Close
Faqja 78 prej 88 FillimFillim ... 28687677787980 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 771 deri 780 prej 874
  1. #771
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    . d.m.th. te Gjitha keto Partit Shqipetare e perkrahin , vetem Vetfundosja edhe nje pjes e madhe e serbeve nuk e perkrah, jan kunder , qe me logjik te shendosh i bie se Vetfundosja eshte Prodhim Serb
    Premisa:
    -Vetevendosje jane kunder marreveshjes
    -Kunder marreveshjes jane edhe serbet ose disa serbe
    Konkluzioni:
    -Vetevedosje jane serbe.
    -Te gjithe personat qe jane kunder marreveshjes jane serbe
    ...



    Perndyshe, a po na postion marreveshjen origjinale te nenshkruar. Apo e ke fjalen per ato 2 faqet A4t?!

    Marreveshje ose Kontrata e vertete per keso ceshtjesh komplekse perbehet nga se paku dhjetra apo qindra faqe dhe dokumente tjera, te cilat percaktojne dhe perkufizojne ne menyre shume precize pothuajse cdo veprim dhe vendim te paleve. Ne te kunderten nuk ka mundesi te zbatohet kurre ne perputhje me qellimet e pershkruara ne 2 faqet A4. Ndoshta edhe bash ky eshte qellimi, qe gjate zbatimit te leshohet edhe me shume pe, pasi qe edhe keshtu dihet boterisht se ne ate pjese te territorit kurre nuk do te shkel kemb e policise, ushtrise dhe pushtetit te Thacit dhe atyre qe aktualisht jane shumice absolute ne Kuvend (PDK-se, LDK-se, AAK-se, AKR-se, Partive te serbeve dhe te pakicave tjera). Te gjithe keta, me perjashtime individuale, jane pjese e koalicionit servil-antishqipetar nen mbrojtjen ushtarake, policiore dhe politike te fuqive kolionaliste te udhehequra nga SHBA dhe shtetet e fuqishme te BE-se.

    Ja si shprehet njeri nga perkrahesit e ketyre servileve antishipetar dhe te zhvillimeve te deritanishme ne Kosove, Wolfgang Petritsch, i cili shkruan perseri per ti mbeshtetur BE-ne dhe pushtetet ne Serbi dhe Kosove. Pavaresisht kritikes se formulur:

    "Pas vitesh e vitesh plumbash e gjaku, vendosja e një protektorati, shumë shpesh sinonim i mjerimit dhe i korrupsionit, një pavarësi e shpifur për të maskuar sindromën e varësisë, më në fund në Kosovë shpresohet të dilet nga labirinti i luftërave të fundit jugosllave. ..."

    "Kosova megjithatë shpalli pavarësinë e vet më 17 shkurt 2008. Po qe se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legalizoi Deklaratën e njëanshme në korrikun vitit 2010, pavarësia mbetet gjithnjë virtuale. Në të vërtetë, me gjithë përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare, të shënuar me mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare (10 shtator 2012), NATO-ja qëndron aty sikur dhe misioni civil evropian EULEX, i cili që nga viti 2008 është në Kosovë për të promovuar shtetin e të drejtës. E pavarur, por jo autonome, e ndarë dhe buzë falimentimit, Kosova duhet të zgjidhë dallimet me Serbinë..."


    "...Skemat e reja të bashkëpunimit janë dinamike dhe shumëdimensionale, ato përpiqen njëherësh për tërësi aktorësh të ankoruar në nivele të ndryshme (komunale, rajonale e kombëtare) e në vende të ndryshme në rrjete të përqendruara në çështje konkrete: Krijimin e poleve të formacionit, zhvillimin e projekteve ambientale, drejtimin e urbanizmit dhe zhvillimin si demografik ashtu dhe atë ekonomik. Nga rrjete të tilla – pa e vënë pikëpyetje ekzistencën e shtetit – gjenerojnë relacione të reja dhe solidaritet që tejkalojnë hegjemonizmin dhe statizmin e zakonshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore."

    "Për t’u çuditur, në kohën që programet e bashkëpunimeve transrajonale kanë qenë të zhvilluara nga Unioni për të “operuar” zgjerimin e vet, ato mungojnë në “kutinë për mjete” të përdorura në hapësirën post jugosllave. E si të mos vërehet relevanca e tyre për një përafrim inovativ të problemeve të lidhura me pavarësinë e Kosovës, që ka të bëjë me veriun e Kosovës, me relacionet e rajonit të Preshevës (e shtrirë në Serbi) ose dhe madje me relacionet “natyrore” me Shqipërinë. Një bashkëpunim i tillë përfaqëson alternativën më dinamike dhe hap të ardhmen e prerjes së kufijve ose të fantazmës së një “Shqipërie të madhe”. Strategjitë evropiane duket se janë zënë vetë në rrjete të një nacionalizmi njëdimensional, dhe më pak në fazën e çështjeve reale të një Evrope solidare dhe të aftë për zgjidhje të reja."

    (Wolfgang Petritsch, ish i dërguar special i Bashkimit Evropian për Kosovën, negociues evropian në Grupin e Kontaktit për Ballkanin në Rambuje dhe Përfaqësues i Lartë në Bosnjë- Hercegovinë. ...)
    http://www.koha.net/?page=1,9,144371

  2. #772
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Zbulohet karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë në 1913




    Shqipëria ishte veçse një shtet motak, që në konferenca ambasadorësh po copëtohej çika-çika për t’u mbyllur gojën ballkanasve poteremëdhenj. Ishte atëherë kur një ambasador amerikan idealist hedh në qarkullim një karikaturë apo një grafikë politike. Tepër provokuese. Shqipëria paraqitet si një femër e bukur e veshur me xhubletë e opinga, me gërsheta të gjatë, që në njërën dorë mban një shpatë, në tjetrën një kobure, drejtuar përkatësisht “Grekut”, i personifikuar si një leopard ngritur mbi dy këmbë, duke kafshuar shpatën dhe Malit të Zi, paraqitur si një majmun i zi. Rrotulluar nëpër këmbë është një gjarpër, pranë të cilit lexohet “Serbi”. ...

    http://www.koha.net/?page=1,5,144481
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 02-05-2013 më 07:59

  3. #773

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Për veriun nuk vlen Kushtetuta e Kosovës
    02.05.2013 | 09:14
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka zgjedhur ta përdorë një simbol londinez për ta përshkruar marrëveshjen e Brukselit.
    Teksa ka folur për të drejtat që kanë fituar serbët e veriut por edhe për faktin se në atë pjesë të Kosovës do të zbatohet ligji i aplikueshëm në Kosovë, ai ka thënë se serbët do të jetojnë nën dy ombrella: atë të përgjithshmen që është e Kosovës dhe nën një më të vogël që është e Serbisë.


    Në një intervistë për "Tribunën", ambasadori Cliff ka thënë se dualizmi ligjor që do të ketë asociacioni i komunave serbe të Kosovës nuk është i keq. Sipas pikës dy të marrëveshjes, ai do të ketë garanci nga ligji i aplikueshëm i Kosovës dhe nga ligji kushtetues. Meqë Kosova nuk ka ligj kushtetues, referenca është tek një i tillë i Serbisë.

    “Po flisni për dualizmin ligjor si diçka e keqe. Të gjitha strukturat duhet të kenë këtë dualitet, sepse për t`u siguruar që serbët e Kosovës do të jenë pjesë e këtij aranzhimi, duhet të kenë një lidhje me Beogradin. Ka qenë plani i Ahtisarit që ka garantuar lidhjet e serbëve të Kosovës me Beogradin në shëndetësi, arsim dhe shërbime publike me Beogradin. Kjo u garantohet edhe komuniteteve tjera”, ka thënë ambasadori Cliff./standardi.info

    http://standardi.info/index.aspx?SID...pe=1&ACatID=13



    Emri:  403x30267285Ian-Cliff.jpg

Shikime: 273

Madhësia:  69.8 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #774
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Lama: Zëvendësministri i FSK-së, spiun i Beogradit



    Prishtinë, 2 maj - Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Alma Lama, në seancën parlamentare të së enjtes e ka pyetur ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku, se pse nuk e thonë të vërtetën në lidhje me zëvendësministrin e FSK-së, Sllavisha Filipoviq i cili është zënë duke dërguar në Beograd informacion në lidhje me armatimin e FSK-së.

    Çeku, në përgjigjen e tij, e ka konfirmuar se Filipoviq është zënë duke shkëmbyer e-mail me zyrtarët serbë, në të cilat, sipas tij, ata si ministri nuk kanë vërejtur se ka pasur rrjedhje të ndonjë informacioni të rëndësishëm.

    Lama, në një prononcim për Telegrafin tha se në rast se një zyrtar i lartë apo çfarëdo shtetasi i Kosovës bën spiunazh, “ai ka kryer vepër penale që sanksionohet edhe me kodin penal të Republikës së Kosovës - neni 131”.

    Të kryhet një vepër e tillë nga zëvendësministri, minimumi që duhet të bëhej ishte të shkarkohet nga pozita e tij dhe pastaj të akuzohej edhe për spiunazh”, shprehet ajo.

    Sipas saj, përpjekja e Ministrisë së FSK-së ka qenë që ky problem të mbetet në hije dhe të mos bëhet e madhe në publik.

    Krejt kjo për shkak të koalicionit, sepse ai është person politik. Mirëpo, kjo është shumë e rrezikshme, sepse të dërgosh të dhënat e FSK-së (që pretendon të jetë Ushtria e Kosovës), në Beograd, do të thotë të rrezikosh seriozisht sigurinë e Kosovës në të ardhmen. Të dhënat që i ka dërguar zëvendësministri, kanë qenë në lidhje me llojin e armatimit, por me siguri ka dërguar edhe të dhëna të tjera. Nuk mund të lejohet që në institucionet e Kosovës të punojnë njerëz të cilët bëjnë spiunazh për ndonjë shtet tjetër”, ka theksuar Lama.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,144567



    Pushteti i UDB-se!

  5. #775

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Xhandarmëria “ndihmon” zbatimin e marrëveshjes ?!?!?


    Burime të gazetës “Tribuna” kanë shpjeguar se pjesëtarët e njësisë speciale të policisë serbe që po patrullojnë në veri, janë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq dhe zëvendësit të tij Aleksandër Vuçiq.

    Pas pajtimit të palëve për zbatimin e marrëveshjes që do të ndodhë javën e ardhshme, këta pjesëtarë kanë për mision të ndihmojnë në menaxhimin e “individëve të fuqishëm në veri që nuk i binden marrëveshjes”.

    Sipas të njëjtave burime, pjesëtarët kanë nisur patrullimet e tyre një javë para se në Bruksel kryeministri Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Iivica Daçiq ta përafrojnë marrëveshjen për veriun.

    “Është fakt se ata janë vendosur nga qeveria e Serbisë nga frika se mos po dështon marrëveshja dhe pala kosovare po ndërmarrë hapa të njëanshëm në veri, por tash në konsultim mes palëve do të kujdesen që marrëveshja të zbatohet”, kanë bërë të ditur burime të gazetës./ORAinfo


    http://gazetaditore.com/2013/05/03/x...-marreveshjes/



    Emri:  Xhandarmëria-“ndihmon”-zbatimin-e-marrëveshjes.jpg

Shikime: 245

Madhësia:  152.7 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #776
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Zotri te nderuar forumista pasi ndodhi qe parlamenti te ratifikoi defakto ndarjen e Kosoven .Pas thrijes se djeshme te Kryeministrit Hashim Thaqi (Esati i dyt )beri ftes serbis te jet prezente ne zbatimin e kasj mareshje .Kjo qka po ndodh eshte rezultat i marveshjeve ne Kumanove ku eshte parapar kthimi i forcave policore te Serbis ne Kosove .Pra eshte nje marveshje nderkombetare mese NATOS dhe Serbis .Kjo tash po ndodh .Pasi dihet se NATO eshte shum e interesuar qe te bej antare te vet Serbni seshte qudi qe neser kur Saerbia behet antare e NATOS te bie trupate e veta nen ombrellen e NATOS .Kjo po na ndodh dhe do behet edhe realitet dhe askush ska me vet faktorin vendor te institucioneve te cilat sipas marveshjeve nderkombetare jan institucione te perkoheshme te qeverisjes .Pramendo neser se kush do jet Instutucion real i sundimit .Krejt eshte ka shkohet te implementohen marveshjet ndekombetare mes Serbis dhe NATOS dhe per ket se veten fare Institucionet perketese .Eshte urgjente qe inetucionet e Kosoves shpejt te kerkoin shqyrtimin e raporteve dhe te bejn nje marveshje shtes me NATON qe kto forca sjan te deshirueshme ne Kosove .
    Ndryshuar për herë të fundit nga bluey : 03-05-2013 më 08:01

  7. #777
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Serbë që luftuan në Kosovë mund të shpërblehen me miliona €

    Londër, 3 maj , Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg mund të marrë shumë shpejt një vendim, sipas të cilit do të shpërblejë me miliona euro ushtarët dhe paramilitarët serbë me miliona euro, për pjesëmarrjen në luftën kundër shqiptarëve dhe NATO-s. Lajmin e transmeton gazeta britanike Daily Mail, sipas së cilës këtë muaj një panel i gjyqtarëve do të dëgjojë ankesat për dëmshpërblim.
    Mundësia e tillë është përshkruar si cmenduri dhe bizare nga disa deputetë të Partisë Konservatore të kryeministrit David Cameron. “Daily Mail” kujton se këtë ushtarë kanë kryer pastrim etnik kundër shqiptarëve të Kosovës, dhe se NATO-ja me britanikët në të, ka bombarduar Serbinë për ta shpëtuar Kosovën nga Miloseviqi. Gjykata pritet të urdhërojë pagesë për rezervistët, pasi që ata janë ndjerë të diskriminuar, raporton KTV.

    Kjo është bizare. Lufta e Kosovës kishte të bëjë me parimet e vetëvendosjes, dhe tani gjykatësit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e shohin të arsyeshme të ndërhyjnë në drejtimin e kundërt. Nuk ka shumë gjëra që të bëjnë të kesh simpati për serbët, por kjo është çmenduri. Kredibiliteti i Gjykatës do të bjerë shumë”, ka thënë deputeti konservator Douglas Carsëell.

    Gazeta britanike citon raporte të OKB-së që e kanë vlerësuar luftën e Kosovës si përpjekje për pastrim etnik që do të realizohej me forma kriminale, duke përfshirë deportimet, vrasjet dhe persekuptimin e shqiptarëve të Kosovës.
    http://www.koha.net/?page=1,15,144575



    Do te ishte njekohesisht legjitimim i krimeve ndaj Kosoves i barabarte me ate te GJykates se Haages lidhur me aktin e shpalljes se pavaresise.
    Se paku Serbia, serbet dhe dashamiret e tyre do ta interpretonin keshtu, perfshi edhe historianet e tyre...

  8. #778
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    .d.m.th. se ju Vetfundosja dhe serbet e asaj ane jeni kunder marrveshjes.
    - shum mir qe ja keni fillu me pranu edhe vet se jeni te njejt me serbin.
    ti ja rrofsh vetvendosjes pergjigju ne pytje adote pjes ne strukturat paramilitare te veriut kur te formojn shtabin e siguris te financuar nga hashimi

  9. #779
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    dal ngadal po pranon qeveria e hashimit se veriu esht zon e veqant qe dote thot ata nuk dote binden shtetit te kosoves

  10. #780
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    [QUOTE=ARIANI_TB;3625712]Xhandarmëria “ndihmon” zbatimin e marrëveshjes ?!?!?


    Burime të gazetës “Tribuna” kanë shpjeguar se pjesëtarët e njësisë speciale të policisë serbe që po patrullojnë në veri, janë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq dhe zëvendësit të tij Aleksandër Vuçiq.

    Pas pajtimit të palëve për zbatimin e marrëveshjes që do të ndodhë javën e ardhshme, këta pjesëtarë kanë për mision të ndihmojnë në menaxhimin e “individëve të fuqishëm në veri që nuk i binden marrëveshjes”.

    Sipas të njëjtave burime, pjesëtarët kanë nisur patrullimet e tyre një javë para se në Bruksel kryeministri Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Iivica Daçiq ta përafrojnë marrëveshjen për veriun.

    “Është fakt se ata janë vendosur nga qeveria e Serbisë nga frika se mos po dështon marrëveshja dhe pala kosovare po ndërmarrë hapa të njëanshëm në veri, por tash në konsultim mes palëve do të kujdesen që marrëveshja të zbatohet”, kanë bërë të ditur burime të gazetës./ORAinfo


    http://gazetaditore.com/2013/05/03/x...-marreveshjes/


    athua pse nuk intervenoj regjep komunisti me policin e tij speciale me bo naj spektakel e din ky se o tut se mos poj koritin e poj shtin me hanger zhavor hahhahaha

Faqja 78 prej 88 FillimFillim ... 28687677787980 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •