Close
Faqja 46 prej 88 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 874
  1. #451
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Veriu është ndryshe, 95 për qind serbë

    Prishtinë, 6 janar - Veriu i Kosovës është një realitet, të cilin duhet parë qartë, duhet adresuar përmes zgjidhjes politike, e cila, sido që të quhet, do të duhet të marrë parasysh se popullata në atë pjesë të Kosovës është 95 për qind serbe. Kështu thotë Ansy Sparkes, dikur ambasadori i parë i Britanisë së Madhe në Kosovë, i ardhur në Prishtinë në shkurt, pas shpalljes së pavarësisë, ku pas dy vjetësh e gjysmë pune si përfaqësues diplomatik i Londrës zyrtare, kaloi në misionin i BE-së për sundim të ligjit, EULEX, në postin e zëvendëskreut të misionit.

    Sparkes, i cili e përfundoi mandatin në EULEX në fund të dhjetorit 2012 dhe tashmë është larguar nga Kosova, ka folur për vitet e tij të kaluara në Kosovë në një intervistë për emisionin Pressing të KTV-së të botuar sot në Koha Ditore. Përveç veriut, ai ka dhënë mendimet e tij edhe për çështje tjera, përfshirë punën e EULEX-it, përplasjet me Qeverinë e Kosovës, korrupsionin dhe perspektivën e vendit, ashtu si e sheh ai.



    (Intervistën e plotë të Andy Sparkes, ish-ambasador britanik në Kosovë dhe zëvendësshef i EULEX-it, lexoni sot në Koha Ditore)

  2. #452
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    eh MILICIA E BAJRAM REGJEPIT PO TE PA DHENUN I SHI KAN NUK THUHET RASTESISHT SE NE KET MILICI KA DJEM E FAMILJAR TE ISH REGJIMIT TE OKUPATORIT PRA NE GJDO REGJION TE KOSOVES SE PAKU NGA 10 OFICER JAN ISH PUNTOR TE UDB-S PRA QE I KAN SHERBY SERBIS NE VITET 80-TA

  3. #453
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    kto nderhyrje te milicis se kosoves ma kujtojn kohen e a shtu quajtur vllazrim bashkim kur pushteti i a saj kohe ne kosove tentonte ta mbaj me dhum pashkjestsen me serbin duke gjakosur sheshet e kosoves me gjak te shqiptarve vetem tash kan ndryshu sistemet metoda thuaje e njejt eshte

  4. #454

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #455
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Panariti: Heqja e përmendores, destabilizon Ballkanin

    Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti në një intervistë dhënë Radio Dukagjinit ka deklaruar se heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së do të ndikonte në tensionimin e të gjithë Ballkanit.

    Duhet parë edhe më gjerë, ky është një kontribut shumë negativ i acarimit të situatës dhe krijimit të tensioneve në atë rajon që mund të ketë ndikim në të gjithë Ballkanin”, ka thënë Panariti.

    Serbia duhet të jetë e përgjegjshme dhe të mos ndërmerr akte ekstreme siç është heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së. Një gjë e tillë prek ndjenjat dhe cenon të drejtat e shqiptarëve të Luginës, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme te Shqipërisë, Edmond Panariti. /dukagjini/
    http://www.zeri.info/artikulli/1/4/6...zon-ballkanin/

  6. #456
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Njeriu i dytë i Qeverisë së Kosovës, i paguar edhe nga Serbia

    Prishtinë, 7 janar - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petroviq, njëherësh ministër i Pushtetit Lokal, i cili është inkuadruar në institucionet e Republikës së Kosovës që nga viti 2007, sipas një shkrese që ia ka dërguar më 2011 Entit për Sport dhe Mjekësi të Sportit të Qeverisë së Serbisë, del se në Kosovë punon si pjesëtar i sigurimit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Po sipas të njëjtës shkresë, ai nuk mban asnjë pozitë në institucionet e Kosovës.

    ...
    Ish-roja e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, po sipas faqes zyrtare të MAPL-së, për kontributin e tij politik u zgjodh politikani më i mirë i vitit 2008, nga Kuvendi i OJQ-ve të Kosovës, kurse në zgjedhjet parlamentare të 2010-s, partia e tij fitoi tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke ia mundësuar atij që të bëhej pjesë e pushtetit me PDK-në e kryeministrit Hashim Thaçi. Ky i fundit e emëroi zëvendës, ndërsa për angazhimin e tij Petroviq në vitin e kaluar u shpërblye me titullin “Ambasador i Paqes 2012” nga Federata Universale e Paqes.

    Sipas shkresës të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, Petroviq deklaron se nuk mban asnjë post në institucionet kosovare, madje ai nuk jeton as në Kosovë.
    http://www.koha.net/?page=1,13,129998

  7. #457
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Autonomi për Kosovën, autonomi për serbët në Kosovë

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vullin ka shfaqur shpresën se Qeveria dhe Kuvendi i Serbisë do të miratojnë rezolutën për Kosovën duke theksuar se ajo është reale dhe bazohet në të mundshmen.

    Duke folur në RTS për parimet e negociatave që do të dalin nga platforma, ai ka thënë se parimi i parë është që Kosova nuk do të jetë shtet.

    Ne ofrojmë autonomi të gjerë dhe atë që e ofrojmë e kërkojmë edhe për serbët. Kërkojmë që serbët të jetojnë në përputhje me zakonet e veta, të mbeten në Kosovë ata që janë, i vetmi populli në shekullin 21 që nuk mund të zgjedhë si dhe ku të jetojë”, ka thënë Vulin, transmeton Koha.
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...bet-ne-kosove/

  8. #458
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Veriu në tavolinën e dialogut

    Prishtinë, 8 janar – Një muaj para se Kosova t`i mbushë pesë vjet shtet, kryeministri i saj, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takohen në Bruksel për të diskutuar edhe për pjesën veriore të shtetit të ri. Takimi i 17 janarit i ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton do të shënojë edhe pranimin e parë, sado të tërthortë, të Qeverisë së Kosovës, se veriu i vendit është ndryshe nga pjesët e tjera të shtetit, dhe se atje në praktikë autoritete janë institucionet e Serbisë.

    Që nga paslufta Serbia ka qenë e pranishme në pjesën mbi lumin Ibër të qytetit të Mitrovicës dhe në tri komunat e tjera veriore – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Prezencë të organeve të saj, shteti që gjatë kohës së Milosheviqit u mundua të spastrojë Kosovën nga shqiptarët, ka mbajtur edhe në lokalitetet e tjera me shumicë serbe në Kosovë, por pas 17 shkurtit 2008 ka zbutur prezencën në jug të lumit Ibër për ta forcuar skajshmërisht atë në veri të këtij lumi.

    Mes ndarjes së plotë të veriut nga Kosova - që është synim i Serbisë - dhe menaxhimit të plotë të këtij territori nga shteti i Kosovës, analistë e diplomatë ndërkombëtarë me vite të tëra kanë folur për një kompromis: autonomi për veriun që do ta linte këtë territor pjesë të Kosovës, por do të bënte që të trajtohej ndryshe nga pjesët e tjera, gjë që, sipas diplomatëve, është edhe realiteti në terren.

    (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)



    Kuçi: Kosova nuk ka platformë apo propozim për dialogun
    Prishtinë, 8 janar - Nuk ka platformë apo ndonjë propozim dokument me të cilin Kosova do të shkonte në bisedimet e radhës me 17 janar. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, ka thënë se krejt çka do të prezantohet do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe pakos së presidentit Ahtisaari, njofton KTV.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,130182
    no comment !

  9. #459
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    kur ne kosoven lindore ka zera se mund te eskaloj gjendja edhe me ndonje konflikt te hapur te armatosur hashimi pregaditet per dialog

  10. #460
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Beogradi miraton platformën, nuk e njeh Kosovën

    Qeveria e Serbisë në takimin e përbashkët me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq ka miratuar dy tekste - rezolutën, për të cilën do të deklarohen edhe deputetët, si dhe dokumentin tjetër, të cilin e transmetojnë mediat serbe, që përmban instrumente të qarta për vazhdimin e dialogut dhe do të jetë obligativ për negociatorët, në këtë rast për kryeministrin, Ivica Daçiq.

    Serbia në seancën e qeverisë ka treguar se qëndron prapa dokumentit me gjithë kufizimet që i ka secili nga ne kur është fjala për Kosovën”, ka thënë Nikolliq në konferencën për gazetarë.

    Platforma ka të bëjë me bisedimet politike me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

    Deri tash janë mbajtur disa takime të dy kryeministrave, atij të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Ivica Daçiq të Serbisë.

    Qeveria e re dhe presidenca serbe, megjithatë, kanë vendosur që të dalin me platformë të re që do të përdoret në këto bisedime.

    Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vendimi për platformën është marrë vendimi njëzëri, por nuk do t’i paraqitet publikut.

    Qeveria e Serbisë ka marrë sot dy vendime. Të gjitha vendimet janë marrë njëzëri, sikurse edhe të tjerat që i kemi marrë kur është formuar qeveria e re”, tha Daçiq.

    Daçiq tha se presidenti Nikolliq, ka propozuar platformën për bisedime politike me përfaqësuesit e Prishtinës, e cila nuk do të dalë në publik, pasi që “nuk duhet që me platformën dhe me taktikat tona të njihen ata me të cilët duhet të bisedojmë”.

    Por, ai ka nxjerrë disa detaje të saj, duke thënë se ndër to është qe Serbia nuk e njeh Kosovën.

    Gjithashtu të kujtoj se nuk bëhet fjalë për bisedime për status, proppzimi ka të bëjë me organizimin e jetës dhe me qeverisjen në kosovë”, u shpreh ai.

    Rezoluta përbëhet nga pesë pikë:
    -që Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës,
    -që dialogu me Prishtinën do të vazhdojë dhe
    -se çdo progres në dialog duhet të shoqërohet me përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit evropian, pastaj
    -që të zgjidhet statusit të veriut të Kosovës, si dhe
    -garancitë e veçanta për të drejtat individuale dhe kolektive të serbëve në jug të lumit Ibër”. /rel/
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...-njeh-kosoven/

Faqja 46 prej 88 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •