Close
Faqja 65 prej 88 FillimFillim ... 1555636465666775 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 641 deri 650 prej 874
  1. #641
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Thaçi :Marrëveshje vetëm në përputhje me Kushtetutën

    Prishtinë, 1 prill - Kosova nuk do të pranojë asgjë që nuk është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kështu ka deklaruar për KTV-në kryeministri Hashim Thaçi në prag të nisjes për Bruksel, ku nesër pritet të arrihet marrëveshja për normalizim të raportove mes Kosovës e Serbisë. ...

    http://www.koha.net/?page=1,13,140888


    Te njejte gje e thote edhe Dacic per cdo dite...
    "Cdo marreveshje duhet te jete ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e Serbise."
    Madje ne rastin e Dacicit edhe eshte e besueshme, sepse Serbia ne krahasim me Kosoven eshte shtet i vertete, me tradite dhe obligime te qarta kombetare dhe nderkombetare.
    Dacicit&Co nder tjerash ua pamundeson Kushtetuta, e votuar ne referendum popullor -jo si ne Kosove, ku Kushtetuta eshte dirigjuar dhe vendosur nga shtetet e huaja- qe te dalin jasht kornizave te saj dhe Rez. 1244 te OKB-se. Nderkohe qe ne Kosove vete Gjykata Kushtetuese eshte e perbere dhe e ndikuar nga te huaj dhe pakica kombetare, sic eshte edhe Kuvendi, ku pakicat kane shumfishe me shume vota se popull apo fuqi elektorale.

    Sidoqofte, vete fakti qe te dyja palet kinse nuk deshirojne te dalin jasht kornizes kushtetuese dhe ligjore te vendit e ben mese te qarte qe se paku njera pale eshte duke e genjyer publikun e saj. Sepse, eshte absolutisht e pamundur te arrihet marreveshje e pranueshme per dy resp. tre palet (nese llogarisim serbet e veriut si pale) e cila do te ishte konform ligjeve dhe Kushtetutave ekzistuese te dy vendeve. Dicka e tille eshte plotesisht e perjashtueshme.
    Pra, dikush duhet te leshoje pe dhe te ndryshoje Kushtetuten dhe ligjet e saj, per ta mundesuar cfardo marreveshje cfare pretendohet te arrihet. Dhe nuk eshte fare e veshtire te thuhet se cila pale do te detyrohet ti ndryshoje ligjet dhe Kushtetuten ne menyre qe marreveshja se paku siperfaqesisht te duket konform me Kushtetuten?!
    Kjo pale me siguri absolute nuk do te jete Serbia.
    Pavaresisht se edhe ne Serbi mund te nevojiten ndryshime ligjore dhe kushtetuese sa i perket rregullimit administrativ, kompetencave administrative lokale etj. Por, kjo perseri eshte ceshtje e brendshme e Serbise, e cila edhe me tutje e konsideron Kosoven si pjese te saj, dhe cfardo marreveshje de jure si pajtim ose marreveshje me perfaqesues te shqipetareve te Kosoves sipas rez. 1244 te OKB-se dh Kushtetutes se Serbise.
    Kosova ne anen tjeter do te detyrohet ta ndryshoje Kushtetuten dhe ti ndryshoje ligjet e caktuara, per ta mundesuar "marreveshjen" resp. autonomine dhe fillimin e ndarjes de jure te veriut nga Kosova. Kjo do te arrihej permes ndryshimeve ligjore dhe kushtetuese, te cilat tanime vetem jane te parapergatitura, dhe te cilat ne "Kuvendin" e Kosoves nga Thaci&Partia e tij do te paraqiten si "marreveshje" apo pjese e "marreveshjes" qe gjoja po ratifikohet nga Kuvendi, por qe ne fakt nuk eshte asgje me shume se zbatimi i detyrimeve per tua mundesuar Serbise dhe BE-se te nenshkrujne marreveshjen per hapat tjere te intergrimit te ketij vendi ne BE. Sepse marreveshje te tilla, cfare po pretendon Thaci, ne mes te Serbise dhe Kosoves resp. BE-se dhe Kosoves jane edhe formalisht-juridikisht plotesisht te pamundura ose te palejueshme. Prandaj, ajo cfare Thaci e quan apo do ta quante "marreveshje" nuk eshte asgje me shume se zbatimi i detyrimeve qe ai (vullentarisht ose detyrimisht) ka marr duke pranuar kushtet e Serbise dhe BE-se per veriun, d.m.th. ndryshimin e kushtetuetes dhe ligjeve aktuale per ta mundesuar autonomine/ndarjen e veriut...

  2. #642
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Nuland përmend një lloj autonomie për serbët në veri

    Qëndrimi i SHBA-ve është që Kosova duhet të vendos “sesi të zbatohet autonomia që e kërkojnë serbët” nga veriu i Kosovës, ka thënë zëdhënësja e Stejt Departmentit, Victoria Nuland.
    ...
    http://www.telegrafi.com/lajme/nulan...i-2-30660.html

  3. #643
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    8th round of Kosovo talks ends without agreement

    PM Ivica Dačić addressed reporters in the early hours of Wednesday to say that while progress had been made, there was still no deal on police and judiciary powers that should be given to a future community of Serb municipalities in Kosovo.

    However, said the prime minister, "this is not the end of the negotiations - talks in Belgrade lie ahead."

    Beta news agency is reporting that Dačić stated after the 14-hour negotiating session that the failure to reach an agreement "was not the end of the talks", and that "it will be necessary to consider all of this later, both in Belgrade and in Priština."

    According to this, he also did not rule out the possibility of a new meeting.

    Dačić was also quoted as saying that the Serbian delegation was "united", while Vučić "offered his resignation, which was rejected."

    He announced that in the coming days, the talks would be "analyzed".

    Tanjug news agency quoted him as saying, "We still have some time to arrive at a solution."
    ...
    http://www.b92.net/eng/news/politics...3&nav_id=85488

  4. #644
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    serbia nuk pranon marveshje me hashimin jo se hashimi esht rrezistent por serbia vepron ,me qendrimet e qytetarve te saj dhe ka vija te kuqe kur esht ne pytje kosova dhe serbet e veriut qeveria serbe takon tegjitha grupet parlamentare pa dallim kurse hahim thaqi opoziten e qyan pro serbe kurse po kjo qeveri ne ruandin e 9-t dote pranoj ato kushte te serbis se ska rrug tjeter hashimi
    ne te kunderten po te ishte i vendosur hashim thaqi tash duhet te merr nje akcion policior ne veriun e vendit per ti shpartalluar grupet kriminele e paramilitare ne veri te vendit

  5. #645
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Wink Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    po, po edhe thane, dje vetem kur u bertiti Hashimi, atyre te Daqes edhe u tha; a mos po doni me ju kafshuar "zmija" ke kancelaria per Jurop unia ?
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  6. #646
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    esht shum lajm i mir qe nuk kushte marveshje por nuk duhet te cilsohet si fitore e kosoves ne realitet serbia esht ne veri ajo e kontrollon kurse kosova ka dy zgjedhje ose te pranoj nje autonomi ne takimin e ardhem ose te nderhy me forc ne veri e ka nje shanc te mire kur kemi parasysh nje deklarat te znj.viktotia nojland nga departamenti amerikan ku thuhet se amerika esht pro nje autonomie

  7. #647

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    esht shum lajm i mir qe nuk kushte marveshje por nuk duhet te cilsohet si fitore e kosoves ne realitet serbia esht ne veri ajo e kontrollon kurse kosova ka dy zgjedhje ose te pranoj nje autonomi ne takimin e ardhem ose te nderhy me forc ne veri e ka nje shanc te mire kur kemi parasysh nje deklarat te znj.viktotia nojland nga departamenti amerikan ku thuhet se amerika esht pro nje autonomie


    ZËDHËNËSJA E STATE DEPARTAMENTIT PËRMEND NJË LLOJ AUTONOMIE PËR SERBËT NË VERI ?!?



    Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj, por tani i takon i Kosovës se si do të etablojë një lloj autonomie që disa serbë janë duke e kërkuar në Veri.

    “ Ne e njohim integritetin e Kosovës , përfshirë edhe veriun. Por tani qartësisht i takon Kosovës se si do ta etablojë një lloj autonomie që disa serbë etnikë janë duke e kërkuar në veri” ka thënë zëdhënësja Victoria Nuland të martën në Washington.

    Ajo ka shtuar se zonja Ashton është duke punuar edhe në çështjen e strukturave paralele.“Ne duam të shohim një zgjidhje paqësore për të gjitha çështjet”.

    Sipas Nuland, në këto bisedime Ashton është e angazhuar edhe rreth çështjes së njohjes dhe normalizimit të raporteve.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,107838



    Emri:  3C8B7A63-E3C5-4353-9420-D2C3A88129D3_w640_r1_s_779154.jpg

Shikime: 205

Madhësia:  20.7 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #648
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Daçiq: Bisedimet ishin dramatike
    03.04.2013
    Kryeministri serb, Ivica Daçiq bisedimet e djeshme ndërmjet Prishtinës e Beogradit i ka përshkruar si dramatike. “Dramatike, jo për nga toni, por për atë që fitohet ose humbet, për pasojat e mundshme”, ka thënë Daçiq.
    Se sa dramatike kanë qenë bisedimet, Daqiç ka treguar se zëvendësi i tij, Aleksandar Vuçiq i kishte kërkuar dorëheqjen. “Unë normalisht se e refuzova”, është shprehur Daçiq.

    Ai ka treguar se mospajtimet, dhe ndryshimet në qëndrime rreth palëve ishin rreth kompetencave që duhet të ketë Asociacioni i Komunave Serbe.
    “E nga ana tjetër, populli ynë në Kosovë e Metohi, nuk e pranon që ajo bashkësi të jetë pa përgjegjësi serioze. Për çdo popull është me rendësi ta dijë se kush e mbron, kush e ruan, kush e gjykon, kush e akuzon, kush e shkollon”, ka thënë Daçiq.

    Megjithatë, sipas tij ka diçka të mirë nga takimi që zgjati më shumë se 12 orë. “Nëse ka diçka për çfarë u pajtuam është fakti se bëmë një hap drejt normalizimit të raporteve tona”. Ka thënë Daçiq, raporton Klan Kosova.

    Duke folur edhe për tensionet e ngritura gjatë takimeve, kryeministri serb ka thënë se diçka të tillë ka në secilin takim. Por, sipas tij, atmosfera ishte pak më e rënduar, për shkak se u vlerësua se kjo është dita e fundit për marrëveshje.

    Daçiq ka pranuar se pas dështimit të së martës, do të jetë shumë vështirë, që të merret data për fillimin e negociatave për anëtarësim. Ai ka thënë se është i gatshëm që të bisedoj direkt, me Prishtinën, edhe pa ndërmjetësimin ndërkombëtar, vetëm për të gjetur një zgjidhje.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  9. #649
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    SI NË RAMBUJE, SI NË VJENË..., SI NË BRUKSEL - Serbia Deshton

    Bashkësia Ndërkombëtare do ta identifikojë pa kurrfarë ambiguiteti Serbinë si fajtor të vetëm për dështimin në arritjen e një marrëveshje në Bruksel. Burime diplomatike i kanë thënë Express’it se shteti serb do të përballet me një presion në rritje

    Nuk ka asnjë fije të dyshimit se kush është fajtor për dështimin e bisedimeve. Bashkësia ndërkombëtare do ta identifikojë pa hezitim Serbinë si adresa e vetme pse dje në Bruksel përfaqësuesit e Serbisë dhe ata të Kosovës nuk e arritën marrëveshjen.

    Kështu i ka thënë Express’it një burim diplomatik i afërt me zhvillimet e fundit në Bruksel.

    “Asgjë më shumë nuk do të mund të ndodhte që t’i përngjante Rambujesë, apo Vjenës. Delegacioni serb nuk i kishte marrë seriozisht negociatat, kurse Prishtina ishte e përgatitur”, thotë burimi.

    Sipas të njëjtit burim, delegacioni serb nuk e kishte mandatin, e as guximin për të nënshkruar ndonjë marrëveshje.

    “Ngjashëm sikur në Rambuje, edhe tash në Bruskel, njeriu përgjegjës gjendej në Beograd. Dacic dhe Vucic detyroheshin të bisedonin me Presidentin Tomisllav Nikolic, i cili ishte kundër marrëveshjes”, thotë burimi, duke bërë krahasime me kohën kur delegacioni serb në Rambuje detyrohej që për secilën cështje të diskutonte me Sllobodan Milloshevicin, i cili ishte në Beograd.

    “Beogradi tash do të vizitohet prej përfaqësuesve ndërkombëtar dhe mbi të do të rëndojë përgjegjësia. Serbia, nëse në ndërkohë nuk ndrron mendje, duhet ta harroj datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Duhet ta harrojë secilin hap që ka të bëjë më afrimin me BE nëse edhe më tutje nuk ndrron qëndrim”, ka thënë burimi.

    Sipas të njëjtit burim, i cili ka qenë mirë i informuar me zhvillimet në Bruksel, Serbia përpos me problemin me anëtarësim në BE shumë shpejt do të përballët edhe më një problem tjetër: atë financiar.

    Serbia do të ketë nevojë imediate për 3 miliardë dollarë për ta mbushur zbrazëtirën buxhetore, e cila po e kërcënon ketë shtet.

    “Shteti serb pret që ketë shumë financiare ta marr me anë të një kredie prej Fondit Monetar Ndërkombëtar. Mirëpo, këtu do të has në refuzim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë burimi diplomatik.



    Karikaturë e botuar në të përditshmen beogradase “Politika”

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1%2C13%2C107854
    Vv - Palaço+LISBA :D

  10. #650
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Vuçiç: Si përgjigjem fjalëve të shëmtuara të Thaçit

    03 PRILL 2013

    “Vuçiç ishte një pjesëmarrës i ri në bisedime, ai nuk ishte i përgatitur për realitetin në Kosovë, i duhet akoma kohë për tu përshtatur dhe për të hequr dorë nga ideja e Sheshelit”, ka thënë Kryeministri Thaçi, mbrëmë pas takimit në Bruksel.
    Deklaratat e Thaçit, nuk i pëlqyen Aleksandër Vuçiçit, por ky i fundit tha se nuk do të përgjigjet me të njëjtën gjuhë fyese si të Thaçit.

    “Nuk do të përgjigjem me fjalë të shëmtuara sikur Thaçi , ngase atij më së miri i shkojnë ato”, citohet të ketë thënë Vuçiç për mediat serbe.

    Mbrëmë , në raundin e tetë të bisedimeve në Bruksel, Thaçi dhe Vuçiç kishin ngritur tonet. Ky i fundit i kishte thënë Thaçit se Serbia ka Kushtetutën e saj dhe Kosova është në Kushtetutën e saj.

    Kryeministri Thaçi kishte reaguar duke thënë se, ‘mua nuk më intereson se çka shkruan në Kushtetutën tuaj . Ne e kemi Kushtetutën tonë dhe shtetin tonë. Nëse ju rrihet në takim mund të rrini, nëse jo mund të dilni’.

    http://infokosova.net/lajme/3988-vuc...te-thacit.html
    Vv - Palaço+LISBA :D

Faqja 65 prej 88 FillimFillim ... 1555636465666775 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •