Close
Faqja 80 prej 88 FillimFillim ... 30707879808182 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 791 deri 800 prej 874
  1. #791
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Skedarët e Bashkëngjitur 160595


    Skedarët e Bashkëngjitur 160596

    Ne ketè foto shihet shumè qart se Kosova nuk po negocion me Serbin,po Hashim Thaqi po negocion ne Serbin !
    qyre more ket hashim opingen thojke se na me serbin dote flasim si dy shtete kty po del se serbia po flet si shtet e kosova si hashim opinga

  2. #792
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    Serbët e veiut protestojnë sot në Beograd

    10 Maj 2013
    Serbët e veriut të Kosovës do të protestojnë sot në Beograd kundër zbatimit të marrëveshjes së arritur midis kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

    Protesta me moton “Do të mbesim në Serbi” pritet të nisë në orën 12:44.

    Serbët e veriut konsiderojnë se Marrëveshja e Brukselit i vë ata nën autoritetin e Prishtinës zyrtare.

    “Protesta do të mbahet në Sheshin e Republikës, nga ora 12:44, çfarë simbolizon Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë njëri nga udhëheqësit e serbëve të veriut. Marko Jakshiq.

    ...p.s . ndegjova se kesaj protesta do ti bashkangjiten edhe vetfundosja !!!- dhjetra autobusa te mbushur me militant te vetfundosjes dhe serb kan udhtuar drejt beogradit mbreme ne oret e para te mengjesit.
    informata nga SHI-ku po gjenci e fort por ju keni disa probleme ne shtabin tuaj te dezinformates ju prap po ju them se jeni deshmu se keni nje fobi daj vetvendosjes por kjo esht mire se pse duhet te ndahen shqiptaret nga jo shqiptaret ju qe i keni ndrru simbolet kombtaret me ati te minoriteteve dhe keni mohu kombin shqiptar kjo ka nje dmth. se ju edhe gjat kohes se luftes keni qen po i njejti anti shqiptar ju njeh rrethi juaj

  3. #793
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Rtk nje simbol i dezinformates se popullit nje televizion qe ben prapagand kurse adem demaqi sikur i ka hum busolla kohet e fundit

  4. #794
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga ariani_tb Lexo Postimin
    kjo marreveshje e arritur ndermjet qeverise se kosoves dhe shtetit serb (beogradit) per associacionin (bashkesine) e komunave serbe, ka mundur te behet para 14 vjete, ka mundur te behet para luftes se fundit ne kosove, ka mundur te behet e te arrihet pa vrasjen e mbi 10 mije shqiptareve, ka mundur te behet e te arrihet pa 20 mije femra shqiptare te dhunuara nga ana e forcave paramilitare, policore e ushtarake te beogradit. Kjo marreveshje per associacionin (bashkesine) e komunave serbe ndermjet qeverise se kosove dhe shtetit serb (beogradit), ka mundur te behet e te arrihet pa shperngluljen e afro 1 milion shqiptareve nga shtepite e tyre, pa te vraret e te zhdukurit e luftes se fundit. Kjo marreveshje e arritur ndermjet qeverise se kosoves dhe shtetit serb (beogradit) per associacion (bashkesine) e komunave serbe ne kosove, ka mundur te behet e te arrihet fare duke mos e bere luften e fundit ne kosove. Sepse kjo marreveshje e arritur ne bruksel ndermjet qeverise se kosoves dhe shtetit serb (beogradit) perseri e ne vazhdimesi ia mundeson shtetit serb (beogradit) qe te kete ndikimin e saj per cdo ceshtje e rregullim te brendshem te kosoves. Me kete marreveshje te arritur beogradi gjithnje do jete hisedare per cdo gje ne kosove, dhe se prishtina asnjehere nuk mund te beje asnje gje te vetme ne pjeset e saja te teritorit ku jane serbet pa driten jeshile te beogradit. Pra pyetja logjike dhe e drejte do ishte. A thua pse eshte beret ere ajo lufte e fundit ne kosove? A thua pse u vrane mbi 10 mije shqiptar dhe afro 20 mije femra jane dhunuar ne luften e fundit? A thua pse jane zhdukur mbi 4 mije vete? A thua pse u debuan nga shtepite e tyre afro 1 milion shqiptar? A thua pse ne fund te fundit u zhvillua lufta e fundit ne kosove, vetem e vetem qe te arrihet kjo marreveshje ku perseri ne menyre tjeter perseri e ne vazhdimesi po i mundesohet beogradit te kete ndikim dhe hise ne kosove, duke mos e njohur fare kosoven dhe duke mos e ndryshuar kushtetuten e saj ku thot se kosova eshte pjese perberse dhe e pandashme e serbise!
    o inderuar hashim thaqi as qe don tia di se sa femra jan te dhunuara nga shkiet bile ekziston nje mndesi qe kto tema te ndalohen me ligj te permenden ne publik dhe ne qeveri arsyea esht e thjesht mos po pezmatohet serbia dhe minoriteti i shkive ne ks

  5. #795
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    NYT: Si të shërohen përgjithnjë plagët e Ballkanit?



    Pas disa muajsh bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje muajin e kaluar për të zgjidhur mosmarrëveshjet që datojnë nga vitet ’90, kur Kosova, një ish-krahinë e ish-Jugosllavisë, në mënyrë efektive fitoi pavarësinë pas një ndërhyrjeje ushtarake të udhëhequr nga Perëndimi, shkruan David L. Phillips, në një artikull të botuar në të përditshmen "New York Times".

    Por, gazeta thekson se marrëveshja nuk do t’i pajtojë dy kombet ballkanike, e as nuk do t’iu ndihmojë atyre që të fitojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.


    Për t'i bërë gjërat edhe më keq, të dy shtetet thanë në këtë javë se nuk mund të pajtohen për një afat kohor për zbatimin e marrëveshjes”, shkruan David L. Phillips, drejtor i Programeve në Institutin për Studimin e të drejtave të Njeriut, në Universitetin Columbia, është edhe autor i “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Detyruese dhe Intervenimi i SHBA-së".

    NYT thekson se kjo pengesë nuk është asgjë krahasuar me shkallën e masakrave të Ballkanit në vitet e ’90-ta, por përfaqëson një dështim të vazhdueshëm për ta lënë pas të kaluarën e trazuar dhe për të vazhduar drejt integrimit me pjesën tjetër të Evropës.

    Shumica e 1.7 milionë banorëve të Kosovës janë shqiptarë të përkatësisë myslimane, por një pjesë e konsiderueshme e serbëve dhe të pakicave ortodokse në veri kanë mbrojtjen e NATO-s dhe janë autonomë nga qeveria kombëtare.

    Marrëveshja, e nënshkruar më 19 prill, pranon se Serbia - e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008 - ka një rol të vazhdueshëm në mbrojtjen e interesave të serbëve në veri të Kosovës. Në fakt, ajo ndan Kosovën në zonë qendrore me shqiptarët dhe me një shtojcë serbe.

    NYT thekson se larg nga kapërcimi i ndasive etnike dhe sektare, marrëveshja vleftëson agjendën e dhunshme nacionaliste të “Serbisë së Madhe” të promovuar nga Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg në vitin 2006, ndërsa përballej me akuzat për krime lufte.

    Kjo gjithashtu, thuhet në artikull, inkurajon aspiratat për një “Shqipëri të madhe” në mesin e shqiptarëve etnikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

    Ankesat datojnë që nga epoka e sundimit osman. Ato janë shtypur nën komunizëm, për të ngre kokën pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991-2. Ndërsa ndërhyrja ushtarake perëndimore ka ndihmuar për të ndalur vrasjen e boshnjakëve myslimanë në vitin 1995 dhe të kosovarëve në vitin 1999, ajo nuk ka zgjidhur mosmarrëveshjet politike të Ballkanit.

    Joshja e anëtarësimit në Bashkimin Evropian ishte menduar të kapërcejë armiqësitë. Nga ish republikat jugosllave, Sllovenia iu bashkua e para BE-së, në vitin 2004. Kroacia do të anëtarësohet më 1 korrik. Por, të tjerët nuk janë afër përmbushjes së kushteve të anëtarësimit, edhe pse Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia zyrtarisht janë “kandidatë”, ndërsa Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë “kandidate potenciale”, siç është edhe Shqipëria.

    Por, NYT thekson, se siç e ka provuar mirë Turqia, disa shtete evropiane thjesht nuk dëshirojnë një shtet me shumicë myslimane në klubin e tyre.

    Disa gjithashtu denigrojnë Ballkanin si bastion i paqëndrueshmërisë fiskale dhe si strehë për trafikantët e drogës dhe bandat kriminale.

    Dhe tashmë janë përtërirë pretendimet e padëshmuara, që datojnë nga vitet e ’90-ta, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke përfshirë edhe disa liderë të tanishëm të Kosovës, janë të përfshirë në trafikimin e organeve të qenieve njerëzore, vë në pah gazeta.

    Javën e kaluar në Prishtinë, një panel gjyqtarësh të Bashkimit Evropian dhe Kosovës ka dënuar një urolog dhe katër persona të tjerë se janë përfshirë së fundi në trafikimin e organeve.

    Prandaj, derisa qëllimi i një “Evrope të bashkuar dhe në paqe” vazhdon, serbët dhe kosovarët janë bërë cinikë në lidhje me shanset e tyre të pranimit. Prandaj edhe u organizuan protesta në rrugë që ngulfatën Beogradin dhe Prishtinën, pas arritjes së marrëveshjes”, theksohet në artikull.


    Perëndimi ka nevojë për një qasje të re për Ballkanin, një aranzhim diku midis ndarjes në shtet mono-etnik dhe një super-shteti të gjerë kontinental.

    Kjo mënyrë e mesme – ta quajmë “solidaritet interesi” - do të ruajë sovranitetin kombëtar dhe kufijtë, duke mundësuar anëtarët e grupeve të tjera etnike të bashkëpunojnë me homologët e tyre në rajon, në fushat si tregti, transport, arsim, media dhe art.

    NYT përmend planin e Ahtisaarit të vitit 207, ku siç thuhet u përfshinë të drejta të avancuara për pakicat - duke përfshirë autonominë vendore në fushat ekonomike, kulturore, mjedisore dhe të tjera. Serbia e ka refuzuar këtë plan, por, parimet e tij ende paraqesin standard për zgjidhje të qëndrueshme.

    Ndërtimi i lidhjeve të interesit të përbashkët përtej kufijve ka ndihmuar në stabilizimin e Irlandës së Veriut që nga viti 1998. NYT shkruan se me model të ngjashëm mund të përmirësohen marrëdhëniet midis sunitëve dhe myslimanëve shiitë në Lindjen e Mesme, dhe të ofrohen hapësira për ëndrrat e kurdëve të “pa shtet” në Turqi, Irak dhe Iran.

    Kjo do të funksionojë vetëm nën qeveritë që promovojnë të drejtat e pakicave, dhe në mesin e partive që kanë udhëheqës të gatshëm për paqe.

    Një shumicë dërmuese e shqiptarëve mbështet demokracinë, të drejtat e njeriut dhe tregun e lirë. Ata janë pro-perëndimorë dhe pro-NATO-s.

    Por, është e kundërta me serbët, që kanë pasur një histori të jotolerancës kundër jo-serbëve dhe ndaj myslimanëve si dhe të agresionit dhe dëbimit të detyruar për të krijuar një atdhe serb në territoret ku ata kanë pretendime historike – veçanërisht në Kosovë, por edhe në Bosnjë.

    Është e sigurt, se ky plan për një “fqinjësi shqiptare” paqësore- ose një “fqinjësi serbe”, - do të mund të manipulohet nga ekstremistët. Iu përket liderëve përgjegjës lokalë dhe komunitetit ndërkombëtar që ta parandalojnë këtë.

    Por, “Solidariteti i interesit” ofron shpresë reale të reduktimit të tensioneve sektare, thekson NYT. /REL/
    http://www.zeri.info/artikulli/5554/...et-e-ballkanit

  6. #796

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë



    Xhandarmëria serbe në ”fshehtësi” ka vizituar Mitrovicën! / Video
    Për habinë e të gjithëve, dhe të shoqëruar me disa djelmosha bildera, disa në uniforma dhe të tjerë veshur civilë , gjenerali I policisë dhe komandanti i xhandarmërisë serbe Dikiç Bratislav ka vizituar pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton vesti-online.


    http://gazetaditore.com/2013/05/11/x...rovicen-video/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #797
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin


    Xhandarmëria serbe në ”fshehtësi” ka vizituar Mitrovicën! / Video
    Për habinë e të gjithëve, dhe të shoqëruar me disa djelmosha bildera, disa në uniforma dhe të tjerë veshur civilë , gjenerali I policisë dhe komandanti i xhandarmërisë serbe Dikiç Bratislav ka vizituar pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton vesti-online.


    http://gazetaditore.com/2013/05/11/x...rovicen-video/
    po na jemi sovran dhe hashimi po thot se prej korrikut te vitit te kaluar ka ndryshuar setuata ne veri kontroll ne veri dhe ne pika te kufinit fleni fleni

  8. #798

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin


    Xhandarmëria serbe në ”fshehtësi” ka vizituar Mitrovicën! / Video
    Për habinë e të gjithëve, dhe të shoqëruar me disa djelmosha bildera, disa në uniforma dhe të tjerë veshur civilë , gjenerali I policisë dhe komandanti i xhandarmërisë serbe Dikiç Bratislav ka vizituar pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton vesti-online.


    http://gazetaditore.com/2013/05/11/x...rovicen-video/


    Ku eshte policia speciale e Kosoves dhe shefi i tyre Amir Gerguri? Ku eshte ROSU? Ku eshte Ministri i puneve te Brendshme te Kosoves (MPBse) Bajram Rexhepi ne kete rast? Policia Speciale e Kosoves e shefi i tyre Amir Gerguri, forcen e tyre e tregojne vetem ndaj protestave te organizuar nga VV. Gjithashtu forcen e tije prej Ministri te Puneve te Brendshme (MPBse) Bajram Rexhepi e tregon vetem karshi DEPUTETEVE nga rradhet e VV. A thua tani per shefin e policise speciale Amir Gergurin, si dhe per Ministrin e Puneve te Brendshme Bajram Rexhepin, prezenca e Xhandarmerise Serbe ne veri te Shtetit tone, nuk po destabilizon ate pjese te vendit? Apo sipas Amir Gergurit, Bajram Rexhepit dhe Qeverise se Thacit 1 dhe 2, vetem VV dhe Aktivistet e saj, jane destabilizues te vetem te ketij vendi????
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #799
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Serbia zbaton marrëveshjen aq sa i konvenon



    Marrëveshja e arritur ditë më parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, për normalizimin e marrëdhënieve, mund të mos implementohet asnjëherë në tërësi.

    Analistët politikë dhe pjesëtarët e partive politike opozitare dyshojnë se Beogradi zyrtar do ta respektojë pikë për pikë marrëveshjen. Këtë “pesimizëm” ata e shprehin në faktin se Qeveria e Serbisë deri më tash disa herë ka arritur marrëveshje për çështje të ndryshme me Qeverinë kosovare, por më pas nuk i ka respektuar ato.

    Vetëm pak kohë pas përfundimit të bisedimeve “teknike” të udhëhequra nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe zyrtari i qeverisë serbe, Borko Stefanoviq, Bashkimi Evropian (BE) ia pati dhënë Serbisë statusin e kandidatit për BE, duke e shpërblyer Serbinë për “fqinjësinë e mirë” me Kosovën.

    Ndërkaq, pas kësaj ngjarje, autoritetet serbe nuk patën treguar vullnet për t’i respektuar marrëveshjet e arritura, duke i impelemtuar vetëm pjesët që i kanë konvenuar asaj, por jo edhe ato që pak a shumë janë cilësuar si pozitive për Kosovën.




    Do të “përsëritet historia

    Në qershor të këtij viti Bashkimi Evropian pritet t’ia japë Serbisë datën për negociata për anëtarësim në BE.

    Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Vjosa Osmani, thotë se duke e ditur se si Serbia nuk i ka respektuar, përkatësisht impelementuar plotësisht marrëveshjet e mëhershme, ekziston rreziku që marrëveshja jo vetëm pjesërisht, por të mos implementohet fare.

    Kjo është jashtëzakonisht e mundshme. Duke e parë praktikën e Serbisë, praktikën e mëhershme dhe mënyrën se si është sjellë me të gjitha marrëveshjet e tjera, të gjitha këto përfitime Serbia i ka shfrytëzuar në mënyrë shumë dinake, duke premtuar implementim, por pastaj nuk i ka realizuar ato premtime. Dhe, nga sjellja e tyre gjatë ditëve të fundit, në përpjekje për të arritur marrëveshje për implementim, si duket do ta bëjë të njëjtën gjë”, thotë ajo.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Osmani, thekson se nëse në qershor fillojnë negociatat me BE-në, atëherë Serbia do t’i ketë shtatë-tetë vjet që ta shfrytëzojë rastin e Kosovës, siç thotë ajo, si kartë të negocimit me institucionet e Bashkimit Evropian, duke u paraqitur si fqinje e mirë.

    Në fakt, realizim në implementim nuk ka bërë gati kurrë. Edhe ajo pjesë që është impelemtuar ka qenë shumë, shumë e vogël dhe e parëndësishme. E, nga kjo, Kosova do të jetë humbëse. Kosova po bën koncesione, edhe po i implementon ato të gjitha, kurse përfitimi i Kosovës në rrugën drejtë BE-së po është shumë i vogël në krahasim me përfitimin që e ka Serbia”, nënvizon ajo.


    Shpresa e Kosovës te BE-ja dhe SHBA-ja

    Edhe anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Donika Kadaj-Bujupi beson se Serbia do të provojë t’i ikë implementimit, sikurse që ka bërë me marrëveshjet e mëhershme, por ajo beson se Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’ia “ngrehin veshin” Serbisë, duke e detyruar atë që ta respektojë marrëveshjen me përpikëri.

    Fakti që Bashkimi Evropian është lehtësues i këtyre bisedimeve, dhe këto bisedime janë përkrahur fuqishëm dhe kemi marrë garancione edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është në njëfarë forme obligim që këto dy fuqi të angazhohen, t’i bëjnë presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjes”, thotë ajo.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kadaj-Bujupi, thotë se fuqia e Kosovës karshi zbatimit të marrëveshjes do të jetë e kufizuar nëse nuk e ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.

    Duke e marrë parasysh se cilat forca udhëheqin në Serbi, dhe duke e marrë parasysh po ashtu se Serbia në çdo moment shfrytëzon edhe mundësinë më të vogël që të jetë destruktive në raport me Kosovën, unë gjithmonë e shoh me rezervë çfarëdo marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, sepse nga e kaluara e dimë se Serbia ka hezituar ta mbajë fjalën dhe t’i zbatojë obligimet e veta”, nënvizon ajo.



    Do të implementohen vetëm disa pika

    Ngjashëm me deputetët kosovarë mendon edhe Shpend Kursani nga Instituti KIPRED, i cili madje është i bindur se Serbia nuk do ta respektojë secilën pikë nga marrëveshja pesëmbëdhjetëpikëshe.

    Kjo marrëveshje me këto pesëmbëdhjetë pika nuk do të respektohet në tërësi. Këtë e them duke u bazuar në marrëveshjet e arritura më herët me Serbinë, asnjëra përpos asaj për vula doganore nuk është respektuar, e këto vulat doganore kanë qenë në interes të Serbisë që ta eksportojë mallin në Kosovë, dhe asnjëra nuk është zbatuar si duhet, në kohën që duhet, dhe me përpikëri”, thotë ai.

    Kursani është i bindur se pika e marrëveshjes që e obligon Serbinë t’i shuajë strukturat paralele në veri nuk do të respektohet asnjëherë nga autoritetet e shtetit serb, të cilat, megjithatë do të paraqiten sikur e kanë implementuar këtë pikë dhe të gjitha pikat tjera.

    Serbia derisa ta marrë datën, deri në qershor, do të tregojë se është e vullnetshme ta zbatojë marrëveshjen, mirëpo nuk do ta zbatojë në tërësi, në mënyrë që ta marrë datën, dhe pas datës Bashkimi Evropian nuk do të ketë diçka tjetër që mund ta bindë Serbinë që ta zbatojë marrëveshjen apo t’i bëjë presion për zbatimin e saj”, nënvizon Kursani.
    http://www.zeri.info/artikulli/5632/...-sa-i-konvenon

  10. #800
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Serbet nuk duan te pajtohen vetem me pjesen veriore.,ata e duan per vete ter Kosoven.Bashksia nderkombetare dhe faktoret relevant do te kerkojn nji zgjedhje te problemeve etnike ne Ballkan dhe ne veqanti rreth problemeve qe i ngritin serbet
    Serbija ben nji marveshje e ne fakt nuk e implemiton,pastaj aty ku ka ngecur problemi si piknisje e dialogjeve,duke anashkaluar situatat e reja te krijuara pas marveshjes.Serbet njiher formuan komuna ,pastaj ato disi u enklavizuan,pasataj kerkuan bashksi e ata serbet prap u enklavizuan e nuk e njohen qeverin.Pra serbet ne kte loje te pist po dalin si fitues.Qeveria nuk po esht e zonja te shtrij auturitetin ne ate pjes dhe per ti dhen zgjedhje problemit,kshtu qe aj ne vend te zgjedhjes se problemit te ashtuqujtur veri po e heq qafesh ate.Tani sipas parashikimeve te mija doli fatkeqsisht skenari serb.Kure u nda komuna qeveria rrahi gjoks po na njef shkinia,kure u diallogu ne Brukselo prap biqak e taramanin perpjet.Po gjdo dit po ju sosen rrenat qeveritarve,spijujve e tradhtarve.Qeveria ia mundsoi Serbis te behet faktor i cili Kosoven do ta mbaj peng ne rrugtimin e metej dhe perafrimin me Be-n.Qeverria na genjen na njohu Serbija ,n anen tjeter Serbija vazhdon me avazin e vjeter.Defakto dhe de jure Serbija po e kontrollon tani veriun.
    Na presin dit edhe me te zeza me kte qeveri qyqare ,hileqare e mjerane.Rreziku esht se Kosova do prodhoj jo stabilitet,kshtu qe para nderkombetarve dhe shteteve qe na kan dhe qe s na kan njohur do zbehet edhe me opinjoni se Kosova mund te qendroj si nji shtet stabil ekonomik e politik.
    Rreziku i shtohet modeli veri edhe per pjeset tjera te Kosoves ku pa u mundur te fshihet destabilizim ose mungesa e prezences se pushtetit egzekutiv ne ato bashksi si ne jug,lindje e perendim ,ku si rrjedhoj e till do vete deri aty sa Kosova e humb lezetin te quhet shtet.Kosova poqese perballet me nji neglizhenc e te funksionuarit si shtet si tani ajo do ti ngjal nji poqavre ose nji lecke te pa vler .Nji kosove te till nuk e duan e su duhet shqiptarve,as brezave te tashme e as brezave te ardhshem
    Dita e mir duket me mjes.,fatkeqsisht punet po na hecin mbrapsht ,ku vetem shpresave te rreme esht ngelur te shpresoim.

    Mjaft 12 vite i kishim njifar lirie...kemi harruar se si duket robnia.
    Me durue shqiptari lirin siq e duron robnin i kish mar lakmi bota.

Faqja 80 prej 88 FillimFillim ... 30707879808182 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •