Close
Faqja 63 prej 88 FillimFillim ... 1353616263646573 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 630 prej 874
  1. #621
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga kalja Lexo Postimin
    HEJ beni une sa per veti kame GJAKE SHQIPTARI sa te duashe por thirrem kure te vendosni me dale ne veri por jo me vo qyshe e kini adet .FEJA E SHSQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA
    ju i nderuar vet po tregoni se jeni nga kta militantet e pdk-s se pse vetem kta e perdorin nje fjalor ofendues jo ju gjuani me vo jo jeni ashtu e keshtu po ju nese bash keni vendos me hy ne veri aken asi qemnedojn si ju nese po organizo dota kesh prekrahjen ton pa diskutim

  2. #622
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Thaçi pret marrëveshje më 2 prill



    Takimi i 2 prillit në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë vendimtar për arritjen e një marrëveshje të mundshme ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një raportimi para Kuvendit.

    Pala kosovare në këto bisedime, sipas tij, shkon e përgatitur dhe është e gatshme për marrëveshje.

    Kurse presioni për arritjen e marrëveshjes është i drejtuar kah Serbia, ka thënë kryeministri i Kosovës.

    "Është e qartë që 2 prilli do të jetë vendimtar për marrëveshje. Ne jemi shumë komod me atë që është në tavolinë, sepse çdo gjë që është në tavolinë sot, është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet dhe Pakon e presidentit Ahtisaari dhe standardet evropiane. Shkojmë në Bruksel të gatshëm për të përmbyllur këtë kapitull”, ka thënë Thaçi.

    Kryeministri Thaçi tha se qëllimi i Beogradit në këtë dialog është që të instalojë pushtetin e tretë qeverisës në Kosovë. Kjo kërkesë, sipas tij, është e papranueshme dhe se Kosova nuk do të instaloj brenda saj ndonjë autonomi apo Republikë Serbe.

    Nuk do të zgjidhim një problem duke krijuar një problem tjetër edhe më të madh. Nuk do të lejojmë që të riciklojnë në Kosovë modelet e dështuara të rajonit, qoftë ai i 'Republika Srpskës' (në Bosnje) ndonjë ndarje e Kosovës, autonomi, status special, ndonjë Ahtisaari plus apo ndonjë status i modelit të Tirolit apo Katalonisë”, është shprehur Thaçi.

    Raportimi i kryeministrit, kësaj radhe ishte më i shkurtër, por jo edhe debatet parlamentare.

    Anëtari i Kryesisë së Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sabri Hamiti tha se fjalimi i kryeministrit në lidhje me dialogun me Serbinë ishte i karakterit festiv, çka sipas tij nuk mund të qëndrojë.

    Hamiti iu drejtua kryeministrit se nëse nuk ka presion ndërkombëtar, atëherë pse duhet nxituar domosdo që marrëveshja të arrihet më 2 prill.

    “Nuk është e thënë që kjo marrëveshje të bëhet vetëm me 2 dhe assesi me 3, 4 apo 5 prill. Aq më tepër kur kryeministri na tha që brengat le të bien mbi Serbinë, sepse ata e kanë vështirë sepse ne e kemi shumë lehtë. Atëherë ne nuk kemi kurrfarë urgjence”, ka deklaruar Hamiti.

    Ndërkohë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu tha se raportimi i kryeministrit për bisedimet është një farsë, pasi që mediat tashmë kanë publikuar një dokument të baroneshës Catherine Ashton, përderisa Thaçi nuk kishte përmendur me asnjë fjalë atë.

    Kosova po ndahet në dy pjesë, në pjesën serbe dhe në atë multietnike, ku njëra pjesë ma më shumë pavarësi sesa tjetra. Pjesës serbe nuk mund t’i imponojë askush asgjë, as autoriteti qendror në Prishtinë, ndërsa pjesa tjetër multietnike mbetet e varur nga vetoja edhe për çështjet e brendshme nga pjesa serbe. Kjo është më zi sesa në Bosnje. E në çfarë gjendje e solle këtë vend, o Hashim Thaçi!”, është shprehur deputeti Aliu.

    Gjatë këtij debati, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka konfirmuar se një dokument tetë pikësh i publikuar në mediat serbe në lidhje me kompetencat e asociacionit të komunave serbe ishte i saktë dhe se mbi të është duke u negociuar në Bruksel.

    Ai tha se pala kosovare ka kërkuar që pikat 1 dhe 3 të ndryshohen, kurse për pikën 6 është kërkuar të hiqet nga dokumenti.

    Plani 8 pikësh

    Plani 8 pikësh i baroneshës Catherine Ashton për kompetencat dhe organizimin e asociacionit të komunave serbe i publikuar në media, u konfirmua si i saktë gjatë raportimit të qeverisë para Kuvendit të Kosovës. Ky plan u tha se është në tavolinë, ndërkaq pala kosovare ka kërkuar ndryshimin e pikave 1 dhe 3 dhe heqjen e pikës 6.

    Mbi bazën e këtij plani, pritet që Prishtina dhe Beogradi, eventualisht të arrijnë edhe marrëveshje politike në takimin e 2 prillit në Bruksel.

    Më poshtë e publikojmë përmbajtjen e tij:

    1. Asociacioni/Bashkësia e komunave serbe do të themelohet nga komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe do ta manifestojë identitetin e tyre;

    2. Asociacioni/Bashkësia do të ketë statutin e vet personal. Mund të shpërndahet vetëm me vendimin e komunave që marrin pjesë në te dhe në harmoni me procedurën parashikuar me statut.

    3. Struktura e Asociacionit/Bashkësisë do të formohet në bazë të modalitetit që e përmbajnë statutet ekzistuese të komunave të Kosovës.

    4. Në harmoni me Kartën Evropiane mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe me ligjet e Kosovës, komunat përkatëse mund të vendosin nëse do t’i ndajnë kompetencat dhe t’i kryejnë ato me anë të Asociacionit/ Bashkësisë.

    5. Asociacioni/Bashkësia do të ketë kontrollin e përgjithshëm strategjik në fushat sikurse janë: zhvillimi ekonomik, arsimi e shëndetësia dhe çështjet tjera lokale me rëndësi dhe interes të përgjithshëm.

    6. Asociacioni/Bashkësia do t’i kryejë kompetencat shtesë të cilat në të ardhmen mund t’u ndahen komunave nga pushteti qendror.

    7. Asociacioni/Bashkësia do ta përfaqësojë bashkësinë serbe para autoriteteve qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë karrige në Këshillin konsultativ të bashkësive.

    8. Zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat veriore, në vitin 2013, me ndihmën e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në harmoni me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare./rel/
    http://www.zeri.info/artikulli/2786/...hje-me-2-prill

  3. #623
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Thaçi: Marrëveshja vetëm me vulën e këtij Kuvendi

    Marrëveshja përfundimtare me Serbinë vulën do ta marrë në këtë Parlament...

    http://www.koha.net/?page=1,13,140384
    Kjo "marreveshje" ne mes te BE-se dhe Serbise per ndarjen e Kosoves, me prezencen e Thacit&Bashkekuislingeve te tij me duar ne xhepa, nuk mund te vuloset dhe nuk do te vuloset nga ky parlament.
    Jo pse Parlamenti nuk eshte gjithashtu i perbere kryesisht nga hajna primitiv, antishqipetar, tradhetar te kombit dhe keqberes tjere, por sepse Kosova dhe Serbia ose Kosova dhe BE thjeshte nuk mund te bejne ose ratifikojne "marreveshje" te vlefshme bilaterale.
    "Marreveshja perfundimtare" me Serbine ndoshta nuk do te kete kurre. Pervec nese ndahet Kosova dhe ndryshohen kufijt e shteteve ne Ballkan.

  4. #624
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Kjo seshte gje tjeter pos autonomi .

    Nxer nga dokumenti I publikuar dhe sot ne parlamentin e Kosoves te konfirmuar si dokument I propozuar kinse nga Baroinesha Ketherin Eshton.
    Ja se qka shkrun per ket pika dy qe defakto I jep te drejt autonimie te zgjeruar ne nivel komkunash e qe ne realitet parashihet edhe ne pakonen e Ahtisarit shih Aneksi III neni 4
    Ja se qka thot pika 2 projektmarveshjes .
    2. Asociacioni/Bashkësia do të ketë statutin e vet personal. Mund të shpërndahet vetëm me vendimin e komunave që marrin pjesë në te dhe në harmoni me procedurën parashikuar me statut.

    Pra ktu shihet qart se ky far I ashtuquajturi Asociacon qka nenekupton .
    Ja dhe se qka eshte ne Kushtetuten e Kosoves ne pakon e Ahtisarit .
    Aneksi III neni 4
    Neni 4.1 Disa komuna te caktuara ne Kosove do te ken kompetenca vetanake te zgjeruara si vijon .
    Tash po pritoi me shkru ma tutje se qka shkrun aty se ka shum kompetenca qe I ipen veriut dhe komunave te ashtuquajtura te bashkuara ne ate pako ne Kosove .
    Pra shihet kjar se qka na ka pru kjo kushtetut anadaj edhe Kryeministri I referohet Kushtetuteshmeris dhe ligjeshmeris se Kosoves .
    Si te tila sjan obligative te vetohen ne paralement .I vetmi dallim qka permban kjo marveshje qe ende seshte nenshkru eshte se per ato komuna nuk parashihet fondi I veqent I mjeteve financiare .Kjo pik eshte jasht suazave te ksaj pakoj .
    Propozimet tjera kan psuar ndryshime sa I perket permbajtesis lagjislative lidhmeris e posaqerisht me hapjen e zyreve administrative serbe ne kto komuna .
    Pra me ate pako parashihen hapja e ktyre zyreve ku qytetaret mund te deklarohen si shtetas te Serbis .Ne ato zyre meren dokumente valide Serbe .Pra per mos te vazhduar metutje then shul shqip edhe njeher diplomacia serbe se bashku me Rusin por edhe Francen ja ngulen shqiptareve e kta bajlozat le te besoin BN e KS se decidivisht kjo pun eshte e kryme dhe se Kosova definitivisht mbetet peng I ndikimeve te shtetit Serb dhe si tja doi qefi e kur tja doi qefi ajo pra Serbia se do lejoi qe Kosova te prosperoi dhe do jet ajo leva destabilzuese ne zhvillimet ne Kosove .
    Ju le me shendet

  5. #625
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    ku esht dallimi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #626

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Emri:  579511_433099050111018_1537674366_n.jpg

Shikime: 220

Madhësia:  131.3 KB


    Ju ftojme te gjithe Shqiptaret ne trojet Shqipfolese qe kete te Shtune (30 Mars) ne ora 13:00 te bashkangjiten protestes mbarr popullore kunder ndarjes se Mitrovices dhe kunder padrejtesive qe po na servohen nga kuzhinat e beogradit dhe ca qarqeve nderkombetare dhe po zbatohet nga Qeveria Mafioze Pronto e Krye Mafiozit Hashim Brojes Polarit!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #627

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Emri:  485106_10151119456810633_546495212_n.jpg

Shikime: 229

Madhësia:  33.8 KB


    Emri:  579511_433099050111018_1537674366_n.jpg

Shikime: 249

Madhësia:  131.3 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #628
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    PM (Dacic) "not optimistic" ahead of new round of talks

    This is according to Prime Minister Ivica Dačić, who attended a question time session of the Serbian parliament on Thursday.

    "With each new (round) of negotiations on Kosovo Serbia's negotiating position is weakening," he also stated.

    Dačić told reporters in parliament that "not even the Ahtisaari plan is being implemented in Kosovo today", when it comes to the rights of Serbs - and that even this plan "would have to be fought for".

    "Serbia is ready to make a deal, that is not disputed, but the Serbs in Kosovo and Metohija should have a community with powers that be will not be of a ceremonial nature," Dačić said in answer to a question of an SPO party MP, who asked about the negotiations in Brussels.

    The prime minister said that Priština has no control over northern Kosovo and that Serbia does not want the issue to be resolved in accordance with the laws of Kosovo, but believes that a special political arrangement is necessary instead.

    "It takes a special political agreement and a plan to solve the problem, I have not heard of any other region such as the north (of Kosovo) that is being dealt with by the whole international community," said Dačić.

    The prime minister added that "nothing happened that would change the position of Belgrade nor has anything been accepted that is different from the previous (position)".

    Dačić stated that the government had only been working to implement previous agreements, and that the only new agreement concerned "the establishing of liaison officers".

    According to him, the Serbian government is united in its policy.

    "And that means that we want to solve the Kosovo problem, not by handing it over. We want to resolve it because we feel that it should not be left to be dealt by future generations," said Dačić.

    As he pointed out, First Deputy Prime Minister Aleksandar Vučić has participated in the negotiations, and no decision has been made without consultations with him.

    "Between myself and him - as prime minister and as president of the largest party - there is unity on this issue and it will remain so after April 2," Dačić said.

    "We will make our decisions either together or not at all, because this is not a personal or individual matter, it is not only our personal future that depends on it, but the future of the state, the nation, and perhaps of future generations," said the Serbian premier.

    Dačić also noted that he was conducting the Brussels talks because this was suggested by President Tomislav Nikolić, and that "for that reason, everyone bears the responsibility".

    The prime minister reiterated that he was not optimistic about the possibility that an agreement would be reached with Priština, and explained:

    "This is because I do not see among the decision-makers a strategic ally that a deal can be made with, that would be in the interest of the Serbian people - but also because no one is forcing Priština to a compromise."

    "The fact that I am not optimistic does not mean that we will not be insisting until the last moment on compromises," Dačić told MPs.

    Serbia is willing to reach a compromise, but it can not give more that what is already offered, because humiliation is not a solution for Kosovo, and if anyone expects we will back down at the last moment, they are deeply wrong, Dačić added.

    He then stated that he was "willing to sacrifice his political position and is not interested in elections", as well as that he "never negotiated the independence of Kosovo in Brussels, because he was not given such a mandate - nor was this asked of me".

    The prime minister said that he did not know how long the round of negotiations scheduled for April 2 would last, but pointed out that "even after Tuesday a solution will be sought".

    EU's Catherine Ashton, who is acting as mediator in the negotiations Dačić and Hashim Thaci are conducting, "wanted to terminate the talks after the 7th round, but I insisted that they should continue," he revealed.

    Opposition DSS party MP Slobodan Samardžić asked the prime minister "who gave him the mandate to discuss the status of Serbs in an independent Kosovo".

    "No matter what solution is to be achieved it should be in accordance with the Constitution and laws of Serbia, but you did not adhere to the Constitution and (UNSC) Resolution 1244 in the negotiations so far, you adhered to the Ahtisaari Plan and Kosovo laws," Samardžić accused the prime minister, who responded by saying that his negotiating mandate was " given to him by the Serbian parliament".

    Dačić then denied that during the previous round of the negotiations in Brussels, the Serbian delegation was offered "a paper that is now being speculated about publicly".

    "That paper does not exist in legal terms, it is an attempt to summarize what had been agreed. That paper is absolutely nonsensical, it does not contain the essential things. It is an attempt to agree at least on some framework," said Dačić.

    The prime minister stressed that the Serbian negotiators "have no reason to hide what is required of them", and that "there will be no secret papers, or secret commitments to be undertaken".

    Dačić went on to specify that he asked for the issues of electricity and telecommunications to be included on the agenda, but that "no one was bringing up these issues".

    The agreed exchange of liaison officers, as well as the creation of the Fund for the Development of Northern Kosovo, has not yet happened, Dačić noted.
    ...
    http://www.b92.net/eng/news/politics...8&nav_id=85411

  9. #629
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    PM (Dacic) "not optimistic" ahead of new round of talks

    ...

    The prime minister said that Priština has no control over northern Kosovo and that Serbia does not want the issue to be resolved in accordance with the laws of Kosovo, but believes that a special political arrangement is necessary instead.

    ...
    Kryeministri Thaçi ka ritheksuar se Asociacioni i Komunave serbe do të krijohet pas mbajtjes së zgjedhjeve sipas ligjeve të Kosovës.

    http://www.botasot.info/kosova/21764...mi-palestinez/

  10. #630
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Analistët: Thaçi po e fsheh të vërtetën për dialogun

    Analisti Imer Mushkolaj, vlerëson se raportimin të cilin Hashim Thaçi po e bën në Kuvend, paraprakisht po prezantohet në media.

    Ai zakonisht e bën një përmbledhje të asaj që në fakt dihet, raportimi i kryeministrit më duket i kotë “, tha mushkolaj për Telegrafin.


    ...

    Ndërsa analisti Belul Beqaj, tha se kryeministri Hashim Thaçi me raportimet e tij në Kuvend, po paralajmëron se Kosova është në një situatë ku duhet definitivisht të merren vendime të cilat nuk janë në përputhje me deklaratat e deritanishme të kryeministrit.

    Nuk duhet të befasohemi nëse eventualisht bashkësia e komunave serbe merr një status të caktuar të kompetencave ekzekutive, të cilët e bëjnë atë të veçantë karshi formës se deritanishme të qeverisjes lokale në Kosovë”, tha Beqaj për Telegrafin.


    Beqaj thekson se taktika e kryeministrit të Kosovës është të jap sa më shumë deklarata dhe ta fshehë të vërtetën.

    Sa më shumë flet për dialog aq ma pak thotë diçka konkretisht se çfarë po ndodh me dialogun. Është thjesht një mashtrim optik që është pjesë e manovrimeve politike propagandistike të qeverisë ”.


    Ai vlerëson se raporti i BE-së karshi Prishtinës dhe Beogradit lidhet me dy çështje: “nën një sa është në interes i BE-së që ta ketë Serbinë nën ombrellën e vet, dhe nën dy se sa është Serbia e interesuar të jetë në kuadër të BE-së".

    “Se sa është e interesuar Beogradi zyrtar të bëhet anëtare e BE-së, kjo mund të reflektohej karshi Kosovës. Nëse BE-ja është e interesuar ta ketë Serbinë në ombrellën e vet, atëherë kjo do ta dëmtojë Kosovën. Në rast se Serbia vjen në situatë emergjente që patjetër duhet të merr mbështetjen e BE-së, atëherë Kosova mund të nxjerrë një situatë më të volitshme”, ka deklaruar Beqaj. /Telegrafi/

Faqja 63 prej 88 FillimFillim ... 1353616263646573 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •