no comment
no comment
po flitet nse nuk dote mbetet as nje kryetar i komunave pa u hetuar nga rradhet e partis NE PUSHTET ATHUA PSE VETEM NGA PDK PO DEL SE KTA QENKAN METVERTET KEQ BERS APO MEMIR ME THAN QENKAN TE GJITH TE KORRUPTUAR DHE ..........
Thaçi dashurohet në përkthyesen e Daçiqit?!
Edhe një ‘margaritar’ të radhës e kanë nxjerrë mediat serbe lidhur me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe takimet që po i zhvillon ai në Bruksel me kryeministrin serb, Ivica Daçiq.
Sipas gazetës serbe Kurir, kryeministri Thaçi gjatë bisedimeve të vështira me homologun e tij serb, është ‘relaksuar’ duke e shikuar përkthyesen e Daçiqit, Tijana Vasilijeviq Damjanoviq.
Madje, kjo gazetë shkon edhe më tutje duke e titulluar shkrimin: “Thaçi dashurohet në përkthyesen e Daçiqiq” - ndërsa si dëshmi për këtë ka ofruar disa fotografi nga takimi ‘i relaksuar’ në zyrën e përfaqësueses për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Catherine Ashton, që duket sikur ‘nuk e mbështesin shumë këtë tregim’.
Sipas kësaj gazete, Thaçi në takimin katërorësh, gjatë gjithë kohës ‘e kishte shikuar përkthyesen e Daçiqit, e cila rrinte ulur fare pranë kryeministrit serb”. “Derisa kryeministri serb gjatë gjithë kohës kishte qenë i fokusuar në temë, Thaçi vëmendjen e kishte te bashkëpunëtorja e Daçiqit, dhe gjatë gjithë kohës buzëqeshte”, shkruan kjo gazetë. /Zëri/
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 07-03-2013 më 02:47
D.m.th. Do te ndodhe e kunderta e kesaj qe thote Thaci!Thaçi: Kurrë as ndarje, as republikë, as autonomi, as Ahtisari plus për veriun
...
Ai tha se kurrë nuk do të ndodhë për veriun republika apo autonomia e as Ahtisari plus, “Kurrë nuk do të krijohen”, tha kryeministri. Ai tha se kjo po ndodhë tek ata individ që janë lodhur, janë të painformuar ose që nuk dihet se për çfarë arsye sillen ashtu.
...
Ai më shumë se tri herë ka thënë se nuk do të ndodhë ndarje, republikë e veriut, autonomi e as Ahtisari plus, “kurrë”.
Thaçi jo vetëm e ka imponuar bisedën, por edhe nuk e ka lënë sërish në vazhdimësi të parashtrojë pyetjet që donte moderatori.
http://www.botasot.info/kosova/21413...us-per-veriun/
Deklaratat e tilla te Thacit jane absolutisht joserioze, absurde dhe tallese.
Njerezit e shekullit 21, se paku nje pjese e madhe, nuk mund te mashtrohen me keso deklaratash joreale.
Fakti qe "marreveshjet" praktikisht te pashkruara, te paratifikuara ose edhe inekzistente mund te interpretohen ndryshe nga te gjitha palet e involvuara dhe te interesuara, madje kjo vlene edhe per vendime shume me serioze sic eshte p.sh. nje rezolute e KS te OKB-se, nuk duhet dhe nuk mund te kuptohet dhe shfrytezohet si mundesi per ta mashtruar opinionin dhe per te kamufluar tradheti eventuale ndaj kombit.
Edhe qytetari me injorant me se voni disa muaj apo vite pas "marreveshjeve" te tilla do te jete ne gjendje te vereje diferencen e madhe ne mes te deklaratave te tilla te Thacit dhe gjendjes faktike ne terren (ne veri te Kosoves)...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 07-03-2013 më 02:39
Krijoni Kontakt