Close
Faqja 45 prej 88 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 874
  1. #441
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Sot njerz te kabinetit te qeveris kan telefonuar lider te lugines se preshevees duke tentuar ti kercnojn se nuk ben te kundershtojn ne rast se gjandar meria hek lapidaret e uck-s pra me preteks se pou rrezikokan bisedimet me beligadin pra kan filluar e dhe presionet ndaj lugines ede nga kosova ne favor te beligradit

  2. #442
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Ashton: Më 17 janar në dialog bisedohet për veriun

    Bruksel, 4 janar - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e cila është duke ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë politik, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, të bërë me shkrim, ka paralajmëruar se më 17 janar, në takimin e parë në janar të këtij viti mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij, Ivica Daçiq, do të flitet edhe për veriun e Kosovës. Në këtë intervistë baronesha Ashton flet edhe për çështjet e tjera lidhur me dialogun. E pyetur se cilat tema do të jenë në tryezë të dialogut në takimin e radhës më 17 janar, Ashton është përgjigjur: “Do të takohemi për të shqyrtuar progresin e arritur, posaçërisht rreth implementimit të IBM-së, dhe siç jemi marrë vesh më 4 dhjetor ne do të diskutojmë edhe për veriun e Kosovës“. Paralajmërimi se në dialog Kosova do të diskutojë me Serbinë për situatën në veri është në kundërshtim me atë që kanë thënë deri më sot kryeministri Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët gjithmonë kanë deklaruar se “në asnjë rrethanë me Beogradin nuk do të diskutohet për çështjet e brendshme në Kosovë“. Përfaqësuesja e lartë e BE-së po ashtu duke hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe duke thënë se „ndarja nuk është opsion“, e ka quajtur situatën e tashme në veri të Kosovës si „të paqëndrueshme“.

    (Intervistën të plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”.)

  3. #443
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    Kjo bauçka thone eshte "nona pusit", kurse nja dy majmuna ketu i paska marre pusi... vec Daçiqi ju vie hakesh ketyre... mbase ua jep ndonje 'banane' surratit

    Po thone se kete klyministlin paskan premtue me e bo 'gradonaçellnik' diku ka Shymadija...
    ...n'kotare t'thive

    *
    ah, lere, lere... se nuk e kane kuptuar

    "gradonaçellnik na predsednik" edhe me ua ndrequr nje "spomenik" edhe ate face to face me bauqken edhe bisedimet vazhdojne ne stilin "da gi pravimo muhabet"
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  4. #444

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Policia e Kosovës mbron kriminelet serbë
    06.01.2013 | 11:18
    Sapo filloi intervenimi i policisë para kishës ortodokse në Gjakovë, ku aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! së bashku me "Thirrjet e nënave" dhe qytetarë të tjerë të Gjakovës po bllokonin ardhjen e kriminelëve serbë të Gjakovës në kishë.
    Aktivistë dhe qytetarë të arrestuar po mbahen në makinat e policisë. Policia e shtyen protestuesit 20 m larg hyrjes dhe siguron autobusin nga Beogradi te hyjë në oborr të kishës.

    http://standardi.info/index.aspx?SID...ype=1&ACatID=5

    Emri:  403x30243362Protesta_ne_Decan_VV_546963.jpg

Shikime: 167

Madhësia:  25.1 KB
    Protestuesit mbajnë në duar pankarta me emrat e kriminelëve serbë të luftës nga Komuna e Gjakovës, disa prej të cilëve gjinden tani brenda kishës./standardi.info
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #445

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    VV: Policia lejon hyrjen e kriminelëve në kishë

    Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me organizatën “Thirrjet e nënave” dhe qytetarë të tjerë të Gjakovës po protestojnë duke bllokuar Kishën Ortodokse në Gjakovë, kundër ardhjes se zyrtarëve serbë me rastin e festës se Krishtlindjeve ortodokse
    Sipas aktivisteve të VV-së brenda në kishë po merr pjesë edhe, ish kryetari Gjakovës Stejanovic, i cili njëherësh është i akuzuar për krime lufte.
    Zyrtari për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, Adonis Tahiri ka thënë për Indeksonline se aktivitetit të VV-së i janë bashkuar organizatës “Thirrja e nënave” në protestë.
    Ndërkohë, sipas tij, policia i ka larguar protestuesit nga hyrja në oborrin e Kishës për t’ia mundësuar autobusit që ka ardhur nga Beogradi të hyjë në Kishë. Tahiri, ka konfirmuar se dy aktivit të VV-janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
    Protestuesit mbajnë në duar pankarta me emrat e kriminelëve serbë të luftës nga Komuna e Gjakovës, disa prej të cilëve gjinden tani brenda kishës”, ka thënë ai. /Indeksonline/

    http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=42965


    Emri:  foto.jpg

Shikime: 156

Madhësia:  29.1 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #446
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Nikoliq s’e shkel dot tokën e Kosovës
    Prishtinë, (Kosovapress) 06 Janar 2013 11:43


    Pas ndalimit për të hyrë në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, të kryetarit serb, Tomisllav Nikoliq, mediat serbe vazhdojnë të shkruajnë dhe të çështje. Ish-sekretari shtetëror i Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ksa theksuar për gazetën “Blic” se përgjegjësia për këtë ndalim bie mbi EULEX-in.

    “Ky është mision, roli i të cilin nuk është vetëm këshillëdhënës por është edhe ekzekutiv. Ata kanë njësitë e tyre për veprime operative dhe është dashur që t’i iket situatës që gjithçka të lihet në vullnetin e autoriteteve të Prishtinës”, ka theksuar Ivanoviq.

    Sipas tij, është plotësisht e papranueshme që të pengohet ardhja e përfaqësuesve serbë në Kosovë, vetëm pse kjo dikujt nuk i pëlqen. “Ky është shembull flagrant se si autoritetet në Prishtinë bëjnë presion në serbët të cilët përfaqësuesit nga Beogradi i përjetojnë si të vetmit”, ka thënë si.

    Ivanoviq ka theksuar se pohimi Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi për reciprocitet nuk qëndron, sepse Kosova siç theskon ai, edhe “formalisht është pjesë e Serbisë, dhe se nuk mund të flitet për reciprocitet me Krahinën”.

    Kurse analisti politik nga Behlul Beqa ka thënë për “Blic” se Prishtina ka gabuar që nuk ka lejuar të prezantohet në shënimin e Krishtlindjeve.

    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka refuzuar kërkesën e Presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq për të vizituar Kosovën. Nikoliqi me një kërkesë i ishte drejtuar fillimisht shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ku ky i fundit të njëjtën ia kishte përcjell Zëvendëskryeministrit Kuçi, i cili ka refuzuar këtë kërkesë.

    Në refuzim të kërkesës së Nikoliqit, përmendet edhe pengimi që autoritetet e Serbisë i kanë bërë Ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, të cilit në janar të vitit 2012, autoritetet e Serbisë nuk i kishin lejuar të shkonte në Preshevë për t’u takuar me përfaqësues të Preshevës, siç kishin vepruar edhe në dhjetor të të njëjtit vit ndaj Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

    Kurse kryetari serb, Tomisllav Nikoliq pas ndalimit e ka akuzuar EULEX-in. “EULEX edhe një herë tregoi se nuk është neutral sipas statusit, për çka ai do të detyrohet ta ndryshojë qëndrimin e vet ndaj këtij misioni, por edhe ndaj Brukselit”, ka theksuar Nikoliq.

    - P.s. ngushllime juve !!!!
    - ju shkinia edhe ju bashkpuntort e shkinis qe edhe po e perdorni gjuhen tyre ne forum ! kuptone niher e pergjithmon se Kosova eshte Shtet i Pavarur dhe Sovran., keni hy kur keni hy , mirpo tash Kosova e ka Zotin e saj ne krye te Qeveris edhe aj i del Zot Kosoves.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  7. #447

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Protestuesit bllokojnë Kishën Ortodokse në Gjakovë

    http://www.koha.net/?page=1,13,129933

    Publikuar: 06.01.2013 - 12:17
    Gjakovë, 6 janar - Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me organizatën “Thirrjet e nënave” dhe qytetarë të tjerë të Gjakovës kanë protestuar sot kundër ardhjes se zyrtarëve serbë me rastin e festës se Krishtlindjeve, duke bllokuar Kishën Ortodokse në Gjakovë.

    Zyrtari për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, Adonis Tahiri, ka thënë se gjatë protestës ka ndërhyrë Policia e Kosovës duke arrestuar disa aktivistë. Sipas tij, të arrestuarit po mbahen në makinat e policisë.

    “Policia i ka larguar rreth 20 metra protestuesit nga hyrja në oborrin e Kishës për t’ia mundësuar autobusit që ka ardhur nga Beogradi të hyjë në oborrin e Kishës. Protestuesit mbajnë në duar pankarta me emrat e kriminelëve serbë të luftës nga Komuna e Gjakovës, disa prej të cilëve gjinden tani brenda kishës”, ka thënë ai pë ORAinfo.

    Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjakovë, kanë përkrahur sot iniciativën e qytetarëve të Gjakovës dhe shoqatës “Thirrjet e Nënave” për protestë, kundër vizitës së kriminelëve serbë dhe delegacioneve të shtetit të Serbisë në Kishën Ortodokse, siç i kanë quajtur ata.

    "Në Gjakovë, sikurse në të gjithë Kosovën, janë kryer krime të mëdha nga shteti i Serbisë në kuadër të planeve të tij për spastrim etnik të vendit tonë. Mbi 60 persona nga Gjakova janë ende të pagjetur; 1200 civilë nga Gjakova janë vrarë gjatë luftës së fundit; rreth 1000 gra gjakovare janë dhunuar; 6500 shtëpi dhe 715 lokale afariste dhe objekte të trashëgimisë kulturore në Gjakovë u shkatërruan.

    Shteti i Serbisë dhe kriminelët që morën pjesë në këto krime asnjëherë nuk janë dënuar. Duke i lejuar që të bëjnë vizita provokuese, këta kriminelë po rehabilitohen nga vetë Qeveria e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare", thuhet në njoftimin e kësaj lëvizje.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #448

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    “Policia e Kosovës, kujdesej për sigurinë e atyre që para 14 viteve, në Gjakovë, sikurse në të gjithë Kosovën, kanë kryer krime të mëdha të planeve për spastrim etnik të vendit tonë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #449

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Forcë e policisë kundër protestuesve gjakovarë

    Publikuar: 06.01.2013 - 12:17
    Gjakovë, 6 janar – (E plotësuar) Policia lokale e Gjakovës ka përdorur forcën për të larguar një grup të qytetarëve, të cilët që nga mëngjesi kishin zënë dyert e kishës ortodokse në Gjakovë.
    Një grup prej mbi 20 vetave, që ka qenë kryesisht nëna që kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë luftës së fundit, të cilave i janë bashkuar edhe pjesëtar të lëvizjës “Vetëvendosja”, me këtë akt po kundërshtonin e ardhjen e serbëve, të cilët të dielën kanë ardhur për të shënuar krishtlindjet ortodokse. Protestuesit kanë qëndruar para dyerve të kishës prej orës 7.30 të mëngjesit.
    Fëllënza Bunjaku, një nënë që ka të humbur të birin dhe bashkëshortin, tha se ka dalur për të kundërshtuar ardhjen e serbëve, pasi sipas saj të gjithë këta janë fajtor. “Jam nënë që ma kanë marrë burrin dhe djalin në qorapa prej shtëpisë E krejt këta janë fajtor. “Ne kemi dalë që këta të mos vijnë këtu, këta janë ata që na kanë ndërruar jetën për 2 minuta e për 360 shkallë”, ka thënë Bunjaku të dielën.
    Ndërsa Pranvera Sharani që po ashtu ka të afërm të humbur gjatë luftës së fundit, tha se serbët nuk kanë të drejt të vijnë në Gjakovë. “Le të din serbet se këtu nuk kanë vend, sepse një grusht njerëz na kanë çrregulluar jetën. Na kanë shkatërrua, le të marrin vesh këtë edhe institucionet se nuk po lodhet askush për askënd”, ka thënë ndër të tjera Sharani.
    Policia pas orës 8.00 ka nisur të negocioj me protestuesit, në mënyrë që ata të largohen. Mirëpo nuk ka pasur sukses.
    Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë u tha nënave dhe protestuesve të tjerë, se edhe pse i kuptojnë shqetësimet e tyre, kjo formë e të vepruarit është antiligjore.
    “Ne kemi institucionet tona që duhet të merren me ta, ata janë të autorizuar. Kjo nuk është formë e mirë, bllokim i rrugëve dhe hyrjeve duhet të lirohet”u tha ai protesutesve.
    Por disa minuta para se një autobus me refugjatë nga Serbia të futet në kishën ortodokse, në qendër të Gjakovës, rreth orës 10.20 minuta, policia lokale ka përdorur forcën për të larguar protestuesit, pasi nuk kanë mundur të bind protestuesit të largohen me dëshirë.
    Disa prej tyre pasi janë ngrehur zvarrë, dy janë arrestuar, por janë liruar pak më vonë. Mimoza Shala nga lëvizja “Vetëvendosje” e cila i është bashkuar kësaj proteste, tha se kjo vizitë ka qenë politike e jo fetare.
    Ndërsa duke u ndërlidhur me reagimin e policisë, Shala tha se “asnjë herë në jetën time nuk jam ndier më e fyer se sa sot”.
    “Reagimi i policisë është në mbrojtje të serbëve duke dhunuar qytetarin tonë. E pat edhe vet, i zvarritën nënat, të cilat kanë dhimbjet e tyre”’, k thënë ndër të tjera ajo.
    Megjithatë nën përcjelljen e forcave të policisë, një autobus me serb ka arritur që të futet në kishën ortodokse për të kryer ritin fetar me rastin e krishtlindjeve.
    Gjokica Stanojeviq, një nga udhëheqësit e dhunshëm të komunës së Gjakovës, i cili ka qenë edhe udhëheqës i kësaj vizite, duke ju përgjigjur mediave lidhur me këtë vizitë, ka falënderuar ata që kanë mundësuar këtë vizitë. “Kjo është një festë fetare, e ne lutemi për të falur mëkatet. Në këtë mes ka pasur shumë mëkate, por mendoj se duhet të shikohet nga e ardhmja dhe pajtimi i ri, jeta vazhdon. Ai i cili ka bërë diçka duhet të përgjigjet para Zotit dhe njerëzve. Për çdo viktimë është dhimbje, pavarësisht a janë serbë apo shqiptarë”, ka thënë Stanojeviq.
    Emri i Stanojeviq ka qenë pjesë e emrave të pankartave që të dielen protestuesit kanë mbajtur në duar si të akuzuar për krime kundër popullatës civile.

    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,129933


    Emri:  f1_06gjakos1-jpg1357476772.jpg

Shikime: 184

Madhësia:  31.2 KB

    Emri:  f1_06gjakos2-jpg1357476822.jpg

Shikime: 184

Madhësia:  25.8 KB

    Emri:  f1_06gjakos3-jpg1357476865.jpg

Shikime: 168

Madhësia:  27.4 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #450

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Emri:  f1_06gjakos4-jpg1357476903.jpg

Shikime: 180

Madhësia:  24.1 KB


    Emri:  f1_06gjakos5-jpg1357476943.jpg

Shikime: 194

Madhësia:  26.2 KB


    Emri:  f1_06gjakos6-jpg1357476999.jpg

Shikime: 162

Madhësia:  33.2 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 45 prej 88 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •