Close
Faqja 47 prej 88 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 470 prej 874
  1. #461

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Plani afatgjat i politikes shteterore Serbe, nuk eshte vetem ndarja e Veriut te Kosoves siq ndonjehere pretendojne e deklarojne pushtetar serb, por ky plan serb eshte edhe me shume se kaq. Permes kesaj platforme, permes planit te tyre, politikanet dhe zyrtare te larte te shtetit te Serbise duan qe Kosoven ta ndajne ne kantone. Mu sikurse Spanja, mu sikurse Zvicra etj. Pra platforma dhe plani serb nuk ka per qellim Republika Srpska sikurse ne Bosnje Hercegovine, por eshte nje kacer goxha ma I rend e ndonese edhe I pa sheruar. Politika zyrtare e Beogradit din se qfare deshiron, dhe tani edhe hapurazi e kerkon kete qe Veriu I Kosoves te kete Status Special (Autonomi), ndersa pjeset (enklavat) tjera ku shumice jane serbet, te kene lidhje te ngushta me Veriun e Kosoves respketivisht Beogradin. E per fat te keq Qeveria e Kosoves dhe pushtetaret tane, perpos asaj qe gjithnje deklarojne se vija e kuqe eshte Pakoja e Ahtisarit, asgje konkrete nuk ka nga ta karshi Platformes e planit Serb per Kosoven. Mirepo problemi eshte edhe me I madh se sa kjo platforme (plan) I serbise, dhe kjo Qeveri e pushtetar te Kosoves te cilet si duket nuk po na mbrojne Interesat tona shteterore e kombetrae. Problemi pikerisht qendron tek Populli yne, I cili si duket per fat te keq ne nje menyre apo tjetren eshte pajtuar me kete Kantonizim te Kosoves, e ku eshte pergaditur nga kuzhina e Beogradit, konfirmuar nga kuzhinat nderkombetare, dhe po zbatohet nga kuzhina e Prishtines.
    Nese tani masovikisht nuk rreagohet kunder ketyre proceseve negative, kunder kesaj platforme (plani) te Serbise, kunder padrejtesive qe po na servohen nga jasht e po zbatohen brenda, ateherash lirisht e me keqardhje mund te them, se ne kohe afatgjate do kemi nje kancer I quajtur Serbi brenda nesh qe veshtire do e kemi ta sherojme. Nese nuk duam ta kemi kete kancer, ateherash mendoj qe domosdoshmerit duhet rreaguar edhe ate sa ma shpejte qe eshte e mundur!?! E kjo Platforme (plan) I Serbise, te cilen ne nje menyre edhe bashkesia nderkombetare e ka paranuar, pasiqe nuk ka asnje reagim karshi kesaj, per qellim kryesor e afatgjat e ka moslejimin e pengimin e Bashkimit Kombetar te Shqiptareve!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #462
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    qeveria e kosoves pranon se dote ket bisedime per veriun qe dote thot dote ket bisedime politike me serbin me kujtohet kur kjo qeveri para jo shum kohesh gjdotit thoshte se bisedimet dote jen vetwm teknike dhe as se si politike pra kta jan genjeshtar kta edhe kur te pranojn ndonje status special apo autonomie per veriun e vendit dote mundohen te na shesin si nje fitore kta se kan problem se pse nuk kan fare turp

  3. #463

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Politika zyrtare Serbe si dhe planet dhe platformat gjithnje e gjithmone kane qene shoveniste karshi Shqiptareve. Edhe kjo Platforme e tanishme e shtetit Serb per ceshtjen e Kosoves eshte nje vazhdimesi e rradhes se kesaj politike shovenise te serbise, tani te udhehequr nga zedhendesat e Millosheviqit dhe Sheshelit. Nje gje duhet te kemi shume te kjarte, se as populli serb, as politikanet serb, e as politika zyrtare serbe asnjehere nuk do te ndryshoj karshi jo vetem te Kosoves, por kjo politike shoveniste serbe asnjehere nuk do te ndryshoje karshi Shqiptareve si Komb. Serbia asnjehere nuk do e ndryshoj kete politike, e kete qendrim te saj karshi Shqiptareve, sepse kjo politike shoveniste serbe ende edhe ate goxha shpesh po I lufton Shqiptaret, si ne Lugine te Presheves, si ne Kosove, e qe besa edhe ne Iliride. Ne si Komb Shqiptar mund te mirremi, e mund te mos mirremi fare me kete platforme shovenise serbe. Ne mund te themi a thua a kane pire shllivovice apo ndonje raki tjeter keta pushtetar serb ne lidhje me kete platforme. Ne gjithashtu mund te themi e mund te mendojme se serbet po shohin ende enderra ne lidhje me Kosoves etj, etj. Por nje gje eshte me se e kjarte se kete Platforme Serbe ne nje mase te caktuar e kane pranuar edhe zyrtare te larte te BEse dhe ca qarqe nderkombetare. Vet fakti qe bisedimet (negociatat) ndermjet Qeverise se Kosoves dhe shtetit te Serbise, ishin pa asnje kusht te vetem karshi Serbise. Tani shtrohet pyetja se cfare NE si Shqiptar te Kosoves, e si Komb Shqiptar duhet vepruar karshi ketyre padrejtesive, karshi ketyre proceseve negatvive ndaj Interesave tona Kombetare. Mendoj qe me keta politikane e pushtetar tane te tanishem, si ne Tirane, e si ne Prishtine, posaqerisht ne Prishtine, te cilet pushtetar vetem afera korruptive kane, veshtire qe do ndryshojme ndonje gje ne kahjen tone, sepse teke fundit ne kete situate te tanishme pikerisht keta pushtetar dhe ky Kryeminister e kjo Qeveri e tanishme na ka pru ne kete situate te palakmuar. E per ta larguar kete situate, per ta ndryshuar kahjen ne drejtim te duhur ateher duhet qe i vogel e i madh, duhet qe te gjithe te protesojme kunder kesaj keq qeverisje ne Kosoves, kunder ketyre padrejtesive e proceseve negative qe po na servohen. Nese NE tani si shoqeri civile, si popull, si komb nuk do rreagojme, atehere NE vet do ja veshtiresojme jeten femijeve tane, pasardhesve tane ne te ardhmen. Kjo mvarret nga NE dhe nga askush tjeter.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #464
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Pesë pikat dhe shumë pikëpyetje

    Beqë Cufaj

    Derisa ishte ende ministër i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, gjatë një interviste për një gazetë të madhe dhe të njohur europiane, në zyren e tij, pak para përfundimit të broçkullave për veten dhe politikën e Beogradit, në inerfon merr një sinjal nga sekretaresha e tij, që ishte koha e paraparë për të biseduar me gazetarin që e kishte përballë. Në atë çast, Jeremiqi i përgjigjet bashkëpunëtores së tij me fjalët: “M’i jep edhe nja 5 minuta sepse duhet folur për atë Kosovë idiote, sepse duhet me këta idiotë të luajmë kështu”.

    Jeremiqi, duke dashur të niste suadën e tij për Kosovën, u ndërpre nga mysafiri i tij, i cili me një serbishte të rrjedhshme i tha Jeremiqit që “nëse kjo puna e Kosovës mund t’ju duket kaq idiote... e lëmë fare dhe s’ju pyes”. I tërbuar, Vuk-u serb iu kërcënua gazetarit se po qe se do dilnin fjalët e tij në opinion, do t’i ndalohej hyrja në Beorgad përjetë dhe se... do ta akuzonte për mashtrim. Ky rrëfim është i vërtetë. Për fat të keq i pabotuar por për këtë kaq i përfolur sa ka mbërritur edhe mes diplomatëve europianë dhe tashmë jo rrallë, kur flitet për marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën, në mënyrë shpotitëse e quajnë “kapitulli i Beogradit për problemin idiot”.

    Ky rrëfim për Jeremiqin, i cili tash ka marrë edhe përmasa barcolete, në fakt është sa i dhembshëm aq edhe i vërtetë. Sepse edhe pushtetarët e rinj në Beograd, Toma Nikoliqi e Ivica Daçiqi, me këtë filozofinë e rrëfimit më lart janë duke operuar. Por, më me mençuri për ta dhe për këtë edhe më me rrezik për Kosovën. Doli që pak a shumë fërkimet e Nikoliqit me Daçiqin rreth platformës së këtij të parit të ishin një katapultim diplomatik për nevoja të brendshme mediale.

    Sepse rezoluta e propozuar dje nga qeveria në Beograd me pesë pikat të cilat do të aprovohen këtë të shtunë në parlamentin serb është në fakt edhe tehu i politikës serbe gjatë muajve në vijim. Platforma do të jetë “problemi idiot” me të cilin do të provohet që opinionit në Serbi do t’i shitet patriotizëm. Kurse rezoluta mantra e pritur serbe. Me shumë instrumente tjera përcjellëse, siç ishin provokimet për vitin e ri ortodoks, siç është problemi i Monumentit në Luginën e Preshevës apo siç do të jenë edhe një varg kurthesh tjera që Nikoliqi e Daçiqi do të provojnë t’i bëjnë në ditët, javët dhe muajt në vijim.

    Nuk ka dyshim që Prishtina, pozitë e opozitë, me reagimin e menjëhershëm ndaj platformës së Nikoliqit u dha shenjën e qartë bashkësisë ndërkombëtare dhe Beogradit që jo vetëm se do të diskutojë por edhe do ta lëshojë dialogun nëse do të bëhen provokime të asaj natyre. Dhe nuk ka dilemë që Prishtina duhet që edhe pesë pikave t’u thotë edhe më me forcë: jo. Pa pasur nevojë ta arsyetojë pse dhe si.

    Sepse në këtë mes kemi aleate sidomos pikën e tretë të kësaj resolute, ku Beogradi kërkon dhe me këtë shantazhon BE-në me kërkesën për (kundër)shpërblim me integrime sa herë që “ka marrëveshje” me Prishtinën. Kjo s’do të pijë ujë. Ashtu siç nuk do pijë ujë tendenca e qartë që të gjendet zgjidhje për “statusin” e veriut të vendit. Për t’i rënë shkurt: edhe pesë pikat e rezolutës nuk janë gjë tjetër pos një sintetizim i asaj që në platformën e Nikoliqit thuhet më gjerësisht.

    Prandaj, nuk duhet lëshuar pe para këtyre pesë pikave. Dhe shumë pikëpyetjeve provokuese që Beogradi do përpiqet t’i lansojë këto kohë sa do bisedohet. Siç është puna me Monumentin në Preshevë. Është kurajuese që politika shqiptare, në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni ua ka bërë të qartë serbëve që kjo do të shënojë një provokim të rëndë dhe tendencë për acarim të marrëdhënieve duke kërkuar një solucion europian.

    Pa hyrë konkretisht në cilën formë mund të jenë këto pasoja. Sepse ka shumë mënyra dhe me këtë edhe rreziqe që mund të dalin si përgjigje të mundshme ndaj (edhe) këtij provokimi të radhës. Duke filluar nga monumenti i serbëve vendosur pranë urës mbi lumin Ibër ku shqiptarët shahen dhe fyhen në format më brutale të mundshme e deri tek tensionime e shpërthime të panevojshme të cilat do kishin pasoja për rajonin.

    Në këtë pikë, politika e Prishtinës duhet të jetë vigjilente. Super-reagimet tona ndaj specialitetit serb, provokimeve, mund të kenë pasoja të rënda sidomos për shqiptarët në Ballkan. Duke filluar nga imazhi e deri tek paparashikueshmëria e cila në këto raste ka ditur edhe të na kushtojë më shumë se çdo gjë tjetër...
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...me-pikepyetje/

  5. #465
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë


  6. #466
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Rajnhard: Mitrovicën e ndanë ndërkombëtarët



    Ish- komandanti i KFOR-it në Kosovë, Klaus Rajnhard, tha se Mitrovicën e ndanë ndërkombëtarët. Madje, ai tha se po të ishte komandant i KFOR-it, nuk do të lejonte asnjë barrikadë. Ish-komandanti tha se kishte tentuar ta zgjidhte problemin e ndarjes së Mitrovicës, por që në atë kohë politika ndërkombëtare e kishte penguar.

    Klaus Rajnhard, i cili udhëhoqi trupat e NATO-s menjëherë pas luftës, në vitet 1999-2000, megjithatë, tha se në Kosovë është bërë shumë progres.

    Kur unë e kam marrë detyrën time, Mitrovica veç se ishte e ndarë. Atë kohë jam munduar me të gjitha mundësitë e mia ushtarake, por edhe me të gjitha nivelet politike që ta ndaloj këtë ndarje. Kam kaluar shumë më shumë kohë që ta zgjidh çështjen e Mitrovicës sesa me angazhimet tjera. E kam hapur ‘Kutinë e pandorës’, dy herë në përpjekje për ta zgjidhur problemin e ndarjes, por më ka penguar dhe nuk më ka lejuar politika, natyrisht politika ndërkombëtare", u shpreh ish-komandanti i KFOR-it, Rajnhard gjatë ligjëratës që mbajti në Kolegjin ISPE, me temën “Anëtarësimi i Kosovës në NATO, sfidat dhe mundësitë”.

    Megjithatë, Rajnhard nuk deshi të fajësojë asnjë kontingjent e as shtet që atë kohë ishte pjesë e KFOR-it, sepse siç tha ai ndër ato kontingjente kishte shumë mendime të ndryshme.

    Sa u përket barrikadave, ai tregojë se si edhe në kohën e tij, kishte barrikada sidomos në Rahovec dhe Obiliq, por që ka arritur t’i heqë të gjitha.

    Të gjitha kontingjenteve që i kam pasur në komandën time u kam thënë që nuk dua bllokada në rrugë dhe i kemi hequr që të gjitha. Në Mitrovicë rruga nga ura e Ibrit për në Leposaviq ka qenë e bllokuar nga grupe serbësh. Në mëngjes i dërgova ushtarët dhe tanket nga kontingjenti danez atje, ndërsa në mbrëmje rruga ishte e zhbllokuar, kjo ishte edhe barrikada e fundit në mandatin tim. Nganjëherë ju duhet ta tregoni fuqinë që e keni por jo ta përdorni atë por të tregoni se jeni të fuqishëm", tha Rajnhard.

    Ai foli edhe për platformën serbe, për të cilën tha se Kosova nuk duhet të frikësohet.

    Rezolutat nuk janë të përjetshme, historia ka treguar që ato mund të ndryshohen, nuk mund të thuhet se diçka është shkruar me shkronja të hekurta dhe nuk bënë të ndryshohet. Mendoj se është edhe në interes të Serbisë, që të pajtohet me ju pasi që ndryshe nuk do të mund të përfitojë asgjë nga BE-ja”, shtoi ai.

    Në lidhje me të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ai tha se kjo forcë po ecën në rrugë të mirë, por shtoi se nuk ka nevojë të nguten për ta krijuar ushtrinë.

    Nuk e di cilat janë kapacitetet aktuale të FSK-së për një transformim në ushtri. E di që kjo do të ndodhë, dhe nuk ka rëndësi këtë vit apo vitin tjetër apo edhe më vonë.

    Këshilla ime është që të mos investoni shumë para në ushtri, mos ndërtoni armatë të madhe e as të bukur, sepse askush nuk do t’ju sulmojë. Shteti i Kosovës është i rrethuar nga vendet të cilat janë në paqe me përjashtim të serbëve, që nuk janë krejt paqësorë, por të cilët më kurrë nuk do të kthehen në Kosovë”, u shpreh ai

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...derkombetaret/

  7. #467

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Ja rezoluta serbe për Kosovën !!!



    Publikuar,13.01.2013

    Në sesionin e parë të saj të Jashtëzakonshëm në vitin 2013, të mbajtur më 13 janar, Asambleja Kombëtare e Republikës së Serbisë ka votuar rezolutën për Kosovën e cila përmban shtatë pika. Në vazhdim japim të plotë tekstin e rezolutës.

    1. Asambleja Kombëtare e Republikës së Serbisë, duke u bazuar në platformën politike për bisedime me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, përcakton parimet bazë për bisedime politike me përfaqësues të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë:

    a) Republika e Serbisë, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, Kushtetutën dhe vullnetin e popullit, nuk e njeh dhe kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur njëanshmërisht të Kosovës;

    b) qëllimi i bisedimeve është të krijojë kushte për komunitetin serb dhe të gjitha komuniteteve të tjera kombëtare në Kosovë, të cilët garantojnë siguri dhe mbrojtje të plotë të të drejtave të tyre njerëzore. Qeveria serbe do të insistojë në mbrojtjen e të gjitha të drejtave të garantuara për serbët në Kosovë, e drejta e kthimit dhe të drejtave pronësore. Qeveria serbe është e detyruar që të vazhdojë hetimin e të gjitha rasteve të personave të zhdukur dhe të ndjek procedurat gjyqësore kundër të pandehurve të akuzuar për dhunën etnike kundër serbëve;

    c) Qeveria serbe është e autorizuar për të vazhduar me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që tashmë janë arritur me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë. Përfaqësuesit e Republikës së Serbisë janë të detyruar që, në bisedimet e ardhshme për çështje teknike dhe politike me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, të arrijnë marrëveshje në përputhje me pikëpamjet dhe qëllimet themelore të kësaj rezolute, duke u përpjekur për të arritur një marrëveshje të plotë me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë;

    d) Të gjitha kompetencat e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, si rezultat i dialogut do të konfirmohem me një ligj kushtetues dhe të transferohen në institucionet e Krahinës Autonome të Kosovës, në përputhje me ligjet, Kushtetutën dhe rregulloret e tjera të Republikës së Serbisë;

    d) Bisedimet me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë duhet të kontribuojnë për kushte më të mira të jetesës për njerëzit në Kosovë, paqes dhe stabilitetit, si dhe të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të rajonit;

    f) Marrëveshjet me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë duhet të shoqërohen nga një dialog i vazhdueshëm me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

    2. Përfaqësuesit e Republikës së Serbisë do të përpiqen për të gjetur një kompromis dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse për Kosovën përmes dialogut. Zgjidhja duhet të jetë një themel i fortë për ndërtimin e paqes të qëndrueshme dhe sigurisë së plotë për të gjithë banorët e krahinës jugore serbe.

    3. Republika e Serbisë është e përgatitur për të bërë lëshime të mëtejshme, me qëllim për të kapërcyer gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes serbëve dhe popullit shqiptar. Në të njëjtën kohë, Republika e Serbisë nuk është e përgatitur për të bërë ndonjë lëshim që mund të përfundojnë duke rrezikuar gjendjen e saj dhe interesat kombëtare.

    4. Republika e Serbisë i afrohet e dialogut me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, e vetëdijshme për rëndësisë se një zgjidhje reciprokisht e pranueshme për Kosovën, do të ketë rëndësi në kontekstin e integrimit të vazhdueshëm dhe të përshpejtuar të rajonit të tërë Ballkanit Perëndimor në Bashkimi Evropian.

    5. Asambleja Kombëtare e Republikës së Serbisë kërkon që qeveria ta mbajt të informuar për çdo zhvillim të ri, me përparimin e bisedimeve me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, për aktivitetet dhe masat e përcaktuara në këtë dokument për mbrojtjen e sovranitetit të Serbisë, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.

    6. Rezoluta, udhëzimet dhe qëllimet e politikës shtetërore të përcaktuar prej saj, janë të detyrueshme për të gjitha organet shtetërore dhe organizatat dhe mund të ndryshohet vetëm me një rezolutë të re të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë.

    7. Rezoluta do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë./ TopLajmi.com


    http://www.toplajmi.com/ja-rezoluta-serbe-per-kosoven/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #468

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Danaj: Dacic kërkon një “Mars të dytë 2004” në Kosovë !!!


    Publikuar,13.01.2013

    Kryetari I Listës për Shqipëri Natyrale, Koco Danaj, në një deklaratë për portalin Shqiperianatyrale.com, ka folur rreth skenarëve serbë , lidhur me Monumentin e dëshmorë ve të UCPMB në Preshevë .

    Sipas Danaj: Deklaratat e Dacic për heqjen me forcë të Monumentit, nuk synojnë thjesht Preshevën apo thjesht Monumentin. Ai ë shtë një pretekst. Dacic me ultimatumin e tij për heqjen me forcë , synon Kosovën. Ai as më shumë dhe as më pak kërkon përsëritjen e një “Marsi të dytë 2004” në Kosovë . Skenari I Dacic është I thjeshtë për tu kuptuar.

    Ai heq me forcë Monumentin duke e ditur që kjo do ti zë mërojë shqiptarët në mbarë trojet shqiptare. Dhe në kë të moment zë më rimi, shqiptarë t në Kosovë pë r “hakmarrje” mund të shkatë rrojnë disa Monumente të kulturë s së rbe në Kosovë . Një gjë e tillë ndodhi edhe në Mars 2004, kur shqiptarë t të zë më ruar nga vdekjet e disa fëmijëve shqiptarë dogjën brënda natës disa monumente sërbe. Aso kohe, Kosova ishte e mbërthyer në formulën antishqiptare “Standartet para statusit”. Skenari I Dacic synon që ta paraqesë Serbinë dhe sërbët e Kosovës si “viktima” të dhunës së shqiptarë ve.

    Pyetjes se cfarë fiton Dacic nga “Marsi I dytë 2004”, Danaj ju përgjigj se ai kërkon të justifikohet para opinionit publik në Sërbi, kërkon të legalizojë ndarjen e Veriut të Kosovës, duke pranuar bashkimin e pjesës tjetër të saj me Shqipërinë dhe të realizojë edhe spastrimin etnik në Bujanoc, duke u lënë shqiptarëve vetëm Luginën e Preshevës që përbën vetëm një të pestën e Kosovës Lindore që sot ndodhet nën Sërbi./ TopLajmi.com


    http://www.toplajmi.com/danaj-dacic-...004-ne-kosove/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #469

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Se Europa eshte Shtrige e vjeter dhe njerke per Shqiptaret eshte e ditur qysh moti, dhe tani me keto deklarata te tyre e vertetojne kete thenie edhe me teper. Gjithashtu dihet se shumica dermuese e shteteve te Eurpes dhe BEse jane Pro Serbe, e tani mundohen ti zbatojne kerkesat e shtetit serb ne Kosove. Por tani kemi nje risi sa I perket qeshtjes se Kosoves. Nese keni vu re, deshem ne ta pranojme apo jo, SHBAte nuk mirren me edhe aq teper me qeshtjen e Kosoves dhe te Shqiptareve. Po te shiqohet realisht e me vemendje, do shihni se as BEja nuk mirret edhe aq me Kosoven dhe Shqiptaret. Tani me Kosoven dhe Shqiptaret mirret Sllovenia si anetare e BEse. Edhe Samuel Zhbogar si perfaqesues I EULEXIT ne, si dhe raportuesi per Serbine ne Parlamentin Europian Jellko Kacin. Pra qe te dyte zyrtare te BEse jane Slloven, dhe qe te dyte mbajne anen e Serbise sa I perket Kosoves. Kjo deklarate e Jellko Kacinit ne lidhje me Rezoluten (Platformen) Serbe karshi Kosoves, edhe njehere tergon se BEja zbaton standarte te dyfishta kur jane ne pyetje Shqiptaret dhe Serbet. Ne nje ane kjo Europe dhe zyrtare te larte te BEse, kur jane ne pyetje Shqiptaret sikurse ne rastin e Lapidarit te UCPMBse deklarojne se ajo eshte ceshtje e brendshme e Serbise, dhe se presioni me I madh nga zyrtare te Europes pikerisht eshte karshi Shqiptareve te Lugines se Presheves qe te leshojne PE. Ndersa sa I perket Veriut te Kosoves, shume zyrtare te BEse duke I perfshire edhe keta dy sllovenet, deklarojne se Veriu I Kosoves eshte ndryshme nga pjesa tjeter e Kosoves, si dhe per Veriun e Kosoves duhet nje lloj Autonomie apo status special per Serbet atje, dhe tani Jellko Kacin deklaron se Rezoluta Serbe per Kosoven eshte pozitive. Mendoj qe perpos se BEja eshte shtrige e vjeter dhe njerke per Shqiptaret, gjithashtu mendoj qe tani problem me kryesor e kemi kete Qeveri dhe kete Kryeminister te cilet jane te korruptuar e shtantazhuar, e ku te cilet pastaj leshojne pe ne dem te Kosoves dhe Shqiptareve, vetem e vetem qe te mbijetojne edhe per nje kohe te pacaktuar ne pushtet. Per te ndryshuar kete kahje politike, e cila eshte ne dem te Interesave tona shteterore e Kombetare, duhet qe pa tjeter ti vendosim ne pushtet ata te cilet jane te paster, ata te cilet nuk jane te korruptuar, ata te cilet jane te vendosur qe te qojne proceset ne kahje te duhur. E ata jane VV me Liderin dhe Kryeministrine ardhshem te Kosoves Albin Kurti. Perndryshe me keta pushtetar te tanishem ne pushtet, do kemi edhe me shume dame ne aspektin Politik. Eshte koha dhe momenti qe te vendosim per fatin tone ashtu siq duhet!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #470
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Dialog a korrupsion?

    Beqë Cufaj

    Ka mbetur edhe një muaj kur do shënojmë pesëvjetorin prejse Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht. Edhe pse politika dhe politikanët vendorë por edhe ndërkombëtarë (ata që Republikën e vizitojnë apo ende e kanë në agjendë) vazhdojnë të na kriposin mendjen që situata është e mirë dhe se vendi ka shënuar progres të madh, fakt është që përkeqësimi në të gjitha sferat vazhdon të ketë përmasa dramatike. Aktet e këtyre dramave lexohen dhe përjetohen, shihen dhe komentohen gjithandej: në shtylla gazetash, eter virtual dhe mejhane kryeqyteti. Pushteti është mbyllë në kështjellat e veta të korrupsionit dhe aferave. Pa u bezdisur edhe aq për to.

    Këtu vijmë pra te pyetja esenciale. Pse ky pushtet, kjo Qeveri me në krye Hashim Thaçin, nuk mërzitet aspak për sistemin e skandaleve të njëpasnjëshme, mungesën e efiçiencës në luftimin e korrupsionit dhe krejt mungesat tjera që janë aq të rënda... dhe thjesht frikësuese kur e tashmja dhe ardhmja e qytetarëve të këtij vendi është në pyetje.
    Kjo dilemë esenciale nuk është aq e thjeshtë sa dikush kujton. Për t’i dhënë përgjigjen jo se jo. Dhe e dini pse? Sepse është pikërisht ky sistem qeverisës, ky mentalitet i ndërtuar dhe betonuar që kaosin e lufton me edhe më shumë kaos.

    Korrupsionin me edhe më shumë korrupsion. Skandalet me edhe më shumë skandale. Shtyrjet në vendimmarrje me edhe më shumë shtyrje në vendimmarrje. Shantazhimet edhe me më shumë shantazhime.Është një njollë pra e cila në mënyrë të pabesueshme por të vërtetë është shndërruar në përditshmërinë politike dhe me këtë edhe pragmatike të të jetuarit në Republikën e Kosovës.

    Na pëlqeu apo jo: kulminacioni ose kurorëzimi i këtij sistemi qeverisës ka dhënë aq shumë fryte të egra e brutale, sa sot edhe ata që s’e kanë edhe të drejtën më të vogël morale të shesin pikërisht moral, pos që e shohin veten të pafajshëm ndjehen edhe të thirrur të flasin për çdo gjë, sepse e kanë atë këngën e tyre me tonin “të gjithë jemi të korruptuar”... nga shoferët e truprojat deri te të papunët që kërkojnë punë. Dhe na e fyejnë inteligjencën.


    Problemi duhet të shikohet dhe pastaj edhe shtrohet në mënyrë të drejtë. Kjo do të thotë që sidomos këtyre moralizuesve që duan ta shesin rrëfimin për atë që të gjithë janë “njësoj” duhet përplasur për fytyrë kundërargumentin kryesor: është sistemi ai që e ka e shpikur këtë mënyrë të funksionimit të jetës në vend apo janë njerëzit ata që e bëjnë sistemin. Përgjigja del e qartë. Prandaj, për të folur me gjuhën e popullit: peshkut kur kalbet ku i bie duhma e parë? Në kokë natyrisht!

    Është pra koka me luspat e tij të zgjatura... ata që jo vetëm se janë të korruptuar por edhe këtij vendi po i bëjnë një dëm aq të madh saqë për pasojat nuk guxojmë as të flasim. Ato s’po i kuptojmë, s’po i dimë, s’po i ndiejmë (ende). Dhe këto do të jenë vështirë të përballueshme!

    Kosova është shndërruar në një pellg për të cilin sa herë bie fjala nuk mund të shihet as shpresë dhe as denjim për t’u marrë me të.
    Për pyetjen sesi vendi erdhi deri në këtë pikë - duhet të pyeten ata që janë sot në pushtet. Pushtetarë pa përgjegjësi dhe pa moral. Pa dinjitet njerëzor dhe pa taban intelektual. Dhe para së gjithash pa synimin më të vogël për t’u përmirësuar apo për të punuar diç të hajrit. Kosova sot është një pacient me shumë sëmundje që mbahet nga një sistem qeverisës i cili funksionon me spontanitet dhe sporadizëm gjoja qeverisjeje sms-ash e takimesh mejhaneve të periferisë së kryeqytetit.

    Shërim për këto sëmundje serike me këtë terapi, që i bie, qeveri, nuk ka. Këtë e dinë edhe ata që janë në ato kabinetet e tyre edhe ne- vdektarët e zakonshëm.

    Prandaj duhet ndërrim terapie.

    Problemi në këtë mes është që:
    Hashim Thaçi, shefi i kësaj qeverie që të mërkurën që vjen udhëton (sërish) për në Bruksel. Dhe atë vetëm në Bruksel. Askund tjetër. Në edhe në një takim me Daçiqin. Dhe derisa të vazhdojë ky “dialog” do ta kemi kështu. Kosovën si pacient me shumë probleme dhe afera, korrupsion e skandale. Dhe Qeverinë e Thaçit nga Prishtina, e cila po bën “dialog” me Qeverinë e Daçiqit nga Beogradi! Aferat vazhdojnë. Korrupsioni po ashtu. Derisa të vazhdojë "dialogu".

    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...-a-korrupsion/

Faqja 47 prej 88 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •