Close
Faqja 73 prej 88 FillimFillim ... 2363717273747583 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 721 deri 730 prej 874
  1. #721
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    John Kerry përgëzon arritjen e marrëveshjes.
    Uashington, (Kosovapress) 19 Prill 2013 21:11


    Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes, duke thënë se kjo marrëveshje për parimet e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kërkoi kompromise dhe kurajo politike nga të dyja palët.

    “I inkurajoj të dyja palët që tani të zbatojnë në mënyrë ekspeditive dhe në tërësi të gjitha marrëveshjet e nxjerra përmes dialogut deri në ditët e sotme, në mënyrë që të gjithë ata që jetojnë në Kosovë dhe Serbi, të mund të ndërtojnë një të ardhme më paqësore dhe prosperuese”, thuhet të deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit.

    Shefi i diplomacisë amerikane ka përgëzuar për punën e saj edhe baroneshën Ashton, duke thënë se lidershipi i saj dhe përkushtimi ishin thelbësor në arritjen e marrëveshjes.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  2. #722
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2010
    Postime
    51

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Tpakten Presheven ta kishim marr e mos ta kishim lan nen doren e Shkaut.

  3. #723

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Me Serbinë u pajtua vetëm Hashim Thaçi!!!!


    Kimete BERISHA

    Mbas Esat Pashë Toptanit i cili në vitin 1914 e nënshkroi “Marrëveshjen e Nishit” me kryeministrin e Mbretërisë serbe, Nikolla Pashiqin dhe e shpalli Republikën e Shqipërisë Qendrore,

    Hashim Thaçi është shqiptari i dytë në historinë shqiptare, që u ulë dhe e nënshkroi marrëveshjen e parë me Serbinë, që nuk është marrëveshje definitive, por është “Hyrje në marrëveshje” me Serbinë.

    Titulli i marrëveshjes së arritur sot më 19 Prill 2013 është ky: “Marrëveshja e parë e parimeve që i prijnë normalizimit të marrëdhënieve”

    Pra, titulli i marrëveshjes është cilësuar si “marrëveshje e parë”, që paralajmëron se do të ketë shumë marrëveshje të tjera mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk përmendet pajtimi i shumëpritur i Hashim Thaçit me Serbinë.

    1. Do të ketë një Asociacion/Komunitet të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi në të do të jetë i hapur edhe për komunat e tjera, të cilat përmenden në marrëveshje.

    Këtu përfundon shteti multietnik, dhe Kosova ndahet në vija etnike. Që ky Asociacon është Autonomi për serbët, dëshmon pika 1 e marrëveshjes që thotë se “anëtarisimi në të do të jetë i hapur për komunat e tjera…”. Për cilat komuna do të jetë i hapur Asociacioni, dhe cilat komuna përmenden në marrëveshje: Shërpca, Graçanica, Parteshi, Novobërda, Kllokot/Vrbovci, Ranillugë, pra të gjitha komunat e Kosovës me shumicë serbe mund t’i bashkangjiten këtij Asociacioni serb. Nuk dihet, nuk është precizuar se a kanë drejtë edhe komunat tjera, me shumicë shqiptare që t’i bashkangjiten komunave serbe, nëse duan natyrisht. Autonomia serbe nuk është vetëm Veriore, por është e hapur që të zgjerohet në të gjithë Kosovën.

    2. Komuniteti/Asociacioni do të krijohet përmes statutit. Shpërndarja e tij do të ndodhë vetëm përmes një vendimi të palëve pjesëmarrëse. Garancitë juridike do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës)

    Asociacioni i komunave serbe do të krijohet përmes statutit. Garancitë juridike do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues. Në këtë pikë nuk precizohet se në bazë të cilit Ligj dhe në bazë të Kushtetutës së cilit shtet do të krijohet ky Asociacion i komunave serbe. Shpërbërja e këtij asociacioni varet nga vet komunat, pra autoriteti qëndror, Hashim Thaçi, nuk ka të drejtë ta shpërbëjë këtë Asociacion, që është rregulluar asisoji që të jetë “shtet” në veti. Nëse Asociacioni krijohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës, pse atëherë i lejohet këtij Asociacioni të jetë mbi Kushtetutën e Kosovës, pra, të jetë vet Kushtetuta, dhe Kushtetuta të mos ketë të drejtë të vendos për të!

    3. Strukturat e Asociacionit/Komunitetit do të themelohen mbi po të njëjtat baza sikurse statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si për shembull, kryetari, zëvendëskryetari, Asambleja, Këshilli.

    Pika 3 është “lojë fjalësh” dhe pikë false, që do të thotë se kinse i njejti model që ka ekzistuar për themelimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, do të shfrytëzohet për themelimin e Komunave serbe. Ani çka? Kjo nuk thotë bash asgjë, është pike e natyrës teknike.

    4. Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Europiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji i Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë gjatë ushtrimit të fuqive të tyre kolektive përmes Komunitetit/Asociacionit. Asociacioni/Komuniteti do të ketë qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe planifikimit rural.

    Pra, serbët do të jenë autonom në të gjitha aspektet.

    5. Asociacioni/Komuniteti do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore.

    Pse nuk janë specifikuar qartë dhe saktë përgjegjësitë e tjera shtesë, që mund t’u delegohen komunave serbe nga autoritetet qendrore! Pse nuk thuhet saktë që obligimet shtesë mund t’u jepen serbëve nga autoritetet qendrore të Kosovës. Nga cilat autoritete qendrore, nuk precizohet! Dhe, si mund të ketë Kosova autoritet përmbi Komunat serbe, të cilat vet krijohen, dhe vetëm veten mund ta shpërbëjnë. Pra, autoritetet qëndrore që përmenden këtu në këtë pikë, mund të jenë të cilitdo shtet, edhe të Serbisë, edhe të Kosovës, sepse (lexojeni) u mungon cilësori, mbiemri.

    6. Komunitetit/Asociacioni do të ketë një rol reprezentimi në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë një ulëse në këshillin konsulent të komuniteteve. Në përputhje me këtë,është paraparë një funksion monitorues.

    Pika 6-të flet për një ulëse të një serbi Autonom të Asociacionit të Komunave serbe në këshillin konsulent të komuniteteve. Kjo pikë është konfuze dhe e paspjegueshme. Është pikëfalso, e parëndësishme dhe një lojë primitive fjalësh.

    7. Do të ketë një forcë policore në Kosovë, që quhet Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës do të jenë të integruar brenda kornizës së Policisë së Kosovës. Pagat do të jepen vetëm nga Policia e Kosovës (PK).

    Strukturat paralele do të integrohen në Policinë e Kosovës. Kjo pikë tregon se Autonomia e veriut është në kuadër të Kosovës, pra nuk është Veriu Autonomi në kuadër të Serbisë, por Autonomi në kuadër të Kosovës, prandaj ata serbët do të marrin paga nga Policia e Kosovës. Kjo pikë dëshmon parapërgatitjen e Komunave Serbe për të shpallur Autonominë.

    8. Anëtarëve të strukturave serbe të sigurimit do t’iu ofrohet nga një vend në strukturat ekuivalente kosovare.

    Cilëve anëtarë të strukturave serbe? Këtyre strukturave që janë tani? Strukturat joligjore do të zyrtarizohen, për të përgatitur terrenin e sigurt për Autonominë e Komunave serbe të Veriut.

    9. Do të ketë një komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovica e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) . Komandat i këtij rajoni do të jetë një serb i Kosovës, i nominuar nga Ministria e Brendshme, nga një listë që do të sigurohet nga katër kryebashkiakët, në emër të Komunitetit/Asociacionit. Përbërja e PK’së në veri do të reflektojë përbërjen e popullatës së katër komunave. (Do të ketë edhe një komandant tjetër rajonale për komunat e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë). Komandanti rajonal i katër komunave në veri do të bashkëpunoj me komandantët e tjerë rajonalë.

    Këtu për herë të parë në këtë pikën 9-të përmendet Mitrovica veriore, dhe zyrtarizohet ndarja e Mitrovicës në dy pjesë. Policia e Veriut serb do të jenë serbe. Pra, shteti multietnik nuk vlen për pjesën veriore të shtetit të Kosovës.

    10. Autoritetet gjyqësore do të jenë të integruara dhe do të operojnë brenda kornizës ligjore të Kosovës. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel shumica e gjykatësve të të cilit do të jenë serbë të Kosovës, për t’u marrë me të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

    Edhe gjykatësit do të jenë ekskluzivisht serb. Veriu e ka policinë e Kosovës, por ushtrinë ka të Serbisë! Në marrëveshje nuk shkruan që Veriu është i Kosovës.

    11. Një sektor i kësaj Gjykate të Apelit, e përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqësor, do të qëndrojë përherë në veri të Mitrovicës (Gjykata e Qarkut në Mitrovicë). Shumica e secilit panel të sektori të mësipërm do të përbëhet nga gjykatës serbë të Kosovës. Vendqëndrimi i gjykatësve respektivë do të varet nga natyra e rasteve në të cilat janë të përfshirë.

    Veriu i Kosovës do ta ketë Gjykatën serbe të Qarkut në Mitrovicë, me gjyqtarë serb. Është e ndaluar me marrëveshje që të ketë gjyqtarë të nacionaliteteve tjera. Anipse, në Veri ka edhe shqiptarë. Veriu në këtë marrëveshje konsiderohet puro-serb, toleranca për ndonjë etnitet tjetër është nën zero. Kjo është marrëveshja më raciste, më diskriminuese, më amatore dhe më primitive që është parë e lexuar ndonjëherë. Shqiptarët paramendohen si të vdekur dhe pa të ardhme në veriun serb. Çfarë do të bëhet me shqiptarët e vdekur? A do të lejohen varret e tyre në veri, apo do të kërkohet zhvarrimi masiv i tyre?!

    12. Zgjedhjet komunale në komunat e veriut do të organizohen në vitin 2013, me ndihmën e OSBE’së, në përputhje me ligjin e Kosovës, dhe me standardet ndërkombëtare.

    Pra, zgjedhjet serbe do të bëhen në PËRPUTHJE me ligjin e Kosovës, pra Ligji me të cilin do të mbahen ato zgjedhje është i njejtë si i Kosovës. Këtu nuk thuhet saktë se zgjedhjet serbe do të bëhen me ligjin e Kosovës, por thuhet në përputhje me ligjin e Kosovës, pra ai ligji që do ta shfrytëzojnë serbët për zgjedhjet e veta, do të jetë krejt i njejtë si ligji i Kosovës.

    13. Diskutimet lidhur me energjinë dhe telekomin do të intensifikohen nga të dyja palët, dhe do të përfundojnë deri më 15 qershor.

    Pika 13-të e marrëveshjes paralajmëron marrëveshje të reja, dhe bisedime të reja. Pse duhet të zhvillohen këto bisedime për telekomin dhe energjinë, nëse të gjitha armiqësitë shekullore përfundojnë me këtë marrëveshje primitive, siç kujtonte Hashimi? Nëse ne jemi shtet, dhe nëse sipas Hashim Thaçit sot Serbia na ka pranuar si “shtet”, atëherë pse ne si shtet i pavarur duhet të bisedojmë për energjinë dhe për telekomin tonë? Kjo marrëveshje, me këtë pikë, dëshmon në të ardhmën e afërt shpalljen e Autonomisë serbe të Veriut, dhe krijimin e parakushteve deri te shpallja e saj.

    14. Është arritur pajtimi që asnjëra palë të mos e bllokojë, apo inkurajojë të tjerët për të bllokuar progresin e anës tjetër në rrugëtimin drejt BE’së.

    Kjo pikë varet nga ndërgjegja e palëve. Bllokada për anëtarësim nuk është e thënë të bëhet me deklarata publike. Publikisht Serbia mund të qëndrojë indiferente dhe e heshtur ndaj përpjekjeve të Kosovës për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, por mund të inkurajojë fshehur nga publiku, në mënyrë krejt miqësore shtetet e saj mike, Rusinë, e Kinën që të bllokojnë Kosovën. Pra, kjo pikë është absolutisht infantile dhe qesharake.

    15. Me ndihmën e BE, nga të dy palët do të krijohet një Komitet i Implementimit.

    BE-ja do të mund të implementojë të gjitha pikat e marrëveshjes përveç pikën 14 që është pikë e ndërgjegjes dhe sështë obligative.

    Ministrja e integrimeve e quajti këtë marrëveshje “të shenjtë” si akt i zgjedhjes së Papës nga engjëjt.

    Euforia e Çollakut të bënte të ikje sa më parë nga Kosova, nga ky vend i udhëhequr nga njerëzit e kënaqësive dhe krimit. Çollaku në çastin që kryeministrat i vunë inicialet e tyre në marrëveshje, shkroi në twitter se “s’di a do të na e dinë gjeneratat e reja, fëmijët, e ardhmja, se çfarë bëmë ne sot për ta”.

    Merre ti me mend!

    Kryeministri e di çfarë ka nënshkruar sot, por tha se është marrëveshje historike. Kjo marrëveshje e sotit është “Hyrje në Marrëveshje”.

    Për Veriun e Kosovës u pyet dhe vendosi Serbia.

    Kryeministrin e Kosovës, në fund, do ta hudhin siç i kanë hudhur të gjithë ata që bënë marrëveshje me Serbinë armike. Sepse, për të fituar “lirinë e tij” pranoi që ta falë gjakun e shqiptarëve të vrarë për Liri.

    Bëri marrëveshje me Serbinë, pa asnjë parakusht, pa kërkuar falje Serbia për krimet e bëra.

    U pajtua me Serbinë, pa e pranuar fajin Serbia.

    U pajtua, u çmend nga kënaqësia që Serbia po pranon që të “pajtohet” me të, as nuk kërkoi nga Serbia të “pagjeturit” e as zbulimin e varrezave masive.

    E fali Serbinë, nuk ngriti padi për gjenocid kundër Serbisë.

    Nuk kërkoi nga Serbia t’ia paguajë Kosovës dëmet e luftës.

    Pse Hashim Thaçi nxitoi me panikë që të pajtohet me Serbinë!

    Për ta fituar lirinë e vet.

    Sot me Serbinë është pajtuar vetëm kryeministri me djemtë dhe vajzat e tij.

    Populli nuk është pajtuar me Serbinë.

    Qe e sheh, do të dalë një Ismail Qemajl që do të ta dëshmojë.


    http://almakos.com/index.php?news=23552


    Emri:  lajme-kimete_berisha_473433604.jpg

Shikime: 292

Madhësia:  7.2 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #724
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    LDK kundërshton marrëveshjen

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani shpreson se kjo nuk është marrëveshja e arritur. “Nuk e di se si mund ta quajmë të tillë nëse nuk e kemi parë ende . Por kjo marrëveshje është ende mister. Shpresoj se kjo nuk është marrëveshja, sepse nuk përfshin shuarjen e strukturave paralele dhe ngërthen kompetencat ekzekutive për asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë ajo.

    Ajo ka shtuar se duke qenë nga Mitrovica nuk do të votojë kurrfarë marrëveshje të prishjes së funksionalitetit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

    http://www.botasot.info/kosova/22073...-marreveshjen/

  5. #725

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #726

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Kjo marrevesheje, deshem ne te pranojme apo jo, eshte vazhdimesi e JO Aftesise sone politike, qe nga Rambueja, Vjena e gjer me sot ne Bruksel. Qe nga bisedimet e Rambujes (Shkurti 1999), duke vazhduar me bisedimet e Vjenes (Shkurti 2006) dhe tani me keto te Brukselit (2012-1013) e vetmja pal qe ka leshuar PE eshte ajo e Kosoves. Duke u nisur nga Rambueja e ku sipas mendimit tim ne ate kohe jane bere dy leshimet me te medha, e te cilat po na kushtojne goxha si shume edhe ne ditet e sotshme jane. E para eshte edhe pse athere u kerkua te kete REFERENDUM per Shqiptaret ne Kosove per te shprehur vullnetin e tyre politik, kjo eshte anuluar pra pala e Kosoves ka leshuar PE. Dhe leshimi i dyte e qe eshte shume me i keq se sa leshimi i pare ishte shuarja dhe carmatimi i Ushtrise Clirimtare te Kosove. Pra keto dy leshime ishin fatale per Koosven dhe Shqiptaret, e ku po na kushtojne si shume ne ditet e sotshme. Gjithashtu edhe ne bisedimet (negociatat) e Vjenes, pala e vetme qe perseri ka leshuar PE eshte ajo e Kosoves (Prishtines). Ne bisedimet e Vjenes leshimet jane bere ku TMKja u transferua ne FSK, e ku boterisht dihet se ne TMK kishte shume me shume Ushtar te UCKse, kurse tani ne FSK thuajse nuk ka fare. Leshimet tjera nga bisedimet (negociatat) e Vjenes jane bere duke e pranuar Pakon e Ahtisarit fare pa e pranuar Serbia, e ku boterisht dihet se kjo Pako e Ahtisarit ishte Kompromisi me i dhimbshem e i demshem per Kosoven dhe Shqiptaret, sepse me kete Pako filloi edhe ndarja e Kosoves ne baza etnike ne ate Serbe dhe ne ate Multietnike, sepse Shqiptaret si popull e shumice, ne kete Pako fare pak jane permend. Pra edhe ne bisedimet e Vjenes pala e vetme qe leshoi PE ishte pala e Kosoves. Perseri ne keto bisedime(negociata) ne Bruksel ndermjet Kosoves apo me sakt Qeverise se Kosoves (Jo popuulit, sepse popullit askush fare nuk e pyet) dhe shtetit te Serbise, perseri pala e vetme qe leshoi PE eshte ajo e Kosoves (Qeveria e Kosoves) e cila pranoi te negocionoj me shtetin i cili refuzoi planin e rambujes dhe pakon e Ahtisarit. Me shtetin i cili jo vetem qe nuk e njeh dhe as qe e ka ndermend ta njoh Pavaresine e Kosoves, jo vetem qe ende ne kushtetute te saj Kosoven e ka si pjese perberese dhe te pandashme te saj, por qe ende pretendon dhe ka apetite te medha per territorin edhe pasurite e Kosoves. Pra ne te gjitha Bisedimet (Negociatat) ndremjet Shqiptareve te Kosoves dhe Serbise (Rambuje, Vjene e Bruksel) pala e vetme qe ka leshuar PE eshte ajo e Prishtines. Natyrisht se kesaj rardhe me dallim nga Rambueja dhe Vjena, pala Serbe ka nenshkruar apo me sakt ka dhene signale qe do ta nenshkruaj, sepse me kete marreveshje kane arritur shume me shume se sa ne Rambuje e Vjene, edhe pse Rambueja dhe Vjena nuk ishte e mire per Shqiptaret. Dhe ne fund KryeProtagonisti Kryesor i leshimeve PE ne te gjita keto (Rambuje, Vjene e Bruksel) pikerisht eshte Kryeministri i tanishem I Kosoves. Populli Shqiptar, UCKja me ndihmen e Miqeve tane Nderkombetare , SHBA, Gjermani, Britani e Madhe etj e fituam luften ne Qershor te vitit 1999. Mirepo qe nga ajo dite e gjer me tani jemi duke shkuar prapa ne cdo aspekt me te gjitha KeqQeverisjet e pas luftes, dhe me kete mentalitet te robit e servilit qe ky popull per fat te keq ende nuk eshte duke e larguar!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #727
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Serbia triumfon

    Bajlozat e tu Kosoves se bashku me qeveri e tu Kosoves duke u knaqur me kaqezit e ndarjes se paras publike tash te PTK pasi e perfshiu edhe AAK-ne hise te PTK e u be hisenike e asteit me profatibil ne Balkan u ben krahu I neshtrimeve dhe poshtirmie te qenjes se vet popullit te vet .Pasi kan kryer detrrat shum mir detyrat te seter stervareferoi popullin e vet e kan gjunjuzuar ne vobektsi tash lujn me paran e popullit dhe njikohesisht e Tradhtuan edhe njeher ne shekullin 21 europa ia dha vulen e ndarjes se trojeve tona etnike .Ne shqiperi Sali Berisah per pushtet ia fali Greqis nje teritor te madh te shqiperise .me prnimin e poakos se ahtisarit dhe tash te nje republke Serbe ne Kosove definitifisht bashibuzket ran ore e makiniconit te quajtur europ .
    Veq hiqoni piken e 2 te ksaj marveshje .ja pika e dyt e ksaj marveshje .
    “2. Komuniteti/Asociacioni do të krijohet përmes statutit. Shpërndarja e tij do të ndodhë vetëm përmes një vendimi të palëve pjesëmarrëse. Garancitë juridike do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës)

    Pra shioqne pak konetkstin ku permendet ky term ‘’ sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës)

    Pra pytja eshte ciles kushtetut !?
    She cies 2/3 te cilit parlament te serbis apo te Kosoves .
    Pastaj ja edhe nje fakt tjeter qe ky teritor pra veriu u nda nga Kosove .
    Pika
    9. Do të ketë një komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovica e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) . Komandat i këtij rajoni do të jetë një serb i Kosovës, i nominuar nga Ministria e Brendshme, nga një listë që do të sigurohet nga katër kryebashkiakët, në emër të Komunitetit/Asociacionit. Përbërja e PK’së në veri do të reflektojë përbërjen e popullatës së katër komunave. (Do të ketë edhe një komandant tjetër rajonale për komunat e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë). Komandanti rajonal i katër komunave në veri do të bashkëpunoj me komandantët e tjerë rajonalë.
    Vet nxerni konkludime ska konkludime veq e kjar si loti kjo eshte kompetenc exkluzive .
    Pastaj e ke edhe ket fakt se republika Serbeska ne Kosove u be edhe legjitime me ket marveshje .
    Marveshja qe FSK te mos lejohet teshkoi ne veri pa leje te KFOR-it .

    Kjo soshte gje tjeter pos fitore e Serbis e ndihmuar prap nga e njeta Trio e cila ka qen edhe ne vitet 1912 Rusi Franc Angli .
    Ngadhnjeu edhe njeher politka genodicale e Serbs edh njeher ngadhnyn ne tavolin duke Iu falederuar te shantazhuarve e te ster stershiturve e sahanelepiresfe pakurizoreve karikagjinjeve dhe thjesht ata per hir te “bythes” se vet me pshtu nga denimet qe I meritoin per te bemat qe po ja bejn popullit te vet .
    Bajlozat dhe tradhtoret hajnat shiten Kosoven lan serbin te triumfoi me diplomaci ndaj Kombit ton .
    Politika Miloshiviqiane dhe qubriliqiane bgadhjeu edhe njeher se bashku me Europen Kurve e cila nder shekuj ka treguar se deshiron te zhduk e cpotoi tokat tona etnike e ne ket po I ndihmoin bashibuzuket e quajtur shqiptaree .ata sjan shqiptar perps qe flasin shqip ata jan ber por Serb e Pro Grek .

  8. #728
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Mbas Esat Pashë Toptanit i cili në vitin 1914 e nënshkroi “Marrëveshjen e Nishit” me kryeministrin e Mbretërisë serbe, Nikolla Pashiqin dhe e shpalli Republikën e Shqipërisë Qendrore,

    Hashim Thaçi është shqiptari i dytë në historinë shqiptare, që u ulë dhe e nënshkroi marrëveshjen e parë me Serbinë, që nuk është marrëveshje definitive, por është “Hyrje në marrëveshje” me Serbinë.

    Titulli i marrëveshjes së arritur sot më 19 Prill 2013 është ky: “Marrëveshja e parë e parimeve që i prijnë normalizimit të marrëdhënieve”

    Pra, titulli i marrëveshjes është cilësuar si “marrëveshje e parë”, që paralajmëron se do të ketë shumë marrëveshje të tjera mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk përmendet pajtimi i shumëpritur i Hashim Thaçit me Serbinë.

    1. Do të ketë një Asociacion/Komunitet të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi në të do të jetë i hapur edhe për komunat e tjera, të cilat përmenden në marrëveshje.

    Këtu përfundon shteti multietnik, dhe Kosova ndahet në vija etnike. Që ky Asociacon është Autonomi për serbët, dëshmon pika 1 e marrëveshjes që thotë se “anëtarisimi në të do të jetë i hapur për komunat e tjera…”. Për cilat komuna do të jetë i hapur Asociacioni, dhe cilat komuna përmenden në marrëveshje: Shërpca, Graçanica, Parteshi, Novobërda, Kllokot/Vrbovci, Ranillugë, pra të gjitha komunat e Kosovës me shumicë serbe mund t’i bashkangjiten këtij Asociacioni serb. Nuk dihet, nuk është precizuar se a kanë drejtë edhe komunat tjera, me shumicë shqiptare që t’i bashkangjiten komunave serbe, nëse duan natyrisht. Autonomia serbe nuk është vetëm Veriore, por është e hapur që të zgjerohet në të gjithë Kosovën.

    2. Komuniteti/Asociacioni do të krijohet përmes statutit. Shpërndarja e tij do të ndodhë vetëm përmes një vendimi të palëve pjesëmarrëse. Garancitë juridike do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës)

    Asociacioni i komunave serbe do të krijohet përmes statutit. Garancitë juridike do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues. Në këtë pikë nuk precizohet se në bazë të cilit Ligj dhe në bazë të Kushtetutës së cilit shtet do të krijohet ky Asociacion i komunave serbe. Shpërbërja e këtij asociacioni varet nga vet komunat, pra autoriteti qëndror, Hashim Thaçi, nuk ka të drejtë ta shpërbëjë këtë Asociacion, që është rregulluar asisoji që të jetë “shtet” në veti. Nëse Asociacioni krijohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës, pse atëherë i lejohet këtij Asociacioni të jetë mbi Kushtetutën e Kosovës, pra, të jetë vet Kushtetuta, dhe Kushtetuta të mos ketë të drejtë të vendos për të!

    3. Strukturat e Asociacionit/Komunitetit do të themelohen mbi po të njëjtat baza sikurse statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si për shembull, kryetari, zëvendëskryetari, Asambleja, Këshilli.

    Pika 3 është “lojë fjalësh” dhe pikë false, që do të thotë se kinse i njejti model që ka ekzistuar për themelimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, do të shfrytëzohet për themelimin e Komunave serbe. Ani çka? Kjo nuk thotë bash asgjë, është pike e natyrës teknike.

    4. Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Europiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji i Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë gjatë ushtrimit të fuqive të tyre kolektive përmes Komunitetit/Asociacionit. Asociacioni/Komuniteti do të ketë qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe planifikimit rural.

    Pra, serbët do të jenë autonom në të gjitha aspektet.

    5. Asociacioni/Komuniteti do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore.

    Pse nuk janë specifikuar qartë dhe saktë përgjegjësitë e tjera shtesë, që mund t’u delegohen komunave serbe nga autoritetet qendrore! Pse nuk thuhet saktë që obligimet shtesë mund t’u jepen serbëve nga autoritetet qendrore të Kosovës. Nga cilat autoritete qendrore, nuk precizohet! Dhe, si mund të ketë Kosova autoritet përmbi Komunat serbe, të cilat vet krijohen, dhe vetëm veten mund ta shpërbëjnë. Pra, autoritetet qëndrore që përmenden këtu në këtë pikë, mund të jenë të cilitdo shtet, edhe të Serbisë, edhe të Kosovës, sepse (lexojeni) u mungon cilësori, mbiemri.

    6. Komunitetit/Asociacioni do të ketë një rol reprezentimi në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë një ulëse në këshillin konsulent të komuniteteve. Në përputhje me këtë,është paraparë një funksion monitorues.

    Pika 6-të flet për një ulëse të një serbi Autonom të Asociacionit të Komunave serbe në këshillin konsulent të komuniteteve. Kjo pikë është konfuze dhe e paspjegueshme. Është pikëfalso, e parëndësishme dhe një lojë primitive fjalësh.

    7. Do të ketë një forcë policore në Kosovë, që quhet Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës do të jenë të integruar brenda kornizës së Policisë së Kosovës. Pagat do të jepen vetëm nga Policia e Kosovës (PK).

    Strukturat paralele do të integrohen në Policinë e Kosovës. Kjo pikë tregon se Autonomia e veriut është në kuadër të Kosovës, pra nuk është Veriu Autonomi në kuadër të Serbisë, por Autonomi në kuadër të Kosovës, prandaj ata serbët do të marrin paga nga Policia e Kosovës. Kjo pikë dëshmon parapërgatitjen e Komunave Serbe për të shpallur Autonominë.

    8. Anëtarëve të strukturave serbe të sigurimit do t’iu ofrohet nga një vend në strukturat ekuivalente kosovare.

    Cilëve anëtarë të strukturave serbe? Këtyre strukturave që janë tani? Strukturat joligjore do të zyrtarizohen, për të përgatitur terrenin e sigurt për Autonominë e Komunave serbe të Veriut.

    9. Do të ketë një komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovica e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) . Komandat i këtij rajoni do të jetë një serb i Kosovës, i nominuar nga Ministria e Brendshme, nga një listë që do të sigurohet nga katër kryebashkiakët, në emër të Komunitetit/Asociacionit. Përbërja e PK’së në veri do të reflektojë përbërjen e popullatës së katër komunave. (Do të ketë edhe një komandant tjetër rajonale për komunat e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë). Komandanti rajonal i katër komunave në veri do të bashkëpunoj me komandantët e tjerë rajonalë.

    Këtu për herë të parë në këtë pikën 9-të përmendet Mitrovica veriore, dhe zyrtarizohet ndarja e Mitrovicës në dy pjesë. Policia e Veriut serb do të jenë serbe. Pra, shteti multietnik nuk vlen për pjesën veriore të shtetit të Kosovës.

    10. Autoritetet gjyqësore do të jenë të integruara dhe do të operojnë brenda kornizës ligjore të Kosovës. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel shumica e gjykatësve të të cilit do të jenë serbë të Kosovës, për t’u marrë me të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

    Edhe gjykatësit do të jenë ekskluzivisht serb. Veriu e ka policinë e Kosovës, por ushtrinë ka të Serbisë! Në marrëveshje nuk shkruan që Veriu është i Kosovës.

    11. Një sektor i kësaj Gjykate të Apelit, e përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqësor, do të qëndrojë përherë në veri të Mitrovicës (Gjykata e Qarkut në Mitrovicë). Shumica e secilit panel të sektori të mësipërm do të përbëhet nga gjykatës serbë të Kosovës. Vendqëndrimi i gjykatësve respektivë do të varet nga natyra e rasteve në të cilat janë të përfshirë.

    Veriu i Kosovës do ta ketë Gjykatën serbe të Qarkut në Mitrovicë, me gjyqtarë serb. Është e ndaluar me marrëveshje që të ketë gjyqtarë të nacionaliteteve tjera. Anipse, në Veri ka edhe shqiptarë. Veriu në këtë marrëveshje konsiderohet puro-serb, toleranca për ndonjë etnitet tjetër është nën zero. Kjo është marrëveshja më raciste, më diskriminuese, më amatore dhe më primitive që është parë e lexuar ndonjëherë. Shqiptarët paramendohen si të vdekur dhe pa të ardhme në veriun serb. Çfarë do të bëhet me shqiptarët e vdekur? A do të lejohen varret e tyre në veri, apo do të kërkohet zhvarrimi masiv i tyre?!

    12. Zgjedhjet komunale në komunat e veriut do të organizohen në vitin 2013, me ndihmën e OSBE’së, në përputhje me ligjin e Kosovës, dhe me standardet ndërkombëtare.

    Pra, zgjedhjet serbe do të bëhen në PËRPUTHJE me ligjin e Kosovës, pra Ligji me të cilin do të mbahen ato zgjedhje është i njejtë si i Kosovës. Këtu nuk thuhet saktë se zgjedhjet serbe do të bëhen me ligjin e Kosovës, por thuhet në përputhje me ligjin e Kosovës, pra ai ligji që do ta shfrytëzojnë serbët për zgjedhjet e veta, do të jetë krejt i njejtë si ligji i Kosovës.

    13. Diskutimet lidhur me energjinë dhe telekomin do të intensifikohen nga të dyja palët, dhe do të përfundojnë deri më 15 qershor.

    Pika 13-të e marrëveshjes paralajmëron marrëveshje të reja, dhe bisedime të reja. Pse duhet të zhvillohen këto bisedime për telekomin dhe energjinë, nëse të gjitha armiqësitë shekullore përfundojnë me këtë marrëveshje primitive, siç kujtonte Hashimi? Nëse ne jemi shtet, dhe nëse sipas Hashim Thaçit sot Serbia na ka pranuar si “shtet”, atëherë pse ne si shtet i pavarur duhet të bisedojmë për energjinë dhe për telekomin tonë? Kjo marrëveshje, me këtë pikë, dëshmon në të ardhmën e afërt shpalljen e Autonomisë serbe të Veriut, dhe krijimin e parakushteve deri te shpallja e saj.

    14. Është arritur pajtimi që asnjëra palë të mos e bllokojë, apo inkurajojë të tjerët për të bllokuar progresin e anës tjetër në rrugëtimin drejt BE’së.

    Kjo pikë varet nga ndërgjegja e palëve. Bllokada për anëtarësim nuk është e thënë të bëhet me deklarata publike. Publikisht Serbia mund të qëndrojë indiferente dhe e heshtur ndaj përpjekjeve të Kosovës për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, por mund të inkurajojë fshehur nga publiku, në mënyrë krejt miqësore shtetet e saj mike, Rusinë, e Kinën që të bllokojnë Kosovën. Pra, kjo pikë është absolutisht infantile dhe qesharake.

    15. Me ndihmën e BE, nga të dy palët do të krijohet një Komitet i Implementimit.

    BE-ja do të mund të implementojë të gjitha pikat e marrëveshjes përveç pikën 14 që është pikë e ndërgjegjes dhe sështë obligative.

    Ministrja e integrimeve e quajti këtë marrëveshje “të shenjtë” si akt i zgjedhjes së Papës nga engjëjt.

    Euforia e Çollakut të bënte të ikje sa më parë nga Kosova, nga ky vend i udhëhequr nga njerëzit e kënaqësive dhe krimit. Çollaku në çastin që kryeministrat i vunë inicialet e tyre në marrëveshje, shkroi në twitter se “s’di a do të na e dinë gjeneratat e reja, fëmijët, e ardhmja, se çfarë bëmë ne sot për ta”.

    Merre ti me mend!

    Kryeministri e di çfarë ka nënshkruar sot, por tha se është marrëveshje historike. Kjo marrëveshje e sotit është “Hyrje në Marrëveshje”.

    Për Veriun e Kosovës u pyet dhe vendosi Serbia.

    Kryeministrin e Kosovës, në fund, do ta hudhin siç i kanë hudhur të gjithë ata që bënë marrëveshje me Serbinë armike. Sepse, për të fituar “lirinë e tij” pranoi që ta falë gjakun e shqiptarëve të vrarë për Liri.

    Bëri marrëveshje me Serbinë, pa asnjë parakusht, pa kërkuar falje Serbia për krimet e bëra.

    U pajtua me Serbinë, pa e pranuar fajin Serbia.

    U pajtua, u çmend nga kënaqësia që Serbia po pranon që të “pajtohet” me të, as nuk kërkoi nga Serbia të “pagjeturit” e as zbulimin e varrezave masive.

    E fali Serbinë, nuk ngriti padi për gjenocid kundër Serbisë.

    Nuk kërkoi nga Serbia t’ia paguajë Kosovës dëmet e luftës.

    Pse Hashim Thaçi nxitoi me panikë që të pajtohet me Serbinë!

    Për ta fituar lirinë e vet.

    Sot me Serbinë është pajtuar vetëm kryeministri me djemtë dhe vajzat e tij.

    Populli nuk është pajtuar me Serbinë.

    Qe e sheh, do të dalë një Ismail Qemajl që do të ta dëshmojë.

  9. #729
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    u shit veriu

  10. #730

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Kjo marrëveshje e ndryshon Planin e Ahtisaarit me të cilin Serbia ka qenë e pakënaqur. Ajo vendos asimetri midis komunave në veri të Ibrit dhe njëkohësisht i bashkon ato në një Asociacion/Bashkësi gjë që ndryshimet negative shtesë i bën të pashmangshme.
    Marrëveshja instalon pjesë të 6 Pikëshit famëkeq të Ban Ki-moonit i cili u pat kundërshtuar me dy demonstrata masive me 19 nëntor dhe 2 dhjetor 2008, me ç’rast edhe Thaçi e Qeveria patën thënë se kurrë nuk do ta pranojnë e zbatojnë atë.
    Drejtësia, rendi dhe ligji, arsimi dhe shëndetësia, zhvillimi ekonomik dhe planifikimi hapësinor për serbët mund të ofrohet vetëm nga serbët sipas kësaj marrëveshje. Ky është fundi i konceptit të multietnicitetit sipas Ahtisaarit në drejtim të aspiratave të Serbisë për një entitet serb brenda shtetit të Kosovës, e të cilin Serbia nuk e njeh.
    Po legalizohen strukturat e Serbisë në Kosovë dhe përfundimisht po pamundësohet funksionimi i shtetit të Kosovës dhe po dështohet me shtetndërtimin. Kjo marrëveshje e saboton shtetndërtimin në Kosovë. Thaçi u mor vesh me Daçiqin për ta dështuar shtetndërtimin në Kosovë.

    First Agreement of Principles Governing the Normalization of Relations
    Marrëveshja e Parë e Parimeve Qeverisëse të Normalizimit të Marrëdhënieve

    1. There will be an Association/Community of Serb majority municipalities in Kosovo. Membership will be open to any other municipality provided the members are in agreement.
    1. Do të ketë një Asociacioni/Bashkësi me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësia do të jetë e hapur për secilën komunë tjetër nëse anëtaret aktuale pajtohen.

    Koment: ‘Shumica’ bëhet kategori e vlefshme vetëm si e shoqëruar me fjalën ‘serb’. Themelohet Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe si dhe e drejta e vetos së saj për zgjerim.

    2. The Community/Association will be created by statute. Its dissolution shall only take place by a decision of the participating municipalities. Legal guarantees will be provided by applicable law and constitutional law (including the 2/3 majority rule).
    2. Bashkësia/Asociacioni do të krijohet me statut. Shpërbërja e saj do të ndodhë vetëm me një vendim të komunave pjesëmarrëse. Garancionet ligjore do të jepen me ligjin e aplikueshëm dhe ligjin kushtetues (duke përfshirë shumicën prej 2/3).

    Koment: Instalohet e drejta e vetos e Asociacionit/Bashkësisë për shpërbërje. Presidenti mund ta shpërbëjë Kuvendin por jo edhe këtë Asociacion/Bashkësi. Njësoj, Kryeministri e shpërbën Qeverinë përmes dorëheqjes së tij, por jo edhe këtë Asociacion/Bashkësi. Dhe, nuk thuhet qartë se cilit ligj e cilës kushtetutë i referohet kjo pikë.

    3. The structures of the Association/Community will be established on the same basis as the existing statute of the Association of Kosovo municipalities e.g. President, vice President, Assembly, Council.
    3. Strukturat e Asociacionit/Bashkësisë do të ndërtohet mbi bazën që e parasheh statuti aktual i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si Presidenti, zv/Presidenti, Kuvendi dhe Këshilli.

    Koment: Këto janë organe të larta të autonomisë që tash e quajnë Asociacion/Bashkësi. Po krijohet Asociacion/Bashkësi paralele, pra strukturë paralele në nivel shtetëror.

    4. In accordance with the competences given by the European Charter of Local Self Government and Kosovo law the participating municipalities shall be entitled to cooperate in exercising their powers through the Community/Association collectively. The Association/Community will have full overview of the areas of economic development, education, health, urban and rural planning.
    4. Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje dhe ligji kosovar komunat pjesëmarrëse duhet të jenë në gjendje të bashkëpunojnë për të zbatuar fuqitë e tyre kolektivisht përmes Asociacionit/Bashkësisë. Asociacioni/Bashkësia do të ketë mbikëqyrje për zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi dhe planifikim urban e rural.

    Koment: Këto fusha kaq të shumta përbëjnë shtrirjen e pushtetit të autonomisë serbe që quhet Asociacion/Bashkësi. Fjalia e parë konsiston praktikisht në delegimin e pushtetit nga komunat te Asociacioni/Bashkësia. Kjo e vështirëson edhe më tej, deri në pengim të pakapërcyeshëm, kthimin e shqiptarëve të dëbuar nga veriu, rindërtimin e ndërtimin e shtëpive të tyre dhe të drejtat e tyre pronësore.

    5. The Association/Community will exercise other additional competences as may be delegated by the central authorities.
    5. Asociacioni/Bashkësia do të ketë të tjera kompetenca që mund t'i delegohen nga pushteti qendror.

    Koment: Krijon mundësi për rritje kompetencash për Asociacionin/Bashkësinë, por jo edhe për zvogëlim të tyre.

    6. The Community/Association shall have a representative role to the central authorities and will have a seat in the communities’ consultative council for this purpose. In the pursuit of this role a monitoring function is envisaged.
    6. Bashkësia/Asociacioni duhet të ketë një përfaqësues në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim të ketë një ulëse në këshillin konsultativ për komunitete. Në ndjekje të këtij roli parashikohet një funksion monitorues.

    Koment: Nuk sqarohet se çfarë përfaqësimi dhe ku. Sidoqoftë, Asociacioni/Bashkësia duke pasur përfaqësinë e vet kundrejt autoriteteve qendrore e shkatërron integritetin institucional të Kosovës. Përfaqësuesi i këtillë bëhet figura dhe personifikimi i vetos.

    7. There shall be one police force in Kosovo called the Kosovo Police. All police in northern Kosovo shall be integrated in the Kosovo Police framework. Salaries will be only from the KP.
    7. Duhet të ketë një forcë policore të quajtur Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës duhet të integrohen në strukturën e Policisë së Kosovës. Pagat do t’i marrin vetëm nga Policia e Kosovës.

    Koment: Aspekt formal i cili në pikat 8 dhe 9 tregon që përmbajtësisht do të jetë ndryshe. Po ashtu, luftimi e arrestimi i strukturave ilegale, kriminale e armiqësore të Serbisë, por edhe shpërbërja ose largimi i atyre strukturave, zëvendësohet me integrimin e tyre.

    8. Members of other Serbian security structures will be offered a place in equivalent Kosovo structures.
    8. Pjesëtarët e strukturave tjera të sigurisë serbe do t’iu ofrohet një vend i njëjtë në strukturat kosovare.

    Koment: Kjo pikë është në vete dhe nuk u përfshi te pika 7. Pjesëtarët e strukturave të sigurisë serbe janë BIA, VBA, të ashtuquajturat Mbrojtje Civile e Rojet e Urës etj. Kjo pikë thotë se ato integrohen jo vetëm në Polici të Kosovës por edhe në AKI, G2 të FSK-së etj. Pika 8 shënon amnisti për strukturat kriminale, rehabilitim i plotë i Serbisë, dhe legjitimim e forcim i saj përbrenda shtetit të Kosovës që ajo nuk e njeh.

    9. There shall be a Police Regional Commander for the four northern Serb majority municipalities (Northern Mitrovica, Zvecan, Zubin Potok and Leposavic). The Commander of this region shall be a Kosovo Serb nominated by the Ministry of Interior from a list provided by the four mayors on behalf of the Community/Association. The composition of the KP in the north will reflect the ethnic composition of the population of the four municipalities. (There will be another Regional Commander for the municipalities of Mitrovica South, Skenderaj and Vushtrri). The regional commander of the four northern municipalities will cooperate with other regional commanders.
    9. Do të ketë një Komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç). Komandanti i këtij rajoni duhet të jetë serb shtetas i Kosovës i nominuar nga Ministria e Brendshme nga një listë e dhënë nga 4 kryetarët e këtyre komunave në emër të Asociacionit. Përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë përbërjen etnike të popullsisë së katër komunave. (Do të jetë një tjetër Komandant Regjional për komunat e Mitrovicës Jugore, Skenderajt dhe Vushtrrisë). Komandanti regjional i katër komunave veriore do të bashkëpunojë me komandantët e tjerë regjionalë.

    Koment:Veriu fiton forcën e vet policore si regjion i veçantë. Komandanti thuhet të jetë serb, e jo i zgjedhur nga serbët apo organet e tyre. Përderisa në Graçanicë shumica dërrmuese e policëve janë serbë, ky nuk do të jetë rasti me shqiptarët për shembull në Çabër apo Mëhallën e Boshnjakëve. Madje, Thaçi po merret vesh me Daçiqin edhe për Mitrovicën e jugut, Skënderajn dhe Vushtrrinë.

    10. The judicial authorities will be integrated and operate within the Kosovo legal framework. The Appellate Court in Pristina will establish a panel composed of a majority of K/S judges to deal with all Kosovo Serb majority municipalities.
    10. Sistemi i drejtësisë do të integrohet në kornizën ligjore të Kosovës dhe do të operoj brenda kësaj kornize. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të formoj një panel të përbërë nga shumica e gjyqtarëve serbë të Kosovës për t’u marrë me të gjitha komunat që kanë shumicë serbe.

    Koment: Ndarje e gjyqësisë mbi baza etnike dhe themelim i gjykatës së autonomisë së serbëve, që quhet Asociacion/Bashkësi e komunave me shumicë serbe. Homogjenizim dhe autonomi gjyqësore e të gjithë serbëve në Kosovë sipas kërkesës së Beogradit.

    11. A division of this Appellate Court, composed both by administrative staff and judges will sit permanently in northern Mitrovica (Mitrovica District Court). Each panel of the above division will be composed by a majority of K/S judges. Appropriate judges will sit dependant on the nature of the case involved.
    11. Një njësit i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqtarët do të jenë të vendosur në Mitrovicën veriore (Gjykata e Qarkut e Mitrovicë). Secili panel i divizionit të lartshënuar, do të jetë i përbërë me një shumicë të gjyqtarëve serbë të Kosovës. Gjykatësit përkatës, do të vendosen varësisht nga natyra e rastit në të cilin janë përfshirë.

    Koment: Veriu i Mitrovicës po bëhet si Banja Lluka. Rastet përcaktojnë gjykatësit e përshtatshëm - ky është arbitraritet i jashtëzakonshëm.

    12. Municipal elections shall be organized in the northern municipalities in 2013 with the facilitation of the OSCE in accordance with Kosovo law and international standards.
    12. Zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat veriore në vitin 2013, me lehtësimin e OSBE-së në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.

    Koment: Nuk i referohet Kushtetutës së Kosovës. Përfshirja e OSBE-së në organizimin e zgjedhjeve paraqet shkelje të Kushtetutës, aq më tepër që kjo bëhet në marrëveshje me Serbinë.

    13. Discussions on Energy and Telecoms will be intensified by the two sides and completed by June 15.
    13. Diskutimet për Energji dhe Telekomin do të intensifikohen dhe përfundohen para 15 qershorit.

    Koment: Vazhdon dialogu, gjithnjë për çështje të brendshme të Kosovës, ndërkohë që Serbia s’na njeh edhe përkundër koncesioneve të bëra nga Kosova.

    14. It is agreed that neither side will block, or encourage others to block, the other side’s progress in their respective EU path.
    14. Janë pajtuar që asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajojë të tjerët të bllokojnë palën tjetër në rrugën përkatëse drejt BE-së.

    Koment: Serbia mund të angazhohet kundër anëtarësimit të Kosovës në çdo forum ndërkombëtar përveç në BE, ku edhe ashtu jemi tepër larg, e madje as Serbia s’na bën dot gjë edhe për shumë vite. Në fakt, kjo është më shumë që Kosova të mos e pengojë Serbinë.

    15. An implementation committee will be established by the two sides, with the facilitation of the EU.
    15. Një komision i zbatimit do të themelohet nga të dyja palët, me lehtësimin e BE-së.

    Koment: Trashet varësia Kosovë-Serbi (të cilën BE-ja e Serbia e quajnë Beograd-Prishtinë) dhe institucionalizohet ajo. Ndërkohë, Serbia nuk e ndryshon Kushtetutën e saj ku shkruan që Kosova është pjesë integrale e Serbisë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 73 prej 88 FillimFillim ... 2363717273747583 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •