Close
Faqja 62 prej 88 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 611 deri 620 prej 874
  1. #611
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga bluey Lexo Postimin
    Z.Beni 33 ju pershendes perezemeresishte .Tema ose ligji qe duhet patjeter te zbatohet .Per motrat nenat tona qe jan dhunu gjat luftes .Jam dakort te zbatohen ky ligj .Por mendoi se kjo duhet te ket nje deskricion pra ne menyr diskrete te behet kjo pun .Pra evidentimi I te gjitha motrave tona nenave tona qe ju kan nenshktru dhunes pa mar parasysh kush kan qen ata duhet te jet diskrete.sa I perket gjerave tjera se ndoshta ne radhet e ktyre deputeteve gjendet naj person qe ka perdhunuar mendoi se kjo pun se do koment.normal qe personi I till duhet edhe te jep llogari dhe per shtersat e tila apo me mir me then tipat e till e kisha pruar nje ligj ne gjykata qe te denohen me heqje koke .Pra denimi me heqje koke do vlente edhe per hajnat qe po keqeperdorin poziten e vet zyrtare .Kta zotri beni qe tash jan ne pushtet I ka shti rrajt shum thell dhe jan ber te paprekeshme .Kta zotri te nderuar kan ber nje kast njerezish qe me paran e popullit vet po e shantazhoin popullin e vet .Djemt e tyre jaranat e tyre dashnoret e tyre jan ber te paprekeshme .Me paran e popullit ata paguajn njerez me ba shantazhe po bejn qkja po ju vjen ne mendje .Kta te pushtetit jan ber te gjithpushtetesheme sa qe djemt e tyre ju lejohet me rah pushtetin .Kur dikush te I akuzon ata menjeher mbrohen se kan qen luftetare te Uçk-se .Po paguajn gjin me organizue potesta dhe sa her te ngritet naj akuz per keqeperdorimin e detyrave zyrtare per nevoja te tyre ata thoin se ja se ky eshte proces I montuar politik dhe se po fyhet tash vepra e Uçk-se.Verpimet e tyre qe I bejn sot duke plaqkitur e shantazhuar njerezit skan asnje lidhje me luften .Keshtu qe qiftat e till, ne sna bejn nder ata perkundrazi po e zhlyen perpekjet e shum deshmorve luftetareve dhe ne emer te tyre jan ber te gjithpushteteshem sepse ne po I lejoim te manipuloin te perbuzin gjdo kend qe ngrit qfardo dyshimi kunder tyre ata jan ber te paprekshem dhe qdo tentativ me denoncu veprimet e tyre monstruoze te etjes per para e pushtet I kan ber te till qe tash perdorin edhe vet pushtetin me mbet ne pushtet edhe duke rahur ata qe duhet mbajt pushtetin .Keshtu qe kjo pun sdo kryhet kur deri sa te kem ne pushtet njerez qe manipuloin me shtetin dhe perdorin fuqin e atij pushteti qe te dominon ne menyr monstruoze duke I neglizhu te tjeret se ata kan adutin se dikush po ben komplot dhe se njerezit qe ngrejn gishitin ndaj tyre po don me e njolos luften e dlirte te Uçk-se.Keshu qe kjo eshte kjo kjo eshte e verteta e hidhur e nje sistemi ne te cilen e kan ber klanet ,’brithymit ‘’njerezit e gjithpushteteshem per me vjedh e me manipulu e me shkatru qdo sen vetem e vetem te krijoin nje pasurim ne kuriz te popullit vet .Kta jan ne gjenje edhe vetveten ta shesin sikur se e kan shitur vetem te tyregoi se ata bejn gjdo sen dhe askush ska me mujt me I prek se siq e konsideroin ata vetveten jan ‘’te shejt ‘’ e te paprekeshem .
    Me respekt
    Bluey
    flm per komentin tuaj

  2. #612
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga kalja Lexo Postimin
    Une veqe nja nuke po edi kjo proteset do te mbahet ne VERI apo JUG amundet me me tregue dikushe
    ne jug dote mbahet protesta e kuptoj mllefin tuaj por me dket ....

  3. #613
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Nga lufta e fundit në Kosovë, Mitrovica e pësoi më së shumti. Ajo mbeti e ndarë në dysh me urën mbi Ibër si simbol që dallimin gjeografik e bën politik. Por, jo vetëm kaq. Mitrovica është qyteti i cili e pësoi më së shumti edhe pas luftës. Dëbimi masiv i shqiptarëve ndodhi plot tetë muaj pas përfundimit të luftës, duke i shndërruar kështu shqiptarët e veriut në pakicë. Ashtu qysh shqiptarët u bënë dhunshëm pakicë, njësoj serbët u bënë përmes dhunës shumicë. Pastrimi etnik i shqiptarëve u shoqërua me sjelljen e serbëve në atë pjesë, si nga viset e tjera të Kosovës po ashtu edhe nga Serbia. Akti i shpërnguljes së përnjëhershme dhe të zhurmshme të shqiptarëve u zëvendësua me procesin e gjatë dhe të heshtur të pastrimit të tyre etnik. Zëvendësimi i popullsisë ishte përgjithësisht brutal. Blihej shtëpia e shqiptarit e cila më pas rrënohej për t'u ndërtuar aty një ndërtesë shumëkatëshe që mbushet me popullsi serbe. Kësisoj, mbarimi i luftës në Kosovë ishte i kufizuar në territor: veriu i Kosovës mbeti në një gjendje lufte pa luftime. Qeveritë e pasluftës shpallën moratorium atje duke e konsideruar nën zë që gjendja e tillë është çmimi i fitores, thua se Kosova nuk kishte paguar mjaft kosto nga një shekull okupim. Kishte edhe të atillë që për të arsyetuar rehatinë e tyre të pasluftës në pushtet e interpretonin në mënyrë konspirative lumin Ibër si kufi ndërmjet ShBA-ve dhe Rusisë.

    Ndarja politike në Mitrovicë u përcoll me vdekje klinike në ekonomi. Mitrovica është qyteti më i varfër dhe me papunësinë më të lartë në Kosovë, i vetmi qytet të cilit i është zvogëluar popullsia krahasuar me tri dekada më parë. Gjiganti ekonomik 'Trepça' nga një shans për të ardhmen e Kosovës u shndërrua në gërmadhë të ndryshkur që tash duan ta likuidojnë për t'i paguar borxhlinjtë nga koha e Serbisë së Milosheviqit. Eksploatimi kolonial i dikurshëm nga Serbia që sublimohej me parullën e mirënjohur 'Trepça punon, Beogradi ndërton!' u zëvendësua me eksploatimin jo më pak kolonial të xeheve të papërpunuara nga 'Trepça' e pasluftës. 'Trepça' sot trajtohet si një lopë që milet pa i dhënë ushqim. Qyteti kryesor industrial i Kosovës është bërë vend i mjerimit social. Sikur të mos mjaftonte kjo, në Mitrovicë lulëzojnë kontrabanda dhe ShIK-u. Qyteti i Mitrovicës është i ndarë për qytetarët dhe shtetin e Kosovës por jo edhe për krimin e organizuar në të dy anët e Ibrit që bashkëpunon lëmueshëm. Në anën tjetër, nuk ka vend tjetër në Kosovë si Mitrovica ku qytetarët pëshpëritsin duke qenë të vrojtuar pothuajse në secilin lokal nga agjentët e ShIK-ut. Pretendimet se ShIK-u është shuar në qershor të vitit 2008 thua se tregojnë saktësisht të kundërtën: pikërisht viti 2008 shënon ngritjen më të madhe të ShIK-ut. Pasi që e sollën PDK-në në pushtet, agjentët e ShIK-ut u instaluan nëpër pushtetin e institucioneve qendrore e lokale, nëpër ndërmarrjet publike dhe agjencitë shtetërore.

    Në muajt e fundit, dialogu politik ndërmjet Thaçit e Daçiqit bëhej për aq shumë çështje të brendshme të Kosovës mirëpo s'ka dyshim që Mitrovica ishte çështja thelbësore. Komunës veriore të Mitrovicës sipas Ahtisaarit po ia shtojnë edhe asociacionin e komunave me shumicë serbe edhe fondin zhvillimor për veriun. Ai asociacion a bashkësi komunash paraqet mënyrën qysh komunat si Graçanica e Parteshi do t'i bashkohen veriut të Kosovës, ndërkaq fondi zhvillimor për veriun është mënyra se si veriu veçohet e ndahet fuqishëm nga jugu. Mitrovica e përgjysmuar politikisht dhe e dërrmuar ekonomikisht kishte nevojë për drejtësi e barazi, për bashkim e zhvillim si askush tjetër. Mirëpo, pikërisht Mitrovica po e paguan çmimin më të lartë të dialogut që ka të bëjë më së shumti me të. Mitrovica është plagë e hapur e Kosovës së cilës dialogu Thaçi-Daçiq po i hedh kripë.

  4. #614
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2013
    Postime
    16

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ne jug dote mbahet protesta e kuptoj mllefin tuaj por me dket ....
    E une mendova se mahen ne VERI se sa pere juge ska problem atje mundemi me shkue per gjdo dit . FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.

  5. #615
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga kalja Lexo Postimin
    Une veqe nja nuke po edi kjo proteset do te mbahet ne VERI apo JUG amundet me me tregue dikushe
    Fakti qe ne veri te Mitrovices, fjala eshte per qytetin, nuk mund te mbahen protesta te shqipetareve "pa u bo gjaku deri n'gu" eshte njohuri baze e domosdoshme per te biseduar per konfliktin e atjeshem...
    Eshte pune tjeter, nese ishte vetem sarkazem.

  6. #616
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    “PO”-ja e Serbisë për veriun vlen 3-6 miliardë euro në vit

    Beograd, 27 mars - Në Bruksel po përgatitet zgjidhja për arritjen e marrëveshjes, sipas së cilës serbëve do t’iu ofrohet varianti i planit Ahtisaari plus, me garanci se ushtria e Kosovës nuk do të vendoset në veri të Kosovës, njoftojnë mediumet serbe, transmeton portali Telegrafi.

    Besoj se kemi elemente për marrëveshje dhe po punojmë në atë drejtim që të vijë deri te marrëveshja”, ka thënë Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, baroneshës Catherine Ashton, shkruan “Blic” i Beogradit.

    Serbia ka paralajmëruar se do të precizojë kompetencat që duhet t’i takojnë Asociacionit të komunave serbe, por nuk dihet se çfarë kundërpropozimi i pret, sepse deri tash Kosova dhe SHBA-ja kategorikisht kanë refuzuar çdo zgjidhje për entitetet që i ngjajnë asaj të Republikës Srpska, kurse Beogradi pikërisht në këtë po insiston

    Sipas gazetës serbe, zgjidhjet konkrete dhe ndryshimet po mbahen në fshehtësi.

    Shpresoj që në takimin e ardhshëm do të arrihet marrëveshja, sepse Beogradit do t’i garantohet se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të vendoset në veri, kurse do t’iu ofrohen kompetenca të sforcuara për Asociacionin e komunave serbe, do të fitojnë kontrollin e policisë … Do të nevojitet edhe një takim në të cilin do të arrihet marrëveshja se si do të përfundojë dialogu, kush do të zbatojë tranzicionin në veri, kush do të ketë mbikëqyrjen e implementimit dhe detajet rreth organizimit të zgjedhjeve”, ka thënë analisti serb Dushan Janjiq.

    Burimet diplomatike në Beograd dhe Bruksel me të cilat ka kontaktuar gazeta serbe, janë të bindur që Serbia nuk do ta lëshojë rastin për integrime evropiane.

    Nëse nuk e fitojmë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, Serbia do të humbë linjën buxhetore nga BE-ja nga viti 2014 deri më 2020, përkatësisht 3-6 miliardë euro në vit”, tha drejtori i Qendrës për stidime alternative, Millan Nikoliq.
    http://www.koha.net/?page=1,15,140324

  7. #617
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga kalja Lexo Postimin
    E une mendova se mahen ne VERI se sa pere juge ska problem atje mundemi me shkue per gjdo dit . FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.
    un se di qa ke mendu ti po nese pak ke gjak shqiptari duhet te bashkoheni ne ket protest mitrovica esht nje

  8. #618
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2013
    Postime
    16

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    un se di qa ke mendu ti po nese pak ke gjak shqiptari duhet te bashkoheni ne ket protest mitrovica esht nje
    HEJ beni une sa per veti kame GJAKE SHQIPTARI sa te duashe por thirrem kure te vendosni me dale ne veri por jo me vo qyshe e kini adet .FEJA E SHSQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  9. #619
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2013
    Postime
    16

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Fakti qe ne veri te Mitrovices, fjala eshte per qytetin, nuk mund te mbahen protesta te shqipetareve "pa u bo gjaku deri n'gu" eshte njohuri baze e domosdoshme per te biseduar per konfliktin e atjeshem...
    Eshte pune tjeter, nese ishte vetem sarkazem.
    JO nuke ishte sarkazem pore i pyeta keta (PATRIOTA) per neme se ajo dihet qe pa GJAKE nuke kryhen punet ose me bisedime.FEJA E SHQIPTARIT ESHET SHQIPTARIA.

  10. #620
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Zonja dhe zotrinj proceset dialogose dh ndkiuese ne zhvillimet ne Kosove nuk do ndalen asnjeher .Manipulimi qe po behet ne kuvendin e Kosoves sot por edhe ne te kaluaren eshte se do ratifikohen disa marveshje te cilat ne start e kan bazen ne rezoluten e Kuvendit por edhe thirjen ne Kushteutushmerin e Kosoves .Marveshjet Unitarerale asnjeher dhe askund ne bot nuk I ratifikon Parlamenti por as nje shtet pra osnje qeveri smundet te mos nenshkruaj gjerat e agjendave unitare .Pra genjeshtra se kto biseda do ratifikohen ne Kuvend jan absurde .Sovrani shtrirja e pushtetit behet me forcen e pushtetit dhe pik .Forcat relevante te ndikimeve duhet te ndermarin nje vendim unitar ne Kuvend qe te jep detyrimisht qevris respektivisht faktoreve vendimarese qe te veproin me forcen e pushtetit dhe njeher e mir te tregohet se jemi shtet serioz nese si I till egziston ne realitet .Pra krejt poenta eshte se kto far biseda si bejn mir Kosoves .Me kto biseda Kosova po pranun riregullimin e sistemeve te breneshme per disharat e nje Komuniteti qe se permban as 2% te qytetareve te Kosoves .Duhet cekur se me kushtetute e Kosoves si Kompromis I aritur nga trusnia nderkomebatare institucionet e Kosoves kan pranu nje kompromis te cilen askush se ka pranu perveq Kosoves .Edhe perkunder pramtimeve te faktorve qe Pakoja e Ahtisarit do perkrahet ne KS ajo spati pajtim ne KS .KB vet pra kan imponuar nje Kushtute te till dhe tash per te I mbushur nevojat e inetereseve te ndryshme po vie deri te ndryshimi i Kushtetutes por edhe trusnia mbi institucioet e Prishtines te bejn konsensione te metutjesheme .Kto konsesione po na ndodhin mu per hir te kinse stabilzimeve dhe po krijohet nje shtet gjysmak pa asnje ingerenc egzekutive ,Serbia spo mjaftohet qe populi I vet I cili ka qen ne te kaluaren te mbetet pakic .Edhe perkunder asaj qe kushtetuta e Ahtisarit komunitetit Serb I garanton perfaqesim ne Kosove por ju garanton edhe pjesmarje ne qevri pra I kan dy minsitra ne qevrin e Kosoves ,kan mundesin e vetos ne Kuven kjo sju mjafton lidhmeria qe e parasheh ajo pako me Serbin .Tash po shihet se kjo Kushtetut qellimisht eshte ber qe te shkohet tutje .Pra tash po bisedohet per riregullimin dhe ritjen e Kompetencave te cilat jan te stergarantuara me pakon e Ahtisarit .Pra po kerkohet qe perveq elementeve egzekutive te ken edhe element legjislative dhe pushtetutare .Pra eshte kah behet ndarja ne via etnike ashtu siq edhe kan implementu .Defakto me decentralzimin eshte aritur nje ndarje administrative pa regullim egzekutiv pra eshte pergaditur tereni te ndodh kjo qka po ndodh po behet zbatimi defakto i ndarjes tash me legjislative e egzekutive .Pra then thjesht pakoja e Ahtisarit eshte ajo deriqka e vogel qe eshte hapur per ndarjen defakto te teritorit te Kosoves ashtu siq eshte parapar ne Konferencen e versajes ne vitet 1913 .Pra kjo eshte ka ndodh dhe po behet edefakto edhe realitet .
    Siq ka then edhe I madhi Fishta ‘’zot ruj shqipetaret nga vet shqipetaret ‘’

Faqja 62 prej 88 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •