ka thënë se marrëveshja është e dobishme për rajonin e Ballkanit dhe të ardhmen europiane.
Një ditë më herët në Rumani ka qëndruar Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivan Mrkic, i cili ka falënderuar Bukureshtin që nuk po e njeh Kosovën, raporton Express.
http://www.zeri.info/artikulli/5954/...ta-beje-serbia
Krijoni Kontakt