Close
Faqja 55 prej 88 FillimFillim ... 545535455565765 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 541 deri 550 prej 874
  1. #541
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Thaçi: Marrëveshja për strukturat paralele në takimet e radhës

    Mund të them se ka qenë edhe sot një takim në frymën konstruktive në frymën e një përkushtimi për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, në gjetjen e një zgjidhje për normalizimin e situatës në veri të Kosovës, për shpërbërjen e strukturave të sigurisë sa më shpejtë që është e mundur, për rend dhe ligj që të funksionojë sistemi i drejtësisë në kuadër të legjislacioni kosovar. Në të njëjtën kohë për domosdoshmërinë e organizimit të zgjedhjeve të lira edhe në katër komunat në veri brenda këtij viti”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka paralajmëruar takime të grupeve të ndryshme për të diskutuar detajet.

    “Mund të them se në ditët e ardhshme do të takohen grupet profesionale që t’i qartësojnë më mirë dhe në detaje të gjitha këto gjëra, për t’u takuar sërish në nivel të kryeministrave më datën 4 mars. Dua të theksoj se është një frymë e mirë për të lëvizur drejt përmbylljes apo zgjidhjes së të gjitha problemeve që janë grumbulluar në atë pjesë të Kosovës tash e 13 vjet”, u shpreh kryeministri Thaçi, i cili në dha sqarime në pyetjen e një gazetari nëse është arritur marrëveshje për shëprbërjen e strukturave paralele

    “Të gjithë janë të vetëdijshëm se strukturat paralele të Serbisë duhet të shpërbëhen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo do të ndodhë. Strukturat e sigurisë do të shpërbëhen, ndërsa do të gjejmë forma dhe mundësi të tjera sa i përket sistemit të edukimit, shëndetësisë, shërbyesve civilë që të adaptohen apo që të transformohen”, tha Thaçi. /REL/
    http://www.zeri.info/artikulli/436/f...i-ashton-daciq

  2. #542
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Marrëveshje për “Ahtisaari Plus”!


    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, duket se në Bruksel e kanë arritur një marrëveshje e cila aktualisht po mbahet në konspiracion nga të dyja palët, po ashtu edhe nga ndërmjetësuesja e BE-së, baronesha Catherine Ashton. Prandaj, për arsye të ruajtjes së qetësisë së brendshme, nuk u dha asnjë detaj gjatë takimeve të fundit, që u mbajtën të martën dhe të mërkurën.

    Mosdhënia e asnjë deklarate thuhet se u bë qëllimisht nga BE, sepse bëhet fjalë për koncesione të dhimbshme për veriun e Kosovës, marrëveshje kjo që i jep veriut një autonomi, një Ahtisaari plus, apo një Republika Srpska.

    Burimet e gazetës “Zëri”, në Bruksel treguan se pala serbe ka kërkuar që ky asociacion të përfshijë të gjitha komunat serbe në Kosovë, por me kundërshtimin e palës kosovare ?llimisht janë pajtuar që të jetë një asociacion i përbërë nga vetëm katër komunat serbe në veri. “Këtë e ka pranuar edhe pala kosovare, ndërsa në takimin e radhës më 4 mars, do të ketë një marrëveshje më të detajuar rreth asaj, se çfarë kompetencash realisht do të kenë me këtë asociacion komunat veriore”, tha ky zyrtar ndërkombëtar.

    Sidoqoftë, ideja e kryeministrit serb, Ivica Daçiqi, që ky asociacion të përfshijë të gjitha komunat serbe në Kosovë, ka ngjallur pëlqimin e politikanëve serbë që janë pjesë e Qeverisë Kosovës... (Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

  3. #543

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    KOSOVA NË RREZIK: Beogradi harton planin për ndarjen etnike të Kosovës!

    Kosova ne rrezik.”Novosti” i sotëm i Beogradit shkruan se kreu shtetëror serb gjatë javës së ardhshme do të hartojë planin detaj për strukturën dhe kompetencat konkrete për nëntë komunat serbe në Kosovë, të cilat janë “kurrizi” i bashkësisë së ardhshme serbe dhe këtë plan të përpunuar nga Ivica Daçiq do ta paraqesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve në Bruksel.

    Sipas kësaj gazete, Serbia nuk do të pranojë shuarjen e institucioneve ekzistuese derisa të mos krijohen të rejat nën përkujdesjen e bashkësisë serbe të cilën e parasheh platforma serbe. Kryeministri Daçiq për “Novosti” ka thënë se serbët duhet të kenë një lloj pushteti në Kosovë i cili do të zgjidhte përfaqësuesit e vet dhe do të mbronte interesat e bashkëqytetarëve tanë.

    “Duhet të ekzistojë pakoja e cila do të përfshinte ekzistimin e bashkësisë së komunave serbe me kompetenca, mënyrën e zgjedhjes që do të mundësonte vetadministrimin serb në Kosovë. Vetëm pas kësaj mund të bisedohet që se institucionet e Serbisë të transformohen në institucione të bashkësisë, në të cilën duhet të hyjnë të gjitha komuna në të cilat serbët janë shumicë e jo vetëm ato nga veriu”, ka thënë Daçiq.

    Lidhur me oficerët ndërlidhës, të cilët duhet të fillojë punën më 1 mars, Daçiq ka thënë: “Prishtina kërkon që oficerët të kenë imunitet diplomatik, gjë që është e pamundur, porse një lloj mbrojtje për ta duhet të ekzistojë”.

    Qasja ndaj Brukselit

    Kërkesa e Beogradit që të formohet bashkësia e komunave serbe është e vetmja gjë që është pranuar në Bruksel, ndërsa të gjitha të tjera janë të kontestueshme, thotë Kërstimir Pantiq.

    “Vetë kërkesa jonë që të formohet bashkësia e komunave serbe është pranuar, të gjitha të tjerat janë të kontestueshme, nisur nga ajo se me cila ligje do të funksionojë bashkësia, cilin sistem zgjedhor do ta zbatojë, cilat organe me ç’ligje do të zgjidhen dhe cilat do të jenë kompetenca e bashkësisë”, ka thënë zëvendësdrejtori i zyrës së Kosovës dhe kryetari ilegal i Mitrovicës Kërstimir Pantiq

    “Prishtina dhe BE kanë përfaqësuar qëndrimet dhe gjatë tërë kohës së dialogut dyditësh kanë insistuar për shuarjen e të ashtuquajturave institucione lokale paralele, edhe pse kanë përmendur të ashtuquajturat struktura sigurie”, ka thënë Pantiq sot për gazetën “Politika” të Beogradit Ai ka thënë se delegacioni i Beogradit ka biseduar “jo me një por me dy palë, përkatësisht me Prishtinën e BE-në të cilat kanë qëndrim identik”./standardi

    http://gazetaditore.com/2013/02/22/k...ke-te-kosoves/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #544
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Kuvendi nuk do të pyetet për veriun

    Prishtinë, 23 shkurt – Nuk do të qitet për miratim në Kuvendin e Kosovës çfarëdo zgjidhjeje për veriun e vendit të banuar me serbë, që do të mund të arrihet në procesin dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dakordimi në Bruksel nuk do ta ketë statusin e “marrëveshjes politike”.

    Nuk do të quhet as marrëveshje. Do të jetë, thjesht, një komunikatë e baroneshës Ashton, që do të njoftojë për atë që palët dakordohen. Pra, nuk do të ketë nevojë të qitet për miratim në Kuvend”, ka thënë një burim vendor i gazetës, i përfshirë në dialogun që është duke u zhvilluar në Bruksel. “Do të ndiqet rrugë e njëjtë sikur me ‘konkluzionet’ që janë arritur në dialogun teknik. Ato nuk kanë fuqinë e marrëveshjeve ndërkombëtare, që do të impononte ratifikimin me dy të tretat e deputetëve”.

    (Çfarë thonë politikanë të Kovës e të Serbisë për këtë “marrëveshje”, si do të duket dhe kur prite t ë ndodhë ajo etj, lexoni sot gjerësisht në Koha Ditore)

    http://www.koha.net/?page=1,13,136127

  5. #545
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Asociacioni, në kundërshtim me konventën e BE-së



    Arritja eventuale e marrëveshjes ndërmjet kryeministrit të Kosovës. Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daciq, për zgjidhjen e problemit të veriut të vendit, gjegjësisht kompromisin për krijimin e një asociacioni të komunave veriore, që në njëfarë formë është një “mini- kuvend” është në kundërshtim jo vetëm me legjislacionin vendor, por edhe me atë të Bashkimit Evropian.

    Krijimi i këtij asociacioni pos që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Pakon e Ahtisarit, është në kundërshtim edhe me Konventën e BE-së për vetëqeverisje lokale, mbi bazën e të cilit krijohen asociacionet.

    Zyrtarë të Asociacionit të Komunave të Kosovës thonë se krijimi i një strukture vendimmarrëse të veçantë, pra një Kuvendi rajonal vetëm për serbët, që tani po e fshehin nën emërtimin ‘asociacioni i komunave veriore’ nuk është ide e plasuar në bisedimet e fundit Kosovë-Serbi, por është një iniciativë që Evropa e ka shprehur shumë më herët, qysh para bisedimeve në Vjenë, 2006-2006.

    Sazan Ibrahimi nga ky asociacion ka thënë se Kosova ka dy nivele, atë lokal dhe atë qendror, dhe nuk ekziston niveli i mesëm, ngase sipas tij, ai nivel nuk lejohet as me Kushtetutën e Kosovës, as me Ligjin për vetëqeverisje lokale e as me pakon e Ahtisaarit, e madje as me kartën evropiane për qeverisje lokale, mbi bazën e të cilit krijohen asociacionet.

    Në bisedimet Kosovë - Serbi, së fundi është raportuar se është marrë vendim për krijimin e një asociacioni të komunave veriore, vendim ky që pritet të finalizohet në takimin e ardhshëm mes dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, më 4 mars.

    Por, tashmë është shfaqur rreziku se emërtimi ‘asociacion i komunave veriore’, apo siç po quhet edhe ndryshe ‘bashkësia e komunave serbe’, është vetëm mbulesë e asaj që vërtet Evropa po i ofron serbëve, e që është një Kuvend rajonal, me kompetenca ekzekutive.

    Zyrtari i AAKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se asociacionet krijohen në bazë të kartës evropiane për vetëqeverisje lokale, dhe se sipas tij, kjo kartë nuk u jep kompetenca që po duan t’i japin të ashtuquajturës ‘asociacion’ për komunat veriore.

    Kjo i bie që Brukseli po bie ndesh dhe po shkel vetë Kartën evropiane për qeverisje lokale, e cila sqaron rolin e asociacionit mbi të cilin funksionojmë edhe ne si asociacion edhe të gjitha asociacionet në Evropë. Prandaj, shtrohet pyetja se pse Brukseli po dëshiron që vetëm në Kosovë të mos respektohen këto të drejta”, tha Ibrahimi.

    Ndonëse po flitet vetëm për komunat veriore serbe, Beogradi është në përgatitje të planit për përfshirjen e të gjitha komunave serbe në Kosovë, në një bashkësi të vetme me kompetenca ekzekutive.

    Gazeta “Novosti” në Beograd, shkruan se kryeministri serb, Ivica Daçiq është në përgatitje të një plani të tillë për nëntë komunat serbe në Kosovë, i cili do të i paraqitet Brukselit dhe palës kosovare në raundin e ardhshëm të bisedimeve në Bruksel, më 4 mars.

    Sipas kësaj gazete, Serbia nuk do të pranojë shuarjen e institucioneve ekzistuese derisa të mos krijohen të rejat nën përkujdesjen e bashkësisë serbe të cilën e parasheh platforma serbe.

    "Duhet të ekzistojë pakoja e cila do të përfshinte ekzistimin e bashkësisë së komunave serbe me kompetenca, mënyrën e zgjedhjes që do të mundësonte vetadministrimin serb në Kosovë. Vetëm pas kësaj mund të bisedohet që institucionet e Serbisë të transformohen në institucione të bashkësisë, në të cilën duhet të hyjnë të gjitha komuna në të cilat serbët janë shumicë e jo vetëm ato nga veriu", i ka thënë Daçiq kësaj gazete.

    Pal Lekaj, anëtar i bordit në AKK, dhe njëherësh kryetar i Komunës së Gjakovës, gjithashtu shpreh shqetësimin se me këtë paralajmërim po shkojmë drejt krijimi të dy sistemeve, njëri prej tyre sistem paralel i asociacionit të komunave.

    Nëse Evropa po thirret në vlerat e demokracisë, kjo është e kundërta e saj, është diçka që e bën jofunksional sistemin e vetëqeverisjes lokale. Rreziku është permanent se gjërat vërtet po shkojnë në këtë drejtim, andaj duhet të jemi vigjilentë që të mos lejojmë në gjë të tillë”, u shpreh Lekaj, i cili shtoi se Brukseli derisa po e bën një gjë të tillë për ta shpërblyer Serbinë, të njëjtën kohë po krijon destabilitet te shqiptarët.

    Por, zyrtarë nga Qeveria e Kosovës insistojnë se bëhet fjalë për krijimin e një asociacioni vetëm për komunat veriore, i bazuar në pakon e Ahtisaarit.
    Krijimi i asociacionit të komunave serbe në Veri, është në harmoni me pakon e Ahtisaarit, dhe nuk bie ndesh me Kushtetutën e vendit”, është deklaruar për Radio Kosovën, kryetari i Komisionit për ndryshime kushtetuese, Arsim Bajrami.

    Por sikur kjo të jetë e vërtetë atëherë nuk do të ishte bërë temë me kaq rëndësi të madhe, thotë Sadri Ferati, deputet i LDK-së, dhe ish-ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Vetë fakti që po i jepet kaq shumë rëndësi këtij asociacioni, krijimi i së cilës lejohet edhe me pakon e Ahtisaari dhe ligjet e Kosovë, tregon se diçka nuk është në rregull”, tha ai.

    Megjithatë, sipas tij, duhet të pritet se cili do të jetë vendimi final, por në rast se kalohen kompetencat që i ka një asociacion sipas ligjeve, kjo do ta dëmtojë Kosovën në afat të gjatë, dhe atë në dy drejtime.

    Fillimisht nuk do të vlejë më ideja e integritet të asaj pjese të Kosovës, dhe e dyta prapë do të vijë në shprehje ai nacional-romantizmi dhe si i tillë serbët do të marrin vendime të tilla duke u bërë pengesë e vazhdueshme e Kosovës”, u shpreh ai.

    Ndryshe, përkundër insistimit të gazetës për të marrë një përgjigje nga zyra e baroneshës Ashton në Bruksel, nuk ka arritur.

    Stojanoviq kërkon më shumë kompetenca për veriun

    Bojan Stojanoviq, kryetar i Graçanicës, tha për “Zëri’, se nëse asociacioni i paralajmëruar për komunat veriore, tejkalon kompetencat e asocacionit të komunave të Kosovës, do të jetë në dobi të serbëve atje.

    Por i pyetur nëse kjo të njëjtën kohë dëmton qeverinë e vendit, dhe krijon një Republika Srpska’, sikur në Bosnjë, Stojanoviq tha: “Një gjë e tillë ndoshta do të ndodhte më herët, para pakos së Ahtisaarit, por tani nuk e besoj”.
    http://www.zeri.info/artikulli/586/a...venten-e-be-se

  6. #546
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    kur eshte ne pytje veriu THAQIZMJA nuk dote merr qendrimin e parlamentit te kosoves siq veproj ne kohen e embargos kunder serbis para 1 viti . veriu i vendit dote fitoj je status special kjo esht e sigurt por modaliteti nuk dihet strukturat ilegale e kriminele tash jan ber faktor i bisedave deri dje hashim daciqi i qunte kriminel tash sikur as nje her nuk i ze ne goj kjo le te kuptosh se mundesit qe kto struktura kriminele te serbis ne veri mund te inkuadrohen si te ligjshme

  7. #547
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    276

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Vërtet çështje delikate,çka duhet bërë një analizë e thellë për tejkalimin e kësaj situate.

  8. #548
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Formula për zhbërjen e strukturave paralele, me shumë pikëpyetje

    Prishtinë, 24 shkurt - Formula e kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq për zhbërjen e strukturave ilegale të sigurisë së Serbisë në veri të Kosovës, edhe pse me pak detaje të zbardhura deri më sot, po ngjall reagime të ndryshme te parlamentarët.Ka të tillë, që e shohin kalimin e policëve të Serbisë në Policinë e Kosovës, si shtrirje të autoritetit të Prishtinës në veri, varësisht se nga vijnë.

    Por ka zëra që këtë kalim eventual, e konsiderojnë rrezik për sigurinë e vendit, apo edhe një kalë trojan, që do t’i mundësonte Beogradit autoritet, si në rastin e Bosnjës e Hercegovinës.

    Mirëpo, të gjithë pajtohen se është çështje e ndjeshme, dhe se procesi i rekrutimit të tyre të bëhet me kujdes të shtuar.

    Kryetari i komisionit parlamentar për Siguri dhe Punë të Brendshme, Ahmet Isufi, i cili vjen nga radhët e AAK-së, tha për Radion Evropa e Lirë, se organizma të ndryshëm të Serbisë kanë vepruar pa penguar në atë zonë, prej pasluftës, edhe pse kanë rrezikuar sigurinë e vendit.

    Andaj, sipas tij, tema që po diskutohet në Bruksel mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, kërkon garanci dhe llogaridhënie nga të dy shefat e qeverive, se veprimet e tyre, do të ndikojnë në integrimin e veriut, e jo veçimin e jetës politike dhe shoqërore atje.

    Përgjegjësi marrin liderët që po zhvillojnë bisedimet. Nëse ata duan të nxisin ndryshim të pozitës, janë ata [vet] që mund, ose ta prishin rendin kushtetues në Kosovës; ose të jenë vërtet amortizues; ose krijues të një realiteti të ri në Kosovë,” tha ai. Serbia, sipas raporteve ndërkombëtare, besohet se ka rreth 500 forca të sigurisë në veri të Kosovës, të cilët zyrtarë po që se nuk janë nga territori i Kosovës, do të duhet të largohen nga vendi, kur të vjen koha për zhbërjen apo shndërrimin e tyre në Policinë e Kosovë.

    Sipas tij, formula më e thjeshtë e përfshirjes së këtyre policëve nën ombrellën e Policisë së Kosovës, duhet të bëhet sipas procedurave në fuqi, ku secili pjesëtar duhet të ketë dosje të pastër.

    Isufi thotë se parimisht, kalimi i këtyre policëve nga MUP-i i Serbisë, në policë të rregull të Kosovës, nuk duhet pa si problem.

    Por Anton Çuni, nga LDK-ja, një anëtar tjetër i komisionit parlamentar që drejton Isufi, ka dilemë nëse ky kalim i policëve serbë, do të jetë i tërësishëm në policinë e Kosovës apo jo. Sepse po që se ndodh krijimi i strukturave tjera në veri, atëherë kjo paraqet problem.

    Policia e Kosovës e ka misionin dhe përgjegjësitë e veta, për shtrirjen në tërë territorin e saj, dhe çdo zgjedhje tjetër, apo ndonjë alternativë tjetër në këtë kuptim të angazhimit të ndonjë strukture, apo ngritje të ndonjë strukture të re, apo të kalimit nga një formacion tjetër, në formacione të rregullta, do të ishte shumë e rrezikshme për nivelin sigurisë së Kosovës”, tha ai.

    Sipas tij, nëse rekrutimi i kuadrove të reja në veri, nënkupton plotësim të strukturave aktuale të Policisë së Kosovës, atëherë me konkurs publik duhet të punësohen policët serbë, e jo me automatizëm dhe pa kontrolluar të kaluarën e tyre.

    Transformimi i MUP-i të Serbisë në Polici të Kosovës, për Rexhep Selimin kurrë nuk do të ndodh.

    Siç thotë zëvendës-kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, kjo formulë nuk do të shërbejë për të zgjidh problemin e autoritetit në veri, por kamuflim të problemit.

    Madje, ai nuk beson se Serbia është e gatshme ta shkrij policinë e saj në Polici të Kosovës, sepse ka synime tjera. Kurse paralajmëron se Prishtina zyrtare, me pranimin e një ideje të tillë, po shkel sovranitetin e vendit.

    Pra nëse futet ministria e punëve brendshme e Serbisë në këtë rast MUP-i i Serbisë, në kuadër të MPB-së, këtu nuk ka bashkim të institucioneve, apo mbi embrionin që ka krijuar dikur Serbia këtu, një lindje e një Serbie të vogël brenda territorit të Republikës së Kosovës, e cila Serbi e vogël do ta rrezikonte gjithmonë shtetin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, shtetësinë e saj, dhe sovranitetin e saj, ashtu siç po bënë tani në Bosnje e Hercegovinë”, tha ai.

    Sido që të jetë, shkrirja e strukturave të sigurisë së Serbisë në ato të Kosovës, pritet të bëhet me module, dhe në afate të caktuara kohore, nën mbikëqyrjen e rreptë të faktorit ndërkombëtar.

    Për detajet e sakta, pritet që kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, të merren vesh gjatë takimit të tyre të radhës në Bruksel, më 4 mars.

    http://www.koha.net/?page=1,13,136429

  9. #549
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Thaçi harroi zotim se “kurrë s’do të bisedojë me Serbinë për veriun


    Prishtinë, 25 shkurt – Kur kishin mbetur vetëm dy ditë para se Kosova t’i mbushte katër vjet shtet, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ishte adresuar Kabinetit Qeveritar për të dhënë disa mesazhe të forta. Mesazhe dhe zotime, njëkohësisht. Më 15 shkurt të vitit të kaluar Thaçi kishte deklaruar se kurrë nuk do të flitet me Beogradin për veriun.

    Kishte marrë shkak nga takimi i një dite më parë që kishte zgjatur me orë të tëra me ndërmjetësin e dialogut teknik Kosovë-Serbi, Robert Cooper. Asokohe diplomati evropian kishte prezantuar para kryeministrit të Kosovës përmbajtjen e fusnotës, me të cilën vendi do të paraqitej në nisma rajonale.

    Nuk ka bisedime me askënd për veriun e Kosovës, apo për çështje të tjera që kanë të bëjnë me rregullin e brendshëm”, pati dhënë zotimin kreu i Qeverisë.

    Atëkohë, pati shprehur rezerva edhe për formulën e fusnotës që e kishte prezantuar Cooper në shkurt të 2012-s, por ajo do të pranohej vetëm një muaj më vonë. Problem për të përbënte përmendja e Rezolutës 1244, që Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishe nxjerrë menjëherë pas luftës për Kosovën. Me të, Kosova njihet si pjesë e një vendi tjetër.

    E një vit pas këtij deklarimi, kryeministri Thaçi ka harruar zotimin edhe në kontekst të dialogut për veriun.
    Prej muajsh vetë ai ka nisur të zhvillojë takime me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, ndërsa në raundin e fundit që ka përfunduar në këtë fillimjavë, në tryezën e dialogut është shtruar pikërisht çështja e veriut, që tani nuk është duke e diskutuar me qytetarët e komunave veriore, sikur kishte premtuar, por me homologun e tij serb.

    Informata është mbajtur fshehur gjatë kohë, përderisa ndërmjetësuesja e takimit Thaçi-Daçiq, baronesha Catherine Ashton, ka konfirmuar se temë e këtij takimi ka qenë pjesa më problematike e territorit kosovar ku Serbia vazhdon të mbajë prezencat e saj që nga shpallja e pavarësisë. Nuk ka pasur ende një dakordim për këtë, por kryeministrat ka mbetur të konsultohen në vendet që përfaqësojnë dhe më 5 mars të mbërrijnë ujdinë.

    (gjerësisht sot në “Kohën Ditore”)

  10. #550
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Blerim Shala, koordinatori që nuk dihet se çfarë koordinon





    Prishtinë, 25 shkurt – Subjektet politike opozitare dhe shoqëria civile nuk po e shohin angazhimin e Blerim Shalës si koordinator në dialogun politik me Serbinë. Thjesht, sipas tyre, Blerim Shala, nuk dihet se çfarë është duke koordinuar në dialogun, i cili po ndodh midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Si i tillë, funksioni i Shalës në proces shihet i panevojshëm dhe thonë se për rolin e tij duhet dhënë shpjegime Presidenca dhe Qeveria
    (gjerësisht sot në “Kohën Ditore”)

Faqja 55 prej 88 FillimFillim ... 545535455565765 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •