Close
Faqja 54 prej 88 FillimFillim ... 444525354555664 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 531 deri 540 prej 874
  1. #531
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    14.02.2013

    Kosova e Serbia do njohin njëra-tjetrën (?)

    Paralajmërimin e ka dhënë vetë kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, në prag të përvjetorit të pestë të pavarësimit të Kosovës.
    Sipas shefit të qeverisë, procesi i dialogut po sjellë rezultate të cilat e bënë atë, që të nxjerrë një konkluzion të tillë. ...

    Mirëpo në mbledhjen e së enjtes të qeverisë, kryeministri Thaçi tha se njohja e pavarësisë megjithatë është rezultati përfundimtar i dialogut Kosovë - Serbi, të cilin e pret Prishtina zyrtare.
    Dhe si rrjedhojë, siç tha ai, edhe Kosova do të veprojë në reciprocitet karshi Serbisë, në procesin e dialogut politik.

    Një proces ky që duam të besojmë se nën udhëheqjen e BE-së, dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, do të përmbyllet me njohje reciproke, pra të shtetit të Serbisë për Kosovën dhe shteti i Kosovës që do ta njeh Serbinë, dhe do ta kemi një rajon të evropianizuar”, tha ai. ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...njera-tjetren/




    24 dhjetor 2008

    Kryeministri Thaçi: Serbia e njeh ‘de facto’ Republikën e Kosovës, ta njohë edhe ‘de jure’

    ...
    Në fakt, Serbia “de facto” veç e ka njohur Kosovën si shtet. Por, pritet durim, përkushtim, pritet edhe kohë, duhet pritur edhe “de jure”. Është e pashmangshme njohja e Kosovës si shtet nga Serbia dhe autoritetet e Beogradit janë të shumë të vetëdijshme për këtë fakt.
    http://www.kryeministri-ks.net/index...?page=1,107,90

    18/01/2013

    Thaçi pas takimit: Serbia de juro e njeh Kosovën

    Në një intervistë për RTK, Thaçi ka pohuar se marrëveshja për doganat, është një arritje e re e shtetit të Kosovës. Me këtë marrëveshje, sipas tij, Serbia de juro e njeh Kosovën.

    Serbia de fakto dhe de jure ka filluar ta njohë Republikën e Kosovës” ka thënë Thaçi. Ëndrra e Serbisë për ndarje të Kosovës, sipas kryeministrit Thaçi, është shuar me 25 korrik të vitit 2011.
    ...
    http://time.ikub.al/b21abef23a/e88af...h-Kosoven.aspx

    24 Shkurt, 2012
    Thaçi: Serbia, me paktin njeh Kosovën

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa u shpreh optimist për bisedimet, tha se “Sot, me marrëveshjen në Bruksel, Serbia njeh pavarësinë e Kosovës”. Thaçi u shpreh i bindur se Beogradi dhe Prishtina do ta arrinin marrëveshjen në Bruksel, përpara se bisedimet të mbylleshin. “Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës me marrëveshjen që do të arrihet sot në Bruksel. ...

    Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/02/2...#ixzz2KtEG9pvW


    07.12.2011

    Hashim Thaçi: Serbia, “de jure” na njohu shtetësinë

    Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar dje se me marrëveshjen e fundit, Serbia “de jure” e ka njohur Kosovën. Bashkë me zëvendëskryeministren Edita Tahiri, ata kanë njoftuar kabinetin qeveritar dje për marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të kufirit. ...

    Burimi: http://www.panorama.com.al/2011/12/0...#ixzz2KtF7GWhh
    ...

  2. #532
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    [QUOTE=Antiproanti;3588533]14.02.2013

    Kosova e Serbia do njohin njëra-tjetrën (?)

    Paralajmërimin e ka dhënë vetë kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, në prag të përvjetorit të pestë të pavarësimit të Kosovës.
    Sipas shefit të qeverisë, procesi i dialogut po sjellë rezultate të cilat e bënë atë, që të nxjerrë një konkluzion të tillë. ...

    Mirëpo në mbledhjen e së enjtes të qeverisë, kryeministri Thaçi tha se njohja e pavarësisë megjithatë është rezultati përfundimtar i dialogut Kosovë - Serbi, të cilin e pret Prishtina zyrtare.
    Dhe si rrjedhojë, siç tha ai, edhe Kosova do të veprojë në reciprocitet karshi Serbisë, në procesin e dialogut politik.

    Një proces ky që duam të besojmë se nën udhëheqjen e BE-së, dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, do të përmbyllet me njohje reciproke, pra të shtetit të Serbisë për Kosovën dhe shteti i Kosovës që do ta njeh Serbinë, dhe do ta kemi një rajon të evropianizuar”, tha ai. ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...njera-tjetren/




    24 dhjetor 2008




    18/01/2013




    24 Shkurt, 2012




    07.12.2011


    po qeveria e kosoves e njeh republiken fashiste te serbis kjo sdi pse disa po thon se dote ket njohje reciproke kur dihet se shteti fashist i serbis nuk e njeh republiken e kosoves

  3. #533
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    SERBET RRAHIN USHTAR TE KFOR-it POLICIA DHE EULEXI TENTUAN TA MBAJN TE FSHEUR KET INCIDENT TE REND NE VERI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #534
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Pensionet e Serbisë vetëm atyre që njohin ligjet e saj

    Beograd, 15 shkurt - Mediet serbe raportojnë sot se Serbia do t’ua paguajë pensionet vetëm atyre që i pranojnë ligjet e saj.

    Bëhet e ditur se Qeveria e Serbisë ka përgatitur planin për pagesën e pensioneve në Kosovë, mirëpo ajo deklarohet se nga kjo e drejtë do të mund të përfitojnë vetëm ata qytetarë që pranojnë ligjet e Serbisë.

    Siç njofton B92, kjo vlen edhe për ata që nuk kanë marrë pensione nga institucionet e Kosovës.
    http://www.koha.net/?page=1,15,135087
    Si ne kohen e Millosheviqit...
    Edhe ne ate kohe secili qe deshironte te punonte apo te merrte pension detyrohej te nenshkruante dokumente per njohjen dhe pranimin e ligjeve te Serbise.

    Per dallim nga ajo kohe, tani kerkohet nga shtetasit e Kosoves nje gje e tille. Pra qe ta njohin Kushtetuten e Serbise, e cila Kosoven e pershkruan si province te pandashme serbe.
    Nje nga rezultatet e dialogut te Thacit me Kryeshefin e tij Dacic per normalizimine maredhenjeve Kosove-Serbi...
    Njohja de jure e shtetit te Serbise ne Kosove nga pensionistet e Kosoves!

  5. #535
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Daçiq në Bruksel, me kërkesë për autonomi serbe brenda Kosovës





    Beograd, 15 shkurt – Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sonte që në takimin e ardhshëm me Thaçin do t’i përmbahet rezolutës dhe platformës së kuvendit të Serbisë, e cila propozon formimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë. Duke e cilësuar Kosovën si autonomi në Serbi, ai shtoi kjo bashkësi e komunave serbe do të ishte autonomi serbe brenda Kosovës.

    Është pyetje se a do ta pranojë Prishtina këtë. Nëse Prishtina nuk e do këtë, atëherë Serbia me siguri nuk do t’i shuajë institucionet e saj në Kosovë. Por, edhe për ne është absolutisht e papranueshme që serbët të inkuadrohen në institucione të Prishtinës pa institucionet e veta”, tha Daçiqi për TV Pink.

    Sipas fjalëve të tij, Beogradi kërkon që në Kosovë të formohet bashkësia e komunave serbe me kompetenca të qarta në fusha të caktuara, kurse më të rëndësishmet janë arsimimi, gjyqësori - në shkallën e parë dhe të dytë, si dhe policia lokale, e cila do të duhet të ketë raporte të caktuara me Policinë e Kosovës, por edhe me atë serbe në Beograd. Por, atëherë, askush nuk do të mund të akuzojë Serbinë se ka dhe se duhet të shpërbëjë institucionet dhe ato do të jenë institucione të popullit serb në Kosovë e Metohi”, u shpreh kryeministri serb

    Ai shtroi edhe pyetjen për ata që e kritikojnë këtë qëndrim, duke pyetur se “cila është alternativë për këtë, mbase nuk duam që me forcë ushtarake ta kthejmë sovranitetin mbi Prishtinën. Nuk duam, sepse nuk mundemi”.

    Ushtarët (serbë) e dinë se ne këtu nuk luftojmë me Prishtinën, por me NATO-n, bile edhe me Unionin Evropian, i cili nganjëherë ia mban anën Prishtinës, e jo Beogradit”.

    Sipas tij, disa qarqe ndërkombëtare mendojnë se tashti është koha për “yrysh” ndaj Beogradit, në mënyrë që nga ai të merren sa më shumë lëshime pasi Serbia lufton për marrjen e datës për anëtarësim në BE, por, sipas tij, presionet e tilla do të “mbysnin dialogun, kurse Serbia ka ofruar zgjidhje korrekte”.
    http://www.koha.net/?page=1,13,135206

  6. #536
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Daçiq: S’ka zhbërje institucionesh serbe në Kosovë

    Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në Beograd se “nuk ka synime për zhbërjen e institucioneve serbe në Kosovë”.

    Nuk ka heqje të institucioneve serbe përderisa nuk arrihet ndonjë marrëveshje se ç’do të ketë në vend të tyre”, ka thënë Daçiq.

    Sipas tij, baza për bisedimet e ardhshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jenë rezoluta dhe platforma serbe për Kosovën, e jo ajo çfarë ka thënë presidenti serb, Tomislav Nikolliq, për institucionet serbe në Kosovë.

    Ai ka vlerësuar gjithashtu se situata nuk është e lehtë dhe, siç ka thënë, “është e rrezikshme të jetosh në një botë dhe sistem fatamorganash dhe diçkaje, rreth së cilës mendojnë shqiptarët dhe serbët, secili në mënyrën e vet”.

    As Kosova nuk është e pavarur, dhe as Serbia nuk e ka sovranitetin e saj të plotë”, ka thënë Daçiq, duke propozuar madje që edhe populli serb të deklarohet në këtë çështje.

    Të flasë populli, të deklarohet se çfarë do. Cilën rrugë do ta ndjekim. Ne jemi armiqtë më të këqinj të vetvetes sonë, nuk e dimë ç’duam. Nga ky këndvështrim, nuk është e lehtë të udhëhiqet delegacioni i Serbisë përpara”, ka thënë kryeministri serb. /rel/
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...rbe-ne-kosove/

  7. #537
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë



    no comment

  8. #538
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Lama: Thaçi është bërë avokat i Daçiqit



    Përbuzja e ndërkombëtarëve po na nxit për bashkim kombëtar.

    Kryeministri Hashim Thaçi është bërë avokat i Daçiqit në Bruksel, pasi ky flet si do Brukseli të dëgjojë dhe kryeministri ynë bën avokatin e tij, ka deklaruar sonte deputetja Alma Lama e Vetëvendosjes.
    Ajo duke folur për përvjetorin e Pavarësisë, e ka çmuar Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës duke e vlerësuar lart në kontekstin historik si një arritje e madhe dhe si një shpërblim për 100 vjet sakrificë.
    Ajo tha se për këto pesë vite ishin përplot sfida, dhe Kosova duhej të dëshmonte para botës se di dhe mund të qeverisë mirë dhe në mënyrë demokratike.

    Sa i përket simboleve ajo tha se edhe konkursi publik doli farsë, sepse ai ishte porositur për prodhim në Turqi një muaj pa mbaruar konkursi dhe se doli se asnjë nga konkurrentët nuk e kishte dhënë me atë imazh. Sa i përket himnit Lama tha se ai është pa tekst dhe atij i mungon krijimi i bindjes dhe respektit siç kërkon një himn.
    Ajo tha se simbolet janë të imponuara nga jashtë, andaj shqiptarët kanë të drejtë të vendosin ti pranojnë ose jo për simbolet e huaja. Simbolet janë pjesë e shpirtit dhe traditës së një kombi.

    Ajo tha se pakoja e Ahtisarit mund të jetë për të mirë apo për të keq që nuk u miratua nga Këshilli i Sigurimit dhe po ashtu fakti që nuk u miratua e lehtëson rrugën e bashkimit kombëtar.

    Sa i përket zgjedhjet, Kuvendi janë institucione të kombit, dhe në rast se edhe simbolet hidhen në referendum atëherë janë të popullit dhe edhe Vetëvendosje do ti respektonte. Ajo kujtoi se njerëzit kanë vuajtur, janë burgosur, keqtrajtuar dhe kanë luftuar për dhe me flamurin kombëtar.

    Ajo tha se mënyra se si ndërkombëtarët po sillen me shqiptarët po prodhojnë efekte me të cilat po i nxisin drejt bashkimit. Ajo tha se kjo lëvizje do të vazhdojë të kërkojë bashkimin si proces i natyrshëm, e pranojmë shtetin e Kosovës dhe pavarësinë si një hap i ndërmjetme dhe ai do të ndodhë. Lama tha se duhet të punohet shumë pasi ka shumë retorikë, por jo punë për bashkim. Ajo tha se janë krijuar raporte shumë të mira bashkimi, por nuk ka hapa të mjaftueshëm institucional. Sipas Lamës ka shumë fusha bashkëpunimi si në arsim, librat, në shëndetësisë ekonomi, dhe për këto nuk ka pengesa. “Me çfarë filozofie do të mund të ndalonte që të kemi një treg të përbashkët? Thjeshtë mungon vullneti politik dhe partiak tek partitë qeverisëse”, tha Lama në “Interaktiv”.

    Duke folur për bisedimet Kosovë-Serbi, Lama tha se është humbje kohe dhe dinjiteti të shkosh të bisedosh me Daçiqin njeriun më të afërt të Milosheviqit. Ajo tha se më shumë do të jetë retorikë ku Daçiqi do të flasë si do Brukseli, ndërsa Thaçi luan rolin e avokatit të Daçiçit. “Kështu bën Thaçi sa e kam parë unë”, tha ajo.
    Lama tha se deri më tash ka pasur vetëm rrjedhje të sovranitetit, dhe jo marrëveshje funksionale, sikurse ajo për IBM-në, kjo nuk mund të funksionojë pa pasur raporte të mira fqinjësore, besueshmëri etj. Ajo tha se Serbia është e interesuar të eksportojë vetëm krim në Kosovë, dhe të gjitha investimet janë që Kosovën ta bëjë ose ta paraqesë si shtet të dështuar.

    Lama tha se nuk mund të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë, pa u normalizuar vetë Serbia. Lama tha se së pari është dashur të bombardohet më shumë Serbia, ti shkatërrohet ushtria, të nazifikohej Serbia, të pranonte krimet në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin, por mos ndodhja e këtyre proceseve ka bërë një Serbi tejet agresive, e cila e ka shprehur këtë me agresionin në veri. “Pajtimi mund të arrihet vetëm me pranimin e fajit sikurse ka bërë Gjermania”, tha Lama.

    E pyetur për punën e Kuvendit, bojkotin së fundi nga VV dhe LDK-ja, tha se kjo ka ndodhur në disa raste me vetë shumicën, e cila për të shmangur moskalimin e emërimeve të njerëzve të saj, ajo ka braktisur seancat. Lama për AAK-në tha se asaj i mbetet të vendosë për rrugën e saj, nëse duhet ti bashkohet opozitës për të mos lejuar të ndodhin gjërat negative që kanë ndodhur në vazhdimësi. BS

  9. #539
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Përbuzja e ndërkombëtarëve po na nxit për bashkim kombëtar.

    - qkas mban Toka e Kosoves , deri me tani Toka e Kosoves eshte nje nder Tokat me te forta ne rruzullin toksor.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  10. #540
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Daçiq: Jo shuarjes së strukturave pa e gjetur zëvendësimin



    Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk do të ketë shpërbërje të strukturave paralele pa qenë i sigurt se kush do t'i zëvendësojë ato.

    Pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton, Daçiq ka bërë të ditur se, në takim është diskutuar edhe për modalitetet e funksionimit e institucioneve në veri.

    Kur flasim edhe për konstituim të institucioneve, flasim për sundim të ligjit, në fakt ata flasin, ndërsa ne themi se nuk kemi struktura paralele. Flasim edhe për arsimin dhe financimin e tyre”, është shprehur Daçiq.

    Kryeministri serb, ka thënë se transformimi i institucioneve paralele në serbi do të ndodhë vetëm pasi të bëhet e qartë se kush do t'i zëvendësoj ato.

    Ne, sigurisht, se nuk do t'i largojmë institucionet tona nga Kosova përderisa nuk bëhet e qartë se kush do t’i zëvendësojë dhe se çfarë organesh do të jenë ato. Ne pajtohemi që ato të jenë institucione të bashkësisë së komunave serbe në Kosovë”, ka thënë Daçiq.

    Ai ka shprehur të njëjtin opinion me homologun e tij, kryeministrin e Thaçi se, janë pajtuar për krijimin e grupeve të ekspertëve për gjetjen e formave të zëvendësimit të këtyre institucioneve paralele. /rel/
    http://www.zeri.info/artikulli/456/d...r-zevendesimin

Faqja 54 prej 88 FillimFillim ... 444525354555664 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •