Close
Faqja 75 prej 88 FillimFillim ... 2565737475767785 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 741 deri 750 prej 874
  1. #741

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Daçiq kthehet në origjinë: "Šiptarska cizma'...s’e shkel Veriun!"

    Beograd, 20 prill – (E plotësuar) "Šiptarska cizma' (çizmja shqiptare)…nuk mund të shkelë në Veri...”, ka thënë sot kryeministri serb, Ivica Daçiq, duke përsëritur kështu termat fyes për shqiptarët si; ‘shiptari’, që ishte zhargon i viteve ‘90-të, i përdorur kryesisht nga Millosheviqi dhe ‘garda’ e tij, në të cilën bënte pjesë edhe Daçiq.
    Siç bën të ditur "Orainfo", Daçiq e ka thënë këtë teksa po shpjegonte se, “kemi kërkuar disa gjëra thelbësore, në marrëveshje me presidentin Tomisllav Nikoliq, dhe që ushtria e ardhshme e Kosovës të mos mundë të shkelë në Veri të Kosovës”, ka thënë Daçiq.
    Më tej, kryeministri serb shtoi se, pret që koalicioni qeveritar ta pranojë marrëveshjen me Kosovën.
    "Kjo është më e shumta, që në këtë moment mund të realizohej. Është hera e parë, që ndërkombëtarisht u njoh Veriu dhe bashkësia serbe në Kosovë", ka thënë Daçiq për RTS.
    Ai ka theksuar se, Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se do të vazhdojnë bisedimet për statusin e saj, por që për herë të parë janë dhënë garanci, se ushtria e Kosovës nuk mund të operojë në Veri pa pëlqimin e KFOR-it, përkatësisht të NATO-s.
    Sipas fjalëve të Daçiq, Serbia të hënën do të njoftojë me shkrim Catherine Ashton-in, nëse e pranon ose jo ofertën. Ai ka theksuar se, "bashkësia ndërkombëtare për herë të parë ka qenë me palën serbe".
    Daçiq ka thënë se, negociatat për Kosovën nuk mund të mbarten në OKB dhe ka shtuar se, pala serbe para dy javësh kishte refuzuar të pranonte pikën 14, që i referohej anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe në OSBE dhe se, në tekstin e djeshëm kjo pikë është ndryshuar.
    Ai ka shtuar se, Serbia në Kosovë duhet të shpëtojë atë që mundet.

    Daçiq: Bashkësia serbe dhe veriu u njohën ndërkombëtarisht
    Beograd, 20 prill - Kryeministri serb Ivica Daçiq pret që koalicioni qeveritar ta pranojë marrëveshjen me Kosovën.

    "Kjo është më e shumta që në këtë moment mund të realizohej, është hera e parë që ndërkombëtarisht u njoh veriu dhe bashkësi serbe në Kosovë", ka thënë Daçiq për RTS

    Ai ka theksuar se Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se do të vazhdojnë bisedimet për statusin e saj dhe se për herë të parë janë dhënë garanci se ushtria e Kosovës nuk mund të operojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it, përkatësisht të NATO-s

    Sipas fjalëve të tij, Serbia të hënën, me shkrim, do ta njohë Catherine Ashtonin në e pranon ofertën. Ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare për herë të parë ka qenë me palën serbe.

    Daçiq ka thënë se negociatat për Kosovën nuk mund të barten në OKB dhe ka shtuar se pala serbe para dy javësh kishte refuzuar të pranonte pikën 14 që i referohej anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe në OSBE dhe se në tekstin e djeshëm kjo pikë është ndryshuar.

    A ka shtuar se Serbia në Kosovë duhet të shpëtojë atë që mundet.

    "Për popullin është me rëndësi me ç’ çizme shkelet, cila është policia, kush akuzon dhe kush e gjykon", ka thënë Daçiq.


    http://www.kohaditore.com/?page=1,15,143218

    Emri:  f1_20ivica1366451414.jpg

Shikime: 347

Madhësia:  137.2 KB


    Ja me kend ka nenshkruar Thaci - Marreveshjen NENSHTRUESE!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #742
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    po kufirin kush do e ruaj? dacici?
    po doganen?
    serbia e njohi kosoven, mbylle gojen dacic sepse qeni qe len nuk te ha

  3. #743
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    po kufirin kush do e ruaj? dacici?
    Dacici ne anen e Serbise, KFOR-i dhe EULEX-i ne baze te Rez. 1244 te OKB-se (pa e njohur dhe trajtuar Kosoven si shtet) ne anen e Kosoves.

    po doganen?
    Perseri te njejtet.
    Vezhgzuesit simbolik te Kosoves me vone, nese zbatohet "marreveshja" aktuale, do te zevendesohen me serb lojal ndaj Beogradit.
    Te hyrat e doganave ne veri edhe ashtu do te derdhen ne fondin e krijuar nga Thaci&Dacic per "Bashkesine e Komunave Serbe"...

    serbia e njohi kosoven, mbylle gojen dacic sepse qeni qe len nuk te ha
    Si e njohu?!

    Takimet ne mes te Dacicit dhe Thacit, Serbise dhe Kosoves apo Kosoves dhe BE-se nuk kane qene ne asnje kohe dhe ne asnje forme takime bilaterale apo trilaterale te shteteve ose subjekteve nderkombetare te barabarta, por takime te paleve ne konflikt.
    Per te mundesuar takimet e tilla eshte vendosur qe palet (Serbia dhe Kosova) te heqin dore nga paraqitja formale si shtete, pasi qe ne te kunderten takimet do te ishin absolutisht te pamundura. Sidomos sa i perket Serbise dhe BE-se. Pra, takimet jane dhe ishin plotesisht te ngjashme me p.sh. takimet e Izraelit me Perfaqesuesit e Palestines rep. takimet e Kryeministrit te Izraelit me Kryeministrin e Institucioneve apo Organeve Palestineze. Megjithese Palestina de facto ka subjektivitet me te forte dhe me te njohur nderkombetar se Kosova. Askush nuk vjen tek ideja te pohoje se Izraeli njohu Palestinen sa here qe takohen Kryeministrat e tyre me njeri tjetrin apo sa here qe jane pajtuar per dicka.

    Serbia per ta theksuar edhe nje here dhe edhe ne forme te shkruar jogatishmerine e saj per ta njohur Kosoven, dhe per te hequr dilema te tilla ka luftuar pa kompromis qe ne piken 14 te "marreveshjes" (nese nuk gabohem) te mos flitet per anetaresimin e Kosoves ne organizatat nderkombetare, por vetem ne Europe resp. BE. Kjo edhe nuk eshte e rastesishme, pasi qe keshtu Serbia mund te pamundesoje per kohe te gjate apo perhere anetaresimin e rregullt te Kosoves ne organizata nderkombetare dhe sidomos ne OKB, duke mundesuar keshtu njekohesisht anetaresimin edhe te Serbise edhe te Kosoves* ne BE.
    Per Serbine eshte me rendesi qe Rez. 1244 e KS te OKB-se te mbetet dhe qe Kosova te mos mund te anetaresohet ne OKB dhe organizata te rendesishme nderkombetare pa pelqimin e Serbise dhe te Rusise. Gjerat tjera nuk jane ne dore te Serbise. Pushtimi apo nderhyrja ne Kosove me dhune nuk jane objektiva reale dhe te realizueshme per Serbine, edhe nese do te kishte aspirata te tilla...

    Ne pergjithesi "marreveshja" eshte fitore e madhe e Serbise.
    Kosova eshte ajo, e cila ka pesuar ndoshta humbjen me te madhe ne historine e saj te deritanishme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 21-04-2013 më 02:01

  4. #744

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Emri:  547570_133765636810018_1233347473_n.jpg

Shikime: 355

Madhësia:  78.1 KB

    Shqiptaret e veriut konkretisht ata te tri fshatrave Bistrice, Ceraje dhe Koshtove e Vllahise ne Albanik duke hjek barrikadat.
    Sot 20.04.2013, nje dite pas marveshjes!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #745
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Sipas tij (Thacit), me Serbinë nuk do të thotë se do të pajtohemi menjëherë, por shtoi ai “është marrëveshje e parë e nënshkruar mes dy shteteve ...

    Ndërkaq, ai njoftoi se të dielën (sot), do të ketë një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend lidhur me marrëveshjen, pasi që të hënën është koha për t’ia kthyer përgjigjen përfundimtare baroneshës Ashton.

    Kur u pyet nëse do të ratifikohet marrëveshja në Kuvend, ai tha se kjo do të vendoset nga liderët e partive dhe deputetët

    Ndërkaq, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka deklaruar të shtunën se nëse marrëveshja me Serbinë është ndërshtetërore ajo duhet të ratifikohet në Kuvend. Ndryshe ai ka vlerësuar se nëse ky dokument siguron normalizimin e plotë të raporteve ndërshtetërore, atëherë marrëveshja është e mirë.

    http://www.zeri.info/artikulli/4285/...jen-e-kuvendit





    Nikoliq: Kosova kurrë anëtare e OKB-së

    Pika 14 e marrëveshjes, para se të modifikohet dhe të nënshkruhet, ka kërkuar nga palët që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësime në mekanizma ndërkombëtarë, që i bie edhe Kosovën në OKB. Por me kërkesë të Serbisë ajo është ndryshuar dhe tani kjo pikë thotë se palët nuk do të pengojnë njëra-tjetrën vetëm në integrime evropiane.

    Kjo sipas palës serbe, ka garantuar se Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e OKB-së. “Kemi luftuar për mbrojtjen dhe për një jetë të qetë të serbëve në Kosovë dhe për një zgjidhje që përjashton mundësinë që Kosova të pranohet në Kombet e Bashkuara”, është shprehur për media serbe të shtunën, presidenti serb Tomislav Nikoliq.

    Rreth marrëveshjes ka folur edhe kryeministri serb, Ivica Daçiq,

    Kemi kërkuar në marrëveshje me Presidentin e Republikës që çizmja shqiptare të mos shkelë në Veri të Kosovës që policinë dhe drejtësinë ta bëjnë serbët…”, ka shtuar ai.
    http://www.zeri.info/artikulli/4285/...jen-e-kuvendit

  6. #746
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Rena e madhe maShtrimi shekullor


    Rezoluta 1244 cakton exteritorin e Serbis ndAj Kosoves .Neser kur serbia te hy ne BE se bashku me Rusin dhe miqet e saj te devoteshem shekullort Francezeve do e nenshtroi Kosoven e cia edhe me pakon e Ahtisarit siq e kan votu po tash edhe me ket pajtim te Serbis qka po I jepet Kosoves me vepru ka mbetur definitivisht pre e mehancioneve .Kto mehanicone jan te perpiluara ne ate menyr qe shqipetaret I len definitivisht edhe pa teritor por tash edhe pa identitetin e vet Kombetare si shqipetar si jem .Tetrabiqet, langojet e pushtetit edhe njeher ne shekullin e 21 ben rekapitullimin ose nenshtrimin ndaj qefeve te intereseve Sllave dhe ineterseve Francezo&Ruse ne ballkan .Dominimi I ineterseve te till ne ne histori na kan pru ne pushtet njerez sahanelepiresa qe per pushtet te papushteteshme kan shitur vetveten se pari e me pastaj edhe kombin e vet e lan ne meshiren e mehanicioneve Sllavo /Qetnike e fashizoizmit te shfryrjes se urejtjeve patologjike te Be ndaj populli ton e cila ne dekada ka nje marveshje mes Tri shtetve kyqe per zdukejen dhe zhvendosjen e shqipetareve dhe shkatrimin e tyre si qenje njerezor si jan .Kjo marveshje eshte e Aritur mes Frances &Rusisi &Angelis &Rusis &Turqis per shpernguljen e shqiptarve per mes koridorit tete(8) per ne Anadoli .Ket e aritu te realizoi andrate shkieve per ket Thaqi dha nje Kontribut te madh te realizohej kjo ender e kahereshme e serbis dhe aleateve te saj .
    Shkieve duhet uruar per diplomacin dhe miqet e saj te devoteshme e meritoin qe po ja bejn shqiptareve me vedeshir te ktyre brithymeve e bajlozeve te pushtetit .E te cilet nenshtrohen ndaj TARDHTIS ME TE MADHE TE SHEKULLIT 21 PAS ESAT PASH TOPTANIT HASHIM THAQI E NESHKROI KAPITULIMIN E NENSHTRIMIT NDAJ QEFEVE SERBE E APETITEVE SLAVE PER SHKATRIMIN E KOMBIT TON E NE KET NE VETVEN E MOHOIM DHE NDAHEMI NE DY KOMBE TASH ME DOKUMENTE SI KOSOVAR E SI SHQIPTAR ME DY GJUH TE NDRYSHME KJO PO NA NDODH E DO NA NDODH .
    PERHAJRT REPUBLIKA SERBESKA DHE KARIGJA E SERBIS NE BE SE NE SI TERITOR SI KOSOVE PO HYN BASHK ME SERBIN NE BE E NESER BE DO NA THOT JU JENI VEQ NE EUROP TVATE SERBIN QKA DO JU LEJOI SE ME KONVENTEN E HELSINKUT DHE MARVESHJEVE TJERA UNITARE KOSOVA ESHTE DEFAKTO TASH E SERBIS EDHE ME REZOLUTEN 1244 Perhajr qe do hym bashk me serbin ne BE.

  7. #747
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    E Pyesin Dacicin: A Të Merr Gjumi Natën?

    Grupet e qytetarëve kanë përdorur maratonën e Beogradit dhe praninë e kryeministrit serb Ivica Dacic për të shprehur pakënaqësinë me propozimin e marrëveshjes në Bruksel për veriun e Kosovës.
    Në fillim të ngjarjes sportive, një grup brohoriste “Tradhti, tradhti”, ndërsa në fund disa nga ta vrapuan në cak me pankartën ku shkruante: “Nuk do ta japim Kosovën”.
    Njoftimin e pjesëmarrësve në maratonë, e ndërpreu mesazhi “U tradhtua Kosova”, ndërsa nga një ndërtesë afër u lëshua një pano me të njëjtën fjali. Serbët akuzonin Dacicin, pranë të cilit ishte përfaqësuesi i BE-së në Beograd, Vincent Degert, dhe promotori i maratonës – Karl Lewis. Policia ka ndërhyrë duke hequr ato parulla nga ndërtesa.
    Pastaj, një serb, për të cilin lëvizja “Nasi” thotë se është anëtar i tyre, Marko N., e ka pyetur Dacicin “se a mund të fle”, në çka Dacici iu përgjigj me “po”!
    “A do t’ju pëlqente më shumë t’i dëbojnë (serbët e Kosovës), e pastaj t’i vajtojmë. Ju doni t’i dëbojnë, e të qani për ta. Ti e do Serbinë më shumë se unë?”, e pyeti Dacici qytetarin e pakënaqur.
    Kryeministri serb tha se do të bëjë gjithçka për të shpëtuar serbët në Kosovës, ndërsa në pyetjen nëse Kuvendi i Serbisë mund ta pranojë atë marrëveshje të parafiruar, ai u përgjigj pozitivisht.
    “Nëse Kuvendi mendon ndryshe, në qoftë se njerëzit mendojnë ndryshe, le të jetë ashtu”, tha Dacici.
    Në fund të bisedës Dacici i tha Tanjugut se ishte i kënaqur që ai qytetar “ia tha në fytyrë se çka mendon”. Ndërsa, për Blic tha se ky nuk është vend për debate politike, por aktivitete sportive.

    http://gazetashqip.eu/kosova/e-pyesi...ten-video.html

    Vv - Palaço+LISBA :D

  8. #748
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    sot kryetari i mitrovices z.kastrati gati u fundos ne nje prock ne nje vend te duke i vizituar shqiptaret i rrthuar me truproje duke munduar te shes mend jo me qizme jo me patika si nuk i vinte marre te fliste ne at mnyre kurse rruga ne anet tjera esht e bllokuar aj e din pse nuk hyri aty tek ura e ibrit shum afer e ka e jo te shkoj ne rrugica ku as magari smund te kaloj

  9. #749
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Emri:  547570_133765636810018_1233347473_n.jpg

Shikime: 355

Madhësia:  78.1 KB

    Shqiptaret e veriut konkretisht ata te tri fshatrave Bistrice, Ceraje dhe Koshtove e Vllahise ne Albanik duke hjek barrikadat.
    Sot 20.04.2013, nje dite pas marveshjes!
    nuk e di ajan duke e bllokuar apo duke e zhbllokuar rruga duke ma posht mamir eshte me largu shteti e jo banoret po spom duket se esht foto bindse

  10. #750
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Krasniqi: Marrëveshja - dokument gjysmak për rregullimin e brendshëm të Kosovës

    Prishtinë, 21 prill ( E plotësuar) Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi në Kuvend shfaqi pesimizmin dhe mospajtimin tij me të gjitha pikët e marrëveshjes. Ai tha se marrëveshja në të vërtet është një dokument i mangët dhe gjysmak. “Kjo marrëveshje nuk është marrëveshje ndërshtetërore por është marrëveshje për rregullimin brendshëm të Kosovës”, tha kryetari Kuvendit Jakup Krasniqi.
    Kryeparlamentari në vazhdim theksoi se kryeministri nuk ka raportuar dhe nuk ka treguar për dialogun që është zhvilluar në Bruksel. “Më shumë raporte kemi pasur për dialogun nga korrespondentët tanë në Bruskel se sa nga kryeministri”, tha Krasniqi.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,143345



    Krasniqi kritikon marrëveshjen: U hapën dyert e kompromiseve të reja

    E plotësuar: Koha do ta tregoj se a është kjo marrëveshje historike, apo se na ka njohur se Serbia siç thonë qeveritarët tanë, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

    Serbia nuk i ka autorizuar qeveritarët tanë të flasin në emër të saj”, ka thënë Krasniqi.

    Sipas tij, këto 15 pika nuk e përmbyllin kompromisin, por hapin shtigje për kompromise të reja në dëm të stabilitetit dhe sigurisë. Këto kërkesa, për Krasniqin, do të duhej të ishin reciproke me komunat shqiptare në serbi.

    Ajo që vlen për serbët në Kosovë, pse të mos vlente për shqiptarët në Serbi”, ka shtuar Krasniqi. “Është thënë se kjo marrëveshje do të përfundonte me traktat paqeje. Po të ishte kështu nuk do të kundërshtohej në Kosovë. Bisedimet janë bërë në mjegull dhe kanë krijuar mjegull. Më shumë jemi informuar nga gazetarët se kryeministri”.

    Kryeparlamentari thotë se dokumenti që e kemi para është më tepër sy gjysmak që lë hapur çështje të ndryshme.

    Është kundër rezolutës së Kuvendit, e më së paku marrëveshje ndër-shtetërore”, ka shtuar Krasniqi, i cili ka vërejtje që në marrëveshje nuk ceket Republika e Kosovës.

    Pika 14 lë mundësi për politikat agresive të Serbisë. Me këtë marrëveshje jo që nuk janë normalizuar marrëdhëniet, por ato do të acarohen”, ka shtuar Krasniqi.
    http://www.telegrafi.com/lajme/krasn...a-2-31313.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 21-04-2013 më 16:44

Faqja 75 prej 88 FillimFillim ... 2565737475767785 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •